Supermodelja Heidi Klum ka tërhequr vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris, teksa mori me vete vajzën e saj 16-vjeçare, Lou Sulola Samuel, në sfilatën e Andreas Kronthaler për Vivienne Westwood.
53-vjeçarja u shfaq elegante me një kostum të bardhë, të përbërë nga një xhaketë me dekolte të theksuar dhe një fund sateni.
Pamjen e kompletoi me një varëse ku shkruhej “chaos”.
Foto: Getty Images
Ndërkohë, Lou zgjodhi një fustan të shkurtër prej materiali në ngjyrë kafe, të cilin e kombinoi me taka shumë të larta.
Nënë e bijë morën pjesë në prezantimin e koleksionit “Womenswear Spring/Summer 2027”, të zhvilluar në Palais de la Femme.
Në rreshtin e parë të sfilatës ishin të pranishëm edhe emra të njohur si Jaden Smith, Rose McGowan, Adriana Lima dhe Paris Jackson.
Foto: Getty Images
Heidi Klum ka qenë mjaft aktive gjatë kësaj jave në Paris.
Ajo mori pjesë edhe në eventin e Louboutin, ku u shoqërua me emra të njohur si Maya Jama dhe Cynthia Erivo, gjersa ishte e pranishme edhe në festën “Paris With Love” së bashku me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz.
Foto: WireImage
Modelja është gjithashtu pjesë aktive e sfilatave të këtij edicioni të Javës së Modës në Paris, pasi ka parakaluar në “L’Oreal Paris Le Defile” dhe në sfilatën e Ottolinger për koleksionin Pranverë/Verë 2027.
Heidi është nënë e katër fëmijëve. Vajza e saj e madhe është 22-vjeçarja Leni, me ish-bashkëshortin Seal ka fëmijët Johan, 19 vjeç, dhe Lou. /Telegrafi/
Foto: Getty Images

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images






