Blog

  • UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin - gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

    UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin – gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

    UEFA ka shqiptuar një dënim të rëndë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për shkeljet e evidentuara gjatë ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit.

    Në vendimin e saj, UEFA e ka gjobitur FFK-në me gjithsej 42 mijë e 250 euro. Përveç dënimit financiar, organi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme që Kosova do ta zhvillojë si vendase.

    Kjo do të thotë se përballja e radhës në Prishtinë do të zhvillohet me kufizime në tribunat e stadiumit, në përputhje me vendimin disiplinor të UEFA-s.

    17/11/2026 11:35- Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Irlandës, tri mungesa për Fodën telegrafi.com

    Ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës ishin hapur disa procedura disiplinore pas ndeshjes me Izraelin, ndërsa vendimi i fundit sjell edhe pasoja financiare dhe organizative për federatën.

    FFK-ja kështu do të duhet të paguajë gjobën prej 42 mijë e 250 eurosh, ndërsa në ndeshjen e ardhshme si vendase do të jetë e detyruar të zbatojë edhe masën e mbylljes së pjesshme të stadiumit.

    Ndeshja u mbyll 0-0, ndërsa Kosova luajti për gjysmë ore pa Veldin Hoxhën, i cili mori karton të kuq.

    Kosova e mbylli Ligën e Kombeve B në grupin e vet me 6 pikë, në pozitën e tretë. /Telegrafi/

  • Hakerët vodhën të dhëna të klientëve të lidhura me Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase

    Hakerët vodhën të dhëna të klientëve të lidhura me Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase

    Hakerët vodhën të dhënat e ndjeshme të mijëra klientëve të JPMorgan Chase, Mastercard dhe Visa të enjten – ndërprerja e dytë e madhe në industrinë e shërbimeve financiare brenda një jave.

    Adresat e email-it dhe numri i telefonit të 16,000 klientëve më të pasur të JPMorgan Chase u publikuan nga banda e ransomware n0n, njoftoi banka më e madhe e vendit në një deklaratë në X.

    Hakerët shënjestruan shitësit e palëve të treta që ofrojnë shërbime për JPMorgan Chase, tha banka në një deklaratë.

    Shitësit e palëve të treta janë shfrytëzuar vazhdimisht nga hakerët – duke përfshirë edhe më herët këtë javë kur 180 faqe interneti kryesore kishin futur malware në to.

    Të dhënat e vjedhura duket se lidhen me programin Reserve të bankës, një kartë krediti Visa vetëm me ftesë që zakonisht kërkon që klientët të kenë më shumë se 10 milionë dollarë në asete nën menaxhim.

    JPMorgan Chase nuk zbuloi saktësisht se kur ndodhi sulmi kibernetik ose nuk emëroi kompanitë e palëve të treta të shënjestruara.

    “Kur është e përshtatshme, ne do të kontaktojmë drejtpërdrejt klientët e prekur dhe do të ofrojmë mbështetje, duke përfshirë monitorimin falas”, vazhdoi deklarata.

    Një zëdhënës i Visa-s tha se një ofrues shërbimesh i palës së tretë në rajonin e Azi-Paqësorit ishte në shënjestër, raportoi Wall Street Journal.

    Asnjë nga sistemet e vetë Visa-s nuk ishte përfshirë ose prekur, dhe asnjë të dhënë pagese si numrat e kartave nuk ishte vjedhur, shtoi zëdhënësi.

    E një zëdhënës i Mastercard tha se hakerat kishin ekspozuar një “sasi të kufizuar informacioni nga një nëngrup i mbajtësve të kartave të regjistruar në një program specifik përfitimesh”.

    Zëdhënësi tha se ekspozimi ishte përmbajtur dhe nuk kishte ndikim në rrjetin e pagesave të Mastercard ose në aftësinë e njerëzve për të përdorur kartat e tyre.

    n0n ka marrë përgjegjësinë për të tre sulmet, sipas firmës së sigurisë kibernetike SOCRadar.

    Kjo vjen disa ditë pasi një problem teknik në JPMorgan Chase shkaktoi vonesa në bankat online për shumë banka të mëdha amerikane në një problem me sa duket të palidhur më këtë të fundit.

    “Nuk ka lidhje me ndërprerjen e shërbimit që disa klientë përjetuan më herët këtë javë”, tha banka. /Telegrafi/

  • F-117 Nighthawk, avioni amerikan që mori pjesë në bombardimet e Serbisë më 1999, ekspozohet në Virginia

    F-117 Nighthawk, avioni amerikan që mori pjesë në bombardimet e Serbisë më 1999, ekspozohet në Virginia

    Avioni luftarak amerikan F-117 Nighthawk, i njohur edhe si “Skifteri i Natës”, i cili u përdor nga Forcat Ajrore të SHBA-së gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe strategjike të ish-Jugosllavisë në vitin 1999, është vendosur për ekspozim në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Gazetari Qëndrim Krasniqi, i cili ndodhet në SHBA, ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje të avionit dhe materialeve informuese që tregojnë historinë e përdorimit të tij gjatë Operacionit “Allied Force”.

    Në njërën prej fotografive shihet një tabelë informuese me titullin “Operation Allied Force 1999”, ku përshkruhet ndërhyrja ajrore e NATO-s në Kosovë dhe sulmet kundër objektivave strategjike të Serbisë.

    Sipas informacionit të paraqitur në ekspozitë, më 2 maj 1999, avionët F-117 sulmuan infrastrukturën energjetike të Serbisë, duke përdorur armatim të projektuar posaçërisht për të goditur rrjetin elektrik.

    F-117 Nighthawk ishte një prej avionëve më të avancuar ushtarakë të kohës, i projektuar me teknologjinë stealth, e cila e bënte shumë të vështirë zbulimin e tij nga radarët kundërshtarë.

    Në fakt, bëhet fjalë për një avion të ekspozuar në Qendrën Steven F. Udvar-Hazy të Muzeut Kombëtar të Hapësirës dhe Aviacionit Smithsonian, në Chantilly të Virginia-s, pranë aeroportit ndërkombëtar Dulles.

    Smithsonian njoftoi më 14 shtator 2026 se në koleksionin e tij po përfshihej ky avion, i cili pritej të ekspozohej për publikun në fund të tetorit.

    F-117 u përdor edhe në sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Serbisë. Sipas historikut të publikuar nga revista Air & Space Forces Magazine, më 3 maj 1999, avionët F-117 hodhën municione CBU-94 kundër pesë nënstacioneve elektrike të Beogradit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rreth 70 për qind të territorit të Jugosllavisë.

    Një detaj tjetër interesant për avionin në ekspozitë: ai mban nofkën “The Overachiever” dhe ka numrin serik 85-0818. Sipas të dhënave të Smithsonian, ky avion ka marrë pjesë në të katër operacionet kryesore luftarake ku u përdor F-117: në Panama, Irak, Jugosllavi më 1999 dhe Irak më 2003.

    Në total, ai ka realizuar 60 misione luftarake, prej të cilave 12 gjatë Operacionit “Allied Force”.

    Ndërkaq, Operacioni “Allied Force” nisi më 24 mars 1999 dhe përfundoi më 10 qershor të po atij viti, pas 78 ditësh sulmesh ajrore.

    Sipas NATO-s, gjatë kësaj fushate u realizuan më shumë se 38 mijë fluturime, prej të cilave 10.484 ishin fluturime sulmuese./Telegrafi/

  • 153 Croatian soldiers leaving for KFOR mission in Kosovo

    153 members of the 46th Croatian contingent will join NATO’s peace support operation, KFOR, Kosovo. Among them are seven women.

    The container’s escort ceremony was held on Thursday at the barracks BAR7. Gardijska Brigade Pumaão, in Varazdin, Croatia. Sprem sliku (bea tisak caviality za tisak) rpc=https://live.staticflickr.com/6535/5566247844 73ec474 h.jpg?idth=15000&mode=max>

    The commander of Croatia’s 46th contingent is Colonel Roman Kelneric.

    State Secretary in Croatia’s Defence Ministry Drago Matanovic said that KFOR’s operation is of particular importance to Croatia, as Kosovo is located in its direct neighbourhood.

    Meanwhile, Brigadier General Zeljko Ljubas called on soldiers to carry out their duties professionally, to care for their security and to represent Croatia worthyly.

    Most of the container is made up of the second mechanized battalion Puma.

    Croatian soldiers will engage in several specialised teams, at three locations: at Camp Fillim City in Pristina, at the Slatina APOD, near Pristina, and at the camp of Villagio Italia.

    Croatia’s Armed Forces have been participating in the KFOR operation since 2009, with the aim of contributing to the preservation of a safe and stable environment, as well as in support of Kosovo security institutions, the Republika Croatia Ministry of Defence announced. MORH).

    Source Layer: RTKLive

  • Works at construction facility in Skenderaj for lack of security

    According to the Inspectorate’s announcement, the decision to suspend the work has been taken after inspections on the ground.

    The works will remain banned until the elimination of consistent irregularities and the creation of safe conditions for workers.

    The inspector has recalled that respecting safety and health measures at work is a legal obligation for any employer and that construction activities should not be developed at the risk of the workers ‘ lives and health.

    Source Layer: RTKLive

  • Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të sigurisë

    Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të sigurisë

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë pas inspektimeve në terren.

    Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

    Inspektorati ka rikujtuar se respektimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës dhe se aktivitetet ndërtimore nuk duhet të zhvillohen duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

    Burimi: RTKLive

  • 153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

    153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

    153 pjesëtarë të kontingjentit të 46-të kroat do t’i bashkohen operacionit të NATO-s për mbështetjen e paqes, KFOR, në Kosovë. Në mesin e tyre janë edhe shtatë gra.

    Ceremonia e përcjelljes së kontingjentit u mbajt të enjten në kazermën “7. Gardijska brigada Puma”, në Varazhdin të Kroacisë.Spremi sliku (u kvaliteti za tisak)” src=”https://live.staticflickr.com/65535/55662478444_7351ec4b74_h.jpg?width=1500&height=1000&mode=max” />

    Komandant i kontingjentit të 46-të kroat është koloneli Roman Kelneriç.

    Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, Drago Matanoviç, tha se operacioni i KFOR-it ka rëndësi të veçantë për Kroacinë, pasi Kosova ndodhet në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë.

    Ndërkaq, gjeneral brigade Zheljko Ljubas u bëri thirrje ushtarëve që t’i kryejnë detyrat me profesionalizëm, të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të përfaqësojnë denjësisht Kroacinë.

    Pjesën më të madhe të kontingjentit e përbëjnë pjesëtarët e batalionit të dytë të mekanizuar “Puma”.

    Ushtarët kroatë do të angazhohen në disa ekipe të specializuara, në tri lokacione: në kampin “Film City” në Prishtinë, në APOD-in e Sllatinës, afër Prishtinës, dhe në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.

    “Forcat e Armatosura të Kroacisë marrin pjesë në operacionin e KFOR-it që nga viti 2009, me qëllim të kontributit në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil, si dhe në mbështetje të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë (MORH).

    Burimi: RTKLive

  • Prokurorët e Prokurorisë Speciale vizitojnë institucionet e drejtësisë në Francë

    Prokurorët e Prokurorisë Speciale vizitojnë institucionet e drejtësisë në Francë

    Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, delegacioni është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ndërsa pjesë e tij ishin edhe prokurorët Bekim Kodraliu, Kastriot Memaj dhe Ilir Morina.

    Gjatë vizitës në Paris, delegacioni ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve kryesore franceze dhe evropiane.

    Burimi: RTKLive

  • Ambasadori gjerman viziton Obiliqin, diskuton prioritetet dhe projektet e komunës

    Ambasadori gjerman viziton Obiliqin, diskuton prioritetet dhe projektet e komunës

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar Komunën e Obiliqit, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Halil Thaçi.

    Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook.

    Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për prioritetet e komunës, perspektivat e zhvillimit lokal dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Gjermanisë dhe Obiliqit.

    Ambasada Gjermane ka theksuar se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e partneriteteve me komunat e Kosovës, me synim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

  • Bold taste, Mushkolaj criticises PDK for Special Law

    Analyst Imer Mushkolaj has criticised the way the Democratic Party of Kosovo managed the process following the adoption of the Specialised Chambers Law, saying the initiative for its change has been coupled with uncertainty and has ended up leaving citizens with bitter taste.

    Source Layer: Dukeagini