Blog

  • US proposes Ukraine give up Donbas in exchange for NATO membership, Zelensky discovers

    – What?American negotiators have suggested that Ukraine withdraw its remaining forces from the eastern region of Donbas in exchange for NATO membership. That’s what Ukrainian President Volodymyr Zelensky has made known.

    His statement, made Saturday, comes after visiting American envoys to Moscow and participating in an EU summit in Dublin, under diplomatic efforts to end the war between Russia and Ukraine, broadcast I did. tv

    Kiev has long called for membership in NATO’s military alliance, considering it a guarantee to prevent future threats and an important condition for any peace agreement. On the other hand, Moscow has declared it cannot accept the membership of another NATO country at its borders.

    Zelensky has repeatedly reiterated that Ukraine is not ready to give up its sovereign territories, despite Moscow’s demands for the surrender of Donbas.

    The Americans raised a question: What if Ukraine joins NATO? Would Ukraine withdraw from Donbas? ) This was the first time such a case was being filed, Zelensky told reporters Saturday.

    He added that if he received a proposal involving security guarantees, lack of restrictions for the Ukrainian Army and funds for the country’s reconstruction, he would submit it for approval through a referendum.

    American envoys Jared Kouchner and Steve Whitoff traveled to Irish capital Dublin on Thursday, where they held a meeting with Zelensky. This visit came a day after talks they held in Moscow with Russian President Vladimir Putin.

    Putin’s statements and Kremlin officials show that Russia’s stance on war remains unchanged. Moscow’s demands for territories and the neutrality of Ukraine continue to be much broader than what Kiev is willing to accept.

    Russia has earlier called for limiting the size of the Ukrainian Army, territorial concessions and guarantees that Ukraine will remain neutral as conditions for reaching a peace agreement.

    Ukraine has rejected these demands, arguing that such restrictions would weaken its ability to protect itself from a possible future invasion.

    Recently, however, some signs have appeared that the parties can find common points. Last month, the first US lady, Melanie Trump, managed to mediate a temporary ceasefire in the Russian-invading town of Olesky to enable civilian evacuation and humanitarian aid delivery.

    American officials had earlier declared that Ukraine’s NATO membership was not part of possible options.

    But Zelensky said on Saturday the latest American proposal had made him believe NATO has returned to the table of discussion.

    However, he warned, the road to an agreement remains difficult.

    You’ve also heard Putin’s signals and this is an extremely difficult conversation, The Ukrainian president stressed.

    By BBCCurrently, Russia controls about one fifth of Ukraine’s territory, including most of the Donetsk and Luhansk regions, which make up the Donbas region.

    The handover of small parts of territory that Ukraine still controls in this region could constitute a relatively limited practice concession. From a political and symbolic point of view, however, it would be a decision of great consequences for Kiev, for it would imply the acceptance of Donbas as Russian territory.

  • ShBA propozon që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO, zbulon Zelensky

    ShBA propozon që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO, zbulon Zelensky

    ShBA propozon që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO, zbulon Zelensky

    Negociatorët amerikanë kanë hedhur si ide mundësinë që Ukraina të tërheqë forcat e saj të mbetura nga rajoni lindor i Donbasit, në këmbim të anëtarësimit në NATO. Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Deklarata e tij, e bërë të shtunën, vjen pas vizitave të të dërguarve amerikanë në Moskë dhe pjesëmarrjes në një samit të BE-së në Dublin, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton klankosova.tv

    Kievi ka kërkuar prej kohësh anëtarësimin në aleancën ushtarake të NATO-s, duke e konsideruar atë një garanci për të parandaluar kërcënimet e ardhshme dhe një kusht të rëndësishëm për çdo marrëveshje paqeje. Nga ana tjetër, Moska ka deklaruar se nuk mund të pranojë anëtarësimin e një tjetër vendi të NATO-s në kufijtë e saj.

    Zelensky ka përsëritur vazhdimisht se Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga territoret e saj sovrane, pavarësisht kërkesave të Moskës për dorëzimin e Donbasit.

    “Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që shtrohej një çështje e tillë”, u shpreh Zelensky para gazetarëve të shtunën.

    Ai shtoi se, nëse do të merrte një propozim që përfshin garanci sigurie, mungesë kufizimesh për ushtrinë ukrainase dhe fonde për rindërtimin e vendit, do ta paraqiste atë për miratim përmes një referendumi.

    Të dërguarit amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, udhëtuan të enjten drejt kryeqytetit irlandez, Dublin, ku zhvilluan një takim me Zelenskyn. Kjo vizitë erdhi një ditë pas bisedimeve që ata zhvilluan në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

    Deklaratat e Putinit dhe zyrtarëve të Kremlinit tregojnë se qëndrimi i Rusisë për luftën mbetet i pandryshuar. Kërkesat e Moskës për territore dhe neutralitetin e Ukrainës vazhdojnë të jenë shumë më të gjera se ato që Kievi është i gatshëm të pranojë.

    Rusia ka kërkuar më herët kufizimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase, lëshime territoriale dhe garanci që Ukraina të mbetet neutrale, si kushte për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

    Ukraina i ka kundërshtuar këto kërkesa, duke argumentuar se kufizime të tilla do t’ia dobësonin aftësinë për t’u mbrojtur nga një pushtim i mundshëm në të ardhmen.

    Megjithatë, së fundmi janë shfaqur disa shenja se palët mund të gjejnë pika të përbashkëta. Muajin e kaluar, zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, arriti të ndërmjetësonte një armëpushim të përkohshëm në qytetin Oleshky, të pushtuar nga Rusia, për të mundësuar evakuimin e civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

    Zyrtarët amerikanë kishin deklaruar më herët se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk ishte pjesë e opsioneve të mundshme.

    Por Zelensky tha të shtunën se propozimi i fundit amerikan e kishte bërë të besonte se “NATO është rikthyer në tryezën e diskutimeve”.

    Megjithatë, ai paralajmëroi se rruga drejt një marrëveshjeje mbetet e vështirë.

    “Ju i keni dëgjuar gjithashtu sinjalet e Putinit dhe kjo është një bisedë jashtëzakonisht e vështirë”, theksoi presidenti ukrainas.

    Sipas BBC, aktualisht, Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, përfshirë pjesën më të madhe të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat përbëjnë rajonin e Donbasit.

    Dorëzimi i pjesëve të vogla të territorit që Ukraina ende kontrollon në këtë rajon mund të përbënte një lëshim relativisht të kufizuar në aspektin praktik. Por, nga pikëpamja politike dhe simbolike, do të ishte një vendim me pasoja të mëdha për Kievin, pasi do të nënkuptonte pranimin e Donbasit si territor rus.

  • Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit 'prime' të BBVK

    Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit ‘prime’ të BBVK

    Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Fuegos dhe Anjezës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit të së premtes mbrëma.

    Gjatë përplasjes, Anjeza nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, teksa i është drejtuar reperit me tone të ashpra.

    E revoltuar nga sjellja e tij, ajo e ka kritikuar Fuegon, duke i kërkuar të ndalojë dhe të mos merret vazhdimisht me të.

    “A din mu nal najherë? Si s’ta fut askush, merru me Anjezën! Çfarë karakteri është ky? A din me u nal najherë?”, i tha ajo.

    Përplasja mes dy banorëve ka tërhequr vëmendjen pas përfundimit të spektaklit, duke shtuar edhe më shumë tensionet në shtëpinë e BBVK 5.

    Mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë më tej në raportin mes Fuegos dhe Anjezës gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Cuban President: Cuba preparing for possible attack by US military

    Cuba is preparing for a possible military attack by the United States, has declared Cuban President Miguel Díaz-Canel, following US President Donald Trump’s recent statements, which have been interpreted as a threat to military intervention.

    We are determined to repel any attempt at foreign military aggression against our country, Díaz-Canel said.

    However, Cuban president stressed that his country is peaceful and poses no threat to US national security, foreign media reports report.

    His statement comes after Trump, in a radio interview, voiced his desire to realise the change of power in Cuba within the remaining two years of his mandate, not excluding either the use of military force.

    I want this case with Cuba to end before I leave, Trump said, adding that he would definitely consider the possibility of a military action.

    Díaz-Canel criticised the American politicians’ repeated statements about the possibility of military aggression against Cuba, though he did not directly mention President Trump.

    He made these comments in the town of Boyero, south of the Havana capital, ahead of top military commanders, representatives of the Communist Party and local authorities.

    Meanwhile, since the US military intervention in Venezuela in January, during which President Nicolas Maduro was captured and sent to the US, Cuba has intensified defence preparations.

    Regular military exercises and meetings for co-ordinating defence measures have been held throughout the country. Army members are also conducting basic military training for civilians under the strategy known as the War of All People.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidenti kubanez: Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ushtria amerikane

    Presidenti kubanez: Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ushtria amerikane

    Presidenti kubanez: Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ushtria amerikane

    Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar presidenti kubanez, Miguel Díaz-Canel, pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat janë interpretuar si kërcënim për ndërhyrje ushtarake.

    “Ne jemi të vendosur të sprapsim çdo përpjekje për agresion ushtarak të huaj kundër vendit tonë”, deklaroi Díaz-Canel.

    Megjithatë, presidenti kubanez theksoi se vendi i tij është paqësor dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, raportojnë mediat e huaja.

    Deklarata e tij vjen pasi Trump, në një intervistë radiofonike, shprehu dëshirën që të realizojë ndryshimin e pushtetit në Kubë brenda dy viteve të mbetura të mandatit të tij, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës ushtarake.

    “Dua që kjo çështje me Kubën të marrë fund përpara se të largohem”, tha Trump, duke shtuar se “patjetër do ta shqyrtonte” mundësinë e një veprimi ushtarak.

    Díaz-Canel kritikoi deklaratat e përsëritura të politikanëve amerikanë lidhur me mundësinë e agresionit ushtarak ndaj Kubës, ndonëse nuk e përmendi drejtpërdrejt presidentin Trump.

    Ai i bëri këto komente në qytetin Boyeros, në jug të kryeqytetit Havana, para komandantëve të lartë ushtarakë, përfaqësuesve të Partisë Komuniste dhe autoriteteve lokale.

    Ndërkohë, që nga ndërhyrja ushtarake amerikane në Venezuelë në janar, gjatë së cilës presidenti Nicolás Maduro u kap dhe u dërgua në SHBA, Kuba ka intensifikuar përgatitjet mbrojtëse.

    Në të gjithë vendin janë zhvilluar ushtrime dhe takime të rregullta ushtarake për koordinimin e masave të mbrojtjes. Po ashtu, pjesëtarë të ushtrisë po zhvillojnë trajnime bazike ushtarake për civilët, në kuadër të strategjisë së njohur si “Lufta e të Gjithë Popullit”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive Following signal reporting, release of cow owner banned for 48 hours in Gracanica is ordered

    Following the signal Journal’s report on the unusual case of stopping a cow owner in Gracanica, his release has been ordered. The signal learns that the order to release Hashim Miftar, who had been detained for 48 hours after his cow had entered the courtyard of the Foundation Court, the branch in Gracanica, where it had caused minimal damage in greenery.

    The case had occurred on November 13th, while against Miftar, criminal procedure was initiated for the work “Evertification or damage to property,” according to Article 321 of the Kosovo Criminal Code.

    His decision to stop him had sparked harsh reactions, including those of the lawyer Besnik R. Berisha, who had questioned the legal basis of being deprived of freedom and had sought responsibility for officials involved.

    Human freedom is not the property of the prosecutor. Anyone who uses the law to obtain freedom unjustly must sense the weight of that same law on himself!

    The order to release Miftar comes after signal reporting on this case, which has raised serious questions about the use of the detention measure in relation to the nature of the event.

    The ordered release does not necessarily mean the outcome of the criminal procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Pas raportimit të Sinjalit, urdhërohet lirimi i pronarit të lopës që u ndalua për 48 orë në Graçanicë

    Ekskluzive | Pas raportimit të Sinjalit, urdhërohet lirimi i pronarit të lopës që u ndalua për 48 orë në Graçanicë

    Ekskluzive | Pas raportimit të Sinjalit, urdhërohet lirimi i pronarit të lopës që u ndalua për 48 orë në Graçanicë

    Pas raportimit të Gazetës Sinjali për rastin e pazakontë të ndalimit të pronarit të një lope në Graçanicë, është urdhëruar lirimi i tij. Sinjali mëson se është dhënë urdhri për lirimin e Hashim Miftarit, i cili ishte ndaluar për 48 orë pasi lopa e tij kishte hyrë në oborrin e Gjykatës Themelore, Dega në Graçanicë, ku kishte shkaktuar dëme minimale në gjelbërim.

    Rasti kishte ndodhur më 13 nëntor, ndërsa ndaj Miftarit ishte iniciuar procedurë penale për veprën “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal të Kosovës.

    Vendimi për ndalimin e tij kishte nxitur reagime të ashpra, përfshirë ato të Avokatit Besnik R. Berisha, i cili kishte vënë në pikëpyetje bazën ligjore të privimit nga liria dhe kishte kërkuar përgjegjësi për zyrtarët e përfshirë.

    “Liria e njeriut nuk është pronë e prokurorit. Kush e përdor ligjin për t’ia marrë lirinë padrejtësisht një njeriu, duhet ta ndiejë peshën e po atij ligji mbi veten!”, kishte deklaruar Berisha.

    Urdhri për lirimin e Miftarit vjen pas raportimeve të Sinjalit për këtë rast, i cili ka ngritur pikëpyetje serioze mbi përdorimin e masës së ndalimit në raport me natyrën e ngjarjes.

    Lirimi i urdhëruar nuk nënkupton domosdoshmërisht përfundimin e procedurës penale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • nose infection, check at the QKMF and carrying without sirens to Peja details from the 43-year-old death in Klin

    His wife went to the QKMF because of a nose infection, but her health deteriorated and ended up at Paya’s Hospital, where she passed away.

    The signal newspaper has learned new details from the 43-year-old husband’s statement Albona Morina, who was interviewed by police in the quality of the witness. He showed that he had sent his wife for medical checkup at Kline’s QKMF around 13: 00 p.m., but after a while she had been informed that her condition was heavy and that she had been transported by ambulance to Pec.

    According to information provided by the signal, I.M., his husband said yesterday that his wife had health problems associated with a nose infection that he had asked him to send for a medical examination.

    He has declared that he had originally been sent to the Main Centre of Family Medicine in Kline, while then left to pay a fee.

    When he returned, he reportedly received news that Albana’s health had deteriorated and that the medical staff had decided to transport her by ambulance to the Regional General Hospital in Pec.

    Another detail that has emerged from the husband’s testimony relates to the previous state of health of 43 years. I.M. has claimed she was suffering from asthma.

    Meanwhile, the circumstances of transporting the patient to Peja remain one of the issues that are seeking clarification. As the signal reported earlier, KKMF staff in Kline had requested police assistance to convey the ambulance to the hospital, with the aim of opening the road and accelerating transportation.

    According to information from the signal, the request for police escorts was made because the ambulance did not have functional emergency lights.

    Regional Police Director Mirsad Kelmendi’s task officer in Pec has declared the signal that police will verify whether the ambulance signals have been operational.

    He has made it known that the case has gone into regional investigations and that any eventual suspicion of any concessions would be reported by the Prosecutor.

    Meanwhile, the QKMF in Cline has stated that 43-year-old had suffered allergic reactions right after the beginning of the infusion, that her condition had deteriorated and that much of her path to Pec had become cardiopulmonary response. Despite her treatment and efforts to save her, she had changed her life.

    The prosecution authorized the police to secure the patient’s medical treatment file, while the medical staff was interviewed. The 43-year-old lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine for Obligation in order to determine the cause of death.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Infeksion në hundë, kontroll në QKMF dhe transport me autoambulancë pa sirena drejt Pejës – detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçares në Klinë

    Infeksion në hundë, kontroll në QKMF dhe transport me autoambulancë pa sirena drejt Pejës – detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçares në Klinë

    Infeksion në hundë, kontroll në QKMF dhe transport me autoambulancë pa sirena drejt Pejës – detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçares në Klinë

    Bashkëshortja e tij shkoi në QKMF për shkak të një infeksioni në hundë, por gjendja shëndetësore iu përkeqësua dhe përfundoi në Spitalin e Pejës, ku ndërroi jetë.

    Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja nga deklarata e bashkëshortit të 43-vjeçares Albona Morina, i cili është intervistuar nga Policia në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka treguar se e kishte dërguar bashkëshorten për kontroll mjekësor në QKMF-në e Klinës rreth orës 13:00, por pas një kohe ishte njoftuar se gjendja e saj ishte rënduar dhe se ajo ishte transportuar me autoambulancë drejt Pejës.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, I.M,, bashkëshorti ka thënë se dje gruaja e tij kishte pasur shqetësime shëndetësore, të cilat lidheshin me një infeksion në hundë, për çka i kishte kërkuar ta dërgonte për kontroll te mjeku.

    Ai ka deklaruar se fillimisht e kishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa më pas ishte larguar për të kryer një pagesë.

    Kur ishte kthyer, sipas deklarimit të tij, kishte marrë lajmin se gjendja shëndetësore e Albanës ishte përkeqësuar dhe se stafi mjekësor kishte vendosur ta transportonte me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal në Pejë.

    Një tjetër detaj që ka dalë nga dëshmia e bashkëshortit lidhet me gjendjen e mëparshme shëndetësore të 43-vjeçares. I.M ka deklaruar se ajo vuante nga astma.

    Ndërkohë, rrethanat e transportimit të pacientes drejt Pejës mbeten një nga çështjet që po kërkojnë sqarim. Siç ka raportuar më herët Sinjali, stafi i QKMF-së në Klinë kishte kërkuar asistencën e Policisë për ta përcjellë autoambulancën drejt spitalit, me qëllim të hapjes së rrugës dhe përshpejtimit të transportit.

    Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, kërkesa për përcjellje policore ishte bërë edhe për shkak se autoambulanca nuk kishte drita sinjalizuese emergjente funksionale.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, Mirsad Kelmendi, ka deklaruar për Sinjalin se Policia do ta verifikojë nëse pajisjet sinjalizuese të autoambulancës kanë qenë funksionale.

    Ai ka bërë të ditur se rasti ka kaluar në hetime rajonale dhe se çdo dyshim eventual për ndonjë lëshim do t’i raportohet Prokurorisë.

    Ndërkaq, QKMF-ja në Klinë ka deklaruar se 43-vjeçarja kishte pësuar reaksion alergjik menjëherë pas fillimit të infuzionit, se gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe se gjatë pjesës më të madhe të rrugës drejt Pejës i ishte bërë reanimim kardiopulmonar. Pavarësisht trajtimit dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo kishte ndërruar jetë.

    Prokuroria ka autorizuar Policinë për sigurimin e dosjes së trajtimit mjekësor të pacientes, ndërsa stafi mjekësor është intervistuar. Trupi i pajetë i 43-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • QKMF-ja në Klinë jep detaje për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas infuzionit, Prokuroria nis hetimet

    QKMF-ja në Klinë jep detaje për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas infuzionit, Prokuroria nis hetimet

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nëna Terezë” në Klinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një pacienteje, e cila kishte kërkuar trajtim mjekësor në këtë institucion më 13 nëntor.

    Sipas njoftimit të QKMF-së, pacientja fillimisht kishte marrë shërbim specialistik te mjeku infektolog, i cili i kishte përshkruar terapi me infuzion.

    Pasi kishte filluar marrjen e terapisë në njësinë e infuzioneve, ajo kishte shfaqur menjëherë reaksion alergjik.

    Pacientja më pas ishte dërguar në urgjencën e QKMF-së, ku mjeku internist, së bashku me mjekët e tjerë, kishin ndërmarrë trajtimin e reaksionit alergjik.

    Megjithatë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo ishte transferuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Pejë, e shoqëruar nga një mjek dhe një infermier.

    Për të përshpejtuar transportin, për shkak të ngarkesës në trafik, ishin angazhuar edhe njësitë policore të Klinës.

    QKMF-ja ka bërë të ditur se gjatë pjesës më të madhe të rrugës ishte kryer reanimim kardiopulmonar, ndërsa pas arritjes në Pejë pacientja ishte intubuar. Megjithë masat intensive dhe terapeutike, ajo ka ndërruar jetë.

    Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

    Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, për Dukagjinin ka bërë të ditur se prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit shëndetësor.

    “Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi për të kuptuar shkaqet e vdekjes dhe më pas ndërmarrjen e veprimeve ligjore”, ka deklaruar Nikçi.

    Rasti është nën hetim nga institucionet kompetente, ndërsa QKMF-ja ka shprehur ngushëllime për familjen e pacientes dhe është zotuar se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, duke ofruar dokumentacionin e kërkuar.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 13:45, kur pacientes i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës.

    Ajo ishte nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës, por me të arritur atje, mjekët kishin konstatuar se nuk kishte shenja jete.

    Hetohet vdekja e një gruaje që u dërgua nga Klina në Spitalin e Pejës

    Burimi: Dukagjini