Blog

  • Filmi “DUA” prezantohet para publikut në Nju-Jork, nis rrugëtimin drejt Oscar-it

    Filmi “DUA” prezantohet para publikut në Nju-Jork, nis rrugëtimin drejt Oscar-it

    Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka organizuar shfaqjen e filmit “DUA”, propozimit zyrtar të Kosovës për çmimin Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

    Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të OKB-së, zyrtarë amerikanë, filmdashës dhe bashkatdhetarë shqiptarë.

    Të pranishmit i përshëndeti ambasadori Blerim Reka, ndërsa pas shfaqjes u zhvillua një diskutim për filmin, ku folën regjisorja Blerta Basholli dhe aktorët Yllka Gashi e Kushtrim Hoxha.

    Filmi “DUA”, përmes këndvështrimit të një vajze të re, sjell një histori të vërtetë të fëmijërisë në Kosovë, në prag të luftës çlirimtare kundër pushtimit serb.

    Përmes kësaj historie, filmi trajton kujtesën kolektive dhe përvojat e një periudhe të vështirë të Kosovës, duke i përcjellë ato edhe te publiku ndërkombëtar.

    Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju-Jork ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, duke i uruar sukses filmit në rrugëtimin drejt Oscar-it.

    Burimi: RTKLive

  • Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit

    Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astri Iseni ka akuzuar ish-strukturat e BDI-së dhe rrethin familjar të kryetarit të saj, Ali Ahmeti, për një skemë të dyshuar financiare që, sipas tij, lidhet me hyrjen e “Alta Bankës” në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut.

    Në një konferencë për media, ai tha se oligarku serb Davor Macura, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi, ka marrë kontrollin mbi ish-“Stopanska Bankën” e Manastirit, e cila më vonë u riemërua në “Alta Banka Maqedoni”, duke blerë aksionet nga kompania familjare e Selahudin Arifit, të cilin e cilësoi si krushk të Ali Ahmetit.

    Sipas Iseni-it, në tetor të vitit 2024 kompania “AS Senjak” nga Kërçova, në pronësi të Selahudin Arifit, kishte hyrë në sektorin bankar duke blerë një paketë të konsiderueshme aksionesh në “Stopanska Bankën” e Manastirit.

    “Davor Macura i blen aksionet për hyrje në Alta bankë drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit”, deklaroi zëvendësministri, duke pretenduar se transaksionet e mëvonshme krijojnë një lidhje financiare mes kompanisë së Arifit dhe biznesit të Macurës.
    Ai iu referua edhe një kredie prej 5 milionë eurosh, për të cilën tha se më 9 qershor 2025 një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit e kishte marrë drejtpërdrejt nga selia qendrore e “Alta Bankës” në Beograd.

    Sipas Iseni-it, disa muaj më vonë ka ndodhur edhe transaksioni i aksioneve.

    “Vetëm tre muaj më vonë, më 17 shtator 2025, ndodh akti përfundimtar: kompania ‘AS Senjak’ e krushkut të Ahmetit zyrtarisht ia shet aksionet e saj në bankën e Manastirit pikërisht Davor Macurës dhe ‘Alta Bankës’ së tij, duke i mundësuar kështu marrjen e drejtpërdrejtë të bankës në Maqedoni”, tha Iseni në konferencë për shtyp.

    Sipas tij, pretendohet se kronologjia e këtyre transaksioneve ngre dyshime që, sipas tyre, duhet të hetohen nga institucionet kompetente.

    “Skema në relacionin Zajaz – Kërçovë – Beograd është e qartë si kristali”, deklaroi zëvendësministri, duke e lidhur kredinë e qershorit me shitjen e aksioneve në shtator.

    Iseni ngriti disa pyetje lidhur me burimin e financimit dhe natyrën e transaksioneve. Mes tyre është pyetja nëse kredia prej 5 milionë eurosh e dhënë në qershor nga “Alta Banka” në Beograd kompanive të lidhura me rrethin familjar të Ahmetit mund të ketë shërbyer, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për financimin e hyrjes së Macurës në tregun maqedonas.

    Po ashtu, zëvendësministri kërkoi sqarime nëse shitja e aksioneve më 17 shtator 2025 ka qenë e lidhur me kredinë e marrë në qershor dhe sa ka qenë, sipas tij, diferenca në çmim, fitimi neto apo komisionet e mundshme të realizuara nga rrethi familjar i biznesit të Ahmetit.

    Iseni përmendi edhe ish-funksionarët e BDI-së, Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Artan Grubi. Iseni pretendon se ata kanë mbështetur politikisht hyrjen e “Alta Bankës” në sektorin financiar të Maqedonisë së Veriut.

    “Derisa ata politikisht ia hapnin rrugën në institucionet shtetërore, krushku i Ali Ahmetit ia ruante dhe më pas ia rishiste aksionet Davor Macurës”, u tha nga VLEN.

    Zëvendësministri Iseni kërkoi nga Prokuroria Publike dhe Drejtoria e Inteligjencës Financiare që të nisin hetim për transaksionet e përmendura.

    “Prokuroria publike dhe Drejtoria e inteligjencës financiare nuk kanë më asnjë justifikim për të pritur. Kërkojmë hetim urgjent që do t’i vë në një linjë kredinë prej 5 milionë eurosh të 9 qershorit 2025 dhe shitjen e aksioneve të 17 shtatorit 2025”, deklaroi ai.
    Në fund, Iseni tha se sistemi bankar i vendit nuk duhet të bëhet, siç u shprehën, “pre e oligarkëve rajonalë në paraburgim dhe e kartelit familjar të biznesit të Ali Ahmetit”, duke kërkuar që për transaksionet të ketë përgjegjësi financiare dhe penale nëse hetimet konstatojnë shkelje të ligjit.

  • No goals close first part, Kosovo dominates game

    Kosovo is dominated the first part of Israel with many cases of marking, but without a goal.

    In the first few minutes of the match, Kosovo has approached the goal note several times, with Kreshnik Hajrizi, Edon Gergrov and the case of Vedat Muriq, and with one other case than Hoxha’s bow to Milot Rasica, who was very close to the goal.

    Israel, aside from several attempts, was from Oscar Glouch fired at the gate, but goalkeeper Amir Shaip stopped it.

    Source Layer: Insander

  • Pa gola mbyllet pjesa e parë, Kosova dominon lojën

    Pa gola mbyllet pjesa e parë, Kosova dominon lojën

    Pa gola mbyllet pjesa e parë, Kosova dominon lojën

    Kosova po mbizotëron pjesën e parë ndaj Izraelit me shume raste shënimi por pa gol.

    Në minutat e para të ndeshjes, Kosova i është afruar disa herë shënimit të golit, me Kreshnik Hajrizin , Edon Zhegrovën dhe rastit e Vedat Muriqit dhe me nje rast tjter nga harkimi i Hoxhës drejt Milot Rashicës i cili ishte shume afër golit.

    Ndërsa Izraeli përpos disa tentativave ishte nga Oscar Gloukh gjuajti drejt portës, por portieri Amir Shaipi e ndali.

    Burimi: Insajderi

  • Kosovo &#82/11; Israel, first 45 minutes closed with no goals

    KThe first part of confronting Kosovo and Israel ended without a goal.

    After 45 minutes of play, the score remains 0-0, while both teams will seek a goal in the second half of the meeting.

    We remember that the match is taking place at the Faldil Vokrriu Stadium in Pristina, where the Dardans are aiming to get a positive score, Klankosova.tv reported.

    Come on, Kosovo!

  • Kosovë - Izrael, 45 minutat e para mbyllen pa gola

    Kosovë – Izrael, 45 minutat e para mbyllen pa gola

    Kosovë - Izrael, 45 minutat e para mbyllen pa gola

    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e përballjes mes Kosovës dhe Izraelit.

    Pas 45 minutave lojë, rezultati mbetet 0-0, ndërsa të dyja skuadrat do të kërkojnë golin në pjesën e dytë të takimit.

    Kujtojmë se ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Dardanët synojnë të marrin një rezultat pozitiv, njofton Klankosova.tv.

    Forca Kosovë!

  • Gjykata Supreme shqyrton ligjshmërinë e kufizimeve të Trumpit për azilin në kufirin me Meksikën

    Gjykata Supreme shqyrton ligjshmërinë e kufizimeve të Trumpit për azilin në kufirin me Meksikën

    Gjykata Supreme shqyrton ligjshmërinë e kufizimeve të Trumpit për azilin në kufirin me Meksikën

    Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shqyrtojë ligjshmërinë e politikës së presidentit Donald Trump për kufizimin e qasjes në azil për migrantët që hyjnë në SHBA përmes kufirit me Meksikën.

    Sipas Reuters, gjyqtarët kanë marrë në shqyrtim ankesën e administratës Trump kundër një vendimi të gjykatës më të ulët, e cila kishte konstatuar se presidenti kishte tejkaluar kompetencat e tij duke ua mohuar migrantëve të kapur gjatë hyrjes së paligjshme në vend mundësinë për të kërkuar azil, transmeton Klankosova.tv.

    Gjykata Supreme pritet të mbajë seancat dëgjimore në muajt e ardhshëm, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret deri në fund të muajit qershor.

    Trumpi i shpalli kufizimet e reja më 20 janar 2025, vetëm disa orë pas fillimit të mandatit të tij të dytë presidencial. Ai e ka cilësuar fluksin e migrantëve drejt SHBA-së si një pushtim dhe ka mbrojtur masat e administratës së tij si pjesë të luftës kundër migrimit të parregullt.

    Politika e re parasheh që migrantët e kapur duke kaluar ilegalisht kufirin jugor të mos kenë të drejtë të paraqesin kërkesa për azil. Kufizimet përfshijnë edhe personat që paraqiten në pikat zyrtare kufitare, por që nuk kanë informacione të caktuara lidhur me gjendjen shëndetësore apo të kaluarën kriminale.

    Organizatat për të drejtat e migrantëve kanë kundërshtuar këto kërkesa, duke argumentuar se për shumë persona që largohen nga dhuna dhe persekutimi, sigurimi i dokumentacionit të tillë mund të jetë i pamundur.

    Masat e Trumpit janë më të gjera se kufizimet e ngjashme të vendosura nga paraardhësi i tij, Joe Biden, i cili kishte kufizuar të drejtën për azil në kufirin jugor në përpjekje për të ulur kalimet e parregullta.

    Administrata Trump ka ndërmarrë gjithashtu përpjekje diplomatike për të bindur shtetet e tjera që t’i bashkohen një fushate globale për rishikimin e mbrojtjes së azilit, me synimin për të ndryshuar kuadrin ndërkombëtar të migrimit humanitar të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

    Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të ketë rëndësi të madhe për të ardhmen e politikës amerikane të azilit dhe të drejtat e migrantëve që kërkojnë mbrojtje në Shtetet e Bashkuara.

  • Protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka koshave pranë Ministrisë së Arsimit

    Protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka koshave pranë Ministrisë së Arsimit

    Momente tensioni janë shënuar në protestën studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit kundër kryeministrit Edi Rama.

    Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërkohë që pjesë sloganit të tyre janë thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

    Një grup studentësh i kanë flakën 2 koshave me mbeturina në “Rrugën e Durrësit”, të cilat u shuan shpejt pas ndërhyrjes së policisë.

    Prej më shumë se një muaji vijon protesta studentore në Tiranë. Ata kanë vendosur vijimin e protestave kundër Ramës, duke i zhvilluar ato në 2 ditë të javës: të mërkurën dhe të shtunën, në orën 14:00. /A2cnn/

  • Dy kuzhinierë francezë sjellin gastronominë e Francës në Kosovë, zhvillojnë aktivitete në Vushtrri e Mitrovicë

    Dy kuzhinierë francezë sjellin gastronominë e Francës në Kosovë, zhvillojnë aktivitete në Vushtrri e Mitrovicë

    Kuzhinierët Christophe Dovergne dhe Nathalie Richard Vitton kanë kontribuar në promovimin e gastronomisë franceze gjatë edicionit të 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, ndërsa kanë zhvilluar edhe aktivitete edukative në Vushtrri dhe Mitrovicë, shkruan Telegrafi.

    Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar angazhimin e tyre gjatë festivalit, ku ata përgatitën specialitete franceze dhe zhvilluan aktivitete me karakter edukativ.

    Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Dovergne dhe Richard Vitton mbajtën konferencën me temën “Nga ferma në tryezë”, e organizuar në Vushtrri dhe Mitrovicë.

    Konferenca iu kushtua bujqësisë vendore dhe praktikave të mira të ushqyerjes.

    Në fund, Ambasada e Francës, së bashku me Institutin Francez dhe Frankofoninë në Kosovë, i falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë festivalit.

  • Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete

    Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete

    Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi ai dhe Albana Koçiu u caktuan për të drejtuar Partinë Socialiste në Tiranë.

    Demo falënderoi kryetarin e Partisë Socialiste dhe anëtarët e Asamblesë për besimin e dhënë, ndërsa theksoi se angazhimi i tyre do të përqendrohet te organizimi dhe forcimi i strukturave të partisë në çdo lagje, njësi administrative dhe fshat të Tiranës.

    Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e dëgjimit të kritikave dhe pranimit të problematikave ndërsa shtoi se përgjegjësia e tyre është ndaj të gjithë qytetarëve të Tiranës, pavarësisht bindjeve politike.

    “Faleminderit kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për besimin që na dhanë sot mua dhe Albana Koçiut për të drejtuar së bashku Partinë Socialiste në Bashkinë e Tiranës. Mirënjohje për çdo socialist e socialiste për punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite. Së bashku me Albanën, me skuadrën e deputetëve të Bashkisë së Tiranës dhe me të gjitha strukturat tona, do të angazhohemi për organizimin dhe forcimin e Partisë Socialiste në çdo lagje, njësi administrative e fshat të Tiranës. Një organizim që mbështetet te puna në ekip, përgjegjësia individuale, komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe ndjekja konkrete e problemeve të tyre.

    Qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh: shërbime publike më të mira, shkolla të sigurta për fëmijët, institucione që përgjigjen dhe zgjidhje për shqetësimet e përditshme. Për mua, këtu matet edhe puna politike: sa pranë njerëzve jemi, sa i njohim problemet e tyre dhe sa këmbëngulim për t’i zgjidhur. Duhet të dëgjojmë edhe kur kritika është e fortë, të pranojmë atë që nuk funksionon dhe të punojmë për ta përmirësuar. Së bashku me deputetët, drejtuesit e strukturave dhe çdo anëtar të Partisë Socialiste, do të ndërtojmë një mënyrë pune ku secili ka përgjegjësi të qarta, ku prania në terren është e përditshme dhe ku çdo shqetësim i qytetarëve ndiqet deri në zgjidhje. Përgjegjësia jonë është ndaj të gjithë qytetarëve të Tiranës, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Besimin që morëm sot do ta kthejmë në organizim, punë konkrete dhe rezultate për Tiranën!”, shkruan Demo. /Telegrafi/