Blog

  • Rreziqet e rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Evropës

    Rreziqet e rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Evropës

    Ekspertët paralajmërojnë kundër rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Evropës, pasi kjo do të nënkuptonte plotësimin e një kërkese të hershme të Moskës për rinegociimin e rendit të sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore.

    Roshni Majumdar

    Deri tani, udhëheqësit evropianë kanë arritur kompromise në përgjigje të shumë prej kërkesave të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

    Por, ata u befasuan kur dëgjuan Trumpin të thoshte se kishte diskutuar me zyrtarët rusë edhe për arkitekturën e sigurisë së Evropës.

    “Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe do të përfshijë më shumë sesa vetëm Ukrainën”, tha Trumpi pas takimit javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarin e presidentit rus, Kirill Dmitriev.

    Ai tha se marrëveshja mund të përfshijë të gjithë Evropën. Por se çfarë nënkuptonte me “të gjithë Evropën”, mbeti e paqartë.

    Edhe i dërguari amerikan, Jared Kushner, shkroi se Evropa dhe Rusia kanë pasur vështirësi për më shumë se 30 vjet për të krijuar një arkitekturë të qëndrueshme sigurie.

    Kushneri tha se po shqyrtonte një arkitekturë “më të gjerë” evropiane, para se të nisej për t’u takuar me përfaqësues rusë dhe ukrainas në Abu Dabi.

    Diplomatët evropianë reaguan menjëherë kundër qasjes së Uashingtonit për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë. Ata druhen se një marrëveshje e tillë mund të rivendosë sferën e ndikimit të Rusisë dhe të dobësojë NATO-n.

    “Ne tashmë kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë. NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë secili rolin e vet. Duhet të sigurohemi që Ukraina të integrohet në këtë arkitekturë”, tha Kaja Kallas, shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

    Rusia e bëri të qartë gjatë bisedimeve në Abu Dabi, në fillim të kësaj jave, se dëshironte të diskutonte një arkitekturë më të gjerë të sigurisë evropiane, përpara se të trajtoheshin çështjet konkrete të luftës.

    “Formulimet për arkitekturën e sigurisë evropiane janë padyshim pjesë e argumenteve të Rusisë dhe jo vetëm kaq, por deri në njëfarë mase edhe pjesë e përpjekjeve propagandistike në media për ta paraqitur luftën ashtu siç dëshiron Rusia”, tha Michael Kimmage, historian i Luftës së Ftohtë.

    Udhëheqësit rusë, përfshirë Vladimir Putinin, prej kohësh pretendojnë se ShBA-ja dhe NATO-ja kanë shkelur vazhdimisht premtimet e bëra në fillim të viteve 1990 për të mos e zgjeruar aleancën drejt vendeve të ish-bllokut sovjetik.

    Ata e kanë parë zgjerimin e NATO-s gjatë kësaj periudhe si diçka që e vendosi Rusinë në një pozitë poshtëruese, ku ajo mund të bënte shumë pak.

    Në të njëjtën kohë, në vitet 1990, projekti evropian solli krijimin e Bashkimit Evropian, tregun e përbashkët që garantoi lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve ndërmjet shteteve anëtare, Marrëveshjen e Shengenit për udhëtimin pa kontrolle kufitare dhe monedhën euro.

    Ideja themelore ishte përhapja dhe garantimi i paqes në të gjithë kontinentin. “Evropa mund të nënkuptojë shumë gjëra, por projekti evropian nuk u krijua për luftë. Ai u krijua për paqe”, tha Kimmage.

    Gjatë kësaj periudhe pati madje edhe propozime që Rusia të bëhej anëtare e NATO-s.

    Por, kjo periudhë stabiliteti relativ mori fund pasi Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022.

    “Rusia dëshiron ta riformësojë gjithë këtë me forcë. Dhe, mendoj se kjo është thelbësisht e papranueshme për Evropën, pavarësisht gjithë diversitetit dhe dallimeve që ekzistojnë brenda saj lidhur me atë që konsiderohet e pranueshme dhe e papranueshme. Mendoj se ndryshimi në shkallë të gjerë i kufijve me forcë thjesht nuk është pjesë e projektit evropian”, tha Kimmage.

    “Për sa kohë që ndryshimi i kufijve me forcë është elementi thelbësor i politikës së jashtme ruse, dhe mendoj se kjo mund të argumentohet fare lehtë, Rusia dhe Evropa ndodhen në një rrugë pa krye”, shtoi ai.

    Administrata Trump u përpoq shumë shpejt të siguronte se “institucionet ekzistuese evropiane të sigurisë” do të mbeteshin të paprekura. Jared Kushner tha të enjten (12.11.2026) vonë se në raundin e ardhshëm të negociatave do të përfshiheshin edhe “partnerët tanë evropianë”.

    Kushneri, së bashku me Steve Witkoffin, udhëtoi në Moskë për bisedime me Putinin pas negociatave në Abu Dabi. Më pas ata fluturuan drejt Dublinit në Irlandë për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

    Të enjten, Kushneri kishte sinjalizuar më herët disa plane “vërtet të jashtëzakonshme” për Ukrainën e pasluftës, duke thënë se ato nuk mund të finalizoheshin pa evropianët në tryezën e bisedimeve.

    “Nuk duhet të lejojmë një diktat nga Rusia që do të çonte në një lloj neutralizimi apo reduktimi të ndjeshëm të forcave ushtarake të Ukrainës në të ardhmen, sepse kjo do ta bënte Ukrainën jashtëzakonisht të cenueshme ndaj agresioneve dhe presioneve të ardhshme nga Rusia”, tha Hiski Haukkala, drejtor i Institutit Finlandez për Çështjet Ndërkombëtare.

    Kjo do të nënkuptonte gjithashtu që Ukraina të varej tërësisht nga garancitë e sigurisë që ShBA-ja ose vendet evropiane janë në gjendje dhe të gatshme t’i ofrojnë.

    “Ne po e mbështesim Ukrainën, sepse mbështesim të drejtën ndërkombëtare dhe normat themelore të sjelljes së përgjegjshme dhe të sigurisë ndërkombëtare kur bëhet fjalë për arkitekturën evropiane të sigurisë. Kjo është pikënisja mbi të cilën bazohet veprimi ynë”, tha ai.

    Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht disa prej marrëveshjeve dhe dokumenteve themelore që Rusia ka shkelur, ndër to:

    – Karta e Kombeve të Bashkuara.

    – Akti Final i Helsinkit i vitit 1975, i cili përcaktoi dhjetë parimet bazë të sigurisë evropiane, duke përfshirë mosushtrimin e forcës apo kërcënimit me forcë kundër integritetit territorial.

    – Karta e Parisit për një Evropë të Re, e cila u mbështet në angazhimet e Helsinkit.

    – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një nga forumet e pakta shumëpalëshe të sigurisë, ku Perëndimi dhe Rusia zhvillonin dialog.

    – Memorandumi i Budapestit i vitit 1994, me të cilin Rusia, ShBA-ja dhe Britania e Madhe i dhanë Ukrainës dhe vendeve të tjera garanci sigurie në këmbim të heqjes dorë nga armët e tyre bërthamore. “Rusia u largua nga këto parime dhe gjatë këtij procesi i shkërmoqi ato. Ajo nuk është e interesuar për rivendosjen e rendit të mëparshëm të arkitekturës së sigurisë. Ajo dëshiron diçka tjetër në vend të tij. Dhe për sa kohë që kjo nuk është në tryezë, mënyra ruse e negocimit është zhvillimi i luftës. Lufta është një formë pazari”, tha Haukkala.

    “Ata po sinjalizojnë një synim strategjik për të ndryshuar strukturën e sigurisë evropiane, për ta nënshtruar Ukrainën dhe për të ndryshuar vetë thelbin e sigurisë së Evropës”, shtoi ai.

    Daniel Fried, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane gjatë administratës së George W. Bushit, tha se Rusia është shumë e aftë t’u qëndrojë kërkesave të saj. Sipas tij, rusët dinë të negociojnë, por “tani për tani ata nuk po negociojnë”, tha ai duke iu referuar bisedimeve në Abu Dabi.

    Disa ekspertë thanë se aktualisht nuk ekziston mundësia për të krijuar një arkitekturë të re sigurie së bashku me Rusinë, sepse mungojnë si besimi, ashtu edhe një vizion i përbashkët mbi të cilin mund të ndërtohen marrëdhëniet me të.

    Ekspertë të tjerë, si Balazs Jarabik, specialist i politikës postsovjetike, thonë se Rusia është pjesë e arkitekturës evropiane të sigurisë, pavarësisht nëse evropianëve u pëlqen kjo apo jo.

    “Dhe, pyetja është nëse ajo përfshihet si armikja jonë. Është e qartë se Rusia nuk do të jetë partnere, apo jo? Duhet të gjejmë një mënyrë bashkëjetese për të zvogëluar rrezikun e një përshkallëzimi horizontal dhe potencialisht të një lufte më të madhe evropiane, madje edhe më të madhe se ajo që kemi tani.”

    Edhe një numër udhëheqësish evropianë hodhën poshtë të premten (13.11.2026) kërkesat ruse për të diskutuar arkitekturën e sigurisë së Evropës. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha, se Berlini synon të organizojë një takim të “Koalicionit të të Vullnetshmëve”, për të siguruar financimin e mbrojtjes së Ukrainës dhe për të arritur një qëndrim të përbashkët lidhur me negociatat e ardhshme të paqes. /DW/

  • Travelers address trains after US air chaos, digital systems overload

    Air transport problems in the United States have also increased demand for railway transport, causing overloads in the services of the national company Amtrak.

    The company has announced it is facing problems on its official website, app and customer service, as the number of passengers seeking alternatives for their trips has increased significantly.

    In a reaction on the X platform, Amtrak has apologised for the difficulties reported by customers.

    We apologize for messages of error both on our website and on apps, as well as for the difficulties in contacting a company representative, it was said in its response.

    The company has announced that it is facing a greater number of calls than usual, as a result of problems in air transport.

    For now we are facing a number of higher-than-usual calls due to continuing air transport problems, Amtrak explained.

    The situation comes after the US Federal Aviation Administration ( The FAA) ordered the national suspension of aircraft lifts due to a technical problem in the communications systems of air traffic control centres.

    Amtrak has not published any numbers for increased bookings, while stressing that reported problems are related to digital services and contact with the company, without announcing general disruptions of trains.

    The company has recommended that travelers try online services again or contact later when the flow of demand has normalised.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

    Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

    Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

    Problemet në transportin ajror në Shtetet e Bashkuara kanë shtuar kërkesën edhe për transportin hekurudhor, duke shkaktuar mbingarkesë në shërbimet e kompanisë kombëtare Amtrak.

    Kompania ka njoftuar se po përballet me probleme në faqen zyrtare, aplikacionin dhe shërbimin ndaj klientit, pasi numri i pasagjerëve që kërkojnë alternativa për udhëtimet e tyre është rritur ndjeshëm.

    Në një reagim në platformën X, Amtrak ka kërkuar ndjesë për vështirësitë e raportuara nga klientët.

    “Ju kërkojmë ndjesë për mesazhet e gabimit si në faqen tonë të internetit, ashtu edhe në aplikacion, si dhe për vështirësitë në kontaktimin me një përfaqësues të kompanisë”, thuhej në reagimin e saj.

    Kompania ka bërë të ditur se po përballet me një numër më të madh telefonatash se zakonisht, si pasojë e problemeve në transportin ajror.

    “Për momentin po përballemi me një numër telefonatash më të lartë se zakonisht, për shkak të problemeve të vazhdueshme në transportin ajror”, sqaroi Amtrak.

    Situata vjen pasi Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) urdhëroi pezullimin në shkallë kombëtare të ngritjeve të avionëve, për shkak të një problemi teknik në sistemet e komunikimit të qendrave të kontrollit të trafikut ajror.

    Amtrak nuk ka publikuar shifra për rritjen e rezervimeve, ndërsa ka theksuar se problemet e raportuara lidhen me shërbimet digjitale dhe kontaktimin me kompaninë, pa njoftuar për ndërprerje të përgjithshme të qarkullimit të trenave.

    Kompania u ka rekomanduar udhëtarëve që të provojnë sërish shërbimet online ose të kontaktojnë më vonë, kur fluksi i kërkesave të jetë normalizuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He tried to stab a gas station after failing to remove the mask and told the workers that he was joking

    A masked person has attempted to steal a drop of derivatives on Lezha Street in Pristina, threatening the two workers at work with a knife.

    The case occurred on November 13, about 21:37. According to the Police report, the suspect, under the threat of the knife, has asked the two workers in front of him but has failed to get anything.

    After the robbery failed, he took off his mask and told the workers he was joking before leaving the scene.

    After a while the suspect appeared to police officials while at the scene of the incident who confiscated the knife suspected of being used in case. After the interview, by order of the prosecutor the suspect has been released in regular procedure, police said.

    After the interview, at the prosecutor’s order, the suspect has been released and the case will continue in regular procedure.

    Source Layer: Insander

  • Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

    Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

    Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

    Një person i maskuar ka tentuar të grabisë një pikë të derivateve në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë, duke kërcënuar me thikë dy punëtorët që ndodheshin në vendin e punës.

    Rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, nën kërcënimin e thikës, u ka kërkuar para dy punëtorëve, por nuk ka arritur të marrë asgjë.

    Pas dështimit të grabitjes, ai e ka hequr maskën dhe u ka thënë punëtorëve se “ka bërë shaka”, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

    “Pas një kohe i dyshuari është paraqitë te zyrtarët policorë gjersa kanë qenë në vendin e ngjarjes nga i cili kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet ishte përdorë në rast. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar  në procedurë të rregullt”, tha policia.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Burimi: Insajderi

  • Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

    Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

    Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.

    Në nisje të takimit, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit, duke deklaruar se dëshiron të ndajë disa fjalë vetëm me anëtarët e Asamblesë.

    “Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike”, mësohet të ketë kërkuar Rama, përpara se transmetimi i mbledhjes të ndërpritej.

    Kërkesa e kryeministrit vjen në një moment kur brenda Partisë Socialiste janë hapur diskutime për drejtimin e partisë, organizimin e saj dhe përplasjet e brendshme, ndërsa në sfond qëndron edhe kërkesa e Erion Veliajt për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit.

    Asambleja e sotme pritet të trajtojë edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë dhe organizimin e strukturave socialiste në prag të kësaj gare. /a2cnn/

  • Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi kishte kokainë, ekstazi, marihuanë e MDMA

    Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi kishte kokainë, ekstazi, marihuanë e MDMA

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar, tri qese najloni me 13.91 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit kokainë, MDMA dhe ekstazi, 14.19 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Gjakovë, të premten, në ora 09:00.

    Të dyshuarit po ashtu i janë sekuestruar dy peshore digjitale dhe 450 euro që dyshohet se janë fituar nga shitja e narkotikëve.

    Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • Kosovo police with operational plan for Kosovo-Israel match

    Kosovo police with operational plan for Kosovo-Israel match

    Kosovo police have taken increased security measures for today’s (Saturday) match at {Fadil Vokrı, warning temporary disruptions of circulation during the team’s escort movement.

    Through a communique, Kosovo Police have indicated that they have drafted and implemented an operational plan to ensure security before, during and after the match between Kosovo and Israel. The measures have been initiated since the country’s guest team arrived, including its escort and security during moves to Kosovo.

    Police have called for citizens’ understanding of the temporary restrictions on traffic, while appealing for fans to appear in the stadium in time, not taking illegal items with them, and possessing tickets and identification documents. The institution has announced that it will co-operate with the FFK and security companies for preventing possible incidents.

    Kosovo Police Communications

    Kosovo police, with the aim of providing security under the development of the UN International League football match between Kosovo and Israel, which will be held today at 1500 in the capital, have prepared and implemented an operational plan, with security measures envisioned.

    Police in place of this plan, since the arrival of the guest team in Kosovo, have undertaken security activities including escorting the team and providing security on the team’s movement and circulation route and staff standing in Kosovo.

    Police with such security measures will continue today, when the match will take place, where during the escort’s movement and circulation, there will be temporary restrictions or disruptions of road traffic, so police seek understanding from citizens and participants in traffic.

    Kosovo police will continue their activities in this direction in co-ordination and support of the Kosovo Football Federation ( To offer security before, during, and until the end of the sports match.

    In this case, we repeat the WFF’s demands that viewers be present in time at the stadium, avoid taking illegal items with them, dangerous tools, including elements or forbidden content tools, as well as obtaining tickets and identification documents during entry into the study.

    Kosovo police, in the application of legal duties and authorisations, will take care of maintaining order and public security, providing security and preventing any possible incidents. Police will co-operate with the FFK and companies offering security.

    As every time, police thank citizens for co-operation and consensus in the interest of general security and invite them to contact the police in 192 for any information or case.

    /Telegraph/

  • Policia e Kosovës me plan operativ për ndeshjen Kosovë-Izrael

    Policia e Kosovës me plan operativ për ndeshjen Kosovë-Izrael

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për ndeshjen e sotme (e shtunë) në “Fadil Vokrri”, duke paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit gjatë lëvizjes së eskortës së ekipit mysafir.

    Përmes një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar dhe po zbaton një plan operativ për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Masat kanë nisur që nga ardhja e ekipit mysafir në vend, përfshirë përcjelljen dhe sigurimin e tij gjatë lëvizjeve në Kosovë.

    Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet e përkohshme në trafik, ndërsa ka apeluar që tifozët të paraqiten me kohë në stadium, të mos marrin me vete gjësende të palejuara dhe të posedojnë biletat e dokumentet identifikuese. Institucioni ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me FFK-në dhe kompanitë e sigurisë për parandalimin e incidenteve të mundshme.

    Komunikata e Policisë së Kosovës

    Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në futboll, në mes Kosovës dhe Izraelit, që do të zhvillohet sot në ora 15:00 në kryeqytet, ka përgatitur dhe është duke zbatuar një plan operativ ku parashihen masa sigurie.

    Polica në zbatim të këtij plani, që nga ardhja e ekipit mysafir në Kosovë, ka ndërmarrë aktivitete sigurie përfshirë përcjelljen e ekipit dhe ofrimin e sigurisë sipas itinerarit të lëvizjes dhe qarkullimit të ekipit dhe stafit të tyre që po qëndrojnë në Kosovë.

    Policia me masa të tilla sigurie do të vazhdojë edhe sot, kur do të zhvillohet ndeshja, ku gjatë lëvizjes dhe qarkullimit të eskortës, do të ketë kufizime apo ndërprerje të përkohshme të trafikut rrugor, andaj policia kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.

    Policia e Kosovës do të vazhdojë aktivitetet e saja në këtë drejtim në koordinim dhe mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për të ofruar siguri para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes sportive.

    Me këtë rast përsërisim kërkesat e FFK-së që shikuesit të paraqiten me kohë në stadium, të shmangin marrjen me vete të gjësendeve të palejuara, mjetet të rrezikshme përfshirë elemente apo mjete me përmbajtje të ndaluar si dhe të posedojnë biletat dhe dokumentet identifikuese gjatë hyrjes në studion.

    Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe autorizimeve ligjore, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia do të bashkëpunojë me FFK-në dhe kompanitë që ofrojnë sigurinë.

    Si çdo herë Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim në interes të sigurisë së përgjithshme dhe fton ata që për çdo informacion apo rast të kontaktojnë Policinë në 192.

    /Telegrafi/

  • The issue becomes serious after two horses boarded the public bus in Detroit now the footage of security cameras has been published

    The issue becomes serious after two horses boarded the public bus in Detroit now the footage of security cameras has been published

    recently released images by security cameras show the moment when two horses board a public transportation bus in Detroit, U.S.A., at an event that became viral on social networks.

    The incident occurred a few days ago when the bus stopped at a station where two men sat on saddled horses.

    The issue becomes serious after two horses boarded the public bus in Detroit now the footage of security cameras has been published

    The two horses entered the almost empty bus and immediately came out of the back door, while one of the men was heard thanking the driver for the trip.

    Horse owner Yordan Williams, from the Urban City Cowboys group, said the goal was to draw attention to the Detroit colored cowboys.

    However, transport authorities in Detroit declared that horses are allowed to travel on buses only when criteria are met.

    According to them, in this case the horses had been introduced for other reasons, and the incident posed a danger to the safety of travelers and animals themselves.

    The department announced that it will take measures and will again train drivers to avoid such cases. /Telegraph/