Author: Momenti

  • Ekskluzive | Identifikohet edhe i dyshuari i tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi – ndalohet Nesim Curri

    Ekskluzive | Identifikohet edhe i dyshuari i tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi – ndalohet Nesim Curri

    Ekskluzive | Identifikohet edhe i dyshuari i tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi – ndalohet Nesim Curri

    Hetimet për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë, kanë çuar në identifikimin dhe ndalimin edhe të personit të tretë të dyshuar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nesim Currin, i cili është identifikuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga njësitë kompetente.

    Rasti lidhet me pamjet e siguruara nga burime të hapura, ku shihen disa persona duke e tërhequr me forcë deputetin Rexhepi gjatë protestës para Kuvendit dhe më pas duke e hedhur brenda rrethojës së institucionit.

    Fillimisht ishte identifikuar dhe ndaluar për 48 orë Fadil Zogaj, ndërsa më 6 tetor ishte identifikuar dhe ndaluar edhe Ekrem Selimi.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas vazhdimit të hetimeve është identifikuar edhe Nesim Curri, i cili është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

    Ai është intervistuar në prani të avokatit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe, pas përfundimit të intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Identifikohet edhe i dyshuari i tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi – ndalohet Nesim Curri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Me thikë në çantë brenda Gjykatës së Gjakovës – 33-vjeçarja shoqërohet në Polici

    Ekskluzive | Me thikë në çantë brenda Gjykatës së Gjakovës – 33-vjeçarja shoqërohet në Polici

    Ekskluzive | Me thikë në çantë brenda Gjykatës së Gjakovës – 33-vjeçarja shoqërohet në Polici

    Një rast i pazakontë është regjistruar më 7 tetor në Gjykatën Themelore në Gjakovë, pasi një grua është gjetur me një thikë në çantën e saj.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 09:00, gjatë qëndrimit në objektin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nushe Azemi është pyetur nga gjyqtari nëse posedonte diçka ilegale me vete.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ajo më pas ka prezantuar një thikë, të cilën e mbante në çantë.

    Pas kësaj, e dyshuara është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin.

    Thika është sekuestruar, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti mbetet nën hetime.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Me thikë në çantë brenda Gjykatës së Gjakovës – 33-vjeçarja shoqërohet në Polici appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

    Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

    Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur poshtë pretendimet se Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente në mënyrë jokushtetuese.

    Ai është shprehur i bindur se presidentja e re është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

    Në emisionin “Intervista Nacionale”, Hasani ka bërë me dije se votimi i deputetëve për shefen e re të shtetit nuk përbën rast për Kushtetuese.

    “Pa asnjë diskutim që po. Shikoni, nuk mund të thuash ti. Nëse dikush do të përfundojë në gjykatë, le të përfundojë në gjykatë dhe gjykata e jep fjalën e saj. Nuk ka çështje kushtetuese këtu. Është çuditshme që ata njerëz që sot flasin për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta të një procesi. Imagjino të ishte ndalur rryma, sepse ne kemi problem me rrymën, a ishte shtyrë afati i zgjedhjes? A ishte shtyrë ndonjëherë një orë?”, ka thënë ai.

    The post Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen appeared first on Insajderi.

  • Mot i ngrohtë dhe me diell sot, temperaturat nga 22 deri në 25 gradë Celsius

    Mot i ngrohtë dhe me diell sot, temperaturat nga 22 deri në 25 gradë Celsius

    Mot i ngrohtë dhe me diell sot, temperaturat nga 22 deri në 25 gradë Celsius

    Kosova gjatë ditës së sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, veçanërisht gjatë ditës.

    Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

    Në përgjithësi, dita e enjte pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.

    The post Mot i ngrohtë dhe me diell sot, temperaturat nga 22 deri në 25 gradë Celsius appeared first on Insajderi.

  • Sulmet në aeroportet saudite, tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

    Sulmet në aeroportet saudite, tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

    Tre persona janë vrarë në sulmet ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite, kanë bërë të ditur autoritetet e aviacionit civil të këtij shteti, ndërsa luftimet në Jemen mes rebelëve Huthi, të rreshtuar me Iranin, dhe forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë përshkallëzuar.

    Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm në Aeroportin Ndërkombëtar “King Khalid” në kryeqytetin Riad. Ndërkohë, dy persona janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj objekteve të aeroportit në Abha.

    Autoritetet saudite thanë se njëri prej sulmeve ndodhi të mërkurën, ndërsa tjetri të martën, por nuk specifikuan se cili sulm i përket secilës ditë.

    Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili po lufton kundër Huthive, ka paralajmëruar hakmarrje, duke deklaruar se sulmet “nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”.

    Në një deklaratë të publikuar të mërkurën vonë, koalicioni tha se kishte goditur më shumë se 80 objekte ushtarake të Huthive në provincat Saada, Hodeidah, Jawf dhe Marib.

    Sulmet ndaj aeroporteve saudite ishin pjesë e një serie sulmesh që të mërkurën shënjestruan infrastrukturën e aviacionit.

    Më herët gjatë ditës, Huthit sulmuan me raketa balistike dhe dronë të mbushur me eksplozivë aeroportin ndërkombëtar të Adenit, bëri të ditur Ministria e Transportit e Jemenit.

    Sipas ministrisë, një raketë ra pranë pistës vetëm disa minuta para se një fluturim nga Kajroja të ulej në aeroport. Aeroporti i Adenit është pika kryesore ndërkombëtare e hyrjes për pjesët e Jemenit që nuk kontrollohen nga Huthit.

    Luftimet në Jemen ditët e fundit janë përqendruar në zonat përreth ngushticës Bab el-Mandeb, një rrugë e rëndësishme detare që është bërë edhe më strategjike për eksportet e energjisë, pasi konflikti mes SHBA-së dhe Iranit ka kufizuar tregtinë përmes ngushticës së Hormuzit.

    Këtë javë, forcat qeveritare jemenase, me mbështetjen ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, nisën një kundërofensivë për të rimarrë territoret strategjike pranë ngushticës dhe rreth qytetit Mocha, të cilat Huthit i kishin marrë nën kontroll në shtator. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ofensiva do të jetë e qëndrueshme.

    Burimi: Dukagjini

  • ​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

    ​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

    ​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

    Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u lind më 8 korrik 1969 në Vajnik të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë.

    Gjatë viteve të shkollimit u përfshi në veprimtari ilegale dhe më 1992 u largua në mërgim. Në vjeshtën e vitit 1996 u kthye në Kosovë, ndërsa gjatë viteve 1997–1998 mori pjesë në organizimin dhe zgjerimin e radhëve të UÇK-së.

    Në fillim të gushtit 1998, Rexha u caktua komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Gjatë muajve në vijim mori pjesë në disa luftime në këtë zonë.

    Më 8 tetor 1998, Abedin Rexha u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt.

    Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Selveten. Emri i tij është përkujtuar në shkrime, këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban emrin e tij.

  • "Air Kvara", shikoni se në çfarë mënyrë e ndal topin ylli i PSG-së (VIDEO)

    “Air Kvara”, shikoni se në çfarë mënyrë e ndal topin ylli i PSG-së (VIDEO)

    "Air Kvara", shikoni se në çfarë mënyrë e ndal topin ylli i PSG-së (VIDEO)

    Ylli i Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia, ka tërhequr vëmendjen e fansave edhe jashtë fushës së ndeshjes, pas një momenti spektakolar gjatë stërvitjes me Kombëtaren e Gjeorgjisë.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kvaratskhelia shihet duke reaguar shpejt për ta ndalur një top, ndërsa kërcimi dhe mënyra se si e kontrollon atë kanë bërë që pamjet të shpërndahen me shpejtësi në rrjet.

    Aksioni i veçantë i futbollistit gjeorgjian ka marrë vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar aftësitë teknike dhe koordinimin e tij.

    Kvaratskhelia ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjeorgjisë në ndeshjet e fundit të UEFA Nations League.

    Gjeorgjia zhvilloi katër takime në këtë garë, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

    This outrageous touch from Khvicha Kvaratskhelia in Georgia training. 😳🤸🏻‍♂️🇬🇪

    The technique is just ridiculous. 🤯 pic.twitter.com/xzFbyxYrez

    — Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) October 7, 2026

  • Dalin 63 minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë me shëndet

    Dalin 63 minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë me shëndet

    Të gjithë minatorët që kanë mbetur mbrëmë të bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet.

    Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku.

    “Po, të gjithë minatorët e bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet”, tha Sadiku për Telegrafin.

    63 minatorë të Trepçës kishin mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma.

    Minatorët kishin mbetur të ngujuar në horizontet e minierës në Stantërg, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike.

    Defekti kishte ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë.

    Një pjesë e minatorëve kishin nisur të dalin përmes daljeve alternative. /Telegrafi/

  • Lojtarët e Beninit ikën duarbosh dhe pa foto apo fanella pas lamtumirës së Messit me Argjentinën

    Lojtarët e Beninit ikën duarbosh dhe pa foto apo fanella pas lamtumirës së Messit me Argjentinën

    Ndeshja e lamtumirës së Lionel Messit me ekipin kombëtar të Argjentinës përfundoi me një fitore 3-0 ndaj Beninit në stadiumin Monumental, por sfondi organizativ shkaktoi një skandal ndërkombëtar për shkak të kushteve të tmerrshme dhe trajtimit kufizues të raportuar nga skuadra afrikane.

    Sipas zbulimeve të gazetarit Romain Molina, delegacioni i Beninit u largua nga ngjarja pa marrë asnjë pagesë për bonuse ose pa marrë ndonjë pjesë të të ardhurave milionëshe të gjeneruara nga shitja e biletave dhe transmetimi i shfaqjes.

    Po kështu, Molina deklaroi se rreptësia ndaj lojtarëve të Beninit shkoi përtej aspektit financiar, pasi organizata ua ndaloi atyre të hynin në dhomën e zhveshjes së ekipit kombëtar të Argjentinës, të bënin foto me yjet Albiceleste ose të kryenin shkëmbimin tradicional të fanellave në fund të ndeshjes.

    Kjo seri kufizimesh dhe mungesa e marrëveshjeve tregtare shkaktuan shqetësim dhe zemërim të thellë brenda delegacionit të Beninit për kushtet në të cilat u trajtuan gjatë gjithë qëndrimit të tyre.

    Ndryshe, Messi u pensionua me një gol dhe dy asistime ndaj Beninit, teksa fjalët e tij në përfundim të ndeshjes emocionuar të gjithë të pranishmit duke shkaktuar edhe lot në mesin e tifozëve dhe lojtarëve. /Telegrafi/

  • Si të zëvendësohen një miliard euro importe? Ahmeti: Plani prezantohet në “Future of Business”

    Si të zëvendësohen një miliard euro importe? Ahmeti: Plani prezantohet në “Future of Business”

    Plani i veprimit për “Agjendën 1 miliard”, që synon zëvendësimin e një miliard eurove importe me prodhim vendor deri në vitin 2030, do të prezantohet në konferencën “Future of Business 2026”, në nëntor të këtij viti.

    Kështu ka bërë të ditur Shpend Ahmeti, bashkëthemelues i Data4X, gjatë bisedës në “Përballje Podcast” me kryredaktorin e Telegrafit, Muhanet Hajrullahu.

    Ai ka theksuar se realizimi i këtij objektivi kërkon bashkëpunim mes bizneseve dhe institucioneve të Kosovës.

    “Na duhet t’i kemi në tavolinë edhe institucionet, sepse nuk është një agjendë që mund të shtyhet vetëm prej sektorit privat”, ka deklaruar Ahmeti, shkruan Telegrafi.

    Sipas tij, në këtë proces duhet të përfshihen sektorë të ndryshëm, për të kontribuar në ndërtimin dhe zbatimin e planit.

    “Duhet i gjithë sektori privat, por edhe institucionet dhe të gjithë sektorët të kontribuojnë në agjendën e një miliardi”, ka thënë ai.

    Ahmeti ka shpjeguar se aktualisht po punohet për përcaktimin e hapave konkretë që do të çonin drejt arritjes së objektivit.

    “Ne jemi duke ndërtuar një plan veprimi, që të kemi hapa konkretë se si arrijmë deri te një miliardësh”, ka theksuar ai.

    – YouTube www.youtube.com

    Ai ka sqaruar se objektivi është zëvendësimi i importeve në vlerën e një miliard eurove deri më 2030, ndërsa rruga për realizimin e tij po ndërtohet bashkërisht me bizneset dhe institucionet.

    “Një miliard euro është objektivi. Qëllimi është viti 2030, ndërsa rrugën jemi duke e ndërtuar tash së bashku me bizneset dhe institucionet”, ka deklaruar Ahmeti.

    Sipas tij, plani do të prezantohet në konferencën “Future of Business 2026”, duke e konkretizuar diskutimin për potencialin e prodhimit vendor dhe angazhimin e nevojshëm për ta shfrytëzuar atë. /Telegrafi/.