Blog

  • Prediabeti nuk është e thënë të zhvillohet në diabet: Ndryshimet që mund ta ulin rrezikun

    Prediabeti nuk është e thënë të zhvillohet në diabet: Ndryshimet që mund ta ulin rrezikun

    Sheqeri në gjak mund të jetë mbi normalen për vite të tëra pa u vërejtur. Por disa ndryshime në ushqyerje, peshë dhe aktivitet fizik mund ta ndryshojnë rrjedhën e sëmundjes

    Prediabeti është një gjendje që shpesh zhvillohet në heshtje. Niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por ende nuk ka arritur vlerat që përcaktojnë diabetin e tipit 2. Shumë njerëz jetojnë me këtë çrregullim pa e ditur, pasi zakonisht nuk shfaq simptoma të dallueshme.

    Megjithatë, diagnoza e prediabetit nuk nënkupton se diabeti është i pashmangshëm. Zbulimi i hershëm dhe ndryshimet e qëndrueshme të stilit të jetesës mund ta ulin ndjeshëm rrezikun.

    Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), prediabeti lidhet edhe me rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

    Kilogramët e tepërt dhe dhjami në bark e rrisin rrezikun

    Mbipesha, veçanërisht grumbullimi i yndyrës në zonën e barkut, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e prediabetit.

    Yndyra e tepërt abdominale lidhet me rezistencën ndaj insulinës, gjendje në të cilën qelizat nuk reagojnë siç duhet ndaj këtij hormoni. Si pasojë, organizmi e ka më të vështirë ta mbajë sheqerin në gjak brenda kufijve normalë.

    Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA), prediabeti mund të identifikohet përmes tri analizave:

    • Glicemia esëll: 5,6–6,9 mmol/L.
    • Testi i tolerancës ndaj glukozës: 7,8–11,0 mmol/L, dy orë pas marrjes së 75 gramëve glukozë.
    • Hemoglobina e glikuar (HbA1c): 5,7–6,4 për qind.

    Mjeku përcakton analizat e nevojshme dhe interpretimin e rezultateve.

    14 nëntori – Dita Botërore e Diabetit

    Çdo vit, më 14 nëntor, shënohet Dita Botërore e Diabetit, në ditëlindjen e Frederick Bantingut, njërit prej shkencëtarëve që kontribuuan në zbulimin e insulinës në vitin 1921.

    Kjo ditë u themelua në vitin 1991 nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa në vitin 2006 mori njohjen zyrtare të Kombeve të Bashkuara.

    Qëllimi është ndërgjegjësimi për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e diabetit.

    Ushqyerja mesdhetare dhe ecja mund ta ndryshojnë rrjedhën e sëmundjes

    Lajmi inkurajues është se prediabeti mund të mbahet nën kontroll dhe përparimi drejt diabetit të tipit 2 mund të parandalohet ose të vonohet.

    Sipas udhëzimeve të ADA-s për vitin 2026, ulja e peshës trupore me 5–7 për qind, e kombinuar me të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë, është ndër masat më të efektshme parandaluese.

    Studimet e programeve të strukturuara të parandalimit kanë treguar se këto ndërhyrje mund ta ulin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 deri në 58 për qind.

    Ushqyerja mesdhetare është një ndër modelet ushqimore të rekomanduara. Ajo përfshin perime, fruta, drithëra integrale, bishtajore, peshk, vaj ulliri dhe fruta arrore.

    Për rezultate më të mira, rekomandohet:

    • Të konsumohen më shumë perime, fruta të plota dhe ushqime të pasura me fibra.
    • Buka e bardhë dhe drithërat e rafinuara të zëvendësohen me alternativa integrale.
    • T’u jepet përparësi peshkut, pulës dhe bishtajoreve, duke kufizuar mishin e kuq.
    • Vaji i ullirit të përdoret në vend të yndyrave të pasura me yndyra të ngopura.
    • Pijet e ëmbëlsuara të zëvendësohen me ujë dhe të kufizohen ushqimet shumë të përpunuara.

    Edhe mënyra e përgatitjes ka rëndësi. Zierja, gatimi në avull dhe pjekja në furrë janë alternativa të përshtatshme ndaj skuqjes së shpeshtë.

    Pse nuk duhet pritur shfaqja e simptomave?

    Diabeti i tipit 2 mund të zhvillohet gradualisht, pa shenja të dukshme. Nëse mbetet i pazbuluar, me kalimin e kohës mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, veshkat, sytë dhe nervat.

    Prandaj, kontrolli periodik i glicemisë, sidomos te personat me mbipeshë, histori familjare të diabetit ose aktivitet të kufizuar fizik, është një hap i rëndësishëm.

    Prediabeti është një paralajmërim, jo një diagnozë e pashmangshme e diabetit. Ndryshimet e vogla, por të vazhdueshme, mund të kenë ndikim të madh në shëndetin afatgjatë. /Telegrafi/

  • Bad News Eagles nis një epokë të re, zbulon tri projektet që synojnë ta ndryshojnë skenën e esports në Kosovë

    Bad News Eagles nis një epokë të re, zbulon tri projektet që synojnë ta ndryshojnë skenën e esports në Kosovë

    Bad News Eagles ka zbuluar disa nga planet kryesore për fazën e re të projektit, duke paralajmëruar tri ditë radhazi me njoftime që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit të esports në Kosovë dhe krijimin e mundësive të reja për lojtarët.

    Përmes një publikimi me mesazhin “Vizioni ynë. E ardhmja fillon tani”, BNE ka bërë të ditur se më 15, 16 dhe 17 nëntor do të prezantojë tri iniciativa të reja: programin “Hooligans”, rrjetin “BNE Collective” dhe “BNE Academy – FACEIT Path to Pro”.

    Njoftimi i parë do të bëhet më 15 nëntor, kur do të prezantohet programi “Hooligans”. BNE e ka përshkruar këtë si një program të ri, me energji të freskët dhe me më shumë zhvillime që pritet të pasojnë.

    Një ditë më vonë, më 16 nëntor, do të prezantohet “BNE Collective & Network”, një rrjet që synon të bashkojë krijuesit e përmbajtjeve dhe transmetuesit, duke ndërtuar një komunitet më të madh dhe më të fuqishëm rreth emrit Bad News Eagles.

    Ndërsa më 17 nëntor do të vijë një prej projekteve më interesante për lojtarët e rinj: “BNE Academy & FACEIT Path to Pro”. Përmes kësaj iniciative, BNE synon të krijojë një rrugë drejt profesionalizmit për lojtarët e talentuar që synojnë të arrijnë nivelin më të lartë në esports.

    “Po e hapim rrugën drejt profesionalizmit. Një mundësi e re për lojtarët e talentuar që synojnë të arrijnë majat e esports”, thuhet në përshkrimin e këtij projekti.

    Në fund të njoftimit, Bad News Eagles ka theksuar se këto iniciativa janë vetëm fillimi i një vizioni më të madh, duke ftuar komunitetin të bëhet pjesë e kësaj faze të re.

    Kujtojmë që në vitin 2022, Bad News Eagles u bë ekipi i parë kosovar që u kualifikua në një Major. Formacioni arriti të merrte pjesë në tri Majorë radhazi: Antwerp 2022, Rio 2022 dhe Paris 2023.

    Pas një periudhe me organizatën Guild Esports, ekipi u rikthye me emrin Bad News Eagles në shkurt të vitit 2025, por u shpërbë përsëri në qershor të po atij viti./Telegrafi/

  • This is the message Eagle received through the drive at BBVK5 ( VIDEOS)

    PNor the driver who came for Adrian, another fear has arrived at the home of the Big Brother V IP Kosova 5a.

    This time the message was dedicated to Eagle, who received a surprise from outside the house.

    You’re the Eagle who stands above everyone, It was written in the message placed in the drone.

    The following can be followed by her response to the video:

  • Ky është mesazhi që mori Shqiponja përmes dronit në BBVK5 (VIDEO)

    Ky është mesazhi që mori Shqiponja përmes dronit në BBVK5 (VIDEO)

    Ky është mesazhi që mori Shqiponja përmes dronit në BBVK5 (VIDEO)

    Pas dronit që erdhi për Adrianin, një tjetër dron ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

    Kësaj radhe, mesazhi ishte dedikuar për Shqiponjën, e cila mori një surprizë nga jashtë shtëpisë.

    “Ti je Shqiponja që qëndron mbi të gjithë”, shkruhej në mesazhin e vendosur në dron.

    Më poshtë mund ta ndiqni reagimin e saj në video:

  • BIA files would shake Serbia, Serbian lawyer names Radoichi and Ivanoviqi

    ASerbian vocalist Bozo Prelevic has warned that opening Security and Information Agency files ( BIA could cause major political shocks in Serbia, questioning links between security services, political power and criminal structures.

    In an interview for Serbian magazineRadar), published on Saturday, Prelevic said that one of the issues he would have to clarify is whether the politician and former BIA leader, Marko Parrezanovic, could answer the question if Olver Ivanov was under surveillance and surveillance at the time he was killed, and who had ordered his deployment under these measures, RTK broadcast.

    Imagine what a shock would be caused if files were opened, Preleviq declared, citing the possibility of the discovery of cash beneficiaries by Slavisa Lucic’s Telecom.

    He has estimated that the security services in Serbia for a long time have worked without sufficient institutional control, while part of them, according to him, instead of dealing with the protection of citizens and state, have been used to protect the ruling party’s interests.

    Prelevic, former judge and former interior minister in the transitional government following the collapse of Slobodan Milosevic’s regime, has said that security services should be reformed on the ground and put under effective parliamentary and judicial control.

    According to him, a possible solution would be to divide functions into three structures: intelligence, counterintelligence and technical service, which could be put into the service of security and prosecutorial institutions, according to clear procedures.

    He has also warned that changing directors or the name of institutions does not guarantee real reforms, whether the same structures and practices remain within them.

    In the interview, Prelevic also mentioned the case of Milan Radojic and Zvonko Veselinovic, claiming that while he was in the interior ministry, criminal proceedings were initiated against them for drugs, but that, according to him, the prosecutor had resigned from prosecution, though, according to him, they had accepted the works.

    He has stressed that links between security services, justice, politics and the media constitute one of the main obstacles to democratic changes in Serbia.

  • “Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

    “Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

    “Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

    Avokati serb Bozho Prelleviq ka paralajmëruar se hapja e dosjeve të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) mund të shkaktojë tronditje të mëdha politike në Serbi, duke vënë në pikëpyetje lidhjet mes shërbimeve të sigurisë, pushtetit politik dhe strukturave kriminale.

    Në një intervistë për revistën serbe “Radar”, të publikuar të shtunën, Prelleviq ka thënë se një nga çështjet që do të duhej të sqarohej është nëse politikani dhe ish-drejtuesi i BIA-s, Marko Parezanoviq, mund t’i përgjigjet pyetjes nëse Olliver Ivanoviq ishte nën masa të përgjimit dhe vëzhgimit në kohën kur u vra, si dhe kush kishte urdhëruar vendosjen e tij nën këto masa, transmeton RTK.

    “Imagjinoni çfarë tronditjeje do të shkaktohej nëse do të hapeshin dosjet”, ka deklaruar Prelleviq, duke përmendur edhe mundësinë e zbulimit të përfituesve të parave nga Telekomi i Sllavisha Luçiqit.

    Ai ka vlerësuar se shërbimet e sigurisë në Serbi për një kohë të gjatë kanë funksionuar pa kontroll të mjaftueshëm institucional, ndërsa një pjesë e tyre, sipas tij, në vend që të merren me mbrojtjen e qytetarëve dhe shtetit, janë përdorur për mbrojtjen e interesave të partisë në pushtet.

    Prelleviq, ish-gjyqtar dhe ish-bashkëministër i Punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare pas rrëzimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se shërbimet e sigurisë duhet të reformohen në themel dhe të vendosen nën kontroll efektiv parlamentar dhe gjyqësor.

    Sipas tij, një zgjidhje e mundshme do të ishte ndarja e funksioneve në tri struktura: shërbim informativ, kundërzbulim dhe shërbim teknik, i cili do të mund të vihej në shërbim të institucioneve të sigurisë dhe prokurorisë, sipas procedurave të qarta.

    Ai ka paralajmëruar gjithashtu se ndryshimi i drejtuesve apo i emrit të institucioneve nuk garanton reforma reale, nëse brenda tyre mbeten të njëjtat struktura dhe praktika.

    Në intervistë, Prelleviq ka përmendur edhe rastin e Millan Radoiçiqit dhe Zvonko Vesellinoviqit, duke pretenduar se gjatë kohës kur ai ishte në Ministrinë e Brendshme ishin iniciuar procedura penale ndaj tyre për drogë, por se, sipas tij, prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja, ndonëse, sipas tij, ata kishin pranuar veprat.

    Ai ka theksuar se lidhjet mes shërbimeve të sigurisë, drejtësisë, politikës dhe mediave përbëjnë një nga pengesat kryesore për ndryshimet demokratike në Serbi.

  • Elegancë dhe stil dramatik, Florence Pugh bën një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq

    Elegancë dhe stil dramatik, Florence Pugh bën një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq

    Aktorja britanike, Florence Pugh, ka tërhequr vëmendjen me zgjedhjen e saj të fundit të modës, gjatë një shfaqjeje të serialit East of Eden, të mbajtur të premten në New York.

    30-vjeçarja u paraqit në tapetin e kuq me një fustan të zi prej sateni, të karakterizuar nga mëngë të fryra dhe voluminoze, të cilat ishin elementi më i spikatur i veshjes.

    Fustani me kopsa në pjesën e përparme ndërthurte elegancën klasike me një stil dramatik, ndërsa aktorja e kompletoi dukjen me këpucë të larta me platformë.

    Ngjyra e zezë dhe materiali prej sateni i jepnin veshjes një pamje elegante, ndërsa volumi i theksuar në pjesën e supeve krijonte një siluetë të veçantë.

    Paraqitja e saj erdhi në kuadër të promovimit të projektit të ri të Netflix, East of Eden, në të cilin Pugh interpreton personazhin kryesor, Cathy Ames, dhe është gjithashtu producente ekzekutive.

    Seriali me shtatë episode është një adaptim i romanit të njohur të John Steinbeck, të botuar në vitin 1952, ndërsa skenari është shkruar nga Zoe Kazan.

    Florence ka qenë aktive gjatë javëve të fundit në promovimin e projektit, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram materiale nga seriali. /Telegrafi/

  • ​Policia e Shtetit blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit ndjekin nga pas

    ​Policia e Shtetit blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit ndjekin nga pas

    Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa forcat e policisë kanë blinduar perimetrin e institucionit.

    Pas këtij veprimi, protestuesit i ndoqën nga pas dhe kanë nisur të brohorasin.

    Efektivët e policisë kanë krijuar një rrethim sigurie përreth ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa protestuesit ndodhen pas tyre.

    Disa protestues më parë kanë qëlluar me llastiqe, ndërsa tashmë ata janë distancuar larg policisë.

    Efektivët po qëndrojnë në gatishmëri pranë institucioneve shtetërore./Top Channel

  • Kurti reacts after the Kosovo-Israel match: With a player less, victory has become more difficult

    The incumbent Prime Minister, Albin Kurti, has praised Kosovo’s footballers for presenting the match to Israel, held at the Faldil Vokrriu Stadium.

    Through a Facebook post, Kurti has praised the country’s game, saying Kosovo would be able to score and win, as if not punished with red card at 66th minute.

    Praise Kosovo football players for today’s beautiful game at the Faldil Vokri Stadium towards Israel. If we didn’t get red carded in 66 minutes, we could score and win, but time doesn’t turn back, Kurt wrote.

    He has completed the message, expressing optimism for Kosovo’s upcoming matches.

    We go ahead for victory in the next fight, Kurt wrote.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti reagon pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Me një lojtar më pak, fitorja u bë më e vështirë

    Kurti reagon pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Me një lojtar më pak, fitorja u bë më e vështirë

    Kurti reagon pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Me një lojtar më pak, fitorja u bë më e vështirë

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka vlerësuar lojën e “Dardanëve”, duke thënë se Kosova do të kishte mundësi të shënonte dhe të fitonte, sikur të mos ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 66-të.

    “Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Izraelit. Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka përfunduar mesazhin duke shprehur optimizëm për ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

    “Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Kurti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali