Author: Momenti

  • Malisheva po përgatit “bombën”, klubi kosovar në bisedime me ish-trajnerin e Baselit

    Malisheva po përgatit “bombën”, klubi kosovar në bisedime me ish-trajnerin e Baselit

    Malisheva ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Thomas Brdaric, ndërsa në skenë ka dalë një emër interesant nga Italia.

    Sipas gazetarit Andre Oechsner, trajneri italian Luigi Nocentini është në bisedime me drejtuesit e Malishevës për të marrë drejtimin e skuadrës kosovare.

    Nocentini, 37-vjeçar, së fundmi ka qenë trajner i përkohshëm i Baselit në Superligën e Zvicrës, ndërsa më herët ka punuar si ndihmës i tre trajnerëve te klubi zviceran: Fabio Celestinit, Ludovic Magninit dhe Stephan Lichtsteinerit.

    Karriera e italianit përfshin eksperiencë edhe në disa prej klubeve të njohura të futbollit italian.

    Ai ka punuar me Empolin, Genoan dhe Napolin, duke krijuar përvojë në nivele të ndryshme të futbollit profesionist.

    Nocentini ka pasur gjithashtu një rol te Kombëtarja e Ukrainës, ku ka shërbyer si asistent.

    Tani, italiani mund ta vazhdojë karrierën në Kosovë, me Malishevën që po shqyrton mundësinë për t’ia besuar atij drejtimin e skuadrës pas ndarjes me Brdaricin.

    Bisedimet mes palëve janë duke u zhvilluar dhe mbetet të shihet nëse ato do të përfundojnë me marrëveshje për Nocentinin, i cili do të ishte një emër mjaft interesant për Superligën e Kosovës./Telegrafi/

  • Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

    Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

    Pasi që Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, pati reagime nga disa akterë ndërkombëtarë në adresë të institucioneve të shtetit.

    Bashkimi Evropian, fillimisht tha se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

    Pastaj edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që institucioni legjislativ i bëri në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Piëkrisht për këto reagime u pyet nga gazetarët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten.

    Mirëpo shefi i qeverisë nuk u përgjigj veçse tha që ka takim me presidenten Shiroka – Pula.

    “Në orën 11:00 kam takim te presidentja, më duhet të mbërrij në kohë”, tha Kurti. /Kp/

  • Pse duhet të vendosni filxhan në dorezat e dyerve? Truku i thjeshtë që mund t’ju paralajmërojë për hyrjen e hajdutëve

    Pse duhet të vendosni filxhan në dorezat e dyerve? Truku i thjeshtë që mund t’ju paralajmërojë për hyrjen e hajdutëve

    Një filxhan i zakonshëm mund të shërbejë si një alarm i improvizuar për derën, dhe ky truk i thjeshtë po përdoret nga disa njerëz, veçanërisht gjatë qëndrimit në hotele.

    Ideja është shumë e thjeshtë: filxhani vendoset ose varet në dorezën e derës nga ana e brendshme. Nëse dikush përpiqet ta hapë derën, lëvizja e dorezës mund të bëjë që filxhani të bjerë në dysheme dhe të shkaktojë zhurmë.

    Kjo zhurmë mund të shërbejë si një sinjal që ju paralajmëron se dera është lëvizur ose se dikush ka tentuar ta hapë.

    Si funksionon truku?

    Filxhani duhet të vendoset në një pozicion ku mund të bjerë nëse doreza ulet ose lëviz. Kur dera hapet, doreza ndryshon pozicion dhe filxhani mund të rrëzohet.

    Disa variante të këtij truku përdorin edhe një lugë brenda filxhanit, në mënyrë që zhurma kur bie në dysheme të jetë më e madhe. Ky version është përmendur edhe në raportimet për këtë truk sigurie.

    A është vërtet një alarm?

    Jo në kuptimin tradicional. Filxhani nuk ka sensor dhe nuk dërgon njoftim në telefon. Ai është thjesht një alarm mekanik dhe i improvizuar: nëse dera hapet dhe filxhani bie, zhurma mund t’ju zgjojë ose t’ju bëjë të kuptoni se dikush ka lëvizur derën.

    Police Scotland e përfshin pikërisht këtë metodë mes disa masave shtesë për sigurinë e derës, ndërsa rekomandon edhe përdorimin e pajisjeve të dedikuara të alarmit dhe mjeteve të tjera të sigurisë.

    Por ka edhe kufizime

    Ky truk nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim për një bravë të sigurt apo alarm të vërtetë. Mund të mos funksionojë në çdo lloj dere dhe filxhani mund të bjerë edhe aksidentalisht.

    Prandaj, ai mund të shërbejë vetëm si një masë shtesë dhe e lirë për të krijuar një sinjal zanor, veçanërisht kur qëndroni në një hotel ose në një ambient ku nuk ndiheni plotësisht të sigurt.

    Në fund të fundit, një filxhan mund të mos e ndalojë dikë të hyjë, por nëse bie dhe bën zhurmë, mund t’ju japë atë pak sekonda paralajmërim që të kuptoni se diçka nuk shkon. :::

    Ky version është më i saktë sepse nuk e paraqet filxhanin si një “alarm që zbulon hajdutët”, por si një sinjal zanor të improvizuar.

  • Mbi dijen, bibliotekat dhe Rilindjen

    Mbi dijen, bibliotekat dhe Rilindjen

    Nga: Eduart Caka

    Këtë fillim tetori qëndrova në Stamboll për punë të mijat studimore. Sigurisht, kur vjen në këtë qytet të stërmadh që ka qenë kryeqendër e dy perandorive, nuk mund të mos i rezistosh dëshirës, por edhe nevojës që kërkon profesioni për të punuar në disa prej bibliotekave kryesore. Nuk di të them me saktësi se sa të tilla ka Stambolli; vetëm unë kam pasur mundësinë të qëndroj në së paku rreth njëzet prej tyre. Ambiente të pastra, shumë qetësi, me nëpunës të sjellshëm që të gjenden pranë për çdo paqartësi që mund të kesh. Një atmosferë që të ngjall një frymë deri diku sakraliteti, pikërisht ashtu sikurse e meriton libri dhe dija.

    Teksa shkruaj këtë tekst më vijnë në mendje me dhjetëra postulate mbi dijen, librin e bibliotekën, të cilat i hasim tashmë rëndomtë edhe të shkruara në rrjetet sociale, duke nisur me Ciceronin e Senekën e për të mbërritur deri tek Eco. Megjithatë, ndryshe prej asaj dashurie të madhe që reflektojmë me postimet në këto platforma, në mesin e të cilëve nuk janë të pakta as ato që kanë për autorë drejtues dhe përgjegjës që kanë për detyrë të bëjnë politikat e librit, artit e kulturës në vend, aktualiteti na servir përpara një panoramë aspak shpresëdhënëse.

    Megjithëse jemi një shtet që vitin në vijim festojmë plot 115 vjet pavarësi, fatkeqësisht ne ende nuk kemi një Bibliotekë Kombëtare në kuptimin e mirëfilltë të asaj se si duhet të jetë një institucion i tillë. Këtu nuk dëshiroj të ndalem te zjarret, përmbytjet apo “fatkeqësitë” e tjera që i kapluan librat e gjorë që gjendeshin në atë godinë – një pjesë e vogël e së cilës shërben si Bibliotekë Kombëtare, ndërsa pjesa tjetër është e mbushur me lloj-lloj shoqatash, baresh, parkingjesh etj. por, te rëndësia që ne si shtet dhe shoqëri i japim dijes në tërësinë e saj.

    Rasti i mësipërm nuk është i kufizuar, pasi frekuentuesit e bibliotekave e dinë mjaft mirë se në institucione të ngjashme librat dergjen korridoreve, janë të vendosura në tokë apo të grumbulluara në një cep, pasi godinat janë të pamjaftueshme ose mungon infrastruktura e mirëfilltë që duhet të ketë një bibliotekë. Prandaj, nuk janë të pakta vendet ku punonjësit të thonë me zë të ulët se nuk mund të marrin më libra, qoftë edhe në formën e dhuratës, pasi nuk kanë vend se ku t’i vendosin. Për mos folur për bibliotekat e qyteteve, shumica e të cilave kanë në inventar materiale dhe libra që datojnë para vitit 1990.

    Nëse këto që parashtrova më lart e çojnë përgjegjësinë tek institucionet shtetërore, nuk është e ndryshme situata as kur flasim për shoqërinë në tërësinë e saj. Ndryshe prej shumë vendeve të tjera ku libri i vjetër apo i përdorur shitet në librari që janë enkas vetëm për këtë tipologji botimesh, në Tiranë librat shiten në bordurat e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” apo tek urat përgjatë Lanës. Athua se gjithë ai beton që vazhdon të derdhet në Tiranë çdo ditë mjafton për gjithçka tjetër, nuk ka vend vetëm për vendosjen dhe shitjen me hijeshinë e vet që i takon librit. Dhe, ajo që është, ndoshta edhe më e dhimbshme, janë ato libra që i gjen përgjatë Lanës e që kanë dalë prej bibliotekave private të elitave intelektuale të vendit. I gjen me shënimet e tyre personale, të firmosura apo të vulosura e të ruajtura me shumë mund, në një kohë kur gjetja e një libri nuk ishte një gjë e lehtë sikurse është sot. Duket se për pasardhësit e tyre, libri është vetëm një objekt që ngushton ambientet e shtëpisë, pikërisht aty ku tanimë vendin e kanë ekranet e mëdha. Historia nuk mbaron me kaq.

    Në udhëpërshkrimet e autorëve të huaj, por edhe në kujtimet e figurave të njohura të fillimeve të shekullit XX, mësojmë me hollësi ekzistencën e një numri të madh bibliotekash private që zotëroheshin prej familjeve të mëdha apo dhe të veçanta që i gjeje pranë institucioneve arsimore me karakter fetar. Një tregues se libri nuk qe i huaj për ne dhe se prania e bibliotekave te shqiptarët shkon pas në kohë, së paku dy ose tre shekuj. Kjo, nëse do të kemi parasysh bibliotekat e Bushatlinjve, Vlorajve etj.. Mirëpo, në vend që të ruheshin, u lanë në mëshirë të fatit. Një pjesë e tyre u largua jashtë Shqipërisë, një pjesë tjetër u konfiskua për t’u vendosur në Bibliotekën Kombëtare, ndërsa të tjera biblioteka të familjeve të mëdha “u harruan” në bibliotekat e qyteteve.

    Kjo gjendje e funksionimit të institucioneve që i shërbejnë dijes e librit, si ajo e konservimit apo dhe e tregtimit, na duket krejtësisht normale kur e shohim nga Tirana, dhe tërësisht anormale kur llupën e shikimit e mban prej çdo vendi tjetër ku dija, libri, lexuesi e studiuesi, dhe sigurisht bibliotekat janë gurthemel i shtetndërtimit dhe prosperitetit. Duket se jemi të kënaqur ose mjaftohemi me injorancën tonë duke mos dashur të shohim më tutje! … E, kur e them këtë, mendja më shkon te një relacion i një misionari françeskan të viteve 1630, i cili u çudit kur pa qasjen që shqiptarët kishin ndaj besimeve në tërësi, që u shkruan eprorëve të tij në Romë se “këtyre u duket vetja më të mençur se njerëzit e tjerë të botës”.

    Do doja ta përfundoj këtë reflektim duke e lidhur paksa edhe me aktualitetin, ku u bënë disa kohë tashmë që politika jonë, për qëllimet e veta pragmatiste, sigurisht, po risjell në vëmendje nocione, kode e madje epoka të cilat kanë një rëndësi të veçantë në historinë, traditat dhe të shenjtat shqiptarëve. Amaneti, Besa, Rilindja! … Mirëpo, ata që i përdorin këto fjalë me domethënie të madhe, e dinë mjaft mirë se ishte ajo Rilindje e cila nuk prodhoi vetëm shtetin që ne gëzojmë sot, por edhe atë zenit kulturor që ne e arritëm thuajse njëqind vjet më parë. Thënë ndryshe, ai brez njerëzish dhe botëkuptim që ne e kemi thjeshtëzuar me fjalën Rilindje, hodhi pikërisht ato rrënjë të dijes e mendimit që lulëzuan në vitet ’30 të shekullit XX, duke prodhuar atë ajkë të kulturës shqiptare, të cilën ne ende sot nuk e arrijmë dot.

    Nëse duam Rilindje të dytë, atëherë kjo duhet të ndodhë duke vënë në hierarkinë e punëve atë që e meriton më shumë, dijen, librin dhe bibliotekat …

  • BDI: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon precedent të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe sigurinë juridike

    BDI: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon precedent të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe sigurinë juridike

    Dje Gjykata Kushtetuese mori një vendim që krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe për sigurinë juridike në vend, thonë nga BDI.

    “Në vend që të shqyrtojë çështjen e publikimit të rregullores vetëm në gjuhën maqedonase në dritën e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për publikimin e akteve edhe në gjuhën shqipe, Gjykata e trajtoi çështjen përmes aspektit material të aktit.

    Por pikërisht këtu qëndron problemi: kushtetutshmëria nuk është vetëm përmbajtje. Është edhe procedurë, formë dhe respektim i rregullave kushtetuese për mënyrën se si krijohet dhe hyn në fuqi një akt.

    Vetë Gjykata Kushtetuese, në praktikën e saj, ka vlerësuar çështje të tilla, ndërsa dje u ngrit kundër vetës, duke shkel çdo normë.
    Prandaj pyetja është e pashmangshme:

    Nëse publikimi në kundërshtim me kërkesat kushtetuese dhe ligjore nuk është më çështje që mund të shqyrtohet si kushtetutshmëri dhe ligjshmëri formale, atëherë çfarë vlere kanë vetë rregullat kushtetuese për procedurën dhe publikimin e akteve?

    Dhe kjo nuk është pyetje vetëm për një rregullore.

    Është pyetje për gjuhën shqipe, për rendin juridik dhe për sigurinë juridike të çdo qytetari.

    Sepse nëse një akt mund të publikohet vetëm në maqedonisht dhe kjo të mos ketë relevancë për kontrollin kushtetues, çfarë e garanton që nesër i njëjti standard të mos zbatohet edhe për akte të tjera?

    Dhe këtu duhet të kujtojmë diçka themelore: gjuha shqipe nuk është dekor kushtetues. Është pjesë e rendit kushtetues.
    Prandaj, ajo që ndodhi dje nuk duhet të normalizohet dhe as të relativizohet.

    Nuk është vetëm çështje e një rregulloreje. Është çështje se a vlejnë njësoj Kushtetuta, ligji dhe siguria juridike për të gjithë.
    Dhe për këtë arsye, kjo çështje nuk përfundon me vendimin e djeshëm”, thonë nga BDI./Telegrafi/

  • Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman

    Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman

    Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman

    Gazetari kroat, Zoran Kusaovac, ka shkruar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë nuk u bë asnjë teori konspirative kundër islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për një Perëndim që po minon fenë e shumicës.

    Ai tutje ka pyetur nëse dikush mund ta imagjinojë që një Serbi me popullatë mbi 80% ortodokse të zgjedh për president Shaip Kamberin apo Suljo Ugljaninin.

    “Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si Presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër Islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për Perëndimin që po minon fenë e shumicës.A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljanin-in apo Shaip Kamberin?”, ka shkruar ai.

    The post Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman appeared first on Insajderi.

  • “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që i biri po rritet pa baba

    “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që i biri po rritet pa baba

    “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që i biri po rritet pa baba

    Bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, ku ka kujtuar këngëtarin përmes disa momenteve të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

    Në fotografitë e publikuara, Shpati shfaqet pranë të birit, ndërsa Selvija ka rrëfyer dhimbjen që ndien teksa sheh Roelin duke u rritur pa të atin.

    “Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!”, ka shkruar ajo.

    The post “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që i biri po rritet pa baba appeared first on Insajderi.

  • Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

    Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, teksa ka bërë të ditur se sot do ta takojë presidenten Justina Shiroka-Pula.

    “Kam takim në orën 11:00 te presidentja”, tha shkurt Kurti para gazetarëve, por nuk ka treguar se për çka do të bisedojnë me të presidenten Shiroka – Pula.

    Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës ka ngjallur shumë reagime nga ambasadat e akredituara në Prishtinë, por edhe nga Bashkimi Evropian.

    Burimi: Dukagjini

  • Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë

    Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë

    Të tjera përplasje kanë ndodhur pranë Parlamentit. Qytetarët kanë hequr gardhin metalik, si dhe kanë hedhur tymuese.

    Euronews.al njofton se janë përdorur gjithashtu edhe mjete piroteknike dhe sërish hedhje të gazit lotsjellës.

    Kordoni ndarës me protestuesve dhe policisë tashmë është hequr duke e bërë më të vështirë për të menaxhuar situatën. Lidhur me këtë, Policia ka shtuar forcat e saj duke zëvendësuar gardhin me Forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së.

    Qytetarët vazhdojnë thirrjet e tyre për të përparuar drejt hyrjes së Parlamentit.

    E plotësuar: Tensione dhe përplasje janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.

    Mes protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit.

    Protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin e policisë që të çon të Parlamenti ndërsa efektivët e policisë u kanë kërkuar të lirojnë rrugën.

    Situata jashtë godinës së Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

    Në rendin e ditës së Kuvendit është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

  • SHBA-ja kërkon një "Evropë të fortë" - thotë Rubio

    SHBA-ja kërkon një “Evropë të fortë” – thotë Rubio

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të enjten se Uashingtoni dëshiron aleatë të fortë në Evropë, ndërsa po nisej drejt Portugalisë për etapën e fundit të një vizite katërditore në Evropë.

    “Ne duam që aleatët tanë të jenë të fortë. Sa më të fortë të jenë ata, aq më të fortë jemi ne kolektivisht… Ne duam një Evropë të fortë. Duam partnerë të fortë në Evropë”, u tha Rubio gazetarëve në aeroportin e Athinës.

    “Sa më të fortë të jenë anëtarët individualë të (NATO-s) – qoftë në aspektin shoqëror, ekonomik apo ushtarak – aq më e fortë është NATO-ja”, ka thënë më tej ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Rubio qëndroi në Greqi të mërkurën për bisedime mbi çështjet e energjisë, mbrojtjes dhe kulturës, si dhe njoftoi një marrëveshje të përbashkët për shkëmbimin e informacionit lidhur me trafikun e drogës dhe terrorizmin.

    Në një fjalim, pas bisedimeve me zyrtarët grekë, Sekretari amerikan i Shtetit theksoi fuqinë amerikane dhe i bëri thirrje Evropës të zgjohet nga “gjumë i saj i gjatë”.

    Ai paralajmëroi se qytetërimi perëndimor ndodhet tani “në një udhëkryq” midis “fuqisë kombëtare” dhe rënies.

    Rubio e nisi vizitën e tij në Evropë vonë të hënën në Islandë, për të nxitur një ndikim më të madh të SHBA-së në Arktik, pasi Uashingtoni kishte arritur një marrëveshje për Grenlandën.

    Të martën, ai tha se Islanda kishte shërbyer prej kohësh si “një pikë kyçe vëzhgimi për të monitoruar veprimtaritë e fshehta dhe për të penguar kundërshtarët tanë”.

    Administrata e Donald Trump ka kohë që u bën presion anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

    Në një samit në Hagë, në muajin qershor, anëtarët e aleancës u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së çdo vit për mbrojtjen deri në vitin 2035.

    “Ka shumë vende që kanë ndërmarrë hapa konkretë. Sinqerisht, edhe gjermanët po angazhohen dhe po bëjnë pjesën e tyre për t’u bërë më të fortë”, tha Rubio të enjten.

    “Mendoj se ka shenja pozitive në shumë vende të ndryshme ku po ndodh kjo gjë. Dhe natyrisht, ka vende që po hezitojnë, dhe e di që ato përballen me presion të madh të brendshëm. Por mendoj se kjo është në të mirën e të gjithëve”, nënvizoi Rubio. /Telegrafi/