Blog

  • Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen

    Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen

    Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen

    Bruno Fernandes po e shtyn rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin.

    Mesfushori portugez dëshiron fillimisht të shohë se si do të paraqitet Mauricio Pochettino në krye të skuadrës, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

    Sipas “The Sun”, 32-vjeçari tashmë ka refuzuar dy oferta për vazhdimin e kontratës dhe dëshiron të vlerësojë progresin e klubit përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

    Në anën tjetër, Manchester United planifikon të aktivizojë një klauzolë për zgjatjen e kontratës edhe për një vit, përpara muajit janar.

    Kontrata aktuale e Fernandesit skadon verën e ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky: SHBA-ja ka propozuar që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

    Zelensky: SHBA-ja ka propozuar që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

    Negociatorët amerikanë kanë hedhur idenë që Ukraina të tërheqë forcat e saj të mbetura nga rajoni lindor i Donbasit, në këmbim të anëtarësimit në NATO, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    SHBA-ja nuk i ka konfirmuar komentet e presidentit ukrainas. Një zyrtar amerikan i tha BBC-së se “vazhdojnë të diskutohen shumë ide”, por se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të miratohet nga të dyja palët.

    Deklaratat e Zelenskyt erdhën pas takimeve të të dërguarve amerikanë me të dhe presidentin rus, Vladimir Putin, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës mes dy vendeve, transmeton Telegrafi.

    Kievi prej kohësh synon anëtarësimin në aleancën ushtarake, por kjo mundësi është kundërshtuar më parë nga SHBA-ja dhe disa vende të tjera. Ndërkohë, Rusia ka deklaruar se nuk mund të pranojë praninë e një tjetër anëtari të NATO-s në kufirin e saj.

    “Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që u ngrit një çështje e tillë”, tha Zelensky në komentet e publikuara nga zyra e tij të shtunën.

    Ai shtoi se, nëse do të merrte një propozim konkret që përfshin garanci të sigurisë, mungesë kufizimesh për ushtrinë ukrainase dhe fonde për rindërtimin e vendit, do ta dërgonte atë për miratim në referendum.

    Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff udhëtuan të enjten në Dublin të Irlandës, ku u takuan me Zelenskyn, pas një raundi bisedimesh me Putinin në Moskë.

    Komentet e Putinit dhe zyrtarëve të Kremlinit sugjerojnë se qëndrimi i Rusisë për luftën nuk ka ndryshuar. Moska ka kërkuar më parë kufizimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase, lëshime territoriale dhe neutralitet të garantuar për Kievin si kushte për një marrëveshje paqeje.

    Ukraina i ka kundërshtuar këto kërkesa, duke argumentuar se kufizimet e tilla do ta dobësonin aftësinë e saj për t’u mbrojtur nga një pushtim i mundshëm në të ardhmen.

    Edhe disa anëtarë të tjerë të NATO-s, përveç SHBA-së, janë të rezervuar për anëtarësimin e Ukrainës, ndërsa besohet se edhe vetë Kievi e konsideron këtë mundësi jorealiste në rrethanat aktuale. Kremlini, nga ana tjetër, e ka kundërshtuar vazhdimisht një zgjerim të tillë të aleancës.

    Është e mundur që të dërguarit amerikanë po përpiqeshin të kuptonin se cilat janë vijat e kuqe të Ukrainës sa u përket territoreve të pushtuara në Donbas. Zelensky kishte deklaruar së fundmi se dy ndërmjetësit amerikanë besonin se Kievi duhej të hiqte dorë nga territore për të arritur paqen dhe se po ushtronin presion për të përmbyllur sa më shpejt një marrëveshje.

    Ukraina beson se ambiciet e Rusisë shkojnë shumë më larg dhe prej kohësh e sheh NATO-n si garancinë e vetme të sigurt për mbrojtjen e saj.

    Zelensky tha se ideja e tërheqjes nga Donbasi ishte rikthyer në diskutim, si pjesë e një “bisede jashtëzakonisht të vështirë” për sigurinë evropiane.

    Ndërkohë, duket se deklaratat e tij janë edhe një kundërpërgjigje ndaj qëndrimit gjithnjë e më të ashpër të Rusisë. Moska po flet për krijimin e një “arkitekture të re të sigurisë evropiane”, formulim që prej kohësh përdoret nga Rusia për të kërkuar dobësimin e NATO-s.

    Çështja duket se ka qenë në qendër të raundit të fundit të bisedimeve mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, të mbajtura këtë javë në Abu Dhabi.

    Disa orë pas deklaratave të Zelenskyt, Jared Kushner u përpoq të zbusë pritjet lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke kërkuar “konfidencialitet” në një proces të ndjeshëm.

    Ai tha se gjatë negociatave ishin raportuar propozime “maksimaliste”, si dhe “retorikë e fortë politike”. Në një koment që dukej si kritikë ndaj Kievit, Kushner iu referua diskutimeve private që synojnë shqyrtimin e ideve të reja për t’i dhënë fund asaj që e cilësoi si një “luftë të tmerrshme”.

    Sipas tij, shpresohet që këto ide të çojnë në propozime të reja ose në përparime konkrete në negociata.

    Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, përfshirë pjesën më të madhe të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, të cilat përbëjnë Donbasin.

    Moska ka këmbëngulur sërish se nuk do të pajtohet me një armëpushim pa u arritur më parë një marrëveshje përfundimtare paqeje. Kjo marrëveshje, sipas kërkesave ruse, duhet të përfshijë dorëzimin e kontrollit ukrainas mbi pjesët e Donbasit që forcat ruse ende nuk i kanë pushtuar, si dhe mbi gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.

    Raundi i fundit i bisedimeve u zhvillua pas një periudhe tensionesh mes Kievit dhe Uashingtonit, të shkaktuara nga sulmet ukrainase ndaj objekteve të naftës thellë brenda territorit rus. Presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte kërkuar Ukrainës t’i pezullonte këto sulme, me qëllim lehtësimin e furnizimit me naftë dizel ruse dhe uljen e çmimeve globale të karburanteve.

    Më pas, Zelensky akuzoi zyrtarët amerikanë se po kufizonin shërbimin e internetit Starlink, të cilin Ukraina e përdor për të koordinuar operacionet mbrojtëse. Trump, ndërkohë, deklaroi se “ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri” dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja.

    Zgjedhjet në Ukrainë janë pezulluar për sa kohë që vendi mbetet nën gjendje të jashtëzakonshme ushtarake. Megjithatë, Zelensky ka thënë më parë se është i gatshëm që ato të mbahen brenda pak muajsh nga arritja e një marrëveshjeje paqeje. Ai ka deklaruar gjithashtu se do të ishte i gatshëm të largohej nga presidenca në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. /Telegrafi/

  • Three persons arrested after protest in Tirana, 18 prosecuted

    According to Albania’s Police report, one of the arrested — 33-year-old — allegedly damaged traffickers and broke advertising billboards on Muhhamet Jolles street.

    Another, 23, has been arrested since, during association with the commissioners, has hit a police officer because of his post.

    Meanwhile, a 15-year-old man has also been arrested, suspected of several criminal acts, including organising and participating in illegal gatherings and manifestations, disrupting order and public calm, preventing the flow of transportation and destruction of property.

    Police have announced that 44 administrative measures — two of which worth $500,000 — have been imposed during the protest.

    According to the announcement, investigative actions are continuing in co-operation with the Prosecutor, for identifying other persons involved, and for full documentation of illegal acts.

    Source Layer: RTKLive

  • Arrestohen tre persona pas protestës në Tiranë, 18 procedohen penalisht

    Arrestohen tre persona pas protestës në Tiranë, 18 procedohen penalisht

    Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, njëri nga të arrestuarit, 33-vjeçar, dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

    Një tjetër, 23-vjeçar, është arrestuar pasi, gjatë shoqërimit në komisariat, ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

    Ndërkaq, është arrestuar edhe një 15-vjeçar, i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe shkatërrimin e pronës.

    Policia ka bërë të ditur se gjatë protestës janë vendosur edhe 44 masa administrative, dy prej të cilave në vlerë prej 500 mijë lekësh.

    Sipas njoftimit, veprimet hetimore po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme.

    Burimi: RTKLive

  • Islam: Student List meeting with Russian ambassador testifies to Belgrade’s policy on Kosovo

    Security expert Avni Islami has reacted to the meeting of representatives of the Student List, Dejan Shoskiq and Miodrag Krmar, with Russian Ambassador to Serbia Aleksandar Bocan-Kharchenko.

    Islam has estimated that this meeting testifies to the political orientation of the Student List towards continuing close co-operation with the Russian Federation, especially in the matter of Kosovo.

    The meeting of Student List representatives with the Russian ambassador to Serbia testifies to the political orientation of this list towards continuing close co-operation with the Russian Federation, particularly in relation to the Kosovo issue, Islam has declared.

    He has stressed that Russian support for Serbia’s policy towards Kosovo has been reaffirmed during the meeting, while representatives of the Student List have pledged that Serbia, even under their rule, would not join international sanctions against Russia.

    From the security point of view, Islam has described this development as disturbing for Kosovo.

    Concern is the fact that the Student List confirms the continuation of Belgrade’s policy against the sovereignty and territorial integrity of the Republic of Kosovo, relying on Moscow’s diplomatic support, he has stressed.

    According to Islam, the relationship between Belgrade and Moscow creates opportunities for further co-ordination on international platforms, aimed at opposing Kosovo’s state subjectivity.

    This relationship creates space for further Russian-Serbian co-ordination on international platforms, aimed at opposing Kosovo’s state subjectivity and preventing the consolidation of its international position, it said, in its response.

    In the end, Islam has estimated that the meeting does not signal any change in Serbia’s political attitudes towards Kosovo, but the continuation of the policy thus far.

    The Student List does not present a change in Serbia’s current political orientation, but the continuation of controversial attitudes towards Kosovo’s citizenship and support in the alliance with Russia has ended Islam. /Telegraphy/

  • Islami: Takimi i Listës Studentore me ambasadorin rus, dëshmon vazhdimësinë e politikës së Beogradit ndaj Kosovës

    Islami: Takimi i Listës Studentore me ambasadorin rus, dëshmon vazhdimësinë e politikës së Beogradit ndaj Kosovës

    Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me takimin e përfaqësuesve të Listës Studentore, Dejan Shoshkiq dhe Miodrag Kërmar, me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko.

    Islami ka vlerësuar se ky takim dëshmon orientimin politik të Listës Studentore drejt vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Federatën Ruse, veçanërisht sa i përket çështjes së Kosovës.

    “Takimi i përfaqësuesve të Listës Studentore me ambasadorin rus në Serbi dëshmon orientimin politik të kësaj liste drejt vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Federatën Ruse, veçanërisht në raport me çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Islami.

    Ai ka theksuar se gjatë takimit është riafirmuar mbështetja ruse për politikën e Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e Listës Studentore janë zotuar se Serbia, edhe nën qeverisjen e tyre, nuk do t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.

    Nga këndvështrimi i sigurisë, Islami e ka cilësuar këtë zhvillim si shqetësues për Kosovën.

    “Shqetësues është fakti se Lista Studentore konfirmon vazhdimësinë e politikës së Beogradit kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në përkrahjen diplomatike të Moskës”, ka theksuar ai.

    Sipas Islamit, marrëdhënia mes Beogradit dhe Moskës krijon mundësi për koordinim të mëtejshëm në platformat ndërkombëtare, me synim kundërshtimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës.

    “Kjo marrëdhënie krijon hapësirë për koordinim të mëtejshëm ruso-serb në platformat ndërkombëtare, me synim kundërshtimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës dhe pengimin e konsolidimit të pozitës së saj ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e tij.

    Në përfundim, Islami ka vlerësuar se takimi nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në qëndrimet politike të Serbisë ndaj Kosovës, por vazhdimësi të politikës së deritanishme.

    “Lista Studentore nuk paraqet ndryshim të orientimit politik të deritanishëm të Serbisë, por vazhdimësi të qëndrimeve kundërshtuese ndaj shtetësisë së Kosovës dhe mbështetje në aleancën me Rusinë”, ka përfunduar Islami. /Telegrafi/

  • Eric still wakes up first, starts exercise, and talks about the importance of mental health ( VIDEOS)

    EWikke, Big Brother resident V IP Kosova 5 is up first Sunday, as opposed to other residents.

    As the day begins, he has also begun to exercise in the most famous environments in the country.

    As he exercised, he spoke of the importance of mental health.

    The basket, above all, helps you on the mental side, reflect… Itae, he said, among other things.

    This exercise, he has done for several minutes, saying that the person who followed it can follow the way he performs such exercises.

    For more, follow the video below:  

  • Eriku edhe sot zgjohet i pari, nis ushtrimet dhe flet për rëndësinë e shëndetit mendor (VIDEO)

    Eriku edhe sot zgjohet i pari, nis ushtrimet dhe flet për rëndësinë e shëndetit mendor (VIDEO)

    Eriku edhe sot zgjohet i pari, nis ushtrimet dhe flet për rëndësinë e shëndetit mendor (VIDEO)

    Eriku, banori në Big Brother VIP Kosova 5, është zgjuar i pari gjatë së dielës, për dallim nga banorët e tjerë.

    Me të nisur ditën, ai ka filluar edhe ushtrimet në ambientet e shtëpisë më të famshme në vend.

    Teksa ka ushtruar, ai ka folur për rëndësinë e shëndetit mendor.

    “Sporti mbi të gjitha të ndihmon në anën mendore, të reflektosh…etj”, ka thënë ai ndër të tjerash.

    Këto ushtrime, ai i ka bërë për disa minuta, duke thënë se kush e përcjellë mund ta ndjekë mënyrën se si ai i kryen këto ushtrime.

    Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:  

  • From Wales and Croatia to Germany and Belgium, who could be opposed by Kosovo in the play-offs of the League of Nations?

    From Wales and Croatia to Germany and Belgium, who could be opposed by Kosovo in the play-offs of the League of Nations?

    If Kosovo manages to secure its second position in the B3 Group of League of Nations, then in March 2027 it will have the opportunity to fight for promotion in A League through play-off.

    The Dardanians have 55.6 percent chance of securing participation in this phase, according to published estimates, according to Football Meets Data.

    First, however, they must end the group in the second position, and then face one of the League A team playing for survival.

    By U-format EFAs, four teams from League A — the two worst teams to finish in third place — and the two best teams to rank fourth. They join the four vice championes of League B groups.

    Wells and Croatia likely too high for play-off

    According to current estimates, Wales is the most likely team to end up in play-off A/B, with 99.7 percent. Croatia is next with 95.2 percent, while Norway has 70.6 percent.

    Serbia is estimated at 63.1 percent, Chekhia at 25.8 percent, and Turkey at 16.2 percent. Germany has 10.7 percent, Denmark 9.3 percent, Greece 6.3 percent, and Belgium only 3.1 percent.

    These percentages show that Wales, Croatia and Norway are currently in much more endangered positions, while some of the other names depend on the results of last matches.

    Bosnia and Herzegovina secure, Kosovo with 55.6 percent

    Even in League B racing for the four countries they send to play-off A/B is interesting.

    Bosnia and Herzegovina has already secured participation, 100 percent likely. Next comes Slovenia with 81.4 percent, while Kosovo ranks at 55.6 percent.

    Northern Ireland has 50.3 percent, Hungary 49.7 percent, and Ireland 44.4 percent. Scotland, on the other hand, has only 8.7 percent chance of completion at this stage.

    This shows that the race for the remaining two countries is still open and the last matches will be crucial. For Kosovo, the challenge to Ireland is of particular importance, as a positive result would help the Dardans ensure their second position in the group.

    Who can be Kosovo’s opponents?

    Based on current percentages, Wales, Croatia and Norway are the names to be forwarded most to the A League. Serbia, Chekhia, Turkey, Germany, Denmark, Greece and Belgium are also on this stage.

    However, this does not mean that all these representatives can be Kosovo’s opponents. Besides the fact that only four teams from the League A will qualify for this play-off, the restrictions of the lot should be taken into account.

    Play-off will develop with the round-through system in March 2027. Kosovo, if it secures second place, will hold its first home and return to travel.

    From Wales and Croatia to Germany and Belgium, who could be opposed by Kosovo in the play-offs of the League of Nations?

    At the moment, the Dardanians should focus on securing the second position, while the name of the opponent will be taught after the end of all matches and corresponding lots. /Telegraphy/

  • Nga Uellsi e Kroacia te Gjermania e Belgjika, kë mund ta ketë kundërshtar Kosova në play-off të Ligës së Kombeve?

    Nga Uellsi e Kroacia te Gjermania e Belgjika, kë mund ta ketë kundërshtar Kosova në play-off të Ligës së Kombeve?

    Nëse Kosova arrin ta sigurojë pozitën e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, atëherë në mars të vitit 2027 do të ketë mundësinë të luftojë për promovim në Ligën A përmes play-off-it.

    Dardanët kanë 55.6 për qind gjasa për ta siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë, sipas përllogaritjeve të publikuara, sipas Football Meets Data.

    Megjithatë, fillimisht duhet ta përfundojnë grupin në pozitën e dytë, ndërsa më pas do të përballen me njërën prej skuadrave të Ligës A që do të luajnë për mbijetesë.

    Sipas formatit të UEFA-s, në këtë play-off marrin pjesë katër skuadra nga Liga A: dy ekipet më të dobëta që përfundojnë në vendin e tretë dhe dy skuadrat më të mira që renditen në vendin e katërt. Atyre u bashkohen katër nënkampionet e grupeve të Ligës B.

    Uellsi dhe Kroacia me gjasa shumë të larta për play-off

    Sipas përllogaritjeve aktuale, Uellsi është skuadra me gjasat më të larta për të përfunduar në play-off-in A/B, me 99.7 për qind. Pas tij renditet Kroacia me 95.2 për qind, ndërsa Norvegjia ka 70.6 për qind.

    Serbia vlerësohet me 63.1 për qind, Çekia me 25.8 për qind dhe Turqia me 16.2 për qind. Në anën tjetër, Gjermania ka 10.7 për qind, Danimarka 9.3 për qind, Greqia 6.3 për qind dhe Belgjika vetëm 3.1 për qind.

    Këto përqindje tregojnë se Uellsi, Kroacia dhe Norvegjia janë aktualisht në pozita shumë më të rrezikuara, ndërsa disa prej emrave të tjerë varen nga rezultatet e ndeshjeve të fundit.

    Bosnja e Hercegovina e sigurt, Kosova me 55.6 për qind

    Edhe në Ligën B gara për katër vendet që dërgojnë në play-off-in A/B është interesante.

    Bosnja e Hercegovina tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen, me 100 për qind gjasa. Pas saj vjen Sllovenia me 81.4 për qind, ndërsa Kosova renditet me 55.6 për qind.

    Irlanda e Veriut ka 50.3 për qind, Hungaria 49.7 për qind dhe Irlanda 44.4 për qind. Në anën tjetër, Skocia ka vetëm 8.7 për qind gjasa për të përfunduar në këtë fazë.

    Kjo tregon se gara për dy vendet e mbetura është ende e hapur dhe ndeshjet e fundit do të jenë vendimtare. Për Kosovën, sfida ndaj Irlandës ka rëndësi të veçantë, pasi një rezultat pozitiv do t’i ndihmonte Dardanët ta siguronin pozitën e dytë në grup.

    Cilët mund të jenë kundërshtarët e Kosovës?

    Duke u bazuar në përqindjet aktuale, Uellsi, Kroacia dhe Norvegjia janë emrat që duhen përcjellë më shumë në Ligën A. Në listën e skuadrave që mund të përfundojnë në këtë fazë janë edhe Serbia, Çekia, Turqia, Gjermania, Danimarka, Greqia dhe Belgjika.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha këto përfaqësuese mund të jenë kundërshtare të Kosovës. Përveç faktit se vetëm katër skuadra nga Liga A do të kualifikohen në këtë play-off, duhet të merren parasysh edhe kufizimet e shortit.

    Play-off-i do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje në mars të vitit 2027. Kosova, në rast se e siguron vendin e dytë, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi dhe të kthimit në udhëtim.

    From Wales and Croatia to Germany and Belgium, who could be opposed by Kosovo in the play-offs of the League of Nations?

    Për momentin, Dardanët duhet të përqendrohen te sigurimi i pozitës së dytë, ndërsa emri i kundërshtarit do të mësohet pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve dhe shortit përkatës. /Telegrafi/