Category: Magazinë

  • Ish-kancelari gjerman punësohet në Rusi

    Ish-kancelari gjerman punësohet në Rusi

    Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder është emëruar në bordin mbikëqyrës të Hyperglobus, kompanisë që operon në Rusi me zinxhirin e supermarketeve Globus. Ai do të angazhohet në zhvillimin strategjik dhe drejtimin e përgjithshëm të biznesit.

    Hyperglobus u shkëput nga kompania gjermane Globus Holding në vitin 2025 dhe tashmë operon në mënyrë të pavarur në Rusi, megjithëse vazhdon të përdorë markën Globus. Kompania ka 22 dyqane në tetë rajone ruse.

    Pronari i Hyperglobus, Thomas Bruch, e cilësoi Schröderin si një shtesë të rëndësishme në bord, duke përmendur përvojën e tij shumëvjeçare në çështjet politike dhe ekonomike të Rusisë, shkruan moscow times.

    Sipas tij, ish-kancelari do të ndihmojë kompaninë të ruajë një qasje të orientuar drejt dialogut dhe të gjejë zgjidhje konstruktive në kushtet aktuale.

    Schröder, i cili ishte kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005, ka mbajtur prej vitesh marrëdhënie të afërta me presidentin rus Vladimir Putin. Pas largimit nga politika, ai mori poste drejtuese në kompani të lidhura me sektorin energjetik rus, përfshirë Rosneft dhe projektin Nord Stream.

    Vetë Schröder ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë, veçanërisht në sektorin ushqimor.

    Emërimi i tij vjen në një periudhë kur Moska po vendos nën administrim të përkohshëm shtetëror asetet e disa kompanive të huaja. Vetëm pak ditë para emërimit të Schröderit, Rusia vendosi nën administrim të përkohshëm asetet ruse të gjigantit gjerman Metro.

    Në maj të këtij viti, Putin e kishte përmendur Schröderin si personin me të cilin do të preferonte të zhvillonte negociata nga pala evropiane. Bashkimi Evropian e kishte kundërshtuar këtë ide

  • “Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

    “Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

    Mbrëmjen e së premtes ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, me katër bashkëmoderatore në tryezë. Kësaj here, Ori Nebijajt dhe Ema Andreas u janë bashkuar Selin Bollati dhe Orinda Huta.

    Pjesa e parë e programit u fokusua te diskutimi rreth publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime, ku janë përfshirë disa personazhe të njohura të ekranit.

    Gjatë diskutimit, Selin Bollati rikujtoi rastin e Beatriks Ramosajt në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, duke argumentuar se mënyra se si shoqëria reagoi ndaj saj në atë kohë tregon, sipas saj, një standard të dyfishtë në mënyrën se si gjykohen situata të ndryshme.

    “Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Beatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë”, u shpreh Selin.

    Ajo argumentoi se, edhe pse nuk është dakord me linçimin e grave të përfshira në videot intime, duhet të diskutohet edhe përgjegjësia e personave që kanë qenë pjesë e marrëdhënieve të tilla.

    “Nuk po themi që t’i kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo.

    Selin iu referua gjithashtu situatës familjare të kompozitorit Adrian Hila, duke thënë se, sipas informacioneve që kishte dëgjuar, bashkëshortja e tij po i qëndronte pranë gjatë kësaj periudhe. Ajo e përshkroi rastin si një situatë ku, sipas saj, nuk mund të përdoret thjesht termi “gabim”, duke pasur parasysh moshën e personave të përfshirë.

    Në anën tjetër, Orinda Huta kundërshtoi paralelizmin me rastin e Beatriks Ramosajt, duke argumentuar se fakti që një person është gjykuar ashpër në të kaluarën nuk do të thotë se shoqëria duhet të përsërisë të njëjtën sjellje.

    “Nuk mund t’i paralelizojmë. Se kryqëzuam Beatriks, nuk mund ta bëjmë edhe tani. A nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?”, tha Orinda.

    Ajo shtoi se jeta dhe marrëdhëniet njerëzore nuk mund të shihen si një vijë e drejtë dhe se nuk është e drejtë që të përsëriten të njëjtat forma gjykimi ndaj grave të përfshira në situatën aktuale.

  • “Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

    “Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

    Presidenti amerikan Donald Trump dha të shtunën sinjale se mund të merret një vendim lidhur me rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit.

    “Kam një vendim për të marrë lidhur me Iranin”, u tha Trump gazetarëve ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një tur elektoral në mbështetje të kandidatëve republikanë për zgjedhjet e ndërmjetme në Ohio.

    “Irani është shkatërruar. Kështu që pyetja e vetme është: do të zgjidhet në mënyrën e lehtë apo atë të vështirë? Do të shkojë ose në mënyrën e lehtë, ose në atë të vështirë”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

    Trump shtoi se Irani po heq dorë “praktikisht” nga çdo plan për të siguruar armë bërthamore.

    Të premten, portali Axios raportoi se këshilltarët kryesorë të Trumpit për sigurinë kombëtare u takuan fshehurazi në Camp David për të diskutuar opsionet e SHBA-së lidhur me Iranin dhe konfliktin saudito-houthi në Jemen.

    Irani po përgatit një përgjigje më të gjerë dhe më të fuqishme nëse Shtetet e Bashkuara rifillojnë sulmet ushtarake në shkallë të gjerë, thanë burime për Reuters, ndërkohë që vazhdon përpjekjet diplomatike, të cilat zyrtarët iranianë privatisht i konsiderojnë si të pasuksesshme.

    Planifikimi pasqyron bindjen brenda udhëheqjes iraniane se çdo fushatë e re amerikane duhet të përballet me një përgjigje më të fortë se më parë, edhe pse Teherani kërkon të shmangë përshkallëzimin përmes bisedimeve.

    Komandantët e lartë po shqyrtojnë planet për të zgjeruar objektivat e mundshëm – duke kaluar nga asetet e lidhura me SHBA-në te vendet që mbështesin operacionet ushtarake amerikane dhe ndoshta edhe te vendndodhje jashtë Lindjes së Mesme – sipas tre zyrtarëve të lartë iranianë dhe një burimi të brendshëm të njohur me diskutimet.

    Këto diskutime pasojnë shtatë muaj konflikti që nisi me sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.

    Edhe pse një armëpushim i 8 prillit i dha fund luftës 40-ditore, armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë sporadike që atëherë

  • Moti nesër: Minus në mëngjes, diell gjatë ditës

    Moti nesër: Minus në mëngjes, diell gjatë ditës

    Ehëna do të nisë me temperatura nën zero, por gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës priten vranësira të pakta, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2°C.

    Temperaturat do të rriten ndjeshëm, me maksimalet që pritet të arrijnë nga 20 deri në 24°C.