Category: Politikë

  • “Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

    “Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

    Mbrëmjen e së premtes ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, me katër bashkëmoderatore në tryezë. Kësaj here, Ori Nebijajt dhe Ema Andreas u janë bashkuar Selin Bollati dhe Orinda Huta.

    Pjesa e parë e programit u fokusua te diskutimi rreth publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime, ku janë përfshirë disa personazhe të njohura të ekranit.

    Gjatë diskutimit, Selin Bollati rikujtoi rastin e Beatriks Ramosajt në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, duke argumentuar se mënyra se si shoqëria reagoi ndaj saj në atë kohë tregon, sipas saj, një standard të dyfishtë në mënyrën se si gjykohen situata të ndryshme.

    “Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Beatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë”, u shpreh Selin.

    Ajo argumentoi se, edhe pse nuk është dakord me linçimin e grave të përfshira në videot intime, duhet të diskutohet edhe përgjegjësia e personave që kanë qenë pjesë e marrëdhënieve të tilla.

    “Nuk po themi që t’i kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo.

    Selin iu referua gjithashtu situatës familjare të kompozitorit Adrian Hila, duke thënë se, sipas informacioneve që kishte dëgjuar, bashkëshortja e tij po i qëndronte pranë gjatë kësaj periudhe. Ajo e përshkroi rastin si një situatë ku, sipas saj, nuk mund të përdoret thjesht termi “gabim”, duke pasur parasysh moshën e personave të përfshirë.

    Në anën tjetër, Orinda Huta kundërshtoi paralelizmin me rastin e Beatriks Ramosajt, duke argumentuar se fakti që një person është gjykuar ashpër në të kaluarën nuk do të thotë se shoqëria duhet të përsërisë të njëjtën sjellje.

    “Nuk mund t’i paralelizojmë. Se kryqëzuam Beatriks, nuk mund ta bëjmë edhe tani. A nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?”, tha Orinda.

    Ajo shtoi se jeta dhe marrëdhëniet njerëzore nuk mund të shihen si një vijë e drejtë dhe se nuk është e drejtë që të përsëriten të njëjtat forma gjykimi ndaj grave të përfshira në situatën aktuale.

  • “Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

    “Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

    Presidenti amerikan Donald Trump dha të shtunën sinjale se mund të merret një vendim lidhur me rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit.

    “Kam një vendim për të marrë lidhur me Iranin”, u tha Trump gazetarëve ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një tur elektoral në mbështetje të kandidatëve republikanë për zgjedhjet e ndërmjetme në Ohio.

    “Irani është shkatërruar. Kështu që pyetja e vetme është: do të zgjidhet në mënyrën e lehtë apo atë të vështirë? Do të shkojë ose në mënyrën e lehtë, ose në atë të vështirë”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

    Trump shtoi se Irani po heq dorë “praktikisht” nga çdo plan për të siguruar armë bërthamore.

    Të premten, portali Axios raportoi se këshilltarët kryesorë të Trumpit për sigurinë kombëtare u takuan fshehurazi në Camp David për të diskutuar opsionet e SHBA-së lidhur me Iranin dhe konfliktin saudito-houthi në Jemen.

    Irani po përgatit një përgjigje më të gjerë dhe më të fuqishme nëse Shtetet e Bashkuara rifillojnë sulmet ushtarake në shkallë të gjerë, thanë burime për Reuters, ndërkohë që vazhdon përpjekjet diplomatike, të cilat zyrtarët iranianë privatisht i konsiderojnë si të pasuksesshme.

    Planifikimi pasqyron bindjen brenda udhëheqjes iraniane se çdo fushatë e re amerikane duhet të përballet me një përgjigje më të fortë se më parë, edhe pse Teherani kërkon të shmangë përshkallëzimin përmes bisedimeve.

    Komandantët e lartë po shqyrtojnë planet për të zgjeruar objektivat e mundshëm – duke kaluar nga asetet e lidhura me SHBA-në te vendet që mbështesin operacionet ushtarake amerikane dhe ndoshta edhe te vendndodhje jashtë Lindjes së Mesme – sipas tre zyrtarëve të lartë iranianë dhe një burimi të brendshëm të njohur me diskutimet.

    Këto diskutime pasojnë shtatë muaj konflikti që nisi me sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.

    Edhe pse një armëpushim i 8 prillit i dha fund luftës 40-ditore, armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë sporadike që atëherë

  • Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit, Mehmeti-Selimi kërkon hetim nga prokuroria

    Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit, Mehmeti-Selimi kërkon hetim nga prokuroria

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë një koment të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilit, sipas saj, bëhet thirrje për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit – i dënuar me 13 vjet nga Haga.

    Selimi ka thënë se për rastin është njoftuar përmes raportimeve në mediat e shkruara dhe e ka cilësuar atë si një çështje serioze që duhet të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.

    “Sot, përmes raportimeve në mediat e shkruara, u njoftova për një koment publik në rrjetet sociale, në të cilin bëhet thirrje e drejtpërdrejtë për ekzekutimin e bashkëshortit tim, Rexhep Selimit. Si bashkëshorte dhe si qytetare e Republikës së Kosovës, e konsideroj këtë një çështje jashtëzakonisht serioze, e cila nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa u trajtuar nga institucionet përgjegjëse”, shkroi ajo.

    Mehmeti-Selimi theksoi se dallimet politike apo bindjet personale nuk mund të justifikojnë thirrjet e tilla.

    “Mospajtimet, bindjet politike apo qëndrimet personale të askujt nuk mund të shërbejnë si justifikim për thirrje publike për vrasjen e një njeriu. Liria e shprehjes nuk mund të përdoret si mbulesë për nxitjen e dhunës. Prandaj, i bëj thirrje publike Prokurorisë së Shtetit që, në kuadër të kompetencave të saj, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e këtij rasti, identifikimin e personit që qëndron pas komentit dhe vlerësimin e përgjegjësisë eventuale penale”

    “Nuk kërkoj asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa zbatimin e ligjit dhe trajtimin me seriozitetin e duhur të një thirrjeje publike për marrjen e jetës së një njeriu. Heshtja dhe normalizimi i një gjuhe të tillë janë të papranueshme. Institucionet e drejtësisë kanë përgjegjësinë të sigurojnë që këto raste të trajtohen në përputhje me ligjin, pavarësisht se ndaj kujt drejtohen”, u shpreh ajo.

  • PDK e vendosur: Ligji në dy lexime, pastaj presidenti

    PDK e vendosur: Ligji në dy lexime, pastaj presidenti

    Partia Demokratike e Kosovës të dielën bëri bashkë kryesinë e grupin parlamentar për të diskutuar se si të veprohet të hënën me plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Pas diskutimeve disa orëshe, subjekti opozitar është optimist se kjo nismë do të përkrahet.

    Sipas kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamza, kjo normë është jetike për betejën me drejtësinë, për luftën UÇK-së.

    Kryeopozitari vlerëson se kalimi në të dyja leximet, i hap rrugë edhe zgjedhjes së shefit të shtetit.

    Ai garantoi se nëse plotësohet kjo kërkesë nga VV-ja, ajo do ta ketë grupin e PDK-së të një goje për presidentin.

    Emra për postin më të lartë thotë se nuk foli me Albin Kurtin, për të dhe bashkëpartiakët e të cilit ka veç një lutje.