Author: Momenti

  • Nis procesi i votimit për presidente të Kosovës

    Nis procesi i votimit për presidente të Kosovës

    Nis procesi i votimit për presidente të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës ka nisur procesin e votimit për zgjedhjen e presidentes së vendit.

    Kandidate për këtë pozitë janë Justina Shiroka Pula dhe Eliza Hoxha.

    Deputët po thirren një nga një për të votuar, kur kanë mbetur pak minuta deri te përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit tëvendit. /Klankosova.tv

  • "UÇK, UÇK" - Turma e protestuesve shpërthen në festë pasi miratohet projektligji për Specialen

    “UÇK, UÇK” – Turma e protestuesve shpërthen në festë pasi miratohet projektligji për Specialen

    "UÇK, UÇK" - Turma e protestuesve shpërthen në festë pasi miratohet projektligji për Specialen

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar.

    Me të marrë vesh lajmin, turma e protestuesve pranë Kuvendit kanë shpërthyer në brohorima.

  • Aleanca lëshon sallën, del në shesh

    Aleanca lëshon sallën, del në shesh

    Aleanca lëshon sallën, del në shesh

    Deputetët e Aleancës, pasi kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme ku u votuan ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale, e kanë liruar sallën.

    Ata kanë dalë në shesh, por nuk dihet nëse u janë bashkuar qytetarëve të mbledhur aty.

  • Nis procesi i votimit për presidente të Kosovës

    Edhe 7 minuta kohë për zgjedhjen e presidentes

    Nis procesi i votimit për presidente të Kosovës

    Deputetët po votojnë në shpejtësi pasi ka shumë pak kohë për të zgjedhur presidenten e Kosovës.

    Kanë mbetur vetëm edhe shtatë minuta kohë para se të kalojë afati.

  • Mbi 10 sulme fizike në ditë, punonjësit e transportit publik në Zvicër po nënçmohen nga udhëtarët

    Mbi 10 sulme fizike në ditë, punonjësit e transportit publik në Zvicër po nënçmohen nga udhëtarët

    Punonjësit e transportit publik në Zvicër po përballen gjithnjë e më shpesh me fyerje, kërcënime dhe sulme fizike.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB), ndaj stafit të saj raportohen mesatarisht rreth 10 raste agresioni në ditë.

    Problemi duket se është përkeqësuar pas pandemisë së COVID-19. Përveç sulmeve fizike, punonjësit përballen shpesh me ofendime dhe kërcënime. Megjithatë, jo të gjitha incidentet raportohen, pasi disa punonjës hezitojnë të nisin procedura zyrtare.

    Në vitin 2025, në Zvicër janë regjistruar 718 kallëzime për dhunë ose kërcënime ndaj personelit të transportit publik. Autoritetet vlerësojnë se numri real mund të jetë më i lartë, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Edhe PostAuto ka raportuar rritje të rasteve. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 65 sulme ndaj stafit të drejtimit dhe kontrollit, ndërsa deri në fund të korrikut 2026 numri kishte arritur në 145 raste.

    Incidentet variojnë nga fyerjet dhe kërcënimet deri te sulmet fizike. Në disa raste, punonjësit janë shtyrë, goditur apo kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës.

    SBB ka shtuar masat e sigurisë, përfshirë patrullimet dhe praninë e personelit të sigurisë në trenat dhe linjat ku rreziku konsiderohet më i lartë.

    Punonjësit dhe sindikatat kërkojnë masa më të forta për mbrojtjen e stafit, si dhe më shumë mbështetje për punonjësit që përballen me situata të dhunshme gjatë punës./Telegrafi/

  • Votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

    Votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

    Kuvendi i Kosovës me 88 vota ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Pro ndryshimeve ligjore votuan deputetët nga LVV-ja, PDK-ja, Aleanca dhe ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim. Projektligji u miratua me një amendament.

    Propozimi i PDK-së për ndryshimin e ligjit për Specialen përmban dispozita që synojnë t’ia kufizojnë mandatin lëndor, edhe kohor e edhe territorial kësaj gjykate me seli në Hagë.

    Ligji në fuqi i jep kompetencë gjykatës të vendosë mbi veprat penale të kryera mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, por me ndryshimet e propozuara, synohet të kufizohet juridiksioni në vepra të kryera vetëm pas luftës nga 1 korriku 1999-31 dhjetor 2000.

    Projektligji përcakton edhe cilat vepra penale do të mund të gjykoheshin në Speciale.

    Neni 2 e kufizon juridiksionin në vepra specifike, të lidhura me nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm i organeve, indeve ose qelizave njerëzore, siç identifikohet dhe pretendohet specifikisht në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    Po ashtu, edhe veprat si vrasja e paligjshme, tortura ose trajtimi mizor dhe çnjerëzor i kryer në vendet specifike të ndalimit të emërtuara shprehimisht në Raport, dhe kur akte të tilla janë kryer drejtpërdrejt ose në lidhje të menjëhershme me veprimet e marrjes së organeve.

    “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë juridiksion lëndor mbi krimet e përgjithshme të luftës, krimet kundër njerëzimit ose dhunën politike të kryer në Kosovë që nuk përbëjnë element të drejtpërdrejtë dhe përbërës të akteve specifike të numëruara në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 2 të projektligjit.

    Ndërkaq, neni 6 parasheh që procedurat aktive që nuk bien në juridiksionin e ri të Speciales, e po ashtu edhe aktakuzat e konfirmuara dhe gjykimet, të transferohen në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa kallëzimet penale, hetimet dhe dosjet e ndjekjes, t’i kalojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Për personat e paraburgosur, projektligji i hartuar nga PDK-ja parasheh transferimin në Kosovë.

    “Autoriteti pranues ndërmerr pa vonesë veprimet e nevojshme që personi të paraqitet para gjyqtarit kompetent jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e tij në territorin e Kosovës. Gjykata kompetente shqyrton në mënyrë të pavarur ligjshmërinë dhe nevojën e vazhdimit të privimit nga liria dhe vendos për paraburgimin ose masat alternative sipas Kodit të Procedurës Penale”, parashihet në projektligj. Një nen tjetër përcakton që Specialja të mund t’i shqiptojë një personi të dënuar dënim me burgim në kohëzgjatje jo më të gjatë se 15 vjet. Ndërsa, neni 17 parasheh se të dënuarit me aktgjykim të formës së prerë mund të jenë subjekt i faljes individuale nga presidenti i Kosovës.

    Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit me 81 vjet heqje lirie.

  • "UÇK, UÇK" - Turma e protestuesve shpërthen në festë pasi miratohet projektligji për Specialen

    “UÇK, UÇK” – Kalon ligji për Specialen, turma e protestuesve shpërthen në festë

    "UÇK, UÇK" - Turma e protestuesve shpërthen në festë pasi miratohet projektligji për Specialen

    Me të marrë vesh lajmin, turma e protestuesve pranë Kuvendit kanë shpërthyer në brohorima.

  • Justina Shiroka-Pula pranon kandidaturën për presidente

    Justina Shiroka-Pula pranon kandidaturën për presidente

    Justina Shiroka-Pula pranon kandidaturën për presidente

    Kandidatja për presidente e propozuar nga LVV, Justina Shiroka-Pula e ka pranuar kandidaturën.

    Kështu ka mësuar emisioni Rubikon në Klan Kosova.

  • Edhe LDK-ja shkon në seancë

    Edhe LDK-ja shkon në seancë

    Edhe LDK-ja shkon në seancë

    Deputetët e VV-së, PDK-së dhe Aleancës kanë nisur të mbushin sallën e Kuvendit të Kosovës.

    Gjithashtu, edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të shkojnë në seancë.

    Kuvendi pritet të miratojë Projektligjin në lexim të dytë dhe ta votojë presidentin e vendit.

  • Edhe LDK-ja shkon në seancë

    Edhe LDK-ja shkon në seancë

    Edhe LDK-ja shkon në seancë

    LDK-ja ia ka konfirmuar Klan Kosovës se është duke vajtur në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.

    “Sapo ma ka konfirmuar z. Abdixhiku se vendimi i LDK-së është që të shkojnë në seancë. ‘Nuk jemi pjesë e marrëveshjes po themi, por në seancë do ta themi qëndrimin tonë’”, tha Adriatik Kelmendi në Rubikon.