Author: Momenti

  • Aksident i rëndë në punë: Humb jetën i moshuari shqiptar, e zunë materialet e rënda

    Aksident i rëndë në punë: Humb jetën i moshuari shqiptar, e zunë materialet e rënda

    Aksident i rëndë në punë: Humb jetën i moshuari shqiptar, e zunë materialet e rënda

    73-vjeçari Ylli Shakaj ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar në Vlorë.

    Mësohet se Shakaj, pronar i këtij aktiviteti, ishte duke shkarkuar një kamion me panele të ndryshme, kur për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar dhe e kanë zënë poshtë.

    Top Channel raporton se në vendngjarje pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën materiale.

    Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Haziri s’përmbahet: Dje u zbulua fytyra e pushtetit, turp i dheut trajtimi ndaj veteranëve

    Haziri s’përmbahet: Dje u zbulua fytyra e pushtetit, turp i dheut trajtimi ndaj veteranëve

    Haziri s’përmbahet: Dje u zbulua fytyra e pushtetit, turp i dheut trajtimi ndaj veteranëve

    Organizatori i protestës ‘Jo në emrin tim!’, Çlirim Haziri në fjalën e tij, deklaroi se gjatë protestës së djeshme, sipas tij, ra perdja e fundit të fytyrës së pushtetit në vend.

    Ai tha se turpi më i madh i ditës së hënë, sipas tij, ishte rrahja e pamëshirshme e veteranëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

    “Motra e vëllezër, qytetarë të lënduar por të pathyeshëm, qytetarë të qëndresës. Dita e djeshme zbuloi fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Dje ra edhe perdja e fundit, rinia e këtij vendi hodhi fishekzjarre në shenjë proteste, por përgjigjen që e mori nga shteti ynë ishte shkopi i hekurt i pushtetit. Me urdhër të Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës, dje u gjakosën sheshet e Prishtinës, u rrahën qytetarët e u goditën familjarët e dëshmorëve, por më e dhimbshmja, turpi më i rëndë që ka parë ndonjëherë faqja e dheut, u rrahën pamëshirshëm veteranët e UÇK-së”, tha ai.

  • Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

    Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

    Më shumë se 4,500 “përfitues të rremë” të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore u zbuluan gjatë kontrolleve të kryera nga institucionet kompetente, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

    Sipas Mickoskit, midis personave për të cilët janë paguar fonde nga buxheti i shtetit ka pasur të ndjerë, qytetarë të zhvendosur, si dhe përfitues fiktivë.

    “Deri më tani, kemi më shumë se 4500, pra jo 45, jo 450, por 4500 përfitues të rremë të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore”, tha Mickoski.

    Ai theksoi se pas analizave dhe kontrolleve të kryera në terren, shuma për pagesë këtë muaj është rreth 200 milionë denarë më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    “Si është e mundur kjo? Është e mundur sepse përfituesit ishin, për fat të keq, persona të vdekur, persona të zhvendosur, persona të rremë e kështu me radhë”, tha kryeministri.

    Sipas vlerësimeve të tij, më shumë se një miliard denarë shpenzoheshin çdo vit për pagesa të tilla nga buxheti i shtetit, dhe në disa llogaritje shuma arriti deri në 1.5 miliardë denarë.

    Mickoski theksoi se kontrollet ende nuk janë përfunduar plotësisht. Siç theksoi ai, afërsisht një e pesta deri në një të gjashtën e numrit të përgjithshëm të përfituesve ende duhet të kontrollohen.

    Ai njoftoi se kontrollet nuk do të përfundojnë vetëm me ndihmën minimale të garantuar dhe sigurimet shoqërore, por se do të ketë kontrolle edhe në fusha të tjera, duke treguar sektorin e shëndetësisë.

    Kryeministri vlerësoi se efekti financiar i kontrolleve deri më tani arrin në rreth 25 milionë euro në vit.

    “Dikush do të thotë: ‘Në rregull, pra ky është vetëm një kontroll i thjeshtë, për çfarë lloj reforme po flisni?’ Një reformë që është 25 milionë euro”, tha Mickoski.

    Sipas tij, nëse arrihen kursime në sektorë të tjerë përmes kontrolleve dhe masave të ngjashme, fondet e liruara mund të drejtohen drejt investimeve kapitale, të cilat do të kontribuonin më tej në krijimin e kushteve më të mira për investime të reja dhe zhvillim ekonomik.

  • PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e Ligjit për Specialen

    PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e Ligjit për Specialen

    Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Kryetares së Kuvendit që të thërrasë me urgjencë seancën plenare për përmbylljen e miratimit të ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe historinë tonë.

    PDK thekson se institucionet dhe përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veprojnë pa vonesë.

    “Ky moment kërkon vendimmarrje në interes të shtetit dhe përmbushje të detyrimeve ndaj përpjekjeve të popullit tonë për liri.

    PDK e ka iniciuar këtë ligj pas takimeve dhe konsultimeve me të gjitha partitë politike shqiptare, me bindjen se mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është përgjegjësi e përbashkët shtetërore. Ky ligj është më i madh se secila parti: ai lidhet drejtpërdrejt me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Prandaj, miratimi i tij kërkon unitet politik dhe përgjegjësi ndaj vendit.

    Për PDK-në, prioriteti i menjëhershëm është përmbyllja e miratimit të ligjit në dy lexime. Kuvendi duhet ta përfundojë këtë proces pa zvarritje të mëtejshme dhe t’i japë përgjigje kërkesës së qytetarëve për mbrojtje të denjë të çlirimtarëve”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

    PDK rithekson se nuk ka asnjë pengesë ligjore apo procedurale për miratimin e këtij ligji.

    “Pengesë nuk paraqet as opinioni i vetë Qeverisë. Nuk ka as arsye politike që ky proces të mbetet i papërfunduar: nëse ka pasur vota të mjaftueshme për miratimin në lexim të parë, i njëjti vullnet duhet të dëshmohet edhe në lexim të dytë.

    Kjo kauzë kombëtare nuk duhet të shndërrohet në pazar politik apo të përdoret për kushtëzime partiake. Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve kërkon dinjitet, përgjegjësi dhe vendimmarrje.

    Gjithashtu, PDK dënon ashpër dhunën joproporcionale të ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj protestuesve. Ushtrimi i dhunës jashtë standardeve të ndërhyrjes policore është i dënueshëm dhe krejtësisht i papranueshëm”, thuhet më tej.

    “PDK kërkon nga Qeveria, Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Brendshme të ndalin menjëherë veprimet e tyre jashtë rolit dhe kompetencave të tyre kushtetuese e ligjore dhe të mos e nxisin apo përdorin Policinë për ta shtypur me dhunë protestën dhe kërkesën e drejtë të qytetarëve. Asnjë urdhër politik nuk mund ta justifikojë përdorimin e forcës joproporcionale që mbrëmë ka lënë të lënduar shumë qytetarë.

    PDK shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për secilin qytetar të lënduar gjatë protestës në këtë kauzë kombëtare”, thuhet më tej.

    Kjo parti thekson se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe do t’i adresojë në Inspektoratin Policor të Kosovës të gjitha rastet e evidentuara të dhunës dhe tejkalimit të autorizimeve. /Telegrafi/

  • Jashari: Sheshet janë të mbushura me “Jo në emrin tim”, institucionet të marrin vendimin e duhur

    Jashari: Sheshet janë të mbushura me “Jo në emrin tim”, institucionet të marrin vendimin e duhur

    Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për bashkim dhe unifikim, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin, siç tha ai, vendimin e duhur lidhur me Gjykatën Speciale.

    Jashari tha se kërkesa e tyre ka qenë për bashkim dhe unifikim, ndërsa theksoi se sheshet janë mbushur me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.

    “Që nga vendimi fillestar, sheshet janë të mbushura me ‘Jo në emrin tim’. Kërkesa jonë ka qenë thirrje për bashkim e unifikim dhe në të drejtën tonë. Institucionet e vendit duhet ta marrin vendimin e duhur”, tha Jashari, raporton Telegrafi.

    Ai kërkoi që Kuvendi të procedojë dhe të miratojë një ligj që, sipas tij, do ta shfuqizonte Gjykatën Speciale, të cilën e akuzoi se ka goditur krerët e UÇK-së me, siç u shpreh, “akuza të pabëra”.

    “Sot të sillet ligji e të kalojë edhe në leximin e dytë me një që e shfuqizon Gjykatën Speciale, e cila i goditi krerët e UÇK-së me akuza të pabëra. Këtë gjykatë që goditi mbi historinë e kombit shqiptar e mbi të gjitha në shtetësinë e Kosovës”, tha ai.

    Jashari iu drejtua edhe Policisë së Kosovës, duke kërkuar nga zyrtarët që kanë dhënë urdhra të kenë kujdes, ndërsa tha se ka informacione për persona të lënduar dhe veteranë që, sipas tij, ndodhen në stacione policore.

    “I bëj thirrje policisë dhe atyre që dhanë urdhra, pasi kemi informacione që kemi të lënduar në numër të madh dhe kemi informacione që kemi veteranë që janë nëpër stacione policore. Policia është e jona dhe të gjithë ne që jemi këtu e respektojmë, në kulminacion uniformën”, deklaroi Jashari. /Telegrafi/

  • Aramco paralajmëron: Rezervat globale të naftës janë të ulëta, duhen deri në dy vjet për t’u rikthyer

    Aramco paralajmëron: Rezervat globale të naftës janë të ulëta, duhen deri në dy vjet për t’u rikthyer

    Rezervat globale të naftës kanë rënë në nivele alarmante dhe mund të duhen deri në dy vjet për t’u rikthyer, edhe nëse qarkullimi përmes ngushticës së Hormuzit normalizohet plotësisht, ka paralajmëruar Amin Nasser, drejtori ekzekutiv i Saudi Aramco-s.

    Duke folur të hënën në Forumin e Inteligjencës së Energjisë në Londër, Nasser tha se sistemi global i furnizimit me naftë po i afrohet kufijve të tij, pas muajsh ndërprerjesh të shkaktuara nga lufta në Iran dhe mbyllja pothuajse e plotë e ngushticës së Hormuzit.

    Hormuzi është një prej korridoreve më të rëndësishme energjetike në botë, ndërsa ndërprerja e flukseve përmes tij ka goditur furnizimet dhe ka rritur presionin mbi tregjet e naftës dhe karburanteve, transmeton Telegrafi.

    “Jastëku i qëndrueshmërisë së furnizimit është alarmantësisht i vogël”, tha Nasser, duke paralajmëruar se rezervat e emergjencës mund t’i japin tregut kohë për të kaluar një dimër, por nuk mund të zgjidhin problemet afatgjata të ofertës dhe kërkesës.

    Sipas tij, bota hyri në krizë me rreth 10 miliardë fuçi naftë në rezerva globale. Që atëherë, janë humbur gati 3 miliardë fuçi furnizim, ndërsa më shumë se 1 miliard fuçi janë tërhequr nga rezervat për të kompensuar mungesën.

    Nasser theksoi se shifra totale e rezervave mund të jetë mashtruese, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk është realisht e disponueshme për tregun. Sipas vlerësimeve të tij, kanë mbetur më pak se 6 miliardë fuçi rezerva komerciale, ndërsa pjesa më e madhe e këtij vëllimi nuk mund të përdoret praktikisht në mënyrë të menjëhershme.

    Kjo e bën edhe më të rëndësishëm vendimin e vendeve të G7 për të nxjerrë në treg 100 milionë fuçi naftë bruto dhe naftë dizel nga rezervat emergjente. Masa synon të lehtësojë presionin mbi furnizimet globale, por Nasser paralajmëroi se ajo është vetëm një zgjidhje afatshkurtër.

    “Rezervat emergjente mund të na blejnë një dimër. Ato nuk mund ta rregullojnë furnizimin afatgjatë”, tha ai.

    Edhe nëse ngushtica e Hormuzit rihapet plotësisht, sipas Nasserit, do të duhet kohë për të rindërtuar rezervat ndërsa njëkohësisht duhet të plotësohet kërkesa e vazhdueshme globale për naftë. Për këtë arsye, procesi mund të zgjasë deri në dy vjet.

    Megjithatë, disa nga eksportet e naftës nga Gjiri i Lindjes së Mesme kanë nisur të rikuperohen. Sipas të dhënave të kompanisë së gjurmimit detar Kpler, eksportet e naftës bruto nga rajoni, duke përjashtuar Iranin, u rikthyen në shtator në nivele të ngjashme me mesataren para luftës.

    Një faktor i rëndësishëm ka qenë përdorimi i rrugëve alternative. Një pjesë më e madhe e eksporteve po shmang tani Hormuzin përmes tubacioneve dhe korridoreve të tjera, veçanërisht atyre në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Nasser tha se Aramco po përpiqet gjithashtu të reduktojë varësinë nga një kanal i vetëm transporti, duke kërkuar rrugë të reja për eksportin e naftës dhe kapacitete shtesë magazinimi jashtë vendit.

    Paralajmërimi i kreut të Aramco-s vjen ndërsa edhe drejtues të tjerë të industrisë së energjisë kanë paralajmëruar për dobësimin e rezervave globale dhe presionin në rritje mbi tregjet e naftës dhe karburanteve.

  • Xhavit Jashari kërkon unifikim: Ligji për Specialen të kalojë sot edhe në lexim të dytë

    Xhavit Jashari kërkon unifikim: Ligji për Specialen të kalojë sot edhe në lexim të dytë

    Xhavit Jashari kërkon unifikim: Ligji për Specialen të kalojë sot edhe në lexim të dytë

    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka bërë thirrje për unifikim dhe që deputetët e Kuvendit të marrin vendimin e duhur lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Jashari tha se e drejtë e institucioneve dhe deputetëve të Kuvendit është që të marrin vendimin që, sipas tij, duhet të merret sot.

    Ai kërkoi që Ligji për Dhomat e Specializuara të sillet dhe të kalojë edhe në lexim të dytë, njofton Klankosova.tv

    “Për unifikim dhe para le ta marrin vendimin e duhur. E drejta jonë, e sidomos e institucioneve dhe deputetëve të Parlamentit, është që të marrin vendimin e duhur. Ai vendim është që sot të vendoset, të sillet Ligji dhe të kalojë edhe në lexim të dytë, me një nen që e shfuqizon Gjykatën Speciale, këtë gjykatë që goditi krerët e UÇK-së, me akuza, këtë gjykatë që goditi në luftën e lavdishme të Kosovës, e mbi të gjitha goditi në shtetësinë e Kosovës”, tha Jashari.

  • Veteranët i reagojnë ashpër Kurtit e Sveçlës: Goditët UÇK-në me uniformën e shtetit!

    Veteranët i reagojnë ashpër Kurtit e Sveçlës: Goditët UÇK-në me uniformën e shtetit!

    Veteranët i reagojnë ashpër Kurtit e Sveçlës: Goditët UÇK-në me uniformën e shtetit!

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas përleshjeve në protestën e djeshme në Prishtinë, duke kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës ndaj veteranëve dhe protestuesve.

    Në reagimin e saj, OVL UÇK e ka cilësuar ngjarjen si “njollë të rëndë mbi institucionet e Republikës së Kosovës” dhe ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

    Në reagim, organizata ka akuzuar Kurtin e Sveçlën se “dje e goditën UÇK-në me uniformën e shtetit”.

    Sipas OVL UÇK-së, veteranët që protestuan janë përballur me dhunë nga Policia e Kosovës, ndërsa organizata kërkon hetim për veprimet e zyrtarëve policorë dhe përgjegjësi për personat që kanë dhënë urdhrat.

  • PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën

    PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën

    PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën

    Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Kryetares së Kuvendit që të thërrasë me urgjencë seancën plenare për përmbylljen e miratimit të ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe historinë.

    Sot, institucionet dhe përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veprojnë pa vonesë.

    “Ky moment kërkon vendimmarrje në interes të shtetit dhe përmbushje të detyrimeve ndaj përpjekjeve të popullit tonë për liri”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    PDK thotë se ka iniciuar këtë ligj pas takimeve dhe konsultimeve me të gjitha partitë politike shqiptare, me bindjen se mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është përgjegjësi e përbashkët shtetërore. Ky ligj është më  i madh se secila parti: ai lidhet drejtpërdrejt me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Prandaj, miratimi i tij kërkon unitet politik dhe përgjegjësi ndaj vendit.

    “Për PDK-në, prioriteti i menjëhershëm është përmbyllja e miratimit të ligjit në dy lexime. Kuvendi duhet ta përfundojë këtë proces pa zvarritje të mëtejshme dhe t’i japë përgjigje kërkesës së qytetarëve për mbrojtje të denjë të çlirimtarëve”.

    PDK ritheksoi se nuk ka asnjë pengesë ligjore apo procedurale për miratimin e këtij ligji. Pengesë nuk paraqet as opinioni i vetë Qeverisë. Nuk ka as arsye politike që ky proces të mbetet i papërfunduar: nëse ka pasur vota të mjaftueshme për miratimin në lexim të parë, i njëjti vullnet duhet të dëshmohet edhe në lexim të dytë. 

    “Kjo kauzë kombëtare nuk duhet të shndërrohet në pazar politik apo të përdoret për kushtëzime partiake. Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve kërkon dinjitet, përgjegjësi dhe vendimmarrje”.

    Gjithashtu, PDK dënoi ashpër dhunën joproporcionale të ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj protestuesve. Ushtrimi i dhunës jashtë standardeve të ndërhyrjes policore është i dënueshëm dhe krejtësisht i papranueshëm.

    “Protesta është e drejtë e çdo qytetari. Qytetarët kanë të drejtë të shprehin kundërshtimin ndaj vendimit në Hagë dhe të kërkojnë miratimin e ligjit në lexim të dytë. Kjo e drejtë duhet të respektohet dhe të mbrohet nga institucionet. PDK kërkon nga Qeveria, Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Brendshme të ndalin menjëherë  veprimet e tyre jashtë rolit dhe kompetencave të tyre kushtetuese e ligjore dhe të mos e nxisin apo përdorin Policinë për ta shtypur me dhunë protestën dhe kërkesën e drejtë të qytetarëve. Asnjë urdhër politik nuk mund ta justifikojë përdorimin e forcës joproporcionale që mbrëmë ka lënë të lënduar shumë qytetarë”, thuhet në njoftim.

    PDK shprehu po ashtu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për secilin qytetar të lënduar gjatë protestës në këtë kauzë kombëtare.

    “PDK do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe do t’i adresojë në Inspektoratin Policor të Kosovës të gjitha rastet e evidentuara të dhunës dhe tejkalimit të autorizimeve. Kërkojmë hetim të plotë dhe llogaridhënie për përgjegjësinë në urdhërimin dhe zbatimin e këtyre veprimeve”.

  • Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, kryetari Hamza akoma në selinë e partisë

    Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, kryetari Hamza akoma në selinë e partisë

    Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, kryetari Hamza akoma në selinë e partisë

    Të gjithë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës tashmë kanë dalë nga selia e partisë dhe kanë shkuar te Kuvendi, ndërsa kreu i tyre vazhdon të qëndrojë aty.

    Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, tha se Hamza akoma nuk është larguar, pasi po zhvillon një takim brenda partisë.

    Deri më tani s’dihet a do të ketë takim mes tij dhe liderit të VV-së, Albin Kurti.