Author: Momenti

  • Tiranë: Fshihen videot intime të artistëve, nga TikTok hiqen 45 materiale

    Tiranë: Fshihen videot intime të artistëve, nga TikTok hiqen 45 materiale

    Tiranë: Fshihen videot intime të artistëve, nga TikTok hiqen 45 materiale

    Artistët që shfaqen në video intime në internet kanë nisur ankesat pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për fshirjen e tyre nga platformat digjitale, sipas Top Channel.

    Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, deklaron se pas apelit publik në media, reagimi ka qenë i menjëhershëm.

    Statistikat tregojnë se numri i ankesave për këtë rast është gati sa gjysma e totalit të raportimeve që kanë ndërmarrë gjatë vitit 2026. Mes dhjetëra ankesave, nëpërmjet bashkëpunimit me TikTok janë arritur të bllokojnë 45 linqe në TikTok.

     “Nëse nga shkurti deri në fillim të tetorit kemi administruar në institucion 326 ankesa, nga të cilat 140 janë gjetur në shkelje dhe platforma ka hequr 112, për rastin në fjalë vetëm gjatë kësaj jave janë përpunuar 54 ankesa, të gjitha në shkelje të legjislacionit dhe kodit të transmetimit, edhe për këtë arsye i jemi drejtuar TikTok-ut, që ka hequr deri në momentin që flasim 45 të tilla dhe 9 të tjera janë ende në shqyrtim”, tha Krasniqi.

    Ndonëse ka boshllëk ligjor për monitorimin e platformave digjitale, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë nismë vullnetare në bashkëpunim me TikTok-un për fshirjen e materialeve të papërshtatshme në cenim të privatësisë, që shkaktojnë bullizëm apo fenomene të rënda sociale, ndaj fton për ankesa në ama.gov.al.

  • Internacionalja Socialiste uron Kurtin për krijim të institucioneve

    Internacionalja Socialiste uron Kurtin për krijim të institucioneve

    Internacionalja Socialiste ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje! dhe liderin e saj, Albin Kurti, për zgjidhjen e krizës presidenciale në Kosovë dhe konstituimin e plotë të institucioneve të Republikës.

    Në një deklaratë të publikuar më 9 tetor 2026, Internacionalja Socialiste ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje!, anëtare e plotë e kësaj organizate, si dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, për tejkalimin me sukses të krizës presidenciale.

    Në deklaratë theksohet rëndësia e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës, ndërsa shprehet pritshmëria që Lëvizja Vetëvendosje! dhe qeveria e udhëhequr nga Kurti të vazhdojnë punën për drejtësi sociale, reforma progresive dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët. “Si partnerë brenda Internacionales Socialiste, qëndrojmë përkrah Lëvizjes Vetëvendosje! në angazhimin tonë të përbashkët për demokraci, solidaritet, barazi dhe një shoqëri më të drejtë e gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratë. Ky urim shpreh mbështetjen politike të Internacionales Socialiste për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe angazhimin e përbashkët për vlerat demokratike, barazinë dhe përparimin shoqëror.

    Burimi: RTKLive

  • Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza

    Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza

    Të paktën pesë palestinezë janë vrarë të shtunën nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, në dy incidente të ndara, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë.

    Sipas ekipeve mjekësore, katër persona u vranë nga një sulm izraelit pranë qendrës tregtare Panda Mall në qytetin e Gazës, ndërsa një tjetër u vra në lagjen Tuffah, në pjesën jugore të qytetit.

    Ushtria izraelite tha se të dy sulmet kishin në shënjestër militantë, por nuk dha hollësi të tjera lidhur me operacionet.

    Izraeli ka shtuar sulmet ndaj Hamasit javët e fundit, duke pretenduar se grupi militant palestinez po riarmatoset dhe po kryen sulme në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.

    Hamasi mohon se po rindërton arsenalin e tij ushtarak ose po planifikon sulme. Grupi e akuzon Izraelin se po minon armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për të cilin palët ranë dakord një vit më parë.

    Marrëveshja parasheh rindërtimin eventual të territorit, por pak përparim është shënuar në zbatimin e saj. Ajo përfshin edhe kushte për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.

    Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, të paktën 1.400 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit që nga arritja e armëpushimit në tetorin e kaluar. Ndërkohë, Izraeli thotë se gjatë së njëjtës periudhë janë vrarë katër ushtarë të tij nga militantët në Gaza.

    Lufta në Gaza nisi pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në të cilat u vranë rreth 1.200 persona, ndërsa 251 të tjerë u morën peng.

    Burimi: Dukagjini

  • BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni pas pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup

    BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni pas pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup

    BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni pas pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup

    Rasti i dy të rinjve shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, ka nxitur reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

    Partia kërkon nisjen e një hetimi të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent, në mënyrë që të sqarohen të gjitha rrethanat e ndërhyrjes policore dhe të përcaktohet përgjegjësia për çdo shkelje të mundshme.

    Sipas reagimit të BDI-së, për ngjarjen ekzistojnë versione të ndryshme. Në raportin e brendshëm të policisë, sipas partisë, pretendohet se dy të rinjtë ia kanë marrë pistoletën një polici. Ndërkaq, të rinjtë pretendojnë se arma ka përfunduar në automjet pasi policia ua ka thyer xhamin.

    Ata gjithashtu deklarojnë se efektivët kanë qëlluar me armë zjarri, ua kanë shpuar gomat e automjetit dhe më pas i kanë dhunuar fizikisht, pasi ua kanë lidhur duart dhe i kanë shtrirë përtokë.

    Rasti mori vëmendje publike pas raportimeve dhe publikimit të fotografive ku dy të rinjtë shihen me lëndime të dukshme në fytyrë. Megjithatë, pretendimet e tyre dhe versioni i paraqitur në raportin policor duhet të verifikohen përmes një hetimi të plotë dhe të paanshëm.

    BDI kërkon përgjegjësi institucionale për çdo shkelje të mundshme nga zyrtarët policorë, duke vënë në pah se institucionet e sigurisë kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe të garantojnë të drejtat e dinjitetin e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni pas pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg

    Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg

    Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg

    Sean “Diddy” Combs, i cili po vuan dënimin në një burg federal në New Jersey, dyshohet se po gëzon privilegje të veçanta gjatë qëndrimit në burg.

    Sipas raportimit të NBC News, disa të burgosur kanë deklaruar se Diddy ka pasur qasje në pije të shtrenjta, masazhe dhe ushqime të veçanta. Ai dyshohet gjithashtu se ka pasur një telefon celular të paligjshëm, ndërsa disa të burgosur thuhet se i kanë kryer punë si gatimi, pastrimi dhe larja e rrobave.

    Ndërkohë, Diddy ka humbur 41 ditë nga ulja e mundshme e dënimit për sjellje të mirë, pas një mase disiplinore në burg. Si pasojë, data e parashikuar e lirimit i është shtyrë nga 21 janari në 2 mars të vitit 2028.

    Arsyeja zyrtare e kësaj mase disiplinore nuk është bërë e ditur. Përfaqësuesi i Diddy-t ka thënë se nuk ishte njoftuar për një masë të tillë dhe se nuk dëshironte të spekulonte për arsyet.

    Diddy është dënuar me 50 muaj burg në vitin 2025, pasi u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe përfshirje në organizatë kriminale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu

    Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu

    Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu

    Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri fusha: mundësitë ekonomike, stabilitetin dhe institucionet demokratike.

    Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan gjatë një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor, raporton REL.

    Ajo e vizitoi Bosnje e Hercegovinën dhe tani po qëndron në Shqipëri, para se të udhëtojë drejt Kosovës të hënën. Ajo do t’i vizitojë edhe Malin e Zi e Kroacinë.

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku u takua me liderë të rinj për të shtjelluar rolin e gjeneratës së ardhshme në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë, Shaheen theksoi rëndësinë e angazhimit ekonomik amerikan, duke përfshirë heqjen e barrierave tregtare, zgjerimin e qasjes në tregje dhe mbështetjen për bizneset amerikane dhe sipërmarrësit shqiptarë.

    Duke folur për stabilitetin, senatorja u ndal te gjendja në Bosnje e Hercegovinë, ku kishte qëndruar para vizitës në Shqipëri dhe ishte nderuar me titullin “Qytetare Nderi e Sarajevës”.

    Ajo tha se, më shumë se 30 vjet pas luftës, udhëheqësit politikë ende po shfrytëzojnë ndasitë etnike dhe po sfidojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

    Megjithatë, Shaheen, derisa po fliste në Tiranë, tha se ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi edhe në Shqipëri.

    “Shqipëria e kupton se paqëndrueshmëria nuk ndalet në kufi. Ajo që ndodh në Bosnjë ka rëndësi edhe këtu. Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi edhe këtu”, tha Shaheen.

    Ajo theksoi se politika amerikane duhet të përforcojë institucionet dhe marrëveshjet që kanë ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

    Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ajo i bëri thirrje Bosnjës të vazhdojë të shikojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe të largohet nga Rusia.

    https://www.evropaelire.org/a/shaheen-shab-perqendrohet-ekonomia-stabiliteti-ballkan/33873767.html

  • Korenica: Jap gjithçka në fushë, e rëndësishme vetëm të luaj

    Korenica: Jap gjithçka në fushë, e rëndësishme vetëm të luaj

    Korenica: Jap gjithçka në fushë, e rëndësishme vetëm të luaj

    Futbollisti kosovar i FCSB-së, Meriton Korenica ka dhënë një intervistë për Digi Sport të Rumanisë pasi u kthye nga kampanja me kombëtaren në Ligën e Kombeve.

    “Më së miri ndihem në fushë”, ka pohuar kosovari për mediumin rumun.

    Ai foli edhe për ligën rumune duke thënë që aty nuk ka kundërshtarë të lehtë.

    “Në Superligë nuk ka kundërshtarë të lehtë. Kam luajtur kundër Oțelul me CFR-në. Mendoj se po përgatitemi shumë mirë për këtë ndeshje dhe FCSB duhet të fitojë”.

    Korenica tha se jep gjithçka në fushë dhe nuk i bën fare se në cilën pozitë e vë trajneri.

    “E rëndësishme është vetëm të jem në lojë, jap gjithçka në çdo pozitë. Ndonjëherë luaj si anësor i majtë, ndonjëherë si numër 10, numër 8, madje edhe numër 6, si dhe anësor i djathtë”.

    “Përpiqem të jap maksimumin kudo. Ndoshta mund të luaj edhe si sulmues, nuk e di”.

    Koreniuca nuk ishte pjesë e listës për ndeshjet kundër Irlandës dhe ndeshjen e parë ndaj Austrisë, ndërsa kundër Izraelit qëndroi në bankën rezervë pa u aktivizuar.

  • Cole Palmer deri në vitin 2034 te Chelsea

    Cole Palmer deri në vitin 2034 te Chelsea

    Cole Palmer deri në vitin 2034 te Chelsea

    Cole Palmer ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean, e vlefshme deri në qershor të vitit 2034.

    Marrëveshja është nënshkruar sot dhe përfshin zgjatjen e kontratës, rritjen e pagës dhe 12 muaj shtesë në marrëveshjen e tij me klubin londinez, shkruan Fabrizio Romano.

    “E ndiej ambicien. Jam shumë i lumtur këtu dhe me Xabi Alonson si trajner”, ka thënë Palmeri pas vënies së nënshkrimit.

    “Chelsea do të thotë shumë për mua. Mendoj se klubi po shkon në drejtimin e duhur, prandaj jam i kënaqur që kam nënshkruar dhe jam vërtet shumë i lumtur”.

  • 10 seriale që të fiksojnë që nga episodi i parë

    10 seriale që të fiksojnë që nga episodi i parë

    10 seriale që të fiksojnë që nga episodi i parë

    “Vetëm edhe një episod dhe pastaj fle”. Sa herë e kemi thënë këtë fjali dhe, disa orë më vonë, kemi përfunduar një sezon të tërë?

    Nga misteret dhe krimi te dramat familjare, komeditë dhe historitë fantastiko-shkencore, disa seriale dinë si t’ju mbajnë të mbërthyer pas ekranit.

    Nëse po kërkoni çfarë të shikoni këtë fundjavë, këta janë 10 tituj që ia vlejnë për një maratonë serialesh.

    1. Breaking Bad

    Një mësues kimie, një diagnozë e rëndë dhe një rrugë e rrezikshme drejt botës së drogës. Historia e Walter White bëhet gjithnjë e më intensive me çdo sezon. Seriali ka marrë 96% nga kritikët dhe 97% nga publiku në Rotten Tomatoes.

    1. Stranger Things

    Zhdukja misterioze e një djali në një qytet të vogël amerikan zbulon sekrete të frikshme. Misteri, aventurat dhe elementet fantastiko-shkencore e bëjnë këtë serial ideal për ata që duan të zbulojnë çfarë ndodh më pas.

    1. Game of Thrones

    Luftëra për pushtet, tradhti, aleanca dhe beteja të mëdha. Me tetë sezone plot kthesa të papritura, Game of Thrones ju zhyt në një botë ku asgjë nuk është e sigurt.

    1. The Office

    Për ata që preferojnë humorin, The Office sjell situata absurde nga jeta e përditshme në një zyrë. Personazhet e veçantë dhe episodet argëtuese e bëjnë të lehtë për t’u parë pa ndërprerje.

    1. Succession

    Familja Roy përballet me një luftë të ashpër për kontrollin e perandorisë mediatike të babait të tyre. Ambicia, konfliktet familjare dhe lojërat e pushtetit janë në qendër të këtij seriali me katër sezone, i cili ka marrë 95% nga kritikët në Rotten Tomatoes.

    1. The Boys

    Po kërkoni aksion, dhunë dhe një këndvështrim ndryshe për superheronjtë? The Boys paraqet një botë ku njerëzit me superfuqi nuk janë gjithmonë heronjtë që duken, ndërsa pas imazhit të tyre fshihen sekrete dhe interesa të errëta.

    1. Mindhunter

    Dy agjentë të FBI-së studiojnë psikologjinë e vrasësve serialë, duke u përpjekur të kuptojnë mënyrën se si mendojnë ata. Me atmosferë të errët dhe tension psikologjik, seriali ka marrë 97% në Rotten Tomatoes.

    1. Better Call Saul

    Para se të bëhej Saul Goodman, Jimmy McGill ishte një avokat që përpiqej të gjente vendin e tij në botë. Seriali tregon transformimin e tij përmes zgjedhjeve të vështira dhe lidhjeve me botën e krimit. Në IMDb ka vlerësimin 9.0.

    1. Friends

    Gjashtë miq, jeta në New York, romancat dhe situatat komike që nuk dalin kurrë nga moda. Friends mbetet një klasik televiziv për ata që duan humor të lehtë dhe episode që mund t’i shikojnë vazhdimisht.

    1. The Haunting of Hill House

    Një familje, një shtëpi misterioze dhe kujtime që vazhdojnë ta përndjekin. Seriali ndërthur horrorin me dramën familjare dhe ka marrë 93% nga kritikët dhe 91% nga publiku në Rotten Tomatoes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 10 seriale që të fiksojnë që nga episodi i parë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Detyrimi ynë është të parandalojmë tragjedi të tilla

    Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Detyrimi ynë është të parandalojmë tragjedi të tilla

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sot pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi dje në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj.

    Përmes një postimi, Gërvalla ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën për rastin, duke theksuar se institucionet dhe shoqëria nuk duhet të presin që të ndodhin vrasje të tjera për të reaguar.

    “Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar. Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar ajo.

    Gërvalla e ka cilësuar vrasjen e grave si krim të rëndë, duke theksuar se shoqëria ka detyrim të parandalojë tragjedi të tilla.

    “Vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë”, ka shkruar Gërvalla.

    Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia bastis pronat e të dyshuarit dhe gjen armë pa leje

    Burimi: Dukagjini