Blog

  • Ademi: Qeveria OBRM-PDUKM-VLEN ia hapi rrugën bankës serbe

    Ademi: Qeveria OBRM-PDUKM-VLEN ia hapi rrugën bankës serbe

    Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp ka paraqitur një sërë vendimesh dhe datash lidhur me procesin e marrjes së Stopanska Bankës në Manastir nga Alta Banka e Beogradit, duke akuzuar Qeverinë OBRM-PDUKM-VLEN se po përpiqet ta zhvendosë përgjegjësinë politike te qeverisja e mëparshme.

    Sipas Ademit, dokumentet zyrtare tregojnë se vendimet vendimtare për hyrjen e bankës serbe në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut janë marrë gjatë vitit 2025, kur në pushtet ndodheshin OBRM-PDUKM, VLEN dhe partnerët e tyre qeveritarë.

    “Qeveria e Mickoskit dhe VLEN-it po përpiqet ta mjegullojë të vërtetën për Alta Bankën, duke përzier vendime të viteve të ndryshme dhe çështje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por dokumentet zyrtare flasin qartë”, deklaroi Ademi.

    Duke iu referuar vendimit të 24 tetorit 2023, Ademi tha se Qeveria e atëhershme kishte ndërmarrë veprime për mbrojtjen e aksioneve që Maqedonia e Veriut i kishte trashëguar nga procesi i sukcesionit të ish-Jugosllavisë. Ai sqaroi se bëhej fjalë për aksione në një bankë të mëparshme jugosllave, e cila ndërkohë ishte blerë nga Alta Banka e Beogradit.

    Sipas tij, legjislacioni serb u mundëson aksionarëve që zotërojnë mbi 90 për qind të aksioneve t’i marrin edhe aksionet e mbetura pa pëlqimin e aksionarëve të vegjël. Pikërisht për këtë arsye, siç tha Ademi, Qeveria e atëhershme kishte angazhuar Avokaturën Shtetërore që të përfaqësonte interesat e Maqedonisë së Veriut në Serbi.

    “Ky ishte qëllimi i vetëm i vendimit të vitit 2023. Nuk kishte asnjë lidhje me hyrjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut apo me blerjen e Stopanska Bankës në Manastir”, theksoi ai. Duke kaluar te zhvillimet e vitit 2025, Ademi paraqiti kronologjinë e vendimeve që, sipas tij, mundësuan marrjen e Stopanska Bankës nga Alta Banka.

    Ai tha se më 1 shtator 2025, Banka Popullore dha pëlqimin paraprak për pjesëmarrje të kualifikuar, ndërsa më 10 shtator, Komisioni i Letrave me Vlerë, përmes vendimit me numër 10-69, miratoi lejen për ofertën e marrjes në kontroll të Stopanska Bankës. Në këtë pikë, Ademi veçoi rolin e kryetares së Komisionit të Letrave me Vlerë, Bujare Abazi, të cilën e identifikoi si kuadër të VLEN-it.

    “Shikojeni mirë këtë dokument: vendimi mban emrin e kryetares së Komisionit, Bujare Abazi, kuadër i VLEN-it. Kjo është leja zyrtare për ofertën e marrjes në kontroll, e botuar në Gazetën Zyrtare më 22 shtator 2025”, deklaroi Ademi. Sipas tij, ky dokument dëshmon se një nga vendimet kryesore institucionale për procesin e marrjes së bankës është miratuar gjatë mandatit të Qeverisë aktuale.

    Ademi u ndal edhe te vendimet e Qeverisë të 23 shtatorit 2025, të cilat, sipas tij, janë miratuar me propozim të ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Ai pretendoi se përmes këtyre përfundimeve, 16 institucione publike u udhëzuan të shqyrtonin pranimin ose refuzimin e ofertës së Alta Bankës për aksionet që posedonin. Sipas tij, për institucionet që do ta pranonin ofertën kërkoheshin edhe deklarata me shkrim brenda afateve të përcaktuara.

    “Pra, Qeveria nuk ishte spektatore. Ajo e futi ofertën e Alta Bankës në procedurat e veta dhe mobilizoi institucionet publike për ta trajtuar atë”, tha Ademi.

    Ai vlerësoi se këto veprime rrëzojnë përpjekjet e pushtetit aktual për ta paraqitur procesin si një çështje që buron nga vendimet e Qeverisë së mëparshme. Sipas kronologjisë së paraqitur nga Ademi, në tetor të vitit 2025 oferta e Alta Bankës për marrjen e Stopanska Bankës rezultoi e suksesshme, ndërsa në dhjetor të po atij viti banka mori emrin Alta Banka. Ai theksoi se pëlqimi bankar, leja e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe veprimet e Qeverisë lidhur me aksionet publike ndodhën të gjitha gjatë mandatit të Qeverisë VMRO-DPMNE–VLEN.

    “Kjo kronologji nuk mund të ndryshohet me deklarata politike”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i BDI-së. Në fund të konferencës, Ademi kërkoi përgjigje nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat e VLEN-it lidhur me kontrollin e prejardhjes së kapitalit dhe verifikimet e kryera për pronarët e Alta Bankës.

    Ai kërkoi të bëhet publike se cilat institucione kanë kontrolluar burimin e kapitalit, çfarë verifikimesh janë realizuar dhe cilat kanë qenë vendimet konkrete të institucioneve publike lidhur me ofertën për aksionet.

    Ademi kërkoi gjithashtu sqarime për përgjegjësinë e secilit institucion, përfshirë Komisionin e Letrave me Vlerë, të drejtuar nga Bujare Abazi.

    “Qytetarët meritojnë dokumentet dhe përgjigjet, jo përpjekje për ta zhvendosur përgjegjësinë te një vendim i vitit 2023 që kishte krejt tjetër qëllim”, deklaroi ai. Konferencën për shtyp Ademi e përmbylli me mesazhin: “Rrena i ka këmbët e shkurtra. Dokumentet mbeten!”.

  • The US suspends thousands of flights after a problem in the air control system, known so far

    AThe US Federal Aviation Administration has lifted the nationwide suspension of flights, which lasted more than four hours and took place among the longest since the 11 September 2001 terrorist attacks.

    According to them, the ban on flights Friday came as a result of extraordinary circumstances, due to a problem in communication that affected all air traffic control centers.

    U.S. Secretary for National Security Markway Mullin declared that there was no cyberattack indicator and that everyone was safe, broadcast. I don’t know. tv

    How many flights were affected?

    According to FlightAware data, the suspension caused more than 8 thousand and 500 delays and nearly 8 thousand flights during Friday.

    By BBCAt the time of the ban, over 3,000 and 500 planes were in the air. Some of them made their way to other airports, while others continued flying to planned destinations.

    A few hours later, part of the flights were allowed to leave San Francisco International Airport.

    What about international flights?

    The suspension also affected international air traffic. All flights to the US by Eurocontrol member states were suspended.

    Euro control has 42 member states, including dozens of European Union countries, the United Kingdom, Turkey, Israel and Morocco.

    Travelers leaving the United Kingdom were warned of possible obstacles during Saturday morning.

    Several U.S. flights from Heathrow Airport canceled or delayed. Meanwhile, Manchester Airport announced that no significant disruptions were expected, while flights from Gatwick were taking place normally.

    Sydney International Airport in Australia had suspended all flights to the U.S., but then it became known they were expected to leave on schedule.

    Meanwhile, Air Canada Company cancelled flights between the United States and Canada.

  • ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash

    ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash

    ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash

    Administrata Federale e Aviacionit në SHBA ka hequr pezullimin mbarëkombëtar të fluturimeve, i cili zgjati më shumë se katër orë dhe u bë ndër më të gjatët që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

    Sipas tyre, ndalimi i fluturimeve të premten erdhi si pasojë e “rrethanave të jashtëzakonshme”, për shkak të një problemi në komunikim që preku të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

    Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Markwayne Mullin, deklaroi se nuk kishte asnjë indikacion për sulm kibernetik dhe se të gjithë ishin të sigurt, transmeton klankosovat.tv

    Sa fluturime u prekën?

    Sipas të dhënave të FlightAware, pezullimi shkaktoi më shumë se 8 mijë e 500 vonesa dhe afro 8 mijë anulime të fluturimeve gjatë së premtes.

    Sipas BBC, në momentin e ndalimit, mbi 3 mijë e 500 avionë ndodheshin në ajër. Disa prej tyre u devijuan drejt aeroporteve të tjera, ndërsa të tjerët vazhduan fluturimin drejt destinacioneve të planifikuara.

    Disa orë më vonë, një pjesë e fluturimeve u lejuan të niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos.

    Po fluturimet ndërkombëtare?

    Pezullimi preku edhe trafikun ajror ndërkombëtar. Të gjitha fluturimet drejt SHBA-së nga shtetet anëtare të Eurocontrol-it u pezulluan.

    Eurocontrol ka 42 shtete anëtare, përfshirë dhjetëra vende të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Izraelin dhe Marokun.

    Udhëtarët që niseshin nga Mbretëria e Bashkuar u paralajmëruan për pengesa të mundshme gjatë mëngjesit të së shtunës.

    Disa fluturime drejt SHBA-së nga aeroporti Heathrow u anuluan ose u vonuan. Ndërkohë, aeroporti i Mançesterit njoftoi se nuk pritej ndonjë ndërprerje e konsiderueshme, ndërsa fluturimet nga Gatwick po zhvilloheshin normalisht.

    Edhe aeroporti ndërkombëtar i Sidneit në Australi kishte pezulluar të gjitha fluturimet drejt SHBA-së, por më pas u bë e ditur se ato pritej të niseshin sipas orarit të planifikuar.

    Ndërkaq, kompania Air Canada anuloi fluturimet ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë.

  • Kosovo’s affairs are difficult: Veldin Hoxha is expelled in red!

    MEsfushori dardan, Veldin Hoxha, is out of the game after being punished with the second yellow card.

    About the remaining 25 minutes of the match, Kosovo will play a less player!

    The current Kosovo-Israel score is 0-0.

  • I vështirësohen punët Kosovës: Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq!

    I vështirësohen punët Kosovës: Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq!

    I vështirësohen punët Kosovës: Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq!

    Mesfushori dardan, Veldin Hoxha, është përjashtuar nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

    Rreth 25 minutat e mbetur të ndeshjes, Kosova do t’i luajë me një lojtar më pak!

    Rezultati aktual Kosovë-Izrael është 0-0.

  • Zelensky accuses SpaceX of restrictions on Starschild: Ukraine’s Security Under Threat

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky has toughened criticism of SpaceX company, warning that restrictions on the speed of Starschild military satellite terminals are directly affecting Ukraine’s security.

    According to Zelensky, Starschild terminals operating on temporarily occupied Ukrainian territories by Russia have been restricted to a maximum speed of 161 km per hour over the past five days. He claims the move is hampering Ukrainian military capacities.

    As Reuters reports, the Ukraine Defence Ministry has raised the issue even at the institutional level with SpaceX, in an effort to address the problem.

    Some say it’s a technical problem. We don’t believe it’s so, Zelensky said in a proposal published by his office on Saturday.

    He warned that restrictions on occupied territories could create the impression that they do not belong to Ukraine, raising concerns about the political implications of the move.

    According to the Ukrainian president, restrictions are making air defence units difficult to identify and apprehend Russian drones with jet engines, making Ukrainian cities more exposed to attacks.

    On the other hand, SpaceX has rejected Zelensky’s claims, denying that it has imposed new restrictions or that it has changed the way its satellite systems function.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet në Starshield: Po rrezikohet siguria e Ukrainës

    Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet në Starshield: Po rrezikohet siguria e Ukrainës

    Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet në Starshield: Po rrezikohet siguria e Ukrainës

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ashpërsuar kritikat ndaj kompanisë SpaceX, duke paralajmëruar se kufizimet në shpejtësinë e terminaleve satelitore ushtarake Starshield po ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e Ukrainës.

    Sipas Zelenskyt, terminalet Starshield që operojnë në territoret ukrainase të pushtuara përkohësisht nga Rusia janë kufizuar në një shpejtësi maksimale prej 161 kilometrash në orë gjatë pesë ditëve të fundit. Ai pretendon se kjo masë po pengon kapacitetet ushtarake ukrainase.

    Siç raporton Reuters, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e ka ngritur këtë çështje edhe në nivel institucional me SpaceX, në përpjekje për të adresuar problemin.

    “Disa thonë se bëhet fjalë për një problem teknik. Ne nuk besojmë se është kështu”, deklaroi Zelensky në një prononcim të publikuar nga zyra e tij të shtunën.

    Ai paralajmëroi se kufizimet në territoret e pushtuara mund të krijojnë përshtypjen se ato nuk i përkasin Ukrainës, duke ngritur shqetësime edhe për implikimet politike të kësaj mase.

    Sipas presidentit ukrainas, kufizimet po ua vështirësojnë njësive të mbrojtjes ajrore identifikimin dhe kapjen e dronëve rusë me motor reaktiv, duke i bërë qytetet ukrainase më të ekspozuara ndaj sulmeve.

    Nga ana tjetër, SpaceX ka kundërshtuar pretendimet e Zelenskyt, duke mohuar se ka vendosur kufizime të reja apo se ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të sistemeve të saj satelitore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Veldin Hoxha disfellowshipped red, Kosovo remains with one less player against Israel

    Kosovo remains with less player, Veldin Hoxha gets red card

    Kosovo’s national has remained with one less player in the match against Israel.

    It’s Veldin Hoxha who was fired from the fight.

    Hoxha was punished with his second yellow card and thus left Kosovo in the mud.

    Hoxha got the first yellow card in the 20th minute.

    Second place, Hoxha took it in 67th minute.

    Source Layer: Insander

  • Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq, Kosova mbetet me një lojtar më pak ndaj Izraelit

    Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq, Kosova mbetet me një lojtar më pak ndaj Izraelit

    Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq, Kosova mbetet me një lojtar më pak ndaj Izraelit

    Kosova mbetet me një lojtar më pak, Veldin Hoxha ndëshkohet me karton të kuq

    Kombëtarja e Kosovës ka mbetur me një lojtar më pak, në ndeshjen ndaj Izraelit.

    Është Veldin Hoxha që është përjashtuar nga ndeshja.

    Hoxha u ndëshkua me kartonin e tij të dytë të verdhë dhe kështu e la Kosovën në baltë.

    Hoxha e mori kartonin e parë të verdhë në minutën e 20-të.

    Të verdhin e dytë, Hoxha e mori në minutnë e 67-të.

    Burimi: Insajderi

  • Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

    Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka kritikuar institucionet për, siç ka thënë, trajtimin e rasteve që lidhen me sigurinë dhe drejtësinë, duke e vënë përballë rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt me arrestimin e fundit të pronarit të një lope që kulloste bar.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se institucionet e kanë lënë Arlinda Zekajn pa mbrojtje, ndërsa ka ironizuar reagimin e tyre në rastin e pronarit të lopës.

    “Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!”, ka shkruar Osmani.

    Ajo e ka cilësuar këtë qasje si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”, duke kritikuar institucionet për atë që e konsideron përparësi të mbrojtjes së kullotave ndaj mbrojtjes së jetës së njeriut.

    “Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka përfunduar Osmani.

    Burimi: Dukagjini