Blog

  • Kryqi zviceran do të përdoret vetëm në produktet e prodhuara në vend

    Kryqi zviceran do të përdoret vetëm në produktet e prodhuara në vend

    Kryqi zviceran pritet të përdoret në të ardhmen vetëm në mallrat që prodhohen ose përpunohen në Zvicër. Një komision i Këshillit Kombëtar ka hapur rrugën për hartimin e një projektligji që synon të vendosë rregulla dukshëm më të rrepta për përdorimin e këtij simboli në produkte.

    Komisioni i Këshillit Kombëtar për Shkencën, Arsimin dhe Kulturën (WBK-N) ka njoftuar se i ka dhënë dritën jeshile komisionit homolog të Këshillit të Shteteve për hartimin e një projektligji lidhur me përdorimin e kryqit zviceran, transmeton Telegrafi.

    Sipas propozimit, në të ardhmen, kryqi zviceran do të rezervohet ekskluzivisht për produktet që prodhohen ose përpunohen në Zvicër. Ndërkaq, përdorimi i tij vetëm në referenca për dizajnin apo kërkimin e kryer në Zvicër, pa qenë produkti i prodhuar ose i përpunuar në vend, nuk do të lejohet.

    WBK-N kishte miratuar më herët një iniciativë të Këshillit të Shteteve, duke mbështetur edhe dy propozime të tjera dhe një mocion. Vendimi u mor me 22 vota pro dhe dy kundër, raporton SRF.

    Pas përfundimit të periudhës së konsultimit, Këshilli i Shteteve pritet ta shqyrtojë propozimin në gjysmën e parë të vitit 2027.

    Ndryshimi i praktikës pas rastit me markën On

    Nisma vjen pas një ndryshimi në praktikën e Institutit Federal Zviceran të Pronësisë Intelektuale (IGE), pas një mosmarrëveshjeje ligjore me markën zvicerane të këpucëve On, transmeton Telegrafi.

    Pas këtij rasti, institucioni lejoi përdorimin e kryqit zviceran edhe në produkte të prodhuara jashtë vendit, nëse disa shërbime specifike, siç është dizajni, kryheshin plotësisht në Zvicër.

    Propozimi i ri synon që përdorimi i kryqit zviceran të kufizohet në produktet që prodhohen ose përpunohen realisht në vend./Telegrafi/

  • Many interesting matches in U EFA Nations League, attention in Pristina

    Saturday brings great excitement to European football as they continue to face the fifth leg of the league in U’s 2026/27 edition EFA Nations League. For Kosovo fans, the focus of everything is on Pristina, where the national Kosovo lands in the field for a crucial challenge.

    First by 1500, at the Fakdil Vokrri Stadium, selector Franzo Foda will wait for Israel under League B. Kosovo aims to fully exploit the domestic factor and support the public to collect three vital points for the continuation of the race.

    In addition to the Kosovo duel, today’s programme offers a series of heated confrontations in the A League and League B. At 6: 00 a.m., the eyes will be on Norway’s stars, Erling Haaland, and Martin ãogaard, who wait for Wales, while Georgia parallels its forces with Hungary.

    The evening holds the main show at 20:45, where Portugal and Denmark face a duel that promises high rivalry in League A. But in the same term, there are four other interesting challenges under the B League.

    Today’s full match program (November 14, 2026)

    1500 ʹ Kosova ʹ Israel (Liga B)

    (Liga A)

    (Liga A)

    20:45 (Liga A)

    20:45 (Liga B)

    20:45 ) Northern Ireland ʹ Ukraine (Liga B)

    20:45 ) Romania ʹ Poland (Liga B)

    20:45 ) Sweden ) Bosnia and Herzegovina (Liga B)

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shumë ndeshje interesante në UEFA Nations League, vëmendja në Prishtinë

    Shumë ndeshje interesante në UEFA Nations League, vëmendja në Prishtinë

    Shumë ndeshje interesante në UEFA Nations League, vëmendja në Prishtinë

    E shtuna sjell emocione të mëdha në futbollin evropian, teksa vazhdojnë përballjet e xhiros së pestë të fazës së ligës në edicionin 2026/27 të UEFA Nations League. Për tifozët kosovarë, epiqendra e gjithçkaje është në Prishtinë, ku kombëtarja e Kosovës zbret në fushë për një sfidë vendimtare.

    Me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e përzgjedhësit Franco Foda do të presin Izraelin në kuadër të Ligës B. Kosova synon të shfrytëzojë maksimalisht faktorin vendas dhe mbështetjen e publikut për të arkëtuar tri pikë jetike për vazhdimësinë e garës.

    Përveç duelit të Kosovës, programi i sotëm ofron edhe një sërë përballjesh të zjarrta në Ligën A dhe Ligën B. Në orën 18:00, sytë do të jenë te yjet e Norvegjisë, Erling Haaland dhe Martin Ødegaard, të cilët presin Uellsin, ndërsa paralelisht Gjeorgjia mat forcat me Hungarinë.

    Mbrëmja rezervon spektaklin kryesor në orën 20:45, ku Portugalia dhe Danimarka përballen në një duel që premton rivalitet të lartë në Ligën A. Po në të njëjtin termin luhen edhe katër sfida të tjera interesante në kuadër të Ligës B.

    Programi i plotë i ndeshjeve të sotme (14 nëntor 2026):

    15:00 | Kosovë – Izrael (Liga B)

    18:00 | Norvegji – Uells (Liga A)

    18:00 | Gjeorgji – Hungari (Liga A)

    20:45 | Portugali – Danimarkë (Liga A)

    20:45 | Austri – Irlandë (Liga B)

    20:45 | Irlanda e Veriut – Ukrainë (Liga B)

    20:45 | Rumani – Poloni (Liga B)

    20:45 | Suedi – Bosnjë e Hercegovinë (Liga B)

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Four cases of domestic violence reported in Pristina, Obilic

    Four cases of domestic violence are reported in Pristina and Obilic, according to the 24-hour Kosovo Police report.

    In Pristina, one person has been arrested under suspicion of exercising physical violence against his co-existence. During the case, police have seized a seven-round pistol. At the prosecutor’s decision, the suspect has been taken to custody.

    In another case in Pristina, a person suspected of continued exercise of physical violence against his minor sister has been arrested. The victim, after interviewing in the presence of a social worker official, has been sent to the shelter. Suspect has been released in regular procedure.

    Meanwhile, a person in Obilic has been arrested under suspicion of physically assaulting his father. The victim has accepted medical treatment, while the suspect has been sent to the detention.

    Police have reported yet another case in Pristina, where a father allegedly exercised physical and psychic violence against his minor daughter. The suspect was interviewed and, at the order of the prosecutor, released in regular procedure.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Katër raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë dhe Obiliq

    Katër raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë dhe Obiliq

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe Obiliq, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Në Prishtinë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Gjatë rastit, policia ka sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Në një rast tjetër në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike ndaj motrës së tij të mitur. Viktima, pas intervistimit në prani të zyrtarit për punë sociale, është dërguar në strehimore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, në Obiliq është arrestuar një person nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Policia ka raportuar edhe një rast tjetër në Prishtinë, ku një baba dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij të mitur. I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

     

    Burimi: RTKLive

  • “Dita e Kosovës”, FFK-ja përcjell mesazh të fortë para ndeshjes me Izraelin

    “Dita e Kosovës”, FFK-ja përcjell mesazh të fortë para ndeshjes me Izraelin

    “Dita e Kosovës”, FFK-ja përcjell mesazh të fortë para ndeshjes me Izraelin

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë sot ndaj Izraelit, në një përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.

    Takimi është paraparë të nisë në orën 15:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

    Me rastin e kësaj ndeshjeje, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues, duke bërë thirrje për mbështetje të Kombëtares.

    “DITA E KOSOVËS!, Një komb. Një zemër. Një qëllim. Fitorja! Për Kosovën, deri në fund! Forca Dardanë!”, thuhet në mesazhin e FFK-së, njofton Klankosova.tv.

  • Rama mbledh Asamblenë e PS-së, priten diskutime për çështje të rëndësishme

    Rama mbledh Asamblenë e PS-së, priten diskutime për çështje të rëndësishme

    Rama mbledh Asamblenë e PS-së, priten diskutime për çështje të rëndësishme

    Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledh sot, në orën 10:30, Asamblenë Kombëtare në Lalëz.

    Në fokus pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, riorganizimi i strukturave partiake, përzgjedhja e kandidatëve për kryebashkiakë dhe zhvillimet brenda vetë PS-së.

    Takimi pritet të hapet me fjalën e kryeministrit shqiptar dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, për të vijuar më pas me diskutimet mbi organizimin dhe objektivat politike të socialistëve, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

    Një prej çështjeve kryesore në fokus do të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Rama pritet të prezantojë drejtimet mbi të cilat do të organizohet gara elektorale, si dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve socialistë për drejtimin e bashkive.

  • Autoritetet hungareze gjejnë para të gatshme në vlerë 17,5 milionë euro gjatë një hetimi ndaj një ministri të epokës së Orbanit

    Autoritetet hungareze gjejnë para të gatshme në vlerë 17,5 milionë euro gjatë një hetimi ndaj një ministri të epokës së Orbanit

    Autoritetet hungareze njoftuan të premten se kanë gjetur para të gatshme në vlerë rreth 19,5 milionë dollarë (rreth 17,5 milionë euro) të fshehura – një pjesë e të cilave ishin groposur nën tokë – në kuadër të një hetimi ndaj një ish-ministri që ka shërbyer nën qeverisjen e ish-kryeministrit Viktor Orban.

    Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive bëri të ditur, përmes një deklarate të premten, se ka zbuluar “shuma të mëdha parash të gatshme, të groposura në pyje, të fshehura në ndërtesa bujqësore, magazina dhe një banesë, si dhe të ruajtura në një kasafortë të vlefshme në një vend të fshehtë”.

    Mes parave të gjetura kishte mbi 5 miliardë forinta, rreth 2,6 milionë euro dhe 1,2 milionë dollarë – që në total kapin vlerën e rreth 19,5 milionë dollarëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Zbulimi i këtyre parave erdhi pas një kontrolli dyditor në kryeqytetin Budapest dhe në tri qarqe të tjera hungareze, njoftoi Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive, një institucion i krijuar së fundmi nga qeveria e re e Hungarisë.

    Kjo zyrë zotëron kompetenca hetimore dhe prokuroriale për të ndjekur rastet e keqpërdorimit të fondeve publike dhe dyshimet për korrupsion – dukuri që, sipas kritikëve të Orbanit, ishin tejet të përhapura gjatë 16 viteve të tij në pushtet.

    Sekuestrimi u krye në kuadër të procedimeve penale kundër ish-ministrit të Zhvillimit Kombëtar, Miklós Seszták, i cili ka shërbyer nën qeverisjen e Orbanit.

    Ai dyshohet se ka marrë mbi 37,2 milionë dollarë në formë ryshfetesh dhe pagesash të paligjshme, të lidhura me prokurimet e automjeteve për kompaninë shtetërore të autobusëve në Hungari, si dhe me projekte shtetërore ndërtimi.

    Seszták u ndalua nga policia në fund të muajit shtator.

    Një video e publikuar në Facebook nga Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive shfaq hetues të ulur në gjunjë pranë grumbujve të mëdhenj me para të lidhura në tufa, si dhe pamje të lopatave që hapin tokën, në atë që duket të jetë një pyll gjatë natës.

    Të premten në mbrëmje, kryeministri Péter Magyar – i cili është zotuar se do të kërkojë llogaridhënie për korrupsionin e dyshuar gjatë sundimit të Orbanit dhe do të rikuperojë pasuritë publike të keqpërdorura – bëri të ditur se 12 punonjës të Thesarit Shtetëror Hungarez kanë kaluar tetë orë duke numëruar paratë e gjetura, duke përdorur pesë makineri për numërimin e parave.

    Ai tha se ky zbulim “shënon zyrtarisht fundin e mafies Fidesz-KDNP”, duke iu referuar koalicionit që dikur qeveriste nën drejtimin e Orbán-it.

    “Që nga sot, Viktor Orbán është një bos i provuar mafioz. Një bos mafioz i rënë. Dhe Fidesz-i është një organizatë kriminale”, shkroi Magyar në Facebook.

    Ky zbulim është zhvillimi më i fundit në përpjekjet e qeverisë për të goditur abuzimet e dyshuara që kanë ndodhur gjatë periudhës së qeverisjes së Orbánit.

    Të hënën, policia ndaloi vëllain më të vogël të Orbán-it, në kuadër të një hetimi për dyshime lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

    Disa zyrtarë të tjerë nga epoka e Orbán-it, përfshirë ish-guvernatorin e Bankës Qendrore, ndodhen gjithashtu në paraburgim, nën dyshimet për krime që lidhen me mashtrimin dhe korrupsionin.

    Muajin e kaluar, Prokuroria Qendrore Hetimore njoftoi se ndalimi i guvernatorit të bankës, György Matolcsy, lidhej me keqpërdorimin e pretenduar të një fondacioni të Bankës Qendrore.

    Orbán-i – partia e të cilit, Fidesz (e krahut të djathtë ekstrem), humbi thellë në zgjedhjet e prillit përballë partisë Tisza (e qendrës së djathtë dhe pro-evropiane) të Magyar-it – i ka cilësuar hetimet dhe ndalimet si një “tirani” politike, e krijuar me qëllim për ta larguar atë nga skena politike. /Telegrafi/

  • Dvalishvili breaks silence following brutal attack by Nurmagomedov and his friends

    Dvalishvili breaks silence following brutal attack by Nurmagomedov and his friends

    Merab Dvalishvili has finally broken the silence after being attacked by Usan Nurmagomedov and his team at Abu Dhabi.

    Former champion of The UFC in the bantameight category sent a message of peace and found that it has no intention of pressing criminal charges against the fighter from Dagustan and his team.

    Remember, the incident occurred at a hotel in Abu Dhabi, where Dvalishvili is standing before his next presentation of the RAF promotion in wrestling. While filming promotional materials for the above-mentioned organisation, Nurmagomedov arrived at the hotel accompanied by his teammates.

    Nuragomedov and his escorts approached Dvalishvil, after which he slapped the former UFC lightweight champion. This action caused one General clashes in which the known Machine and his teammate found themselves at a disadvantage.

    Dvalishvili immediately published a video of the incident and sharply criticised Nurmagomedov for his actions, while local authorities in Abu Dhabi arrested all participants in the conflict.

    During Friday, it was confirmed that authorities had fined Uzan Nurmagomedov and his teammates and sentenced them to six months in prison. Divalishvili, on the other hand, was also fined for his involvement in the clashes, but escaped prison because it was determined that he acted in self-defense.

    Authorities have also reportedly accused one of Nurmagomedov’s colleagues of filming the incident.

    Now that passions have apparently disappeared, Dvalishvili wrote on his social X network to express his gratitude to his fans and Abu Dhabi’s men.

    I just want to let everyone know that I’m free, that I’m fine, healthy and ready to move on. I want to thank everyone in Abu Dhabi for their help in solving this situation. I like to come to Abu Dhabi and I’m glad I’m always well received here, Dvalishvil wrote, adding:

    I really hope you release everyone else I won’t press charges. I wish peace and the best for all. Thank you all for your love and support. /Telegraphy/

  • Dvalishvili thyen heshtjen pas sulmit brutal nga Nurmagomedov dhe miqtë e tij

    Dvalishvili thyen heshtjen pas sulmit brutal nga Nurmagomedov dhe miqtë e tij

    Merab Dvalishvili ka thyer heshtjen më në fund pas disa ditësh, pasi u sulmua nga Usman Nurmagomedov dhe ekipi i tij në Abu Dhabi.

    Ish-kampioni i UFC-së në kategorinë bantamëeight dërgoi një mesazh paqeje dhe zbuloi se nuk ka ndërmend të ngrejë padi penale kundër luftëtarit nga Dagestani dhe ekipit të tij.

    Ju kujtojmë se incidenti ndodhi në një hotel në Abu Dhabi, ku Dvalishvili po qëndron përpara paraqitjes së tij të ardhshme për promovimin e RAF në mundje. Ndërsa po filmonte materiale promovuese për organizatën e lartpërmendur, Nurmagomedov mbërriti në hotel i shoqëruar nga shokët e tij të ekipit.

    Nurmagomedov dhe shoqëruesit e tij iu afruan Dvalishvilit, pas së cilës ai e qëlloi me shuplakë ish-kampionin e peshave të lehta të UFC-së. Ky veprim shkaktoi një përleshje të përgjithshme në të cilën “The Machine” i njohur dhe shoku i tij i skuadrës e gjetën veten në disavantazh.

    Dvalishvili menjëherë publikoi një video të incidentit dhe kritikoi ashpër Nurmagomedovin për veprimet e tij, ndërsa autoritetet lokale në Abu Dhabi arrestuan të gjithë pjesëmarrësit në konflikt.

    Gjatë të premtes, u konfirmua se autoritetet kishin gjobitur Usman Nurmagomedov dhe shokët e tij të ekipit dhe i kishin dënuar me gjashtë muaj burg. Nga ana tjetër, Dvalishvili u gjobit gjithashtu për pjesëmarrjen e tij në përleshje, por i shpëtoi burgut sepse u përcaktua se ai veproi në vetëmbrojtje.

    Autoritetet thuhet se kanë akuzuar gjithashtu një nga kolegët e Nurmagomedov për filmimin e incidentit.

    Tani që pasionet me sa duket janë shuar, Dvalishvili shkroi në rrjetin e tij social X për të shprehur mirënjohjen e tij për tifozët e tij dhe njerëzit e Abu Dhabit.

    “Dua vetëm t’u bëj të ditur të gjithëve se jam liruar, se jam mirë, i shëndetshëm dhe gati të ec përpara. Dua t’i falënderoj të gjithë në Abu Dhabi për ndihmën e tyre në zgjidhjen e kësaj situate. Më pëlqen të vij në Abu Dhabi dhe jam i lumtur që gjithmonë më presin mirë këtu”, shkroi Dvalishvili, duke shtuar më pas:

    “Shpresoj vërtet që t’i lirojnë të gjithë të tjerët – nuk do të ngre padi. Uroj paqe dhe më të mirën për të gjithë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj”. /Telegrafi/