Author: Momenti

  • Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve e uron ish-homologen Shiroka-Pula

    Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve e uron ish-homologen Shiroka-Pula

    Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve e uron ish-homologen Shiroka-Pula

    Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU), akademiku Velimir Neidhardt, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.

    Në urim të Akademisë Kroate përmendet fakti që Shiroka Pula kishte qenë për vizitë në Kroaci para pak kohësh.

    “Presidentja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademikja Justina Shiroka-Pula, u zgjodh sot Presidente e Republikës së Kosovës. Vetëm dy javë më parë, më 24 shtator, ajo ishte në Zagreb dhe vizitoi Akademinë Kroate të Shkencave dhe Arteve.”, thuhet në urimin e kësaj akademie.

    Shiroka Pula deri në zgjedhjen e saj si presidente e Kosovës një natë më parë, ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. /Klankosova.tv

  • MPB: Sanksionohet shoferi që pengoi qarkullimin në qendër të Shkupit

    MPB: Sanksionohet shoferi që pengoi qarkullimin në qendër të Shkupit

    MPB Maqedoni njofton se është sanksionuar shoferi i cili me automjet pengonte qarkullimin në qendër të Shkupit. Nga MPB thonë se ai është identifikuar dhe është thirrur në stacion policor.

    “Lidhur me videon e shpërndarë në një pjesë të mediave sociale, në të cilën shihet se si një automjet i udhëtarëve më 05.10.2026 pengon lëvizjen e automjeteve të tjera në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, në kryqëzimin e rr. „11 Tetori“, rr. „Dame Gruev“ dhe rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“, sot (07.10.2026), në SPB Shkup është thirrur N.V., pronari i automjetit të udhëtarëve „Golf“, me targa të Shkupit”.

    “Nga ana e SPB Shkup ndaj N.V. janë ndërmarrë masa sipas nenit 3, paragrafi 3 të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor”, thonë nga MPB Maqedoni.

  • Ferdinand nuk përmbahet pas sulmit ndaj Ronaldos: Terminologji e çmendur!

    Ferdinand nuk përmbahet pas sulmit ndaj Ronaldos: Terminologji e çmendur!

    Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik ndaj yllit portugez.

    Sulmuesi 41-vjeçar u largua më herët nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pasi trajneri Jorge Jesus vendosi të mos e aktivizonte në ndeshjen ndaj Norvegjisë më 27 shtator.

    Të mërkurën, Ronaldo publikoi një deklaratë ku akuzoi Jesusin se kishte shkelur premtimet që i kishte bërë.

    Pas kësaj, Ferdinand rishpërndau në rrjetin social X një artikull të “The Mirror”, të shkruar nga Harry Brent, me titullin kritik ndaj Ronaldos.

    Artikulli e cilësonte Ronaldon si “narcisist” dhe kërkonte që ai të lihej jashtë Kombëtares së Portugalisë pas deklaratës së tij të gjatë.

    Ferdinand reagoi ashpër ndaj këtij përshkrimi.

    “‘Narcisist’? Terminologji e çmendur për t’u përdorur për dikë që i ka dhënë kaq shumë futbollit dhe vendit të tij.”

    “Harry Brent, mblidhe pak mendjen!”, shkroi Ferdinand në llogarinë e tij në X.

    Ndërkohë, ende është e paqartë se çfarë dënimi do t’i jep Federata Portugeze Ronaldos, ose nëse lojtari do të jetë i disponueshëm për t’u ftuar për ndeshjet e nëntorit./Telegrafi/

  • Porsche konfirmon hipermakinën e re me motor në mes, pasardhësi i 918 Spyder po bëhet realitet

    Porsche konfirmon hipermakinën e re me motor në mes, pasardhësi i 918 Spyder po bëhet realitet

    Porsche po zhvillon një hipermakinë të re me motor të vendosur në mes, duke hapur rrugën për rikthimin e kompanisë gjermane në majën e segmentit të makinave ekzotike, më shumë se një dekadë pas përfundimit të prodhimit të 918 Spyder.

    Në mars, Porsche kishte konfirmuar se po shqyrtonte një makinë të re sportive të pozicionuar mbi 911. Në atë kohë bëhej fjalë vetëm për një mundësi, pasi kompania po vlerësonte koncepte të ndryshme GT dhe hipermakinash.

    Por gjatë Capital Markets Day 2026, Porsche e bëri shumë më konkrete këtë ide, duke konfirmuar se po punon në një platformë për një supermakinë sportive me motor në mes, e cila do të mundësojë krijimin e një linje modelesh të pozicionuara mbi 911.

    Kjo do të thotë se Porsche nuk po mendon thjesht për një model të vetëm. Shprehja “linjë modelesh” lë të hapur mundësinë që në të ardhmen të ketë variante të ndryshme, përfshirë një coupé, një roadster apo versione të tjera të derivuara nga e njëjta platformë.

    Detajet teknike ende mbahen sekret, por konfirmimi i motorit në mes tregon se bëhet fjalë për një arkitekturë krejtësisht të re dhe jo thjesht për një 911 më ekstrem, transmeton Telegrafi.

    Ndryshe nga koncepti Mission X i vitit 2023, i cili parashikonte një sistem tërësisht elektrik, hipermakina e re pritet të përdorë një motor me djegie të brendshme. Porsche ende nuk ka konfirmuar llojin e motorit, por disa raporte kanë përmendur një konfigurim flat-eight, me tetë cilindra boxer.

    Për momentin, megjithatë, kjo mbetet vetëm një mundësi e raportuar dhe jo një specifikë zyrtare.

    Një tjetër hap i rëndësishëm pritet më 15 tetor, kur Porsche do të prezantojë konceptin Mission S, i cili pritet të shërbejë si pararendës i hipermakinës së ardhshme. Pikërisht atëherë mund të mësohen më shumë detaje për sistemin e fuqisë.

    Sipas raportimeve, motori pritet të zhvillohet nga vetë Porsche, pa bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Lamborghini apo Audi.

    Hipermakina e re do të jetë një pasardhëse shpirtërore e 918 Spyder, prodhimi i së cilës përfundoi në vitin 2015. Rikthimi në këtë segment vjen në një kohë kur Porsche po ndryshon edhe strategjinë e saj të biznesit.

    Kompania ka prezantuar filozofinë “Value over Volume”, që nënkupton më pak fokus te rritja e numrit të automjeteve të shitura dhe më shumë te modelet me marzhe të larta fitimi, personalizimi dhe pajisjet opsionale me vlerë të lartë.

    Në këtë kuadër, Porsche planifikon të zgjerojë ndjeshëm praninë në segmentet D dhe E, ndërsa synon që pesha e këtyre modeleve në portofolin e përgjithshëm të rritet me rreth 45 për qind.

    Kompania kishte shqyrtuar më herët edhe mundësinë e një gran tourer-i të ri, i cili do të kombinonte karakteristikat sportive me komoditetin për udhëtime të gjata dhe do të pozicionohej ndryshe nga Panamera. Ende nuk është konfirmuar nëse ky projekt do të hyjë në prodhim.

    Porsche synon që deri në vitin 2030 të prezantojë një makinë të re çdo vit. Në plan përfshihen versionet elektrike të 718 Boxster dhe Cayman në vitin 2027, ndërsa në vitin 2028 pritet një pasardhës i Macan-it me motor me djegie dhe variante hibride plug-in.

    Ndërkohë, SUV-i i ri me tri radhë ulësesh, i cili do të pozicionohej mbi Cayenne, mbetet ende në fazën e shqyrtimit dhe nuk është miratuar përfundimisht.

    Me hipermakinën e re me motor në mes në qendër të kësaj strategjie, Porsche duket se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në segmentin më ekskluziv të automobilizmit. Nëse planet realizohen, pasardhësi i 918 Spyder mund të bëhet një prej modeleve më të rëndësishme të kompanisë në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

  • OnePlus Ace 7 zbulohet sërish, mund të jetë OnePlus 16R për tregjet ndërkombëtare

    OnePlus Ace 7 zbulohet sërish, mund të jetë OnePlus 16R për tregjet ndërkombëtare

    Detajet për OnePlus Ace 7 kanë rrjedhur sërish online, duke dhënë një ide më të qartë për specifikat e telefonit të ardhshëm të kompanisë kineze. Modeli mund të jetë veçanërisht interesant për tregjet ndërkombëtare, pasi pritet të shitet jashtë Kinës me një emër tjetër.

    Sipas një informatori në rrjetin social X, OnePlus Ace 7 do të fuqizohet nga çipi i ri Snapdragon 8 Elite Gen 5, i shoqëruar me një sistem aktiv ftohjeje me ventilator të integruar, transmeton Telegrafi.

    Telefoni thuhet se do të ketë ekran 6.78-inç LTPS OLED, me dizajn të sheshtë, rezolucion “1.5K” dhe një frekuencë jashtëzakonisht të lartë rifreskimi prej 185Hz.

    Në pjesën e kamerave, pajisja pritet të sjellë një kamerë kryesore prej 200 MP, ndërsa kamera telefoto periskopike prej 50 MP do të ofrojë zoom optik 3.5x. Kjo kamerë pritet të përdorë sensorin Samsung ISOCELL JN5. Për selfie, OnePlus Ace 7 thuhet se do të ketë kamerë të përparme prej 16 MP.

    Një tjetër pikë e fortë pritet të jetë bateria. Sipas rrjedhjeve, telefoni do të pajiset me një bateri gjigante prej 9,000 mAh, e cila do të mbështesë karikim të shpejtë me kabllo deri në 100W.

    Pajisja pritet të ketë gjithashtu një lloj rezistence ndaj ujit, megjithëse detajet dhe certifikimi konkret ende nuk janë bërë të ditura.

    OnePlus zakonisht i shet modelet e serisë Ace jashtë Kinës me emërtimin R. Për këtë arsye, Ace 7 mund të mbërrijë në tregun indian si OnePlus 16R, duke pasuar OnePlus 15R të prezantuar vitin e kaluar.

    Nëse këto specifika konfirmohen, OnePlus Ace 7/16R do të synojë të kombinojë performancën e lartë, ekranin me frekuencë shumë të lartë rifreskimi dhe një bateri jashtëzakonisht të madhe, duke e bërë atë një nga modelet më interesante të kompanisë për gjeneratën e ardhshme. /Telegrafi/

  • David Silva rikthehet nga pensionimi pas tre vitesh, 40-vjeçari firmos në një klub nga Hong Kongu

    David Silva rikthehet nga pensionimi pas tre vitesh, 40-vjeçari firmos në një klub nga Hong Kongu

    David Silva po përgatitet për një rikthim të bujshëm në futboll, tri vjet pasi i dha fund karrierës profesionale.

    Legjenda e Manchester Cityt dhe ish-reprezentuesi i Spanjës ka nënshkruar kontratë afatshkurtër me skuadrën Supreme Shatin nga Hong Kongu, duke vendosur të rikthehet në fushë në moshën 40-vjeçare.

    Silva e kishte mbyllur karrierën në vitin 2023, kur ishte pjesë e Real Sociedadit. Që nga atëherë, spanjolli kishte qëndruar jashtë futbollit profesionist, por tash ka vendosur t’i rikthehet lojës në një aventurë krejtësisht të re.

    Supreme Shatin, që garon në Premier League të Hong Kongut, ka bërë të ditur transferimin e tij, ndërsa pritet që Silva të debutojë gjatë muajit të ardhshëm.

    Rikthimi i tij pritet të tërheqë vëmendje të madhe, jo vetëm në Hong Kong, por edhe në futbollin evropian, për shkak të karrierës së jashtëzakonshme që spanjolli ndërtoi gjatë më shumë se dy dekadave.

    Silva ishte një prej figurave kryesore të epokës së artë të Manchester Cityt, ku luajti nga viti 2010 deri më 2020. Me klubin anglez fitoi katër tituj të Premier Leagues, dy FA Cup, pesë League Cup dhe tre Community Shield.

    Ai e nisi karrierën te Valencia, ndërsa më pas luajti i huazuar te Eibar dhe Celta Vigo, para se të rikthehej në Valencia dhe të transferohej në Manchester City.

    Pas një dekade në Angli, Silva vazhdoi karrierën në Spanjë te Real Sociedad, ku edhe e zhvilloi ndeshjen e fundit si futbollist profesionist në vitin 2023.

    Me kombëtaren e Spanjës, Silva zhvilloi 125 paraqitje dhe shënoi 35 gola. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2008 dhe Kupën e Botës në vitin 2010.


    Tash, pas tri vitesh larg futbollit profesionist, një prej mesfushorëve më elegantë të gjeneratës së tij do ta provojë veten në një kapitull krejtësisht të ri të karrierës. /Telegrafi/

  • Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm (VIDEO)

    Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm (VIDEO)

    Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm (VIDEO)

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka përshkruar personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Ai thënë se ideologjia e Kurtit është autoritare dhe me tendencë totalitare.

    Molliqaj në emisionin “DPT Te Fidani” tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është i paparashikueshëm nga aspekti taktik dhe strategjik.

    Por, sipas tij, Kurti është i parashikueshëm vetëm në kuadër të ideologjisë së tij.

    “Thelbi i pushtetit të Albin Kurtit është i rrezikshëm. E kur është i rrezikshëm, aty s’ka kritere për idenë e tij. As gjaku, as dëshmori, as e ardhmja, as kërkush. Dhe, kjo nuk ka të bëjë me Albin Kurtin, si djalë i dikujt ose si i rritur në Prishtinë, kjo ka të bëjë me idetë e Albin Kurtit, të cilat janë ku të duash. Tek ai është personifikuar personaliteti i Albin Kurtit. Prandaj, kushdo që mendon që Albin Kurti mund të kuptohet nga gjestet, nga historia, e ka gabim. Albin Kurti kuptohet nga strategjia e taktika. E di ka njerëz që mendojnë që dinë strategji e taktikë, teorinë e lojës e luajnë mirë, e ka. As aty nuk e gjen. Albin Kurti kuptohet dhe shpjegohet veç përmes ideologjisë, të cilën ai e ka përqafuar. Veç aty është i parashikueshëm… Ideologjia e tij është autoritare edhe me tendencë totalitare që nuk njeh demokracinë dhe që është subjekti i fundit i historisë në kuptimin që historia i ka dhënë një detyrë këtij me krye. Në kuadër të kësaj lejohet gjithçka”, tha ai.

  • Çitaku ndan pamje nga viti 2014 në Vatikan, shfaqet krah tre presidentëve

    Çitaku ndan pamje nga viti 2014 në Vatikan, shfaqet krah tre presidentëve

    Çitaku ndan pamje nga viti 2014 në Vatikan, shfaqet krah tre presidentëve

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka ndarë në Facebookun e saj një fotografi nga viti 2014 në Vatikan.

    Aty shihet pranë presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-presidentes Atifete Jahjaga.

    “27 prill 2014 Vatikan”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv

  • Trondit Franceska: “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”

    Trondit Franceska: “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”

    Trondit Franceska: “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Franceska Murati, ka përjetuar së fundmi një moment që e ka cilësuar si të frikshëm, e të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj, nëpërmjet një instastory.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati ka treguar se për pak sekonda, teksa ishte e përqendruar në telefon, rrezikoi të pësonte një aksident.

    “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”, ka shkruar Murati krahas fotografisë së publikuar.

  • Gjatë rinovimit të shtëpisë gjendet kuleta e humbur 51 vjet më parë

    Gjatë rinovimit të shtëpisë gjendet kuleta e humbur 51 vjet më parë

    Një projekt rinovimi në një shtëpi në Nova Scotia të Kanadasë ka çuar në një zbulim të pazakontë: një kuletë që pronari e kishte humbur 51 vjet më parë.

    Marangozi Matty Goldsmith ishte duke punuar së bashku me ekipin e tij në një shtëpi në Victoria Road, në Dartmouth, kur gjeti kuletën poshtë dyshemesë.

    Brenda saj ndodheshin patenta e shoferit, karta e studentit të Dartmouth High School dhe një certifikatë lindjeje e shkruar me dorë. Në kuletë kishte gjithashtu një kartëmonedhë prej një dollari dhe një biletë për një shfaqje teatrale të veprës Hamlet, të zhvilluar në vitin 1975.

    Goldsmith publikoi fotografi dhe informacione për kuletën në rrjetet sociale, në përpjekje për të gjetur pronarin e saj. Postimi tërhoqi vëmendjen e Donna Gilroy, e cila i njohu menjëherë sendet si ato të bashkëshortit të saj, Richard Gilroy.

    @cbcns An accidental discovery at a house renovation site in Dartmouth, N.S., and a social media post have reunited a wallet lost 51 years ago with its owner. While renovating a house for his company on Victoria Road, carpenter Matty Goldsmith found a wallet under the old floors — and he was determined to find the owner. #news#novascotia#halifax #cbcnews #construction ♬ original sound – CBC Nova Scotia

    Kuleta iu kthye Gilroyt, i cili tani është 68 vjeç, vetëm tri ditë pasi u gjet, transmeton Telegrafi.

    Gilroy tha se e kujton se e kishte humbur kuletën në atë shtëpi rreth 51 vjet më parë, megjithëse disa prej sendeve që ndodheshin brenda saj e befasuan.

    Ai tha se nuk e kujton të ketë marrë pjesë në shfaqjen e Hamlet në vitin 1975, por një detaj i biletës i bëri përshtypje: çmimi i saj ishte vetëm 1.50 dollarë.

    Pas më shumë se pesë dekadash nën dyshemenë e shtëpisë, kuleta dhe përmbajtja e saj u rikthyen te pronari, duke i dhënë fund një historie të pazakontë të nisur në vitin 1975. /Telegrafi/