Blog

  • “Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, le të japë, nuk ndaloj asnjërin

    “Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, le të japë, nuk ndaloj asnjërin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë politikisht me çdo forcë apo individ që ka si qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti, edhe nëse këta aktorë e kritikojnë personalisht.

    Në një bashkëbisedim online, Berisha u pyet edhe për mundësinë e një bashkëpunimi me Erion Veliajn dhe ai u shpreh se nuk bëhet fjalë për një bashkim programor, por për një bashkim rreth një objektivi të përbashkët politik.

    “Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën. Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm. Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo.

    Winston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave. Pra, duhet t’i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë. Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin. Absolutisht që nesër. Edhe të vazhdojë të kritikojë, pa diskutim.

    I dashur mik, më fal edhe një moment. Shqiptarët nuk e kanë kuptuar se kjo është diktatura më e keqe që mund të ekzistojë. I ftoj ata të lexojnë Huntington-in se çfarë thotë për diktaturën e bandave. Është më e keqe se diktatura komuniste, më e keqe se diktatura naziste, më e keqe se diktaturat teokratike. Sepse kjo nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull.

    Nuk kanë faj, se janë studiot, janë mediat e kontrolluara nga qeveria që përdorin gjuhën. Një ditë, këta çirakë dalin në media thonë ‘nuk bën zgjedhje ai’, ‘Rama i vjedh zgjedhjet’. Ditën tjetër, pasi i heqin veshin, ‘jo’, thonë ‘Berisha nuk i fiton zgjedhjet, Berisha ka humbur dy zgjedhje, se Berisha s’ka alternativë’.

    Mashtrues ordinerë. Ne kemi alternativën më të shkëlqyer, alternativë të certifikuar nga dy fondacionet më kryesore në botë, Adenauer dhe Heritage”, u shpreh Berisha. /Tch/

  • “Nuk na duhen 12 raunde”, Armend Xhoxhaj kërkon fitore në duelin e tretë ndaj boksierit gjerman

    “Nuk na duhen 12 raunde”, Armend Xhoxhaj kërkon fitore në duelin e tretë ndaj boksierit gjerman

    Armend Xhoxhaj rikthehet në ring të shtunën për një tjetër përballje të madhe ndaj boksierit gjerman Roman Fress, në duelin e tretë mes tyre, që do të zhvillohet në Magdeburg të Gjermanisë.

    Boksieri kosovar synon ta mbyllë me fitore rivalitetin me Fressin, pasi përballja e parë ishte fituar nga Xhoxhaj, ndërsa dueli i dytë kishte përfunduar me barazim kontrovers, rezultat që ishte kundërshtuar nga kampi i tij dhe shumë tifozë të boksit.

    Kështu, dueli i së shtunës, i cilësuar nga organizatori SES si “Finalja e Madhe”, pritet të jetë vendimtar për të dy boksierët.

    Xhoxhaj ka paralajmëruar se këtë herë nuk do të ketë vend për barazim.

    “Nuk do të ketë një tjetër barazim. Jam i sigurt për këtë. Mezi po pres të shtunën, për mua mund të fillojë që tani. Jam ende pak i zemëruar”.

    Trajneri i tij, Mete Alijaj, theksoi se synimi është i qartë: Fitorja.

    “Ky duel është për tifozët. Shpresoj të jetë një përballje e drejtë. Natyrisht, ishim të zhgënjyer me rezultatin e duelit të fundit. Armendi duhet të hyjë në ring dhe të fitojë”.

    Në anën tjetër, Fress, që renditet i pari në botë në kategorinë e tij nga WBO, synon të hakmerret për humbjen në duelin e parë.

    Gjermani është përgatitur në Berlin dhe ka paralajmëruar ndryshime në qasjen e tij, duke theksuar se është i bindur në aftësitë e veta.

    “Një barazim nuk i ndihmon askujt. Kam besim në veten time. Do t’i bëj të gjitha ndryshe”.

    Përballja e tretë mes tyre pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa Xhoxhaj ka lënë të kuptohet se nuk beson që dueli do të zgjasë deri në 12 raunde.

    “Nuk do të na duhen 12 raunde”, nënvizoi boksieri kosovar./Telegrafi/

  • Shkencëtarët renditën 20 ushqimet më të mira për proteina: Vendi i parë i befasoi të gjithë

    Shkencëtarët renditën 20 ushqimet më të mira për proteina: Vendi i parë i befasoi të gjithë

    Një analizë e re ka ndryshuar mënyrën se si vlerësohen burimet e proteinave. Ushqimi që kryesoi renditjen nuk ishte as mishi, as peshku dhe as vezët

    Kur flasim për ushqimet e pasura me proteina, zakonisht mendojmë për mishin, vezët, peshkun dhe produktet e qumështit. Megjithatë, një analizë shkencore e 20 burimeve të proteinave ka nxjerrë një rezultat interesant: vendin e parë e ka zënë një ushqim me origjinë bimore.

    Studiuesi ka krahasuar 20 ushqime të pasura me proteina për të përcaktuar se cilat ofrojnë përfitimet më të mëdha, duke marrë parasysh jo vetëm vlerat ushqyese, por edhe çmimin, disponueshmërinë dhe ndikimin e prodhimit të tyre në mjedis.

    Në krye të renditjes është tofu, një produkt i përgatitur nga soja, ndërsa në vendin e fundit është renditur djathi çedar.

    Analiza, e publikuar më 29 korrik 2026 në revistën shkencore Frontiers in Sustainable Food Systems, është realizuar nga dr. Chris Macdonald, studiues në Universitetin e Kembrixhit.

    Ai ka zhvilluar një sistem vlerësimi që kombinon ndikimin e ushqimeve në shëndetin e njeriut, përballueshmërinë ekonomike, disponueshmërinë dhe ndikimin në mjedis.

    Rezultatet treguan një epërsi të qartë të burimeve bimore. Pesë ushqimet e para në renditje ishin me origjinë bimore, ndërsa pesë të fundit ishin produkte me origjinë shtazore.

    shutterstock

    Pse tofu zuri vendin e parë?

    Tofu arriti rezultatin më të lartë të përgjithshëm falë përbërjes së favorshme ushqyese dhe ndikimit relativisht të ulët që prodhimi i tij ka në mjedis.

    Ky produkt përgatitet nga qumështi i sojës dhe është një burim i rëndësishëm proteinash bimore. Një nga përparësitë e tij është se përmban të nëntë aminoacidet esenciale, të cilat organizmi nuk mund t’i prodhojë vetë dhe duhet t’i marrë përmes ushqimit.

    Në kategorinë mjedisore, tofu fitoi maksimumin prej 16 pikësh. Vlerësimi përfshinte emetimet e gazeve serrë, ndotjen e ujit, përdorimin e tokës dhe konsumin e ujit të ëmbël.

    Për shembull, sipas të dhënave të përdorura në analizë, prodhimi i 100 gramëve proteina nga tofu lidhej me rreth 0.61 kilogramë emetime të barasvlershme me dioksidin e karbonit, krahasuar me 64.19 kilogramë për të njëjtën sasi proteinash nga mishi i viçit.

    Edhe në kategorinë që përfshinte shëndetin dhe mundësinë e blerjes, tofu mori 20 nga 24 pikët e mundshme. Në total, ai grumbulloi 36 nga 40 pikë.

    Pesë burimet më të mira të proteinave sipas renditjes

    1. Tofu. Produkt nga soja, burim i proteinave të plota.
    2. Farat chia. Përmbajnë proteina, fibra dhe yndyra të pangopura.
    3. Fasulet. Burim i përballueshëm proteinash bimore dhe fibrash.
    4. Kinoa. Drithë pseudodrithër që përmban të nëntë aminoacidet esenciale.
    5. Farat e lulediellit. Përmbajnë proteina, vitaminë E dhe yndyra të pangopura.

    Autori thekson se cilësia e një ushqimi proteinik nuk mund të përcaktohet vetëm nga sasia e proteinave që përmban. Duhet të shqyrtohen edhe përbërja ushqyese, kostoja, mundësia për ta siguruar dhe burimet që nevojiten për prodhimin e tij.

    Proteinat bimore kanë përparësi, por jo në çdo aspekt

    Rezultatet sugjerojnë se burimet bimore të proteinave mund të jenë zgjedhje më të favorshme kur vlerat ushqyese, kostoja dhe ndikimi mjedisor analizohen së bashku.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se tofu është domosdoshmërisht ushqimi më i shëndetshëm për çdo person, apo se proteinat shtazore janë zgjedhje të këqija.

    Mishi, peshku, vezët dhe produktet e qumështit mund të sigurojnë proteina cilësore dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme. Nga ana tjetër, kombinimi i burimeve të ndryshme bimore mund të plotësojë nevojat e organizmit për aminoacide esenciale.

    Duhet pasur parasysh edhe se sistemi i vlerësimit është ende në versionin e tij të parë. Për më tepër, çmimet dhe disponueshmëria e produkteve janë vlerësuar duke përdorur të dhëna nga tregu britanik, prandaj rezultatet ekonomike mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

    Qëllimi i analizës nuk është të shpallë një ushqim si zgjedhjen e vetme të duhur, por t’u japë konsumatorëve një pasqyrë më të plotë të përparësive dhe kufizimeve të burimeve të ndryshme të proteinave.

    Në fund, mesazhi kryesor është se zgjedhja e ushqimeve të pasura me proteina nuk duhet të mbështetet vetëm në sasinë e tyre, por edhe në cilësinë ushqyese dhe ndikimin që kanë në shëndet dhe mjedis. /Telegrafi/

  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

    Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

    Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia.

    Lajmi bëhet i ditur nga burime për Euronews Albania, të cilat bëjnë me dije se kërkesa është bërë gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

    Ndërkohë, gjatë diskutimeve për Erion Veliajn, mësohet se Rama është shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.

    Deklaratat e raportuara vijnë në një moment kur Asambleja e PS-së po zhvillon diskutime për organizimin e brendshëm të partisë dhe ndryshimet në drejtimin e saj politik.

  • Kurti in Dublin urges opening negotiations on Kosovo’s EU membership

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has demanded that Kosovo’s application for membership in the European Union be considered and the country begins membership negotiations.

    As you make known Prime Minister’s Office, Kurti has submitted this request during an address and discussion at the Institute for International and European Affairs ( IIEA) in Dublin, Ireland, where he was invited to speak on the topic of Kosovo’s road: from citizenship towards European integration.

    Kurti has stressed that Kosovo is the only country in the Western Balkans that has not yet received candidate status, although EU membership application has submitted it on 15 December 2022, during the Czech presidency of the EU Council.

    Irland is the eighth presidency since then and we still remain the only country in the Western Balkans without candidate status. Our application must be assessed and we must start negotiations on membership. We’ve never asked for special treatment, just equal treatment, Kurti declared.

    He has said that Kosovo has advanced in sharing laws, policies and institutions with European standards since the entry into force of the Stabilisation and Association Agreement in 2016.

    According to him, the country has undertaken reforms in energy, public administration, employment and industrial development, while it has accelerated the green and digital transition.

    Kurti has stressed that the European integration process should be fair and reliable, demanding that bilateral conflicts be addressed separately and not hinder progress in other areas.

    Bilateral disputes should have their own chapter in the membership process so that an issue does not block progress in all other areas that improve the lives of citizens, he has said.

    In his speech, the prime minister also talked about relations between Kosovo and Ireland, citing common values, diaspora importance and historical connection through Mother Teresa, who at the age of 18 had come to Dublin to join the Loreto Sisters.

    He has expressed gratitude for recognising Kosovo’s independence from Ireland in 2008, the same month Kosovo declared independence.

    Speaking of developments in the country, Kurti has cited democratic progress, economic growth and reforms undertaken by institutions. He has said that Kosovo’s economy during this decade has increased by an average of over four percent per year, despite pandemic, energy crisis and inflation.

    In part of the security speech, Kurt has mentioned the terrorist attack in Zvecan Banjska on September 24, 2023, and the attack on critical infrastructure at Zubin Potok’s Varag on November 29, 2024.

    He has said these attacks prove that Serbia continues to have aggressive approaches to Kosovo and poses a threat to national security.

    responsibility is essential not only to justice but also to prevent future attacks, Kurti has declared.

    The prime minister has reiterated that Kosovo aims at membership in the European Union and NATO, stressing that it is fully harmonised with the EU Joint Foreign and Security Policy, including sanctions against Russia and support for Ukraine.

    At the end of the address, Kurti has voiced expectation that Ireland, during its presidency of the EU Council, and after its completion, support Kosovo’s path towards membership.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Kurti në Dublin kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE

    Kurti në Dublin kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të shqyrtohet dhe vendi të nisë negociatat për anëtarësim.

    Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, këtë kërkesë Kurti e ka paraqitur gjatë një adresimi dhe diskutimi në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA) në Dublin të Irlandës, ku ishte i ftuar për të folur mbi temën “Rrugëtimi i Kosovës: nga shtetësia drejt integrimit evropian”.

    Kurti ka theksuar se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat, ndonëse aplikimin për anëtarësim në BE e ka dorëzuar më 15 dhjetor 2022, gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

    “Irlanda është presidenca e tetë që nga ajo kohë dhe ne ende mbetemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati. Aplikimi ynë duhet të vlerësohet dhe ne duhet t’i fillojmë negociatat për anëtarësim. Ne kurrë nuk kemi kërkuar trajtim të veçantë, vetëm trajtim të barabartë”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka thënë se Kosova ka avancuar në përafrimin e ligjeve, politikave dhe institucioneve me standardet evropiane, që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në vitin 2016.

    Sipas tij, vendi ka ndërmarrë reforma në energji, administratë publike, punësim dhe zhvillim industrial, ndërsa ka përshpejtuar edhe tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.

    Kurti ka theksuar se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i drejtë dhe i besueshëm, duke kërkuar që kontestet dypalëshe të trajtohen veçmas dhe të mos pengojnë përparimin në fusha të tjera.

    “Mosmarrëveshjet dypalëshe duhet ta kenë kapitullin e tyre të veçantë në procesin e anëtarësimit, në mënyrë që një çështje të mos e bllokojë përparimin në të gjitha fushat e tjera që përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka thënë ai.

    Në fjalimin e tij, kryeministri ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, duke përmendur vlerat e përbashkëta, rëndësinë e diasporës dhe lidhjen historike përmes Nënë Terezës, e cila në moshën 18-vjeçare kishte ardhur në Dublin për t’iu bashkuar Motrave të Loretos.

    Ai ka shprehur mirënjohje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Irlanda në vitin 2008, në të njëjtin muaj kur Kosova e shpalli pavarësinë.

    Duke folur për zhvillimet në vend, Kurti ka përmendur progresin demokratik, rritjen ekonomike dhe reformat e ndërmarra nga institucionet. Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës gjatë kësaj dekade është rritur mesatarisht me mbi katër për qind në vit, pavarësisht pandemisë, krizës energjetike dhe inflacionit.

    Në pjesën e fjalimit kushtuar sigurisë, Kurti ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Varagë të Zubin Potokut, më 29 nëntor 2024.

    Ai ka thënë se këto sulme dëshmojnë se Serbia vazhdon të ketë qasje agresive ndaj Kosovës dhe përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

    “Përgjegjësia është thelbësore jo vetëm për drejtësinë, por edhe për parandalimin e sulmeve të ardhshme”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri ka përsëritur se Kosova synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke theksuar se është plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.

    Në fund të adresimit, Kurti ka shprehur pritjen që Irlanda, gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së dhe pas përfundimit të saj, ta mbështesë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit.

     

    Burimi: Dukagjini

  • KEK workers warn continuing protest on November 19th

    SKEK’s New Indicator has announced that it will continue the protest on November 19th, starting at 11:00 in Pristina.

    Through a Call to WorkersThe union has called for unity in the requirements for merit wages, better working conditions and dignity for Kosovo Energy Corporation employees, Klankosova broadcasts.tv.

    ” Not impoverished, not overworked, unappreciated, and not undignified, ” says the union message, which points out that workers daily face hard work and a high health risk.

    With the motto determined, we continue united!

  • Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë vazhdimin e protestës më 19 nëntor

    Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë vazhdimin e protestës më 19 nëntor

    Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë vazhdimin e protestës më 19 nëntor

    Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se do të vazhdojë protestën më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në Prishtinë.

    Përmes një thirrjeje drejtuar punëtorëve, sindikata ka bërë thirrje për unitet në kërkesat për paga meritore, kushte më të mira pune dhe dinjitet për punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    “Jo të varfëruar, jo të nëpërkëmbur, jo të pavlerësuar dhe jo pa dinjitet”, thuhet në mesazhin e sindikatës, e cila thekson se punëtorët përballen çdo ditë me punë të rëndë dhe rrezik të lartë për shëndetin.

    Me moton “Të vendosur, vazhdojmë të bashkuar!”, sindikata u ka bërë thirrje punëtorëve që të qëndrojnë të bashkuar në kërkesat e tyre.

  • "Më pengon miksi..." - Bejta komenton këngët e Nichit (VIDEO)

    “Më pengon miksi…” – Bejta komenton këngët e Nichit (VIDEO)

    "Më pengon miksi..." - Bejta komenton këngët e Nichit (VIDEO)

    Vëllai i Madh ua ka lëshuar banorëve disa nga këngët e artistit Nichi, teksa ata kanë nisur ditën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Derisa po shijonin muzikën, Bejta ka komentuar këngën, duke thënë se diçka po e pengonte.

    “Veç më pengon miksi i zërit të tij, s’e di pse”, ka deklaruar Bejta.

  • Reforms at the KKP, the prosecutor who stopped the shepherd because of the cow, was appointed to one of the Council’s main commissions

    Changes to the Kosovo Prosecutorial Council ( The KKP, which was introduced as reforms to increase the efficiency of the justice system, is being forwarded to decisions that have sparked reactions and questions about the way prosecutors exercise office.

    Following the changes in the Council’s composition, Arian Gashi was placed at the helm, while Zejnula Gashi was appointed to the position of chief state prosecutor. The changes also continued in the internal structures of the prosecutorial system.

    On June 15th, the KKP decided on changing the composition of the Commission for Boards, Finance and Prosecutors Management, one of the institution’s five permanent commissions.

    Shkelzen Ibrahimi, prosecutor of the Appeals Prosecutor, and Blerim Igrista, prosecutor at the Constitutional Prosecutor in Pristina, were appointed to the commission.

    The verdict is changed and fulfilled KPK/Nr.134/2026 of March 19th 2026 for the establishment of the Commission for Boards, Financa and Prosecutors Management, so that members of this commission will be Skelzen Ibrahimi, prosecutor at the Appeals Prosecutor’s Prosecutor’s Office. Blerim Igrista, prosecutor at the Constitutional Prosecutor in Pristina member, says in the KKP’s decision.

    However, one of the prosecutor’s recent decisions, Blerim Igrishta, has prompted reactions to the way a bar from Hyvalia has been handled.

    Igrisca, as the signal reported exclusively, ordered the ban for 48 hours of a 59-year-old, after his cow had been introduced into the Court of Foundation in Pristina, the branch in Gracanica.

    What makes the case even more controversial is the fact that, during his custody, the prosecutor had released two persons suspected of domestic violence into regular procedure, while against the shepherd decided the measure of detention.

    In the case of the cow, the 59-year-old had opened up a case for criminal acts of arms, while he was sent to a 48-hour ban.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal