Blog

  • Power out in the House

    The country’s 2027 budget session is continuing, in the country has been powered.

    Democratic League of Kosovo MP Ermal Sadiku has distributed images from within the Parliament, where MPs are seen shining through phone lights.

    He wrote: What a joy when it came to the Parliament.

    Source Layer: Insander

  • Ndërpritet rryma në Kuvend

    Ndërpritet rryma në Kuvend

    Ndërpritet rryma në Kuvend

    Seanca e Kuvendit për buxhetin e vitit 2027 është duke vazhduar, në Kuvend është ndërprerë rryma.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka shpërndarë pamje nga brenda Kuvendit, ku deputetët shihen duke ndriçuar me dritat e telefonave.

    Ai ka shkruar: “Çfarë gëzimi kur erdhi rryma në Kuvend”.

    Burimi: Insajderi

  • Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë

    Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë

    Në lagjen Ulpiana D6, afër shkollës fillore “Hasan Prishtina”, ka rënë një pjesë e kulmit të një ndërtese.

    Dëme nga era janë raportuar edhe në lagjen Mati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me situatën. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.

    Burimi: RTKLive

  • Çfarë po paralajmëron Trump? Thotë se SHBA-ja do të ‘shohë se çfarë do të ndodhë’ në konfliktin me Iranin pas 1 janarit

    Çfarë po paralajmëron Trump? Thotë se SHBA-ja do të ‘shohë se çfarë do të ndodhë’ në konfliktin me Iranin pas 1 janarit

    Presidenti amerikan Donald Trump, në deklarata të transmetuara të enjten, tha se Shtetet e Bashkuara do të “shohin se çfarë do të ndodhë” në konfliktin e tyre me Iranin pas 1 janarit, pa shpjeguar se çfarë rëndësie mund të ketë kjo datë.

    Gjatë javëve të fundit, Trump ka alternuar mes kërcënimeve për përshkallëzim të situatës me Iranin dhe sinjaleve se mund t’i ulë tensionet, ndërsa të dyja palët mbeten në një ngërç lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit.

    “Po vjen viti i ri dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë pas 1 janarit. Por ata kanë qenë të këqij”, tha Trump për Fox News gjatë vizitës së tij në Kinë.

    Trump i bëri këto komente gjatë një interviste, në të cilën u pyet për një raportim të CNN-it këtë javë, sipas të cilit Irani po planifikonte të shpërthente një “bombë të pistë” në Uashington.

    Një “bombë e pistë” përdor eksplozivë konvencionalë për të shpërndarë material radioaktiv.

    Ai u duk se e minimizoi një kërcënim të tillë, duke thënë “nuk besoj” kur u pyet nëse banorët e kryeqytetit duhet të shqetësohen.

    Megjithatë, ai shtoi se ka pasur indikacione që Irani po “shqyrton” mundësinë e përdorimit të armëve biologjike ose kimike, pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Ministria e Jashtme e Iranit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zëdhënësi i kësaj ministrie deklaroi të martën se raportimi i CNN-it ishte “i pabazë”.

    Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po përpiqet të pajiset me armë bërthamore, akuzë të cilën Teherani e mohon.

    Shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit ishte një nga arsyetimet kryesore të Trumpit kur, në bashkëpunim me Izraelin, ai ndërmori sulme kundër Iranit në muajin shkurt.

    Sipas dy zyrtarëve izraelitë, gjatë dy javëve të fundit Izraeli i ka përcjellë SHBA-së informacione të inteligjencës lidhur me forcimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, përfshirë zhvillimin e armëve kimike.

    Shefi i agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad, Roman Gofman, vizitoi SHBA-në; agjencia Reuters raportoi se ai bëri thirrje për rifillimin e sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite kundër Iranit.

    I pyetur të mërkurën lidhur me raportimin e CNN-it, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u shpreh se nuk beson se ka ndonjë kërcënim të afërt ndaj kryeqytetit amerikan. /Telegrafi/

  • Çitaku tregon çfarë e dallon një lider të vërtetë nga shefi: Duhet t'u mundësojë të tjerëve të rriten

    Çitaku tregon çfarë e dallon një lider të vërtetë nga shefi: Duhet t’u mundësojë të tjerëve të rriten

    Një akademi e përqendruar në studimin shkencor të lidershipit, e themeluar nga një shqiptar në Cyrih të Zvicrës, është bërë pjesë e rrugëtimit profesional të Fadil Çitakut, i cili për më shumë se 12 vjet është angazhuar në zhvillimin dhe promovimin e kësaj fushe, shkruan Telegrafi.

    Në një intervistë për Telegrafi Diasporë, Çitaku, themelues dhe rektor i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Cyrih (ALSS), ka rrëfyer se si lindi ideja për themelimin e saj, çfarë e dallon këtë institucion nga të tjerët dhe pse, sipas tij, lidershipi duhet të mbështetet në kërkime shkencore dhe në zbatimin praktik të njohurive.

    Duke folur për lidershipin e vërtetë dhe dallimin mes liderit dhe shefit, Çitaku thotë se lidershipi modern, duke u bazuar në shkencë, dëshmohet përmes aftësisë për t’i ndihmuar të tjerët të rriten.

    Sipas tij, një lider i mundëson të tjerëve të zhvillohen në karrierë, në aspektin profesional dhe në çdo fushë tjetër.

    Ai thekson se teoritë e neurolidershipit, modelet “Çitaku” dhe modeli i Lidershipit Drenica, të cilat i ka përmendur gjatë intervistës, tregojnë rëndësinë e kujdesit të liderit ndaj njerëzve që udhëheq.

    “Për me ra shkurtër dhe më thjeshtë, liderët më kompetentë që ne i kemi takuar në jetën tonë janë nënat tona. Një nënë, ajo kurrë nuk do të hajë bukë ose nuk do të pijë ujë pa i dhënë foshnjës”, shprehet Çitaku.

    Duke përdorur këtë shembull, ai u bën apel liderëve që të marrin si model përkushtimin dhe kujdesin e nënave, duke theksuar se organizatat kanë nevojë për udhëheqës që kujdesen për punëtorët e tyre.

    “Na duhen liderë të tillë që të kujdesen për punëtorët e tyre”, thekson Çitaku në intervistën për Telegrafi Diasporë./Telegrafi/


  • closing parallel institutions in Kosovo shakes power, opposition in Serbia’s Parliament

    The closure of Serb parallel institutions in Kosovo and agreements reached within dialogue with Pristina have sparked new political clashes in Serbia, where President Aleksandar Vuciq has faced charges by Student List deputies and representatives of Serb organisations from Kosovo.

    During a session of Serbia’s Parliament, MP Feda Dimovic accused Vucinqi and representatives of handing over Serbia’s institutions in Kosovo through the 2013 Brussels Agreement.

    Dimovic, a member of the Belgrade band ‘%s’ union, reacted to claims that he is part of a Brussels union, recalling that the agreement was signed by former Serbian Prime Minister Ivica Dacic.

    In response, Vucic denied he was a signatory of the agreement, declaring: The Brussels Agreement has signed Ivica Dacic, not me.

    Political clashes in Belgrade have intensified even after the closure of several Serb parallel institutions in Kosovo. Kosovo authorities have taken successive shares since 2024, with the goal of extending judicial and institutional order across the country’s entire territory.

    Meanwhile, on 16 November, representatives of three Serb organisations from Kosovo have handed over to the High Public Prosecutor in Belgrade a criminal outcry to Vuciqi and several other former Serbian officials, including Ivica Dacic, Ana Brnabyqi, Petar Petkov and Goran Rakijh.

    They claim that decisions and agreements reached by the former Serbian power under dialogue with Kosovo have damaged Serbia’s state and national interests. For this reason, they have called for the investigation and review of the Brussels Agreement, the Washington Agreement, the Ohrid Agreement and the Franco-German Plan.

    Demands for the integration of the police and judiciary into the Kosovo system, the role of the Serbian List and pressure claims on Serbian citizens during the election processes have also been included.

    A special portion of the document is dedicated to two major events: the murder of Serbian politician Oliver Ivanovic in 2018 and the armed attack on Banjska in September 2023, where Kosovo Police Sergeant Africa Bulnjak was killed.

    Representatives of the organisations have sought to investigate possible links of persons mentioned in the wake of Ivanovic’s murder, as well as financial flows and communications that could shed light on the preparation of the attack on Banjska.

    The speculation contains claims and requests for the investigation, which remain to be praised by competent justice bodies in Serbia.

    Recent developments show that the Kosovo issue, dialogue agreements and the responsibility of the former Serbian power are causing new political debate within Serbia itself.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë përplas pushtetin dhe opozitën në Kuvendin e Serbisë

    Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë përplas pushtetin dhe opozitën në Kuvendin e Serbisë

    Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë përplas pushtetin dhe opozitën në Kuvendin e Serbisë

    Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Prishtinën kanë nxitur përplasje të reja politike në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq është përballur me akuza nga deputetë të Listës Studentore dhe përfaqësues të organizatave serbe nga Kosova.

    Gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë, deputeti Feda Dimoviq e akuzoi Vuçiqin dhe përfaqësues të ish-pushtetit serb se kanë dorëzuar institucionet e Serbisë në Kosovë përmes Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

    Dimoviq, anëtar i grupit muzikor “Sindikata e Beogradit”, reagoi ndaj pretendimeve se ai është pjesë e një “sindikate të Brukselit”, duke rikujtuar se marrëveshjen e kishte nënshkruar ish-kryeministri serb Ivica Daçiq.

    Në përgjigje, Vuçiq mohoi se ishte nënshkrues i marrëveshjes, duke deklaruar: “Marrëveshjen e Brukselit e ka nënshkruar Ivica Daçiq, jo unë”.

    Përplasjet politike në Beograd janë intensifikuar edhe pas mbylljes së disa institucioneve paralele serbe në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë aksione të njëpasnjëshme që nga viti 2024, me qëllim të shtrirjes së rendit juridik dhe institucional në të gjithë territorin e vendit.

    Ndërkohë, më 16 nëntor, përfaqësues të tri organizatave serbe nga Kosova kanë dorëzuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd një kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë serbë, përfshirë Ivica Daçiqin, Ana Brnabiqin, Petar Petkoviqin dhe Goran Rakiqin.

    Ata pretendojnë se vendimet dhe marrëveshjet e arritura nga ish-pushteti serb në kuadër të dialogut me Kosovën kanë dëmtuar interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë. Për këtë arsye, kanë kërkuar hetimin dhe rishqyrtimin e Marrëveshjes së Brukselit, Marrëveshjes së Uashingtonit, Marrëveshjes së Ohrit dhe Planit franko-gjerman.

    Në kallëzim janë përfshirë edhe kërkesa për hetimin e integrimit të policisë dhe gjyqësorit në sistemin e Kosovës, rolit të Listës Serbe dhe pretendimeve për presione ndaj qytetarëve serbë gjatë proceseve zgjedhore.

    Një pjesë e veçantë e dokumentit u kushtohet edhe dy ngjarjeve të rënda: vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq në vitin 2018 dhe sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Përfaqësuesit e organizatave kanë kërkuar që të hetohen lidhjet e mundshme të personave të përmendur në kallëzim me vrasjen e Ivanoviqit, si dhe rrjedhat financiare dhe komunikimet që mund të hedhin dritë mbi përgatitjen e sulmit në Banjskë.

    Kallëzimi përmban pretendime dhe kërkesa për hetim, të cilat mbeten për t’u vlerësuar nga organet kompetente të drejtësisë në Serbi.

    Zhvillimet e fundit tregojnë se çështja e Kosovës, marrëveshjet e dialogut dhe përgjegjësia e ish-pushtetit serb po shkaktojnë debat të ri politik brenda vetë Serbisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • At police request, KEDS announces power cuts in Ferizaj following damage from strong winds

    Kosovo Electricity Distribution Company ( KEDS has announced that power cuts in Ferizaj, as a preventative measure in the wake of damage and independence caused by strong winds in energy infrastructure.

    According to KEDS’s announcement, the suspension is under way at the request of the Kosovo Police, in order to ensure citizens’ safety.

    KEDS has announced that its teams are on the ground and are acting in co-ordination with relevant institutions.

    Source Layer: Insander

  • “Me kërkesë të policisë”, KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj pas dëmeve nga erërat e forta

    “Me kërkesë të policisë”, KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj pas dëmeve nga erërat e forta

    “Me kërkesë të policisë”, KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj pas dëmeve nga erërat e forta

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj, si masë preventive pas dëmeve dhe avarive të shkaktuara nga erërat e forta në infrastrukturën energjetike.

    Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja po bëhet me kërkesë të Policisë së Kosovës, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve.

    KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po veprojnë në koordinim me institucionet përkatëse.

    Burimi: Insajderi

  • Kabashi-Ramaj: Siguria kombëtare nuk përfundon te ushtria dhe policia

    Kabashi-Ramaj: Siguria kombëtare nuk përfundon te ushtria dhe policia

    Kabashi-Ramaj: Siguria kombëtare nuk përfundon te ushtria dhe policia

    Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka folur në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet projektbuxheti për vitin 2027, duke theksuar se siguria kombëtare nuk kufizohet vetëm te ushtria dhe policia.

    Ajo ka thënë se pjesë e rëndësishme e sigurisë janë edhe infrastruktura energjetike, furnizimi me ujë, telekomunikacioni, transporti dhe infrastruktura digjitale.

    Kabashi-Ramaj ka përmendur edhe sabotimin e kanalit të Ibër-Lepencit, duke thënë se kjo ngjarje tregoi se sa serioze mund të jenë pasojat e cenimit të infrastrukturës kritike.

    “Një shtet që nuk garanton furnizimin me energji dhe funksionimin e shërbimeve jetike gjatë krizave, nuk mund të pretendojë se ka ndërtuar qëndrueshmëri kombëtare”, ka deklaruar ajo, njofton Klankosova.tv.