Kuvendi i Kosovës, pak para mesnatës, ka miratuar në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027.
Burimi: Dukagjini

Kuvendi i Kosovës, pak para mesnatës, ka miratuar në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027.
Burimi: Dukagjini
The position estimated that this budget is in the function of Kosovo’s development and offers better opportunities for the country and its development.
While the opposition said this is not a developmental budget, addressing criticism of the position for this bill.
Source Layer: RTKLive

Pozita vlerësoi se ky buxhet është në funksion të zhvillimit të Kosovës dhe ofron mundësi më të mira për vendin dhe zhvillimin e tij.
Ndërsa opozita tha se ky nuk është buxhet zhvillimor, duke adresuar kritika ndaj pozitës për këtë projektligj.
Burimi: RTKLive
EThe powerful sands involved today’s Ferizan evening have caused material damage in parts of the city and along magical routes.
According to Ferizaj Regional Police, damage has been reported to businesses, public buildings and vehicles. It is also reported on an injured person.
Police have called on citizens to avoid unnecessary exits and movements to prevent risks caused by the bad weather, Klankosova.tv broadcasts.
Meanwhile, police teams, in co-operation with the Ferizaj municipality and emergency teams, are on the ground and are intervene in public roads and spaces, where winds have caused damage and obstacles in circulation. Citizen reporting is also being addressed.
Police have announced that for any case of emergency citizens can contact these numbers:
Police: 192
Firefighters: 193
Emergency: 194
Police appeal for increased caution to improve the atmosphere. /Klankosova. tv


Erërat e fuqishme që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme Ferizajn kanë shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit dhe përgjatë rrugëve magjistrale.
Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, dëme janë raportuar në biznese, ndërtesa publike dhe automjete. Po ashtu, është raportuar edhe për një person të lënduar.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktohen nga moti i lig, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, ekipet policore, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe ekipet emergjente, janë në terren dhe po intervenojnë në rrugë e hapësira publike, ku erërat kanë shkaktuar dëme dhe pengesa në qarkullim. Gjithashtu, po trajtohen edhe raportimet e qytetarëve.
Policia ka bërë të ditur se për çdo rast emergjent qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra:
Policia: 192
Zjarrfikësit: 193
Emergjenca: 194
Policia apelon për kujdes të shtuar deri në përmirësimin e situatës atmosferike./Klankosova.tv


Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027.
Në votimin për shqyrtimin e parë, pro kanë votuar 61 deputetë, kundër kanë qenë 8, ndërsa asnjë deputet nuk ka abstenuar.
Me këtë votim, projektbuxheti për vitin 2027 ka kaluar leximin e parë në Kuvendin e Kosovës./Klankosova.tv


Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, duke ngritur shqetësimin për gjendjen ekonomike të pensionistëve.
Ajo ka thënë se me pensionin prej 150 eurosh, të moshuarit e kanë të vështirë të mbulojnë shpenzimet mujore, veçanërisht ato për barna.
Jashari ka pyetur se si mund t’i ndajë një pensionist 150 euro për të paguar barnat dhe për të mbuluar shpenzimet e tjera të një muaji.
Sipas saj, në projektbuxhetin e paraqitur, Qeveria nuk e ka përcaktuar shumën e rritjes së pensioneve.


Adlum Ramadani, zyrtar i KEDS-it, në një prononcim të drejtpërdrejtë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka deklaruar se situata me furnizimin me energji elektrike në vend është e rënduar si pasojë e erërave të forta.
Ramadani ka thënë se ndërprerja e energjisë elektrike në Ferizaj është bërë edhe me kërkesë të Policisë së Kosovës, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa ekipet e KEDS-it po punojnë për rikthimin e furnizimit.
“Fillimisht duhet të bëhet e qartë se ndërprerjet e tanishme të energjisë elektrike janë pasojë e erërave të forta që kanë goditur vendin. Sigurisht, disa zona janë më të prekura, si ajo e Ferizajt. Me kërkesë edhe të Policisë së Kosovës, me qëllim të marrjes së masave për sigurinë e qytetarëve, ka qenë e domosdoshme ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.
Ekipet tona i kemi të shpërndara në të gjithë vendin, pra me qindra ekipe, të cilat, pa marrë parasysh kushtet atmosferike me të cilat po përballemi, po mundohen t’i evitojnë këto avari dhe ta kthejnë furnizimin me energji elektrike për qytetarët e vendit. Por, siç e thashë, situata me të cilën po përballemi është e rëndë sa u përket erërave. Megjithatë, puna nuk do të ndalet”, ka deklaruar ai.
I pyetur se cilat komuna janë më të prekura, Ramadani ka përmendur Ferizajn, Gjilanin, Prizrenin dhe Prishtinën.
“Aktualisht, krahas Ferizajt, në komunën e Prizrenit, Gjilanit dhe tashmë edhe në Prishtinë i kemi parë pasojat e këtyre erërave. Por, siç e thashë, ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike, i cili ka pasur ndërprerje të shumta.
Duhet të theksoj se është shumë e rëndësishme që, në përballje me erërat, t’u bëhet apel qytetarëve që të mos u afrohen linjave të energjisë elektrike dhe të mos kalojnë pranë tyre”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, sa i përket ndërprerjes së energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës, Ramadani ka thënë se nuk ka informacione nga terreni.
Ferizaj Regional Police have called on citizens to avoid unnecessary exits and movements to prevent dangers from strong winds.
According to police reports, police teams, in co-operation with the Ferizaj municipality and emergency teams, are being interviewed in the streets and public spaces where damage and barriers in circulation have been caused.
Also, field teams are handling citizen reporting.
Source Layer: RTKLive

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet nga erërat e forta.
Sipas njoftimit të Policisë, ekipet policore, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe ekipet emergjente, janë duke intervenuar në rrugë dhe hapësira publike ku janë shkaktuar dëme dhe pengesa në qarkullim.
Po ashtu, ekipet në terren po trajtojnë edhe raportimet e qytetarëve.
Burimi: RTKLive