Blog

  • Rizvanolli: Unë nuk blej rrymë, as Qeveria - blejnë ata që i privatizuat

    Rizvanolli: Unë nuk blej rrymë, as Qeveria – blejnë ata që i privatizuat

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, lidhur me furnizimin me energji elektrike, çmimin e rrymës dhe mundësinë e reduktimeve.

    Rizvanolli tha se energjinë elektrike nuk e blen as ajo dhe as Qeveria, por KESCO dhe KEDS, kompani që sipas saj janë privatizuar nga qeverisjet e kaluara.

    “Unë nuk blej rrymë, as Qeveria. Blen KESCO dhe KEDS, të cilën ju e keni privatizuar. E di që nuk po doni me e dëgjue dhe e di që nuk po doni me u kthye mbrapa, mirëpo meqë po doni me fol edhe për rregullsinë e furnizimit, edhe për cilësinë e rrjetit, edhe për kush blen rrymë, po ju tregoj kush blen rrymë edhe pse blen ata rrymë sot e ju KEK-u, me ç’rast kishit mund me më pyet në mënyrë indirekte. Sa i përket kësaj që, prapë sa i përket reduktimeve, unë nuk di që ka të lajmëruara reduktime. Sido që të jetë, në qoftë se keni ankesa, duhet t’i drejtoheni ZRRE-së, Zyrës për Ankesa për Konsumator, ndërsa Zyrën e Rregullatorit për Energji e mbikëqyrni ju si Kuvend, meqë po doni me më përkujtuar se ju jeni deputetë të Republikës së Kosovës. Për çfarë, unë kam respektin ndaj secilit prej jush për pozitën që e keni”, tha Rizvanolli.

    Sa i përket muajve në vijim, ministrja Rizvanolli tha se nuk pritet të jenë të lehtë, por se institucionet do të bëjnë maksimumin për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

    “Sa i përket muajve në vijim, siç edhe e thashë, nuk dua të them se do të jenë të lehtë. Çfarë mund të them është që ne do të bëjmë maksimumin edhe për sigurinë e furnizimit, edhe për çdo aspekt tjetër, siç e kemi bërë deri më tani dhe siç jemi përballur me çdo krizë deri më tani”, tha Rizvanolli.

  • Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

    Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

    Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të përdoret jo vetëm për vozitje, por edhe për furnizimin me energji të pajisjeve elektrike dhe shtëpive.

    Teknologjia e re, e prezantuar më 12 nëntor, bazohet në sistemin e karikimit dydrejtimësh (bidirectional charging), i cili mundëson transferimin e energjisë nga bateria e veturës drejt pajisjeve të jashtme.

    Përmes funksionit Vehicle-to-Load (V2L), pronarët mund ta përdorin automjetin për të furnizuar me energji pajisje pune, frigoriferë kampingu dhe pajisje të tjera elektrike.

    Ndërkohë, teknologjia Vehicle-to-Home (V2H) mundëson furnizimin e shtëpisë me energji nga bateria e veturës, veçanërisht gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike.

    Megjithatë, ky funksion kërkon instalimin e një karikuesi të posaçëm dydrejtimësh DC në shtëpi.

    Audi ka kufizuar përdorimin e energjisë në intervalin prej 20 deri në 80 për qind të kapacitetit të baterisë.

    Sa i përket specifikave teknike, Audi A2 E-Tron ofrohet me tri kapacitete baterish: 52 kWh, 61 kWh dhe 84 kWh.

    Fuqia e karikimit të shpejtë varion nga 100 deri në 183 kW, ndërsa mbushja e baterisë nga 10 në 80 për qind zgjat nga 24 deri në 29 minuta, varësisht nga versioni.

    Sipas të dhënave të publikuara më herët nga Audi, versioni me baterinë më të madhe mund të ofrojë autonomi deri në 645 kilometra me një karikim.

    Me këtë teknologji, Audi synon ta shndërrojë veturën elektrike në një burim alternativ energjie, duke zgjeruar përdorimin e saj përtej transportit të përditshëm. /Telegrafi/

  • Arlinda called the Vjollla Kurtiane, reacts after the criticism: No offense, it’s work. ( V IDEO)

    – What?A fierce debate took place in Big Brother’s house. V IP Kosova 5, after using the word “curitian” from Arlinda to Vjollca.

    Her statement prompted numerous reactions by both residents and opinionists, who criticized her for using the term.

    However, Arlinda did not back away from what she had said, insisting that she had not intended to offend Vjolka.

    That’s the job, I’ve offended, Arlinda said, giving her version of the declaration that caused controversy.

  • Fuego reacts to the word “curtian,” defends Vjolka &#82/11; even Jonah ( VIDEOS)

    PNor have discussions about the use of the word “curitian” by resident Arlinda in the direction of Vjollca have reacted to other residents of the Big Brother V IP Kosovo 5.

    Fuego said it’s true that someone can have this profession, but stressed that Vjolka cannot be called that.

    Meanwhile, Jonah’s resident has declared that although she is a feminist, such an expression to her is unacceptable.

  • Fuego reagon për fjalën “kurtizane”, e mbron Vjollcën - ndërhyn edhe Jona (VIDEO)

    Fuego reagon për fjalën “kurtizane”, e mbron Vjollcën – ndërhyn edhe Jona (VIDEO)

    Fuego reagon për fjalën “kurtizane”, e mbron Vjollcën - ndërhyn edhe Jona (VIDEO)

    Pas diskutimeve lidhur me përdorimin e fjalës “kurtizane” nga ana e banores Arlinda në drejtim të Vjollcës, kanë reaguar banorët tjerë të Big Brother VIP Kosova 5.

    Fuego ka thënë se është e vërtetë që dikush mund ta ketë këtë profesion, por theksoi se Vjollcën nuk mund ta quajë të tillë.

    Ndërkaq, banorja Jona ka deklaruar se, ndonëse është feministe, një shprehje e tillë për të është e papranueshme.

  • Arlinda e quajti Vjollcën “kurtizane”, reagon pas kritikave: “Nuk është ofendim, është punë” (VIDEO)

    Arlinda e quajti Vjollcën “kurtizane”, reagon pas kritikave: “Nuk është ofendim, është punë” (VIDEO)

    Arlinda e quajti Vjollcën “kurtizane”, reagon pas kritikave: “Nuk është ofendim, është punë” (VIDEO)

    Një debat i ashpër është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, pas përdorimit të fjalës “kurtizane” nga Arlinda në drejtim të Vjollcës.

    Deklarata e saj shkaktoi reagime të shumta, si nga banorët, ashtu edhe nga opinionistët, të cilët e kritikuan për përdorimin e këtij termi.

    Megjithatë, Arlinda nuk u tërhoq nga ajo që kishte thënë, duke këmbëngulur se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte Vjollcën.

    “Punë është ajo, s’e kam ofendu”, u shpreh Arlinda, duke dhënë versionin e saj lidhur me deklaratën që shkaktoi polemika.

  • Pretendime për magji të zezë, trekëndëshi Arlinda–Bejta–Vjollca diskuton për “sehiret” (VIDEO)

    Pretendime për magji të zezë, trekëndëshi Arlinda–Bejta–Vjollca diskuton për “sehiret” (VIDEO)

    Pretendime për magji të zezë, trekëndëshi Arlinda–Bejta–Vjollca diskuton për “sehiret” (VIDEO)

    Trekëndëshi Arlinda, Bejta dhe Vjollca kanë diskutuar në Big Brother VIP Kosova 5 edhe temën e magjisë së zezë, të njohur në popull si “sehire”.

    Diskutimi ka ngjallur vëmendje, pasi banorët kanë ngritur pretendime lidhur me këtë temë.

  • Përplasje e rëndë mes dy anijeve në SHBA, disa persona përfundojnë në ujë – nis operacioni i shpëtimit

    Përplasje e rëndë mes dy anijeve në SHBA, disa persona përfundojnë në ujë – nis operacioni i shpëtimit

    Një anije cisternë është përplasur me një anije turistike të ankoruar në lumin Misisipi, në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një operacion emergjent për shpëtimin e personave që përfunduan në ujë.

    Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi kur cisterna Atlantic Asphalt goditi anijen turistike American Heritage, e cila i përket kompanisë American Cruise Lines, raporton The Guardian.

    Zëdhënësja e Portit të New Orleans, Kimberly Curth, bëri të ditur se në momentin e përplasjes në anijen turistike ndodheshin rreth 129 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit.

    Anija ishte ankoruar në port rreth dy orë më herët, për të nisur zbarkimin e pasagjerëve.

    Burime nga ekipet e emergjencës konfirmuan se zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të nxirrnin disa persona nga lumi.

    Sipas një burimi, ekziston mundësia që cisterna të ketë humbur energjinë përpara se të përplasej me anijen turistike, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Në vendngjarje u angazhuan zjarrfikësit, policia lokale dhe ajo portuale, Roja Bregdetare Amerikane dhe ekipet e urgjencës mjekësore.

    Roja Bregdetare njoftoi se lundrimi në lumin Misisipi është pezulluar përkohësisht, për t’u mundësuar ekipeve të emergjencës të zhvillojnë operacionet e shpëtimit dhe të vlerësojnë situatën. /Telegrafi/

  • DPHM: Prej nesër shi dhe temperatura më të ulëta

    DPHM: Prej nesër shi dhe temperatura më të ulëta

    DPHM njofton se nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme lokale, me erëra të lehta deri në mesatare dhe herë pas here të forta veriore përgjatë Vardarit. Sipas parashikimit, edhe të dielën, në orët e pasdites do të ketë reshje të herëpashershme shiu.

    “Nga fillimi i javës së ardhshme të punës, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, përveç në mesin e javës kur do të ketë reshje më të dendura shiu, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu”, njofton DPHM.

    Nesër temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 8 deri në 13 gradë, ndërsa temperaturat e ditës nga 10 deri në 19 gradë.

    Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell dhe erëra mesatare deri të forta nga veriu. Temperatura do të jetë nga 10 deri në 13 gradë. Të dielën, temperatura maksimale do të jetë 13 gradë, të hënën 15 dhe të martën 18 gradë.

  • Kurtizane is exclusive, harsh debate following Arlinda’s insult to Vjolce

    A tense moment was marked during the Big Brother show V IP Kosova 5, where Opinionist Rudina has criticised the resident Arlinda for using the word “curitian” towards Vjollca.

    Rudina addressed Arlinda, saying that she should be careful with what she uses, especially when she does not know what they mean.

    You don’t know what a fornicator means. This is outrageous, don’t use words when you know what it means, told Rudina as she explained the meaning of that word.

    The opinionist described the term’s use as inappropriate, thus opening up another discussion in the studio.

    However, Arlinda did not back away from what she had said, insisting that she had not intended to offend Vjolka.

    That’s the job, I’ve offended, Arlinda said, giving her version of the declaration that caused controversy.

    Source Layer: Insander