Blog

  • Merz sends message to Trump before meeting Putin in China: Without surprises, stay close to Europe and Ukraine

    German Chancellor Friedrich Merz has called on US President Donald Trump to avoid unexpected decisions during the expected meeting with Russian President Vladimir Putin in China, where he is expected to discuss the war in Ukraine.

    Merz has expressed concern that the meeting could repeat the Trump Putin summit’s scenario in Alaska’s Anchorage, which was then considered by European leaders as a moment of particular importance for ending the war in Ukraine.

    Some here in Dublin fear this could turn into a second Anchorage station, Merz said.

    He conveyed a clear message to the American administration, demanding that Washington not take unexpected steps and continue to co-operate with Europe and Ukraine.

    Therefore, I want to convey our message to the United States very clearly: please, without surprises. Continue to act as part of Europe’s team and the Ukraine team, the German Chancellor stressed.

    Merz is also demanding that the European Union provide long-term support to Ukraine, under negotiations for the future union budget. According to him, the proposal has received broad support, though a final agreement remains far apart.

    The Chancellor announced that, after this week’s meetings between the American and Russian representatives of Abu Dhabi, the cohesive peace negotiations are expected to begin in the coming weeks, this time even with the participation of Europeans.

    Meanwhile, he rejected Russia’s demand that European security architecture become a central part of the negotiations, arguing that this issue is already regulated through NATO.

    Merz stressed that discussions should focus on the way Ukraine’s security will be guaranteed after the arrival of peace, but underlined that the priority remains the outcome of the war.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Merz i dërgon mesazh Trumpit para takimit me Putinin në Kinë: Pa surpriza, qëndroni në krah të Evropës dhe Ukrainës

    Merz i dërgon mesazh Trumpit para takimit me Putinin në Kinë: Pa surpriza, qëndroni në krah të Evropës dhe Ukrainës

    Merz i dërgon mesazh Trumpit para takimit me Putinin në Kinë: Pa surpriza, qëndroni në krah të Evropës dhe Ukrainës

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të shmangë vendimet e papritura gjatë takimit të pritshëm me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kinë, ku pritet të diskutohet për luftën në Ukrainë.

    Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump–Putin në Anchorage të Alaskës, i cili në atë kohë ishte konsideruar nga liderët evropianë si një moment me rëndësi të veçantë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

    “Disa këtu në Dublin kanë frikë se kjo mund të shndërrohet në një ‘moment të dytë Anchorage’”, deklaroi Merz.

    Ai përcolli një mesazh të qartë për administratën amerikane, duke kërkuar që Uashingtoni të mos ndërmarrë hapa të papritur dhe të vazhdojë të bashkëpunojë me Evropën dhe Ukrainën.

    “Prandaj dua ta përcjell shumë qartë mesazhin tonë për Shtetet e Bashkuara: ju lutem, pa surpriza. Vazhdoni të veproni si pjesë e ‘Ekipit Evropë’ dhe ‘Ekipit Ukrainë’”, theksoi kancelari gjerman.

    Merz po kërkon gjithashtu që Bashkimi Evropian të sigurojë mbështetje afatgjatë për Ukrainën, në kuadër të negociatave për buxhetin e ardhshëm të unionit. Sipas tij, propozimi ka marrë mbështetje të gjerë, ndonëse një marrëveshje përfundimtare mbetet ende larg.

    Kancelari bëri të ditur se, pas takimeve të kësaj jave mes përfaqësuesve amerikanë dhe rusë në Abu Dhabi, negociatat përmbajtësore për paqen pritet të nisin gjatë javëve të ardhshme, kësaj here edhe me pjesëmarrjen e evropianëve.

    Ndërkohë, ai kundërshtoi kërkesën e Rusisë që arkitektura e sigurisë evropiane të bëhet pjesë qendrore e negociatave, duke argumentuar se kjo çështje tashmë është e rregulluar përmes NATO-s.

    Merz theksoi se diskutimet duhet të përqendrohen në mënyrën se si do të garantohet siguria e Ukrainës pas arritjes së paqes, por nënvizoi se prioritet mbetet përfundimi i luftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Angelina Jolie’s daughter and Brad Pitt found that she was hospitalized because of a eating disorder

    Angelina Jolie’s daughter and Brad Pitt found that she was hospitalized because of a eating disorder

    Vivienne, 18-year-old girl of Angelina Jolie and Brad Pitt, has discovered that she was hospitalised earlier this year because of a eating disorder.

    The young artist, known as Vivianne Marcheline, spoke of her experience through an art exhibition in Los Angeles, where she presented pictures inspired from her hospital stay.

    Like many others, I have had mental – health problems. I also had a eating disorder.

    Angelina Jolie’s daughter and Brad Pitt found that she was hospitalized because of a eating disorder

    Early this year, I was admitted to the hospital for emergency treatment. I was angry, sick and very lonely, she confessed.

    However, the 18-year-old showed that support from staff and other patients helped her through that period.

    It was the worst time of my life and I’m better for it, Vivienne said.

    Her exhibition, titled The Fuse of Tulips, includes paintings reflecting emotions and memories from the hospital. She explained that the titles of the works were taken from the diary notes she held during the treatment.

    By DailyMailIn some cases, Vivienne has been exposed and sold her creations at some art fairs in Los Angeles, where she was accompanied by her twin brother, Knox.

    The confession comes days after it was reported that Vivienne had decided not to use her father’s last name, Brad Pitt. /Telegraphy/

  • Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt zbulon se ishte shtruar në spital për shkak të një çrregullimi të të ngrënit

    Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt zbulon se ishte shtruar në spital për shkak të një çrregullimi të të ngrënit

    Vivienne, vajza 18-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka zbuluar se në fillim të këtij viti ishte shtruar në spital për shkak të një çrregullimi të të ngrënit.

    Artistja e re, e cila njihet me emrin Vivienne Marcheline, foli për përvojën e saj përmes një ekspozite arti në Los Angeles, ku prezantoi piktura të frymëzuara nga periudha e qëndrimit në spital.

    “Si shumë të tjerë, kam pasur probleme me shëndetin mendor. Kam pasur edhe një çrregullim të të ngrënit.

    Angelina Jolie’s daughter and Brad Pitt found that she was hospitalized because of a eating disorder

    Në fillim të këtij viti, u shtrova në spital për trajtim urgjent. Isha e zemëruar, e sëmurë dhe shumë e vetmuar”, rrëfeu ajo.

    Megjithatë, 18-vjeçarja tregoi se mbështetja e stafit dhe pacientëve të tjerë e ndihmoi të përballonte atë periudhë.

    “Ishte koha më e keqe dhe më e mirë e jetës sime dhe jam më mirë për këtë”, u shpreh Vivienne.

    Ekspozita e saj, e titulluar “Fusha e Tulipanëve”, përfshin piktura që pasqyrojnë emocionet dhe kujtimet nga spitali. Ajo shpjegoi se titujt e veprave janë marrë nga shënimet e ditarit që mbante gjatë trajtimit.

    Sipas DailyMail, Vivienne ka ekspozuar dhe shitur krijimet e saj në disa panaire arti në Los Angeles, ku në disa raste është shoqëruar edhe nga vëllai i saj binjak, Knox.

    Rrëfimi vjen pak ditë pasi u raportua se Vivienne kishte vendosur të mos përdorte më mbiemrin e babait të saj, Brad Pitt. /Telegrafi/

  • The former Premierliga coach shows which stadiums it was hard to be in.

    The former judge of English Premierliga, Graham Scott, has discovered two stadiums where it was most difficult to handle pressures while in office.

    Scott noted that the VAR evidence would suggest there is bias in favour of locals, as VAR technology tends to interfere more in favour of guest teams because more mistakes are made against them.

    The former host has later named Everton’s former stadium, Mr. Goodison Parke, as the most hostile stadium in Premierleliga and one of the places where it was most difficult to judge neutrally, along with AlOld Trafford.

    In an interview for The Athletic? Of course it could be something like that… it’s something you know; I might not even know it exists! )

    The 58-year-old, who was Premierliga judge for ten years from 2015 to 2025, added that referees never knowingly favour certain teams.

    I don’t know where the truth is, Scott agreed. The VAR witnesses actually suggest there is some bias in favour of locals, as VAR tends to interfere more in favour of guest teams. So there is such a thing.

    I’m not sure that’s even true of the biggest clubs, but of course I would say that, right? There certainly is no such thing as: We should take care of these people or not take care of them.

    Scott was later asked whether there were certain stadiums or clubs where it was harder to handle the pressure and remain neutral. The response of former Premierliga judge was immediate: Goudison Park.

    The most hostile Stadium was once Goodison. Partly because of its location and structure, everything was very narrow.

    Also, fans in the stands were all in the fight. Goodison was always very close. I believe that in your mind you must be strong, determined and make sure that you make the right decision, Scott said.

    The 58-year-old described Everton’s former stadium as also a sinful site, acknowledging it was one of his favorite stadiums to try matches.

    A great place to judge and with a fantastic atmosphere, he said.

    Former Premierligla judge also spoke of Manchester United, mentioning Ald Trafford as another British stadium where it was difficult to maintain neutrality in judgment.

    Over a period, Old Tuffford became a very quiet stadium, where everyone seemed to expect to have fun or were there just to complain to the owners and not to the judge.

    From the judge’s perspective, things could be quite easy, Scott admitted, who used this contrast to explain how the atmosphere had changed at Manchester United’s stadium, which was once much more hostile.

    A look at Premierliga archives gives even more evidence of Scott’s statement about the difficulties of judgment at the Goodison Park.

    The 58-year-old had once awarded a penalty for Everton in the extra minutes of a domestic match, which locals converted into a goal to win 3-2 to Watford in 2017.

    Everton was at a two-goward disadvantage in the 65th minute, but the goals of Owmar Niasse and Dominic Calvert-Lewin, as well as the penalty carried out by Leighton Baines at the last minute, secured the victory to the local team at Goodison Park.

    Source Layer: Insander

  • Ish-trajneri i Premierligës tregon se në cilat stadiume ishte e vështirë të ishe “neutral”

    Ish-trajneri i Premierligës tregon se në cilat stadiume ishte e vështirë të ishe “neutral”

    Ish-trajneri i Premierligës tregon se në cilat stadiume ishte e vështirë të ishe “neutral”

    Ish-gjyqtari i Premierligës angleze, Graham Scott, i ka zbuluar dy stadiumet ku e kishte më të vështirë t’i “përballonte presionet” gjatë kohës sa ishte në detyrë.

    Scott ka vënë në dukje se dëshmitë e VAR-it do të “sugjeronin se ekziston njëanshmëri në favor të vendasve”, pasi teknologjia VAR “ka tendencë të ndërhyjë më shumë në favor të skuadrave mysafire, sepse ndaj tyre bëhen më shumë gabime”.

    Ish-arbitri më pas e ka cilësuar stadiumin e dikurshëm të Evertonit, “Goodison Park”, si stadiumin “më armiqësor” në Premierligë dhe njërin prej vendeve ku ishte më e vështirë të gjykonte në mënyrë neutrale, së bashku me “Old Traffordin”.

    Në një intervistë për “The Athletic”, Scott fillimisht foli për mundësinë e ekzistimit të njëanshmërisë te gjyqtarët, duke thënë: “Natyrisht që mund të jetë një gjë e tillë… është diçka nënvetëdijshme; mund të mos e kuptoj as vetë se ekziston!”

    58-vjeçari, i cili ishte gjyqtar i Premierligës për dhjetë vjet, nga viti 2015 deri në vitin 2025, shtoi se arbitrat nuk favorizojnë kurrë me vetëdije skuadra të caktuara.

    “Nuk e di se ku qëndron e vërteta”, pranoi Scott. “Dëshmitë e VAR-it në fakt sugjerojnë se ekziston njëfarë njëanshmërie në favor të vendasve, pasi VAR-i ka tendencë të ndërhyjë më shumë në favor të skuadrave mysafire. Pra, diçka e tillë ekziston.

    “Nuk jam i sigurt nëse kjo vlen edhe për klubet më të mëdha, por natyrisht që këtë do ta thosha, apo jo?”, deklaroi 58-vjeçari. “Sigurisht që nuk ekziston ndonjë organizim i tipit: ‘Duhet të kujdesemi për këta njerëz’ apo të mos kujdesemi për ta”.

    Scott u pyet më pas nëse kishte stadiume apo klube të caktuara ku ishte më e vështirë të “përballoje presionin dhe të mbeteshe neutral”. Përgjigjja e ish-gjyqtarit të Premierligës ishte e menjëhershme: “Goodison Park”.

    “Stadiumi më armiqësor dikur ishte Goodison. Pjesërisht për shkak të vendndodhjes dhe strukturës së tij, pasi gjithçka ishte shumë e ngushtë.

    “Gjithashtu, tifozët në tribuna ishin të gjithë të përfshirë maksimalisht në ndeshje. Goodison ishte gjithmonë shumë i ngushtë. Besoj se në mendjen tënde duhet të jesh i fortë, i vendosur dhe të sigurohesh që të marrësh vendimin e duhur”, u shpreh Scott.

    58-vjeçari e përshkroi stadiumin e dikurshëm të Evertonit edhe si një vend “fantastik”, duke pranuar se ishte një prej stadiumeve të tij të preferuara për të gjykuar ndeshje.

    “Një vend i shkëlqyer për të gjykuar dhe me atmosferë fantastike”, tha ai.

    Ish-gjyqtari i Premierligës foli më pas edhe për Manchester Unitedin, duke e përmendur “Old Traffordin” si një tjetër stadium anglez ku ishte e vështirë të ruhej neutraliteti në gjykim.

    “Për një periudhë, “Old Trafford” u bë një stadium shumë i qetë, ku dukej sikur të gjithë prisnin të argëtoheshin ose ishin aty vetëm për t’u ankuar ndaj pronarëve dhe jo ndaj gjyqtarit.

    “Nga këndvështrimi i gjyqtarit, gjërat mund të ishin mjaft të lehta”, pranoi Scott, i cili e përdori këtë kontrast për të shpjeguar se si kishte ndryshuar atmosfera në stadiumin e Manchester Unitedit, i cili dikur ishte shumë më armiqësor.

    Një vështrim në arkivat e Premierligës e dëshmon edhe më shumë deklaratën e Scottit për vështirësitë e gjykimit në “Goodison Park”.

    58-vjeçari dikur kishte akorduar një penallti për Evertonin në minutat shtesë të një ndeshjeje në shtëpi, të cilën vendasit e shndërruan në gol për të fituar 3-2 ndaj Watfordit në vitin 2017.

    Everton ishte në disavantazh prej dy golash në minutën e 65-të, por golat e Oumar Niasse dhe Dominic Calvert-Lewin, si dhe penalltia e realizuar nga Leighton Baines në minutën e fundit, ia siguruan fitoren skuadrës vendase në “Goodison Park”.

    Burimi: Insajderi

  • Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

    Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

    Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të shmangë vendimet e papritura gjatë bisedimeve të pritshme me presidentin rus Vladimir Putin në Kinë, javën e ardhshme, lidhur me luftën në Ukrainë.

    Merz shprehu shqetësimin se takimi mund të përsërisë situatën e samitit Trump–Putin në Anchorage të Alaskës, i cili ishte konsideruar nga liderët evropianë si një moment potencialisht vendimtar për përfundimin e luftës në Ukrainë, raporton Reuters.

    “Disa këtu në Dublin kanë frikë se kjo mund të shndërrohet në një ‘moment të dytë Anchorage’”, deklaroi kancelari gjerman.

    “Prandaj dua ta përcjell shumë qartë mesazhin tonë për Shtetet e Bashkuara: ju lutem, pa surpriza. Vazhdoni të veproni si pjesë e ‘Ekipit Evropë’ dhe ‘Ekipit Ukrainë’”, theksoi ai.

    Merz po kërkon gjithashtu që liderët e Bashkimit Evropian të angazhohen për mbështetjen afatgjatë të Ukrainës, në kuadër të negociatave për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

    Sipas tij, propozimi ka marrë mbështetje të gjerë, megjithëse arritja e një marrëveshjeje mbetet ende larg.

    Kancelari gjerman bëri të ditur se, pas takimeve të zhvilluara këtë javë ndërmjet përfaqësuesve amerikanë dhe rusë në Abu Dhabi, negociatat përmbajtësore të paqes pritet të fillojnë gjatë javëve të ardhshme, për herë të parë edhe me pjesëmarrjen e evropianëve.

    Ai hodhi poshtë kërkesat e Rusisë që arkitektura e sigurisë evropiane të vendoset në qendër të negociatave, duke argumentuar se një strukturë e tillë tashmë ekziston përmes NATO-s.

    “Diskutimet e ardhshme duhet të përqendrohen në një pyetje thelbësore: në çfarë kuadri mund të garantohet siguria e Ukrainës pasi të arrihet paqja? Por, së pari, duhet ta arrijmë atë paqe”, përfundoi Merz. /Telegrafi/

  • Fëmija kruhet gjatë natës? Krimbat që mund të infektojnë gjithë familjen – a duhet të shkojnë prindërit në punë?

    Fëmija kruhet gjatë natës? Krimbat që mund të infektojnë gjithë familjen – a duhet të shkojnë prindërit në punë?

    Vezët e parazitëve mund të mbijetojnë për javë të tëra në çarçafë, rroba dhe lodra. Ja si përhapet infeksioni, sa është i rrezikshëm dhe çfarë duhet të bëjnë prindërit

    Kruajtja që e zgjon fëmijën në mes të natës, gjumi i shqetësuar, dhimbjet e barkut dhe ndonjëherë krimbat e vegjël të bardhë në të brendshme ose çarçafë janë shenja të mundshme të një infeksioni parazitar që përhapet lehtësisht mes fëmijëve.

    Por kur infeksioni shfaqet në familje, prindërit kanë edhe një shqetësim tjetër: a mund të infektohen vetë dhe a rrezikojnë t’ua transmetojnë parazitin kolegëve në punë?

    Pse krimbat e zorrëve përhapen kaq lehtë?

    Krimbat e vegjël të zorrëve, të njohur si oksiurë (Enterobius vermicularis), shkaktojnë infeksionin e quajtur enterobiazë.

    Infeksioni është veçanërisht i zakonshëm te fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, por mund të prekë edhe të rriturit.

    Transmetimi ndodh kur vezët mikroskopike të parazitit futen në gojë përmes duarve të palara, thonjve, lodrave, çarçafëve ose sendeve të kontaminuara.

    Gjatë natës, krimbat femra vendosin vezët rreth anusit, duke shkaktuar kruajtje. Kur fëmija kruhet, vezët mbeten nën thonj dhe përhapen në sipërfaqe të ndryshme.

    Kjo shpjegon pse infeksioni mund të përsëritet edhe pas trajtimit.

    Cilat simptoma tregojnë se fëmija ka krimba?

    Shenja më karakteristike është kruajtja rreth anusit, sidomos gjatë natës.

    Fëmija mund të zgjohet shpesh, të jetë nervoz, të ketë gjumë të shqetësuar ose të ankohet për dhimbje barku. Megjithatë, disa fëmijë nuk shfaqin simptoma.

    Prindërit ndonjëherë vërejnë krimba të vegjël të bardhë në të brendshme ose çarçafë.

    Për konfirmimin e infeksionit përdoret zakonisht testi me shirit ngjitës, i cili vendoset në zonën rreth anusit në mëngjes, përpara larjes dhe përdorimit të tualetit.

    Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rekomandohet marrja e mostrës në tri mëngjese radhazi. Analiza e zakonshme e jashtëqitjes shpesh nuk është e mjaftueshme për diagnostikim, përcjell Telegrafi.

    A mund të shkojnë prindërit në punë nëse fëmija ka krimba?

    Po. Fakti që fëmija është infektuar nuk nënkupton se prindërit duhet të qëndrojnë në shtëpi.

    Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS), edhe personat që kanë këtë infeksion zakonisht nuk kanë nevojë të mungojnë nga puna, shkolla apo kopshti.

    Megjithatë, prindërit mund të infektohen gjatë ndërrimit të rrobave, çarçafëve ose përkujdesjes për fëmijën.

    Infeksioni nuk transmetohet zakonisht vetëm përmes bisedës apo qëndrimit në të njëjtën dhomë. Për t’u infektuar, vezët e parazitit duhet të futen në gojë.

    Personat që punojnë me ushqim, fëmijë ose pacientë duhet të respektojnë edhe protokollet përkatëse të higjienës.

    Si trajtohet infeksioni dhe pse mund të përsëritet?

    Krimbat e zorrëve zakonisht trajtohen me sukses me barna antiparazitare.

    Sipas CDC-së, trajtimi standard përfshin dy doza, me interval prej 14 ditësh.

    Arsyeja është se barnat shkatërrojnë krimbat, por jo vezët. Doza e dytë ndihmon në eliminimin e parazitëve që mund të jenë zhvilluar ndërkohë.

    Zakonisht rekomandohet trajtimi i njëkohshëm i familjarëve dhe personave që kujdesen drejtpërdrejt për fëmijën, edhe nëse nuk kanë simptoma.

    Për fëmijët nën dy vjeç, gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji, zgjedhja e trajtimit kërkon këshillim të veçantë mjekësor.

    Higjiena është vendimtare: Si të parandalohet rikthimi?

    Vezët e parazitit mund të mbijetojnë në sipërfaqe për dy deri në tri javë, prandaj trajtimi me barna duhet të shoqërohet me masa të kujdesshme higjienike.

    Sipas rekomandimeve të CDC-së, rëndësi të veçantë kanë këto veprime:

    Larja e duarve: Me sapun dhe ujë, sidomos pas përdorimit të tualetit, ndërrimit të pelenave dhe para ushqimit.

    Larja e çarçafëve dhe rrobave: Të brendshmet, pizhamet, peshqirët dhe çarçafët duhet të lahen shpesh, me ujë të nxehtë, në temperaturë që lejohet nga materiali, mundësisht 60°C.

    Mosshkundja e rrobave: Çarçafët dhe veshjet nuk duhen shkundur përpara larjes, sepse vezët mund të përhapen në mjedis.

    Dushi i mëngjesit: Ndihmon në largimin e vezëve të vendosura gjatë natës.

    Kujdesi për thonjtë: Thonjtë duhet të mbahen të shkurtër dhe të pastër. Fëmijët duhet të shmangin kafshimin e tyre.

    Pastrimi i shtëpisë: Sipërfaqet të pastrohen me leckë të lagur, ndërsa dyshemetë dhe mobiliet me fshesë elektrike.

    Këto masa janë veçanërisht të rëndësishme gjatë trajtimit dhe për dy javë pas dozës së fundit. Nëse barnat nuk mund të përdoren, mjeku mund të rekomandojë masa të rrepta higjienike për gjashtë javë.

    Sa të rrezikshëm janë krimbat e zorrëve?

    Në shumicën e rasteve, infeksioni nuk është i rrezikshëm dhe trajtohet me sukses.

    Megjithatë, kruajtja e vazhdueshme mund të prishë gjumin, ndërsa kruarja e tepërt mund të dëmtojë lëkurën dhe të shkaktojë infeksione bakteriale. Te fëmijët e gjinisë femërore mund të shfaqet edhe irritim në zonën gjenitale.

    Nëse simptomat vazhdojnë pas trajtimit ose përkeqësohen, nevojitet kontroll mjekësor.

    Prania e krimbave nuk nënkupton mungesë higjiene në familje. Infeksioni përhapet lehtë, sidomos në kolektivet e fëmijëve.

    Trajtimi i duhur dhe kujdesi i të gjithë familjarëve janë mënyrat më të mira për të ndërprerë transmetimin dhe për të parandaluar rikthimin e infeksionit. /Telegrafi/

  • Tri receta të shpejta dhe të shijshme për t'i përgatitur gjatë një mbrëmjeje me miqtë

    Tri receta të shpejta dhe të shijshme për t’i përgatitur gjatë një mbrëmjeje me miqtë

    Nëse po planifikoni ta ndiqni një ndeshje futbolli në shoqërinë e miqve, disa ushqime të përgatitura në shtëpi mund të jenë zgjedhja ideale për ta shoqëruar mbrëmjen.

    Pa pasur nevojë të kaloni shumë kohë në kuzhinë, këto tri receta mund të përgatiten në furrë për rreth 40 minuta, me përbërës të thjeshtë dhe me më pak vaj sesa ushqimet e skuqura.

    Patate krokante me salcë hudhre

    Për këtë recetë nevojiten katër patate mesatare, tri lugë vaj, një lugë çaji piper i kuq, kripë dhe piper i zi. Për salcën përdorni 200 gramë kos grek, një thelb hudhër dhe pak majdanoz.

    Pritini patatet në feta pa ua hequr lëvoren, përziejini me vaj dhe erëza, më pas vendosini në një tepsi me letër pjekjeje. Piqini në temperaturë 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta, duke i kthyer në mes të pjekjes.

    Ndërkohë, përgatitni salcën duke përzier kosin me hudhrën e shtypur, majdanozin dhe pak kripë.

    Shirita pule krokante në furrë

    Ju nevojiten 500 gramë gjoks pule, një vezë, 100 gramë thekon misri, dy lugë miell, kripë, piper dhe pak hudhër pluhur.

    Priteni pulën në shirita dhe kalojini fillimisht në miell, më pas në vezën e rrahur me erëza dhe në fund në thekon misri të grimcuar.

    Vendosini në tepsi, spërkatini me pak vaj dhe piqini në 200 gradë Celsius për 18–20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë pjekur plotësisht.

    Çipsa tortilla me salcë domatesh

    Për këtë recetë nevojiten katër tortilla, dy lugë vaj, kripë dhe piper i kuq. Për salcën përdorni tri domate, gjysmë qepe të kuqe, pak spec djegës sipas dëshirës, lëngun e gjysmë limoni dhe majdanoz.

    Lyejini tortillat me vaj, shtoni erëzat dhe pritini në trekëndësha. Vendosini në tepsi dhe piqini në 180 gradë Celsius për 8–10 minuta, derisa të bëhen krokante.

    Për salcën, përzieni domatet e grira me qepën, specin, lëngun e limonit dhe majdanozin. Lëreni për rreth dhjetë minuta para servirjes.

    Për të kursyer kohë, patatet dhe pula mund të piqen njëkohësisht në dy tepsi të ndryshme, ndërsa tortillat mund të futen në furrë në fund. Kështu, të tria ushqimet mund të jenë gati për t’u shërbyer brenda rreth 40 minutash. /Telegrafi/

  • The tragic accident in Albania, Great Master of the Assambl. Good afternoon.

    65-year-old Paulin Philopati is the victim of a car accident on the Thumane-Fuje axis that happened this Saturday.

    It was a well – known name of the art and folk tradition of the Good Day. News of his life’s separation has caused pain to family, friends, and artistic community, where Philopati was praised for his recent contribution to the preservation and promotion of traditional music and folklore.

    He was part of the Group of Men of Ansammbli Goodday, titled Great Master, as well as the Artist of the Claw Group, writes the TCH.

    Paulin Philopati was also one of the three brothers Philopati, along with Giovanni and Pashkun, who are known for their contribution to good – day music and folk tradition.

    Paulin Philopati’s memory will remain linked to Mirdi’s song, music and folk heritage.

    You leave us pain in the body and soul, our loving, generous, smiling artist Paul Philopati! … After a tragic accident, Paul Philopati of the Kodra Rresh was killed.

    The serious event occurred today in the old Fush-Kruje-Thuman axis. At the time of the accident, his wife, who was fortunately hurt, was next to him.

    It’s a serious loss for family, relatives and the entire community of Mirday artists. The family suggests that the funeral ceremony takes place at the root cathedral. Monday’s funeral, November 16, 2026, 12:00, at the Codyard tomb, Meet his friend Gjergj Mark.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal