Blog

  • Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

    Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

    Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

    Pas konfirmimit nga familjarët e saj, raporti mes Rron Isufit dhe Nora Tushit po merr vëmendje edhe në rrjetet sociale.

    Dyshja tashmë kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

    Ky veprim vjen pasi, gjatë ditës së djeshme, Rroni u kishte kërkuar personave që ia menaxhojnë llogarinë e Instagramit nga jashtë që t’ia bënin follow Norës.

    Ndërkohë, edhe Nora kishte kërkuar që t’ia bënin follow Rronit.

    Kështu, pas zhvillimeve të fundit dhe konfirmimit nga familjarët, dyshja tashmë janë bërë edhe ndjekës të njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

    Burimi: Insajderi

  • Pas pak superspektakli i BBVK5: Dy hyrje të reja (VIDEO)

    Pas pak superspektakli i BBVK5: Dy hyrje të reja (VIDEO)

    Pas pak superspektakli i BBVK5: Dy hyrje të reja (VIDEO)

    Big Brother VIP Kosova 5 vjen sonte me një super Prime.

    Zhvillimet e fundit brenda shtëpisë, largimi i Behares, debatet, diskutimet dhe pëlqimet – të gjitha do të sqarohen.  

    Në një lidhje direkte në Edicionin Qëndror të Lajmeve, gazetarja Gresa Nitaj dha detaje shtesë për sa i takon Prime të sontëm.

    “Sonte do të hapet një televotim që do t’i zë në befasi banorët dhe publikun, meqenëse do të jenë përballë një sprove shumë të vështirë, meqë do ta kenë të vështirë një përzgjedhje për një televotim… Një vigjilencë do t’i jepet edhe daljes të papritur të Behares… sonte do të sqarohet një herë e mirë se pse Beharja vendosi që ta lë shtëpinë… ” – tha Nitaj.

    Gazetarja tha se do të diskutohen edhe debatet e ashpra, derisa vëllai i madh pritet që t’i ndëshkoj për gjuhën e papërshtatshme.

    Ajo e konfirmoi se do të ketë dy hyrje të reja gjithashtu edhe një rrëfim emocional

    Mos e humbisni, nga ora 21:00, në Klan Kosova.

  • MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)

    MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)

    MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)

    Librat që nxënësit i mbajnë para vetes, duhet t’i kthejnë pa i dëmtuar në fund të vitit shkollor.

    Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit me një Udhëzim Administrativ, e njoftimin për këtë ua nisi edhe shkollave si urë lidhëse mes tyre e prindërve, raporton Klan Kosova.

    Kthimi i librave iu kërkua edhe dikujt që paratë për blerjen e tyre nuk i dolën asnjëherë.

    Por, kjo metodë e dorëzimit të teksteve shkollore nuk është për herë të parë në Shkollën e Gjelbër në kryeqytet.

    Sipas MASh-it, librat e dëmtuar, prindërit e kanë përgjegjësi t’i kompensojnë nga xhepat e tyre.

    Por, këtë po e kundërshtojnë fuqishëm të njëjtit.

    Sipas arsyetimit të Ministrisë, ky vendim është marrë me qëllim të ndalimit të keqpërdorimit, meqë pas përfundimit të mësimit, sipas tyre, librat shiteshin në tregun e zi dhe më lirë.

    Kronika vijuese sjell detaje:

  • Family violence rates increase by 70 percent in RMV, over five years more than 5,500 criminal acts have been recorded

    The number of reported family violence cases in northern Macedonia has increased by 70 percent in the first ten months of 2026. According to the MPB, 1,897 events have been recorded between January and October, compared to 1.125 in the same period last year.

    For these cases, 1,450 criminal charges have been filed, while measures for prosecution have been taken against 1,521 people.

    Five-year-old statistics show that 5,537 criminal acts and 5,890 victims were registered. Women make up 79 percent of the victims, while 91 percent of the perpetrators are men.

    On average, three criminal acts and at least three victims each day are recorded in this period. / TV21

  • Rastet e dhunës në familje rriten për 70 për qind në RMV, gjatë pesë viteve janë regjistruar mbi 5.500 vepra penale

    Rastet e dhunës në familje rriten për 70 për qind në RMV, gjatë pesë viteve janë regjistruar mbi 5.500 vepra penale

    Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut është rritur për 70 për qind në dhjetë muajt e parë të vitit 2026. Sipas MPB-së, nga janari deri në tetor janë regjistruar 1.897 ngjarje, krahasuar me 1.125 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Për këto raste janë ngritur 1.450 kallëzime penale, ndërsa masa për ndjekje penale janë ndërmarrë ndaj 1.521 personave.

    Statistikat pesëvjeçare tregojnë se janë regjistruar 5.537 vepra penale dhe 5.890 viktima. Gratë përbëjnë 79 për qind të viktimave, ndërsa 91 për qind e kryerësve janë burra.

    Mesatarisht, në këtë periudhë janë evidentuar tri vepra penale dhe të paktën tri viktima çdo ditë./TV21

  • Juventu is preparing for the sale of Zegrov

    Edon Zegrov’s future of Juventu is becoming increasingly uncertain, as the Italian club reportedly is considering the possibility of leaving Kosovo football during the January transitional deadline.

    According to the Italian media media medium, the heads of the Old Lady are willing to allow Zegrov’s departure in case a bid of 10m to 15m euros at the club’s address.

    The January transitional deadline is expected to be crucial to the future of the 27-year-old, who could seek a team where there would be more room and opportunity to play.

    His situation in Juventu has been reported in recent days, while Coach Luciano Spalletti has expressed disappointment with Zegrov’s performance so far.

    Interest in Kosovo football services has also shown Besiktas, according to recent reports.

    Zegrova, meanwhile, has not yet launched a first-minute edition match.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

    Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

    Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

    E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi klubi italian raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit të futbollistit kosovar gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sipas mediumit italian “TuttoJuve”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Zhegrovës në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë prej 10 deri në 15 milionë eurosh.

    Afati kalimtar i janarit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e 27-vjeçarit, i cili mund të kërkojë një skuadër ku do të kishte më shumë hapësirë dhe mundësi për të luajtur.

    Për situatën e tij te Juventusi është raportuar edhe në ditët e fundit, ndërsa trajneri Luciano Spalletti është shprehur i pakënaqur me paraqitjet e Zhegrovës deri më tani.

    Interesim për shërbimet e futbollistit kosovar ka shfaqur edhe Beshiktashi, sipas raportimeve të fundit.

    Zhegrova, ndërkohë, ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje të këtij edicioni nga minuta e parë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • During Kurt’s rule, new thieves have emerged, let them fear the Law for the Bureau those who have no excuse for wealth

    Prizren leader, senior official The PDK, Shacir Totaj, has spoken of the Bureau for Obfiscating Wealth and Kurti’s promises of putting thieves in prison.

    Totaj has said Kurti has been in power for seven years and no thieves have been put in jail until he says they’ve been young thieves.

    We’re witnessing that Kurt has been in power for seven years and that no thieves went to jail. New thieves have already emerged. They should fear all those who have created enormous wealth and have no excuse. This is a new law, I wish it wouldn’t be politically misused, Totaj said in an interview at FRONTTAL.

    Source Layer: Insander

  • “Gjatë qeverisjes së Kurtit kanë dalë hajna të rinj, le t’i frikësohen Ligjit për Byronë ata që s’kanë justifikim të pasurisë”

    “Gjatë qeverisjes së Kurtit kanë dalë hajna të rinj, le t’i frikësohen Ligjit për Byronë ata që s’kanë justifikim të pasurisë”

    “Gjatë qeverisjes së Kurtit kanë dalë hajna të rinj, le t’i frikësohen Ligjit për Byronë ata që s’kanë justifikim të pasurisë”

    Kreu i Prizrenit dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për Byronë për konfiskim të pasurisë dhe për premtimet e Kurtit për futjen e hajnave në burg.

    Totaj ka thënë se Kurti është prej 7 vitesh në pushtet dhe s’është futur asnjë hajn në burg, derisa thotë se kanë dalë hajna të rinj.

    “Jemi dëshmitar të asaj që Kurti është prej 7 vjete në pushtet dhe s’shkoi në burg asnjë hajn. Veç kanë dalë hajna të ri, duhet me iu frigu gjithë ata që kanë kriju pasuri tepër të mëdha e s’kanë justifikim. Ky është një ligj i ri, e uroj të mos keqpërdoret politikisht”, ka thënë Totaj në një intervistë në FRONTAL.

    Burimi: Insajderi

  • KGjK e KPK zhyten në borxhe, nuk iu nda buxhet sa lypën (VIDEO)

    KGjK e KPK zhyten në borxhe, nuk iu nda buxhet sa lypën (VIDEO)

    KGjK e KPK zhyten në borxhe, nuk iu nda buxhet sa lypën (VIDEO)

    As Këshillit Gjyqësor të Kosovës e as atij Prokurorial, Qeveria e Kosovës nuk iu dha para sa kërkuan për vitin 2027.

    KGjK-së iu ndanë 41 milionë e 422 mijë euro nga 56 sa thanë se iu duhen, raporton Klan Kosova.

    Disa i kërkuan për t’i shlyer borxhet që i kanë, për të cilat u ankuan në jo pak raste.

    32 milionët e kërkuara nuk iu ndanë as Këshillit Prokurorial. Me planifikimin e ri, KPK do të ketë 21 milionë e 641 mijë euro.

    Kjo ndarje, sipas monitoruevse, është pak.

    Por, po thuhet se bëhet me qëllimin që këto institucione të mos jenë krejt të pavarura.

    Ani se ligjërisht kjo po thuhet se nuk bën të ndodhë.

    Buxheti i përgjithshëm i shtetit, 4.27 miliardë euro që u miratua në qeveri në fillimjavë, do të kalojë nëpër instanca tjera në Kuvend deri në miratimin e tij në seancë plenare.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën: