Blog

  • Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi

    Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi

    Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuvendit të Kosovës pasi që në seancë nuk ka pasur kuorum.

    Ajo ka thënë se punimet e seancës së njëjtë do të vazhdojnë pasi të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare.

    Në Kuvend nuk është hedhur në votim as rezoluta e Aleancës për çështjen e energjisë elektrike.

    Në rend ditë në këtë seancë ka qenë edhe pika për Ligjin e Gjykatës Speciale.

    “Punimet e kësaj seance vazhdojnë në një kohë kur të dakordohemi me shefat e grupeve parlamentare. Natën e mirë”, ka deklaruar Haxhiu.

    Burimi: Insajderi

  • Holanda e turpëron Greqinë me rezultat tenistik

    Holanda e turpëron Greqinë me rezultat tenistik

    Protagonisti kryesor i mbrëmjes ka qenë Tijjani Reijnders, i cili ka realizuar tri herë që në pjesën e parë.

    Holandezët kanë kaluar në epërsi në minutën e gjashtë, pas një gabimi të mbrojtësit grek Konstantinos Mavropanos. Ai e ka humbur topin dy herë radhazi, ndërsa Crysencio Summerville ka përfituar nga rasti dhe ka shënuar për 1:0.

    Në minutën e dymbëdhjetë, Reijnders e ka dyfishuar epërsinë pas një aksioni të bukur të vendasve, ndërsa shtatë minuta më vonë ka realizuar edhe golin e dytë personal për 3:0.

    Greqia ka pasur një mundësi për ta ngushtuar rezultatin, por goli i Fotis Ioannidis është anuluar pas ndërhyrjes së sistemit VAR, pasi sulmuesi e kishte prekur topin me dorë.

    Reijnders e ka kompletuar “hat trick” në minutën e tridhjetë e tetë, pas një asistimi me kokë nga Denzel Dumfries.

    Holanda nuk është ndalur me kaq. Në minutën e dyzet e katërt, Jurrien Timber ka shënuar për 5:0, duke realizuar golin e tij të parë me përfaqësuesen holandeze.

    Edhe në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Xavi ka vazhduar me lojë sulmuese. Timber e ka realizuar golin e dytë personal në minutën e pesëdhjetë e nëntë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Donyell Malen ka shënuar për rezultatin përfundimtar 7:0.

    Greqia ka pasur një mundësi për të shënuar golin e nderit, por goditja e Ioannidis ka përfunduar në shtyllë.

    Para kësaj ndeshjeje, Greqia kishte pranuar vetëm tre gola në katër takimet e zhvilluara në Ligën e Kombeve.

    Pavarësisht fitores së thellë, Holanda ende duhet të shmangë humbjen ndaj Gjermanisë për ta siguruar vendin e parë në grup, pasi përparësi në rast të barazimit me pikë kanë rezultatet në përballjet e drejtpërdrejta.

    Burimi: RTKLive

  • Pse nuk duhet të shtriheni menjëherë pas ngrënies? Një zakon i thjeshtë ndikon në sheqerin në gjak

    Pse nuk duhet të shtriheni menjëherë pas ngrënies? Një zakon i thjeshtë ndikon në sheqerin në gjak

    Ajo që bëni menjëherë pas drekës ose darkës mund të ketë më shumë rëndësi sesa mendoni. Studimet tregojnë se edhe pak lëvizje sjell përfitime

    Shumë njerëz kanë zakon të shtrihen në shtrat ose në divan menjëherë pas darkës, për t’u çlodhur. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë një alternativë shumë më të dobishme: disa minuta ecje të lehtë pas ushqimit.

    Nuk është e nevojshme të dilni jashtë apo të bëni ushtrime intensive. Mjafton të ecni nëpër shtëpi, në korridor ose të bëni disa hapa në oborr.

    Kjo lëvizje e thjeshtë ndihmon organizmin të kontrollojë më mirë rritjen e sheqerit në gjak pas ushqimit, ndërsa qëndrimi në pozicion të drejtë mund të zvogëlojë edhe shqetësimet nga refluksi gastrik.

    Ecja pas ushqimit dhe ndikimi në glukozë

    Kur hamë, sidomos ushqime të pasura me karbohidrate, niveli i glukozës në gjak rritet. Muskujt aktivë përdorin glukozën për energji, prandaj ecja pas vaktit mund ta kufizojë këtë rritje.

    Një studim i publikuar në revistën shkencore Diabetologia tregoi se te personat me diabet të tipit 2, ecja për 10 minuta pas secilit vakt kryesor ishte më efektive për kontrollin e glukozës sesa ecja për 30 minuta një herë në ditë.

    Rezultatet treguan se rritja e përgjithshme e glukozës pas vakteve ishte mesatarisht 12% më e ulët, ndërsa pas darkës përgjigjja glikemike e matur gjatë tri orëve ishte 22% më e ulët. Këto rezultate i përkasin kushteve të studimit dhe nuk nënkuptojnë se pesë minuta ecje e ulin sheqerin me 22%.

    Pse shtrirja menjëherë pas ngrënies nuk rekomandohet?

    Përveç kontrollit të sheqerit, rëndësi ka edhe pozicioni i trupit pas ushqimit.

    Sipas Institutit Kombëtar Amerikan për Diabetin, Sëmundjet Digjestive dhe të Veshkave (NIDDK), personat që vuajnë nga refluksi gastroezofageal duhet të shmangin shtrirjen për të paktën tri orë pas ngrënies.

    Kur qëndrojmë shtrirë, përmbajtja e stomakut mund të kthehet më lehtë drejt ezofagut, duke shkaktuar urth, djegie ose regurgitim.

    Edhe pak minuta ecje vlejnë

    Një analizë shkencore e botuar në revistën Sports Medicine në vitin 2023 konfirmoi se aktiviteti fizik pas ngrënies ndihmon në kufizimin e rritjes së glukozës, veçanërisht kur kryhet relativisht shpejt pas vaktit.

    Prandaj, në vend që të shtriheni menjëherë, provoni të ecni lehtë për pesë deri në dhjetë minuta. Nëse ndiheni mirë, mund ta zgjasni shëtitjen.

    Nuk kërkohet lodhje fizike apo ritëm i shpejtë. Rëndësi ka që lëvizja pas ushqimit të bëhet pjesë e rutinës së përditshme. /Telegrafi/

  • Diskutohet për të në 'prime', Beharja thyen heshtjen dhe publikon foto krah bashkëshortit: Ju vazhdoni me lajmet, e ne po vazhdojmë me jetën

    Diskutohet për të në ‘prime’, Beharja thyen heshtjen dhe publikon foto krah bashkëshortit: Ju vazhdoni me lajmet, e ne po vazhdojmë me jetën

    Pas largimit të papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, Beharja ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Ajo ka publikuar një fotografi krah të dashurit të saj, duke treguar se po vazhdon jetën e saj jashtë formatit televiziv.

    Megjithatë, ajo që mori më së shumti vëmendje ishte mbishkrimi që shoqëronte fotografinë.

    “Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”, shkroi Beharja.

    Foto: Miss Behare/InstaStory

    Përmes këtij mesazhi, ish-banorja duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrë indirekte diskutimeve dhe vëmendjes mediatike që është krijuar rreth saj ditëve të fundit, pas largimit nga shtëpia e BBVK-së.

    Ndërkohë, postimi i saj ka nxitur interesimin e ndjekësve, të cilët kanë komentuar rikthimin e saj në rrjetet sociale krah partnerit. /Telegrafi/

  • Gjermania fiton me lehtësi ndaj Serbisë, Brajan Gruda shënon në debutim

    Gjermania fiton me lehtësi ndaj Serbisë, Brajan Gruda shënon në debutim

    Gjermania ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në një ndeshje ku dominoi në pjesën më të madhe të lojës.

    Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë, kur Srdjan Babic shënoi autogol pas një goditjeje nga këndi (1-0).

    Vetëm 11 minuta më vonë, Florian Wirtz e dyfishoi epërsinë e gjermanëve. Mesfushori përfitoi nga një top i kthyer nga portieri dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

    Gjermania vazhdoi të kontrollonte lojën, ndërsa në minutën e 50-të erdhi edhe momenti i veçantë për futbollistin me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.

    Talenti ofensiv realizoi një gol të bukur individual, duke depërtuar përmes mbrojtjes serbe dhe duke goditur fuqishëm nga distanca për rezultatin 3-0.

    Serbia arriti të reagojë në minutën e 56-të, kur Srdjan Babic u gjend në vendin e duhur për të shfrytëzuar topin e kthyer brenda zonës dhe për të ngushtuar rezultatin në 3-1.

    Megjithatë, ky gol nuk e ndryshoi rrjedhën e përgjithshme të takimit, pasi Gjermania vazhdoi të ishte skuadra më kërkuese dhe më dominuese.

    Në minutën e 65-të, Joshua Kimmich realizoi edhe golin e katërt, por pas ndërhyrjes së VAR-it, realizimi u anulua për pozitë jashtë loje.

    Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit, me Gjermaninë që regjistroi një fitore 3-1 pas një paraqitjeje bindëse./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore

  • Six evaders for illegal explosion

    The news has revealed to the Ministry of Environment, Space Planning and Infrastructure Minister Victory Pacolli, who has announced that the action was conducted on the ground Thursday by the Environment Inspectorate.

    According to her, in co-operation with the Kosovo Police, the official work-stop strips have been placed in all vehicles.

    Our lives are no one’s property for illegal use. Any violation will be dealt with seriously, and any action damaging our natural assets will be faced with law, Pacolli wrote.

    Source Layer: RTKLive

  • Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim të kundërligjshëm

    Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim të kundërligjshëm

    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se aksioni është zhvilluar të enjten në terren nga Inspektorati i Mjedisit.

    Sipas saj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të gjitha mjetet e sekuestruara janë vendosur shiritat zyrtarë të ndalimit të punimeve.

    “Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin”, ka shkruar Pacolli.

    Burimi: RTKLive

  • U.S. bans all flights starting from airports for security reasons

    US Federal Aviation Administration ( The FAA has ordered the national ban on all flights launched by American airports, citing extraordinary circumstances and security reasons.

    The decision was made Friday, following earlier reports of serious problems in air traffic control communication, Reuters writes, broadcast Dukajini.

    According to FAA’s announcement, aircraft currently in the air can continue flying and landing, while those on the ground cannot be lifted until a new announcement.

    Just before the national ban ruling, The FAA had suspended air traffic in Chicago due to problems in communication with air traffic control.

    All the traffic running should remain prohibited until further notice, the agency’s announcement said.

    The FAA has announced that international flights will be treated case by case. The agency has not immediately given answers to a comment request.

    This is the second case since the September 11th 2001 attacks, when all flights to the US are banned at the national level. The previous case was recorded in January 2023, when the FAA suspended for less than two hours all local flight departures.

    Last year, the US Congress approved $12.5 billion for modernisation of the old FAA communication system. Meanwhile, Friday, the agency and the White House asked Congress for another $30.1 billion to address other problems.

    Source Layer: Dukeagini

  • SHBA-ja ndalon të gjitha fluturimet që nisen nga aeroportet për arsye sigurie

    SHBA-ja ndalon të gjitha fluturimet që nisen nga aeroportet për arsye sigurie

    Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) ka urdhëruar ndalimin në nivel kombëtar të të gjitha fluturimeve që nisen nga aeroportet amerikane, duke përmendur rrethana të jashtëzakonshme dhe arsye sigurie.

    Vendimi është marrë të premten, pas raportimeve të mëhershme për probleme serioze në komunikimin e kontrollit të trafikut ajror, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Sipas njoftimit të FAA-së, aeroplanët që tashmë ndodhen në ajër mund të vazhdojnë fluturimin dhe të aterojnë, ndërsa ata që janë në tokë nuk mund të ngrihen deri në një njoftim të ri.

    Pak para vendimit për ndalimin në nivel kombëtar, FAA kishte pezulluar trafikun ajror në Çikago për shkak të problemeve në komunikimin me kontrollin e trafikut ajror.

    “E gjithë trafiku që niset duhet të mbetet i ndaluar deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

    FAA ka bërë të ditur se fluturimet ndërkombëtare do të trajtohen rast pas rasti. Agjencia nuk ka dhënë menjëherë përgjigje ndaj një kërkese për koment.

    Ky është rasti i dytë që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 kur ndalohen në nivel kombëtar të gjitha nisjet e fluturimeve në SHBA. Rasti i mëparshëm ishte regjistruar në janar të vitit 2023, kur FAA pezulloi për më pak se dy orë të gjitha nisjet e fluturimeve vendore.

    Vitin e kaluar, Kongresi amerikan miratoi 12.5 miliardë dollarë për modernizimin e sistemit të vjetruar të komunikimit të FAA-së. Ndërkaq, të premten, agjencia dhe Shtëpia e Bardhë i kërkuan Kongresit edhe 30.1 miliardë dollarë për adresimin e problemeve të tjera.

    Burimi: Dukagjini

  • LAJMI I FUNDIT: Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

    LAJMI I FUNDIT: Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

    LAJMI I FUNDIT: Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

    Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”, ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në ShBA, në një deklaratë.

    Shkaku i pezullimit të fluturimeve nuk është bërë menjëherë i qartë.

    Megjithatë, një zëdhënës i FAA-së ka thënë se bëhet fjalë për një problem në komunikim që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror nëpër itineraret ajrore, të cilat menaxhojnë fluturimet që kalojnë nëpër territorin e vendit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    “Fluturimet duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një njoftim të ri”, thuhet në një njoftim të FAA-së.

    Ndërkaq, fluturimet ndërkombëtare do të trajtohen rast pas rasti.

    Herën e fundit që ishte ndalur i gjithë trafiku ajror në shkallë kombëtare në ShBA ishte në janar të vitit 2023, kur pati një ndërprerje të sistemit për njoftimin e pilotëve. Para kësaj, hera e fundit kur ishte urdhëruar ndalimi i të gjitha fluturimeve në nivel kombëtar ishte pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. /Klankosova.tv