Blog

  • Italy comes to health aid in Kosovo, new agreement on dealing with children with blood disease, cancer

    University Clinical Centre of Kosovo ( CKUK), Italy’s University of Pissa Hospital, and the Association of Niicola Ciardelli have signed a co-operation agreement on pediatric hematology and oncology.

    Italy’s ambassador to Kosovo Maurizio Antonini also attended the signing ceremony, announced the Italian Embassy in Pristina through an announcement.

    According to the embassy, the agreement aims to create new opportunities for training health professionals and exchange knowledge among relevant institutions.

    This co-operation is expected to contribute to improved health services for small patients and their families, especially in dealing with hematological and oncological diseases.

    The Italian Embassy has stressed that Italy remains committed to supporting the Kosovo health system, thanking all involved for continued commitment and support.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të gjakut dhe kancer

    Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të gjakut dhe kancer

    Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të gjakut dhe kancer

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), Spitali Universitar i Pisës në Itali dhe Shoqata “Nicola Ciardelli” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e hematologjisë pediatrike dhe onkologjisë.

    Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, bëri të ditur Ambasada Italiane në Prishtinë përmes një njoftimi.

    Sipas ambasadës, marrëveshja synon krijimin e mundësive të reja për trajnimin e profesionistëve shëndetësorë dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet institucioneve përkatëse.

    Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët e vegjël dhe familjet e tyre, veçanërisht në trajtimin e sëmundjeve hematologjike dhe onkologjike.

    Ambasada Italiane ka theksuar se Italia mbetet e përkushtuar për të mbështetur sistemin shëndetësor të Kosovës, duke falënderuar të gjithë të përfshirët për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • US estimates Iran still has up to 2,000, 500 missiles, despite attacks

    Iran still has between 1,000 and 500,000 and 500 rockets in its arsenal, despite US and Israeli attacks on their military capacities and production facilities, the American Intelligence Community estimates on Saturday. The Wall Street Journal.

    According to American officials, this assessment has a low degree of credibility, due to difficulties in determining the exact number of missiles Iran has ready for use or in reserve. However, they estimate that Tehran continues to have a considerable arsenal, which can be used against American targets and their allies in the event of an all-out war resume.

    Despite damage to missile production facilities from US and Israeli attacks, Iran has continued reconstruction of the arsenal, though at a slower pace than before the war. According to American officials, this is mainly being done using the components collected earlier. Besides the missiles, Tehran has a large number of short-range drones and rockets.

    These assessments conflict with US President Donald Trump’s statements, and his administration officials, who have claimed Iranian military capacities have been destroyed.

    Reconstruction of the Iranian arsenal has also become part of discussions within the Trump administration for the possibility of relaunching military attacks in co-ordination with Israel.

    Israeli military officials also estimate that Iran has more than 1,000 and 500 ballistic missiles, although figures vary depending on resources and difficulties in determining the exact amount.

    Simone Ledeen, former deputy secretary of defence for the Middle East during Trump’s first term, has said that even the lowest estimate of 1,000 and 500 rockets would mean Iran recovered more than half of its pre-war arsenal.

    Meanwhile, Iran has also improved the efficiency of its attacks on targets in the Middle East, using more advanced intelligence and targeting data, including assistance from allies like Russia. It has also adapted tactics by combining the use of missiles and drones.

    Bilal Saab, senior director of the US geopolitical analysis company Trends US, has stressed that the importance is not only the size of Iranian arsenal, but also the way it is used.

    Meanwhile, American allies in the Persian Gulf have asked the Trump administration not to return to war, fearing Iran could target missiles and fear revenge.

    President Trump, for the moment, has chosen to continue economic pressure on Tehran through blockade and sanctions instead of ordering widespread military attacks.

    However, Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is continuing to seek relaunch of military operations against Iran.

    On the other hand, US Defence Secretary Pete Hegseth had claimed on Tuesday that Iran’s industrial defence base had been destroyed, claiming also that more than 80 percent of the country’s nuclear industrial base had been damaged.

    With each measurement we have achieved a historic military victory, Hegseth had declared.

    Source Layer: Dukeagini

  • SHBA-ja vlerëson se Irani ka ende deri në 2 mijë e 500 raketa, pavarësisht sulmeve

    SHBA-ja vlerëson se Irani ka ende deri në 2 mijë e 500 raketa, pavarësisht sulmeve

    Irani ka ende në arsenalin e tij nga 1 mijë e 500 deri në 2 mijë e 500 raketa, pavarësisht sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj kapaciteteve ushtarake dhe objekteve të prodhimit të tyre, vlerëson komuniteti amerikan i inteligjencës, raportoi të shtunën The Wall Street Journal.

    Sipas zyrtarëve amerikanë, ky vlerësim ka shkallë të ulët besueshmërie, për shkak të vështirësive në përcaktimin e numrit të saktë të raketave që Irani i ka të gatshme për përdorim ose në rezervë. Megjithatë, ata vlerësojnë se Teherani vazhdon të ketë një arsenal të konsiderueshëm, që mund të përdoret kundër objektivave amerikane dhe aleatëve të tyre në rast të rifillimit të një lufte të gjithanshme.

    Pavarësisht dëmtimit të objekteve të prodhimit të raketave nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, Irani ka vazhduar rindërtimin e arsenalit, megjithëse me ritëm më të ngadaltë se para luftës. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo po bëhet kryesisht duke përdorur komponentët e grumbulluar më herët. Përveç raketave, Teherani disponon edhe një numër të madh dronësh dhe raketash me rreze të shkurtër veprimi.

    Këto vlerësime bien ndesh me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarëve të administratës së tij, të cilët kanë pretenduar se kapacitetet ushtarake iraniane janë shkatërruar.

    Rindërtimi i arsenalit iranian është bërë gjithashtu pjesë e diskutimeve brenda administratës Trump për mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake, në koordinim me Izraelin.

    Edhe zyrtarët ushtarakë izraelitë vlerësojnë se Irani ka më shumë se 1 mijë e 500 raketa balistike, ndonëse shifrat ndryshojnë në varësi të burimeve dhe vështirësive për të përcaktuar sasinë e saktë.

    Simone Ledeen, ish-zëvendëssekretare e Mbrojtjes për Lindjen e Mesme gjatë mandatit të parë të Trumpit, ka thënë se edhe vlerësimi më i ulët, prej 1 mijë e 500 raketash, do të nënkuptonte se Irani ka rikuperuar më shumë se gjysmën e arsenalit që kishte para luftës.

    Ndërkohë, Irani ka përmirësuar edhe efikasitetin e sulmeve të tij ndaj objektivave në Lindjen e Mesme, duke përdorur të dhëna më të avancuara të inteligjencës dhe shënjestrimit, përfshirë ndihmën nga aleatë si Rusia. Gjithashtu, ka përshtatur taktikat duke kombinuar përdorimin e raketave me dronët.

    Bilal Saab, drejtues i lartë në kompaninë amerikane të analizave gjeopolitike Trends US, ka theksuar se rëndësi nuk ka vetëm madhësia e arsenalit iranian, por edhe mënyra se si ai përdoret.

    Ndërkaq, aleatët amerikanë në Gjirin Persik i kanë kërkuar administratës Trump të mos rikthehet në luftë, nga frika se Irani mund t’i shënjestrojë me raketa dhe dronë në shenjë hakmarrjeje.

    Presidenti Trump, për momentin, ka zgjedhur të vazhdojë presionin ekonomik ndaj Teheranit përmes bllokadës dhe sanksioneve, në vend të urdhërimit të sulmeve të gjera ushtarake.

    Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po vazhdon të kërkojë rifillimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit.

    Në anën tjetër, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte deklaruar të martën se baza industriale e mbrojtjes së Iranit ishte shkatërruar, duke pretenduar gjithashtu se më shumë se 80 për qind e bazës industriale bërthamore të vendit ishte dëmtuar.

    “Me çdo matje kemi arritur një fitore historike ushtarake”, kishte deklaruar Hegseth.

    Burimi: Dukagjini

  • Is it healthy to eat eggs every morning? Here is what benefits they have for the organism

    Eggs are considered one of the richest nutrients and are an important part of the diet of many. They contain quality proteins, vitamins, and minerals that help to function normal organisms.

    According to nutrition experts, eggs are a good source of proteins that help build and maintain muscles and repair body tissue.

    In addition to proteins, eggs contain vitamin B12, vitamin D, salin, and kolene. The latter is particularly important for normal brain function and nervous systems.

    What if you eat eggs every morning?

    Consumption of eggs may bring some nutrients:

    Help with muscle maintenance: Their proteins are important to muscle mass.

    You can increase your sense of satisfaction: Proteins help you feel satisfied for longer.

    Support brain function: Colin contributes to normal brain function and nervous systems.

    Helping Eye Health: The egg’s yellow contains Lutheran and zeaxin, two antioxidants associated with eye health.

    How many eggs can you consume?

    For most healthy people, an egg a day can be part of a balanced diet. However, the proper amount depends on health, cholesterol levels, and the rest of the diet.

    Experts recommend that eggs be prepared in wholesome ways, like boiled or cooked with little oil, combined with vegetables and rich fiber – rich foods.

    Eggs are not a food to be avoided for no reason, but like any other product, the importance is quantity and consumption.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • A është e shëndetshme të hani vezë çdo mëngjes? Ja çfarë përfitimesh kanë për organizmin

    A është e shëndetshme të hani vezë çdo mëngjes? Ja çfarë përfitimesh kanë për organizmin

    A është e shëndetshme të hani vezë çdo mëngjes? Ja çfarë përfitimesh kanë për organizmin

    Vezët konsiderohen ndër ushqimet më të pasura me vlera ushqyese dhe janë pjesë e rëndësishme e dietës së shumë njerëzve. Ato përmbajnë proteina cilësore, vitamina dhe minerale që ndihmojnë në funksionimin normal të organizmit.

    Sipas ekspertëve të ushqyerjes, vezët janë një burim i mirë i proteinave, të cilat ndihmojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve, si dhe në riparimin e indeve të trupit.

    Përveç proteinave, vezët përmbajnë vitaminën B12, vitaminën D, selen dhe kolinë. Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme për funksionimin normal të trurit dhe sistemit nervor.

    Çfarë ndodh nëse hani vezë çdo mëngjes?

    Konsumimi i vezëve mund të sjellë disa përfitime ushqyese:

    Ndihmojnë në mirëmbajtjen e muskujve: Proteinat që përmbajnë janë të rëndësishme për masën muskulore.

    Mund të rrisin ndjenjën e ngopjes: Proteinat ndihmojnë që të ndiheni të ngopur për më gjatë.

    Mbështesin funksionimin e trurit: Kolina kontribuon në funksionimin normal të trurit dhe sistemit nervor.

    Ndihmojnë shëndetin e syve: E verdha e vezës përmban luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidantë që lidhen me shëndetin e syve.

    Sa vezë mund të konsumoni?

    Për shumicën e njerëzve të shëndetshëm, një vezë në ditë mund të jetë pjesë e një ushqyerjeje të ekuilibruar. Megjithatë, sasia e përshtatshme varet nga gjendja shëndetësore, niveli i kolesterolit dhe pjesa tjetër e dietës.

    Ekspertët këshillojnë që vezët të përgatiten në mënyra të shëndetshme, si të ziera ose të gatuara me pak vaj, duke i kombinuar me perime dhe ushqime të pasura me fibra.

    Vezët nuk janë një ushqim që duhet shmangur pa arsye, por si çdo produkt tjetër, rëndësi ka sasia dhe mënyra e konsumimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ibrahimovic Tells Love for Milan: First time he gave me happiness, second time love

    Zlatan Ibrahimovic has once again expressed his special link to Milan, naming the Italian club the most important team in his life and the only one who managed to persuade him to return.

    Swedish legend has written the foreword to the book Il Milan nel mondoı, of journalist Mauro Suma, published by the Giuntin publishing house. The book was released this week in Casa Milan, the headquarters of the red club.

    In his introduction, Ibrahimovic recalled his long career, the important fans that are wearing and the trophy won, but stressed Milan has had a particular meaning for him.

    Milan is the most important team in my life. And the only one who convinced me to come back. In my career, I’m wearing legendary fans, I’ve played in beautiful cities and I’ve won everywhere. But Milan was something different. It was the only club that could really bring me back, the only one that made me feel the need to start over, Swede wrote.

    He admitted it is not easy to persuade him of a return, but Milan managed to do so more than once. According to him, the link to red colors exceeded football and trophy.

    That means that between me and these colors is a relationship that goes beyond football, beyond trophy, even beyond time. The first time Milan gave me happiness, the second time love, Ibrahimovic said.

    Three Different Periods in Milan

    Ibrahimovic first moved to Milan in 2010 from Barcelona. After two seasons, he fled to Paris Saint-Germain, and in January 2020 he returned to San Siro.

    Suedez stayed at the Italian club until his soccer career ended in June 2023.

    During the two periods as Milan’s player, he held a total of 163 matches, scored 93 goals and recorded 35 assets. With a red fan, he won two titles from Italy’s champion and a Supercup of Italy.

    However, leaving played football did not disrupt his relationship with the club. In December 2023, Ibrahimovic returned to Milan, this time in the role of Red Bird High Councillor, owner of the club.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ibrahimovic rrëfen dashurinë për Milanin: Herën e parë më dha lumturi, herën e dytë dashuri

    Ibrahimovic rrëfen dashurinë për Milanin: Herën e parë më dha lumturi, herën e dytë dashuri

    Ibrahimovic rrëfen dashurinë për Milanin: Herën e parë më dha lumturi, herën e dytë dashuri

    Zlatan Ibrahimovic ka shprehur edhe një herë lidhjen e veçantë që ka me Milanin, duke e cilësuar klubin italian si skuadrën më të rëndësishme në jetën e tij dhe të vetmen që arriti ta bindte të rikthehej.

    Legjenda suedeze ka shkruar parathënien e librit “Il Milan nel mondo”, të gazetarit Mauro Suma, i botuar nga shtëpia botuese Giunti. Libri u prezantua këtë javë në Casa Milano, selinë e klubit kuqezi.

    Në parathënien e tij, Ibrahimovic kujtoi karrierën e gjatë, fanellat e rëndësishme që ka veshur dhe trofetë e fituar, por theksoi se Milani ka pasur një domethënie të veçantë për të.

    “Milani është skuadra më e rëndësishme në jetën time. Dhe e vetmja që më bindi të kthehesha. Gjatë karrierës sime, kam veshur fanella legjendare, kam luajtur në qytete të bukura dhe kam fituar kudo. Por Milani ishte diçka ndryshe. Ishte i vetmi klub që mund të më rikthente vërtet, i vetmi që më bëri të ndieja nevojën për të filluar nga e para”, shkroi suedezi.

    Ai pranoi se nuk është e lehtë ta bindësh për një rikthim, por Milani ia doli ta bëjë këtë më shumë se një herë. Sipas tij, lidhja me ngjyrat kuqezi ka tejkaluar futbollin dhe trofetë.

    “Kjo do të thotë që midis meje dhe këtyre ngjyrave është krijuar një lidhje që shkon përtej futbollit, përtej trofeve, madje edhe përtej kohës. Herën e parë Milani më dha lumturi, herën e dytë dashuri”, deklaroi Ibrahimovic.

    Tri periudha të ndryshme te Milani

    Ibrahimovic u transferua për herë të parë te Milani në vitin 2010 nga Barcelona. Pas dy sezonesh, ai u largua drejt Paris Saint-Germainit, ndërsa në janar të vitit 2020 u rikthye në San Siro.

    Suedezi qëndroi te klubi italian deri në përfundimin e karrierës si futbollist, në qershor të vitit 2023.

    Gjatë dy periudhave si lojtar i Milanit, ai zhvilloi gjithsej 163 ndeshje, shënoi 93 gola dhe regjistroi 35 asistime. Me fanellën kuqezi fitoi dy tituj të kampionit të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

    Megjithatë, largimi nga futbolli i luajtur nuk e ndërpreu lidhjen e tij me klubin. Në dhjetor të vitit 2023, Ibrahimovic u rikthye te Milani, këtë herë në rolin e Këshilltarit të Lartë të RedBird, pronarit të klubit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Fever with honey, the traditional mixture that is prepared at home, how is it used, and what are the benefits?

    Hudhra and honey are two natural ingredients that have long been used in traditional medicine. Combined together, they create a mixture that has become known for the content of bioactive substances and possible antioxidants.

    Hudhra contains alicin, a ingredient that is created when its essence is crushed or cut and studied for possible antiobic effects. And honey contains antioxidants and can help calm the cough and irritability of the throat.

    How is the mixture prepared?

    Only two components are needed for this recipe:

    1 garlic head;

    One small jar of natural honey.

    The way to prepare:

    Remove garlic instruments, and wash them if necessary, completely drying them.

    Press or chop it into small pieces.

    Put them in a clean, dry jar.

    Add honey until garlic is fully covered.

    Lock down the jar and store it in the fridge.

    Mixing can be used in small amounts as part of daily food.

    What Should You Know About the Benefits?

    Hudhra has been studied for the possible impact on blood pressure and cholesterol levels, while honey can help alleviate coughing. However, there is not enough scientific evidence that their combination prevents or cures infections, flu, or other diseases.

    Warning Honey should not be given to children under the age of one. People who use blood – reducing drugs or have health problems should consult a doctor before consuming large amounts of garlic.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hudhra me mjaltë, përzierja tradicionale që përgatitet në shtëpi – si përdoret dhe çfarë përfitimesh mund të ketë?

    Hudhra me mjaltë, përzierja tradicionale që përgatitet në shtëpi – si përdoret dhe çfarë përfitimesh mund të ketë?

    Hudhra me mjaltë, përzierja tradicionale që përgatitet në shtëpi – si përdoret dhe çfarë përfitimesh mund të ketë?

    Hudhra dhe mjalti janë dy përbërës natyralë që përdoren prej kohësh në mjekësinë tradicionale. Të kombinuar së bashku, ata krijojnë një përzierje që është bërë e njohur për përmbajtjen e substancave bioaktive dhe vetitë e mundshme antioksiduese.

    Hudhra përmban alicinë, një përbërës që krijohet kur thelbi i saj shtypet ose pritet dhe që është studiuar për efektet e mundshme antimikrobike. Ndërsa mjalti përmban antioksidantë dhe mund të ndihmojë në qetësimin e kollës dhe irritimit të fytit.

    Si përgatitet përzierja?

    Për këtë recetë nevojiten vetëm dy përbërës:

    1 kokë hudhër;

    1 kavanoz i vogël me mjaltë natyral.

    Mënyra e përgatitjes:

    Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe lajini nëse është e nevojshme, duke i tharë plotësisht.

    Shtypini ose pritini në copa të vogla.

    Vendosini në një kavanoz të pastër dhe të thatë.

    Shtoni mjaltin derisa hudhra të mbulohet plotësisht.

    Mbylleni kavanozin dhe ruajeni në frigorifer.

    Përzierja mund të përdoret në sasi të vogla si pjesë e ushqimit të përditshëm.

    Çfarë duhet të dini për përfitimet?

    Hudhra është studiuar për ndikimin e mundshëm në tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, ndërsa mjalti mund të ndihmojë në lehtësimin e kollës. Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që kombinimi i tyre parandalon ose shëron infeksionet, gripin apo sëmundje të tjera.

    Kujdes: Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën moshën një vjeçare. Personat që përdorin barna për hollimin e gjakut ose kanë probleme shëndetësore duhet të këshillohen me mjekun përpara se të konsumojnë sasi të mëdha hudhre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali