Blog

  • Për gati 50 vjet ruajti historinë e saj, restaurohet vetura që shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II

    Për gati 50 vjet ruajti historinë e saj, restaurohet vetura që shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II

    Për gati 50 vjet ruajti historinë e saj, restaurohet vetura që shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II

    Porsche 924, vetura ikonike që në vitin 1979 ishte pjesë e eskortës policore gjatë vizitës së parë zyrtare të Mbretëreshës Elizabeth II në Emiratet e Bashkuara Arabe, është restauruar dhe rikthyer në pamjen e saj origjinale, pas gati pesë dekadash.

    Modeli historik ishte vetura e parë sportive që iu bashkua flotës federale të policisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u përdor për shoqërimin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe bashkëshortit të saj, Princit Philip, gjatë vizitës në rajonin e Gjirit.

    Kjo vizitë ishte një ngjarje e rëndësishme për Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në atë kohë kishin vetëm shtatë vjet nga shpallja e pavarësisë.

    Gjatë dekadave, Porsche 924 ka kaluar nëpër disa ndryshime estetike dhe është paraqitur në ngjyra të ndryshme, duke u larguar nga pamja me të cilën ishte bërë pjesë e historisë së policisë së vendit.

    Megjithatë, në restaurimin e fundit, specialistët vendosën ta rikthenin në konfigurimin origjinal, duke ruajtur ngjyrat dhe dizajnin policor që kishte në vitin 1979.

    Punimet u realizuan nga Porsche Centre Abu Dhabi dhe Al Ain, të cilët përveç rinovimit të plotë të veturës, rikrijuan edhe mbishkrimet policore të pikturuara me dorë. Për këtë pjesë u ruajt teknika tradicionale, pa përdorur ngjitëse moderne, në mënyrë që vetura të ruante sa më besnikërisht pamjen historike.

    Pas përfundimit të restaurimit, Porsche 924 iu dorëzua Policisë së Abu Dhabit gjatë një ceremonie të organizuar në Muzeun Al Maqta.

    Veturën historike publiku do të ketë mundësi ta shohë nga afër në festivalin “Icons of Porsche”, i cili do të mbahet në Dubai më 21 dhe 22 nëntor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pollok residents in Drenas seek urgent intervention in lighting and damaged roads

    BThe relatives of the Drina village of Poklek have addressed their current concerns about the lack of public enlightenment and the dire state of the road.

    Through the show, “Speak with Ariné in Klan Kosova,” they have complained that the unforgotten and holed road is making it difficult for them to get around, while lack of public enlightenment is increasing difficulties, especially during evening hours.

    For these problems, residents have sought urgent intervention by responsible institutions, with the goal of improving living conditions and security in the area.

  • Banorët e Poklekut në Drenas kërkojnë intervenim urgjent për ndriçimin dhe rrugën e dëmtuar

    Banorët e Poklekut në Drenas kërkojnë intervenim urgjent për ndriçimin dhe rrugën e dëmtuar

    Banorët e Poklekut në Drenas kërkojnë intervenim urgjent për ndriçimin dhe rrugën e dëmtuar

    Banorët e fshatit Poklek të Drenasit kanë adresuar shqetësimet e tyre të kahmotshme lidhur me mungesën e ndriçimit publik dhe gjendjen e rëndë të rrugës.

    Përmes emisionit “Fol me Arin” në Klan Kosova, ata janë ankuar se rruga e paasfaltuar dhe e mbushur me gropa po ua vështirëson qarkullimin, ndërsa mungesa e ndriçimit publik po shton vështirësitë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

    Për këto probleme, banorët kanë kërkuar intervenim urgjent nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe sigurisë në këtë zonë.

  • Presidentja e Bullgarisë Iotova i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen e tyre për Kosovën

    Presidentja e Bullgarisë Iotova i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen e tyre për Kosovën

    Presidentja e Bullgarisë Iotova i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen e tyre për Kosovën

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës.

    Në letrën e saj, Presidentja Iotova ka shprehur urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke vlerësuar vizionin e saj për të ardhmen e rajonit dhe përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.

    Ajo ka theksuar se këto vlera përbëjnë një bazë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

    Gjithashtu, Presidentja bullgare ka vënë në pah rëndësinë e thellimit të dialogut dhe zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

    Në letrën e saj, Iotova ka rikonfirmuar mbështetjen e Bullgarisë për konsolidimin e Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

  • Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në Prizren

    Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në Prizren

    Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në Prizren

    Shtyllat elektrike në disa zona të Prizrenit janë dëmtuar si pasojë e erërave të forta, duke paraqitur rrezik për sigurinë e banorëve.

    Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Islam Ukimeri, në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ka njoftuar se ekipet emergjente të komunës po dalin vazhdimisht në terren për të identifikuar zonat ku paraqitet rreziku më i madh.

    Ai ka bërë të ditur se intervenimet po realizohen me qëllim të eliminimit të rreziqeve dhe parandalimit të pasojave të mundshme për qytetarët.

  • BIG TALK nesër me risi - çfarë po ndodhë? (FOTO)

    BIG TALK nesër me risi – çfarë po ndodhë? (FOTO)

    BIG TALK nesër me risi - çfarë po ndodhë? (FOTO)

    Sezoni i ri i formatit “BIG TALK” në Klan Kosova ka filluar të shtunën e kaluar.

    Nën moderimin e Loredana Bratit dhe opinionistëve Sara Kolami e Vlorijan Halili, puntata e parë u bë virale përmes disa momenteve të saj.

    Një postim në rrjetet sociale të emisionit, ka ngritur kurreshtjen e publikut.

    Në llogarinë e tyre në Instagram, BIG TALK Kosova, është postuar një fotografi ku shihen disa këmbë në fundin e një pikëpyetjeje të madhe.

    Mbishkrimi i këtij postimi ngritë edhe më shumë dyshime, pasi që në të thuhet “Opinionistë apo moderatorë të ri?”

    Mbetet të shihet se për çka bëhet fjalë.

    Ju kujtojmë së Big Talk transmetohet live çdo të shtunë në ora 18:00 në Klan Kosova!

  • Kallëzim penal për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 500 mijë denarë

    Kallëzim penal për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 500 mijë denarë

    MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një personi për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari ka dëmtuar buxhetin për mbi 500 mijë denarë.

    SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër J.J. (69) nga Manastiri dhe një personi juridik nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „fshehje tatimore“.

    I kallëzuari i parë, si drejtues i personit juridik, për vitin 2024 kishte shmangur pjesërisht pagesën e tatimit mbi fitimin, përkatësisht kishte paraqitur shpenzime, ndërsa më pas në evidencën kontabël nuk kishte bashkëngjitur dokumentacion të besueshëm ose specifikim të shpenzimeve, me të cilin do të konstatohej se për ç’periudhë dhe për çka bënin fjalë shpenzimet e regjistruara në kontabilitet.

    Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ishte kryer kontroll dhe ishte marrë vendim me të cilin personit juridik i ishte urdhëruar të paguante shumën e përgjithshme, së bashku me kamatën e llogaritur, në vlerë prej 501.765 denarësh”, thonë nga MPB./Telegrafi/

  • Thellohet skandali Negreira, ish-trajneri i Barcelonës pranon se përdorte raportet e gjyqtarëve

    Thellohet skandali Negreira, ish-trajneri i Barcelonës pranon se përdorte raportet e gjyqtarëve

    Ish-trajneri i Barcelonës B, Gerard Lopez, ka deklaruar para gjykatës se ka përdorur raportet e analizës së arbitrave, të përgatitura nga ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Gjyqtarëve në Spanjë, Jose Maria Enriquez Negreira, për ta përgatitur ekipin rezervë për ndeshjet.

    Lopez, i cili drejtoi Barcelonën B nga viti 2015 deri në vitin 2018, u paraqit të premten para Gjykatës së Instruksionit Nr. 1 në Barcelonë, së bashku me ish-delegatin e ekipit rezervë, Toni Alonso. Të dy mbrojtën dobishmërinë e këtyre raporteve, sipas agjencisë EFE.

    Dy ish-punonjësit e Barcelonës konfirmuan se raportet ekzistonin dhe se ishin përdorur nga ekipi rezervë në një periudhë kur VAR-i ende nuk ishte futur në përdorim dhe klubet që garonin jashtë elitës së futbollit spanjoll kishin më pak njohuri për gjyqtarët.

    Ata shpjeguan se dokumentet përmbanin të dhëna mbi tendencat individuale të gjyqtarëve, përfshirë shpeshtësinë e ndëshkimit me kartonë të verdhë, duke i mundësuar stafit teknik të përgatitej për ndeshjet me më shumë informacion rreth zyrtarëve të ndeshjes.

    Dëshmitë e tyre janë në kontrast me deklaratat e ish-trajnerëve të ekipit të parë të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, të cilët në dhjetor të vitit 2025 thanë se nuk kishin pasur dijeni për raportet e gjyqtarëve dhe as nuk i kishin përdorur ato gjatë përgatitjes së ndeshjeve të ekipit senior.

    Ata gjithashtu insistuan se gjatë periudhave kur drejtonin Barcelonën, nuk kishin besuar kurrë se klubi përfitonte trajtim të favorshëm nga gjyqtarët.

    Sipas Cadena SER, Alonso i kishte thënë gjykatës se Luis Enrique nuk i konsideronte raportet të dobishme, pasi ai fokusohej vetëm në faktorët që mund të ndikonin në një ndeshje dhe nuk besonte se ndarja e drejtësisë ishte një prej tyre.

    Carlos Naval, delegati i ekipit të parë të Barcelonës për katër dekada, gjithashtu dëshmoi në prill, pasi kishte pasur qasje në këto raporte.

    Dëshmitë e fundit e afrojnë drejt përfundimit hetimin për pagesat e Barcelonës ndaj Negreiras dhe kompanive të lidhura me të dhe djalin e tij, Javier Enriquez Romero.

    Hetimi nisi në mars të vitit 2023 dhe lidhet me pagesat në vlerë totale prej 8.4 milionë eurosh, të kryera nga viti 2001 deri në vitin 2018. Autoritetet po shqyrtojnë dyshimet për vepra të mundshme penale, përfshirë administrimin e padrejtë, falsifikimin e dokumenteve tregtare, pastrimin e parave dhe korrupsionin sportiv./Telegrafi/

  • Lutfi Dalipi wears the dardane fanella, first visit the National before the match with Israel

    Lutfi Dalipi has officially started approaching the National of Kosovo after visiting the Dardan camp for the first time, where she has been hosted by the representative’s technical staff and football players. At this meeting, Kosovo Football Federation President Agim Ademi has donated 20-year-old talent to the dardan fan, in a welcome to the National Family.

    The footballer, who has decided to represent Kosovo in the international arena, was a special guest in the Dardan official exercise before facing Israel.

    According to the Kosovo Football Federation’s announcement, Dalipi had the opportunity to meet closely with future collaborators and technical staff, thus taking the first step towards his engagement with the representative.

    The most symbolic moment of this visit was the donation of Kosovo’s lantern by FFK President Agim Ademi, who welcomed the talent among the Dardans.

    Welcome to the dardan family, Lutfi!

    Dalipi’s decision to represent Kosovo is seen as an important reinforcement for the future of the dardan football, while expectations for the new talent are great.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lutfi Dalipi vesh fanellën dardane, viziton për herë të parë Kombëtaren para ndeshjes me Izraelin

    Lutfi Dalipi vesh fanellën dardane, viziton për herë të parë Kombëtaren para ndeshjes me Izraelin

    Lutfi Dalipi vesh fanellën dardane, viziton për herë të parë Kombëtaren para ndeshjes me Izraelin

    Lutfi Dalipi ka nisur zyrtarisht afrimin me Kombëtaren e Kosovës, pasi ka vizituar për herë të parë kampin e Dardanëve, ku është pritur nga stafi teknik dhe futbollistët e përfaqësueses. Në këtë takim, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka dhuruar talentit 20-vjeçar fanellën dardane, në shenjë mirëseardhjeje në familjen e Kombëtares.

    Futbollisti, i cili ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ishte mysafir i veçantë në stërvitjen zyrtare të Dardanëve para përballjes me Izraelin.

    Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Dalipi pati mundësinë të takohej nga afër me bashkëlojtarët e ardhshëm dhe stafin teknik, duke hedhur kështu hapin e parë drejt angazhimit të tij me përfaqësuesen.

    Momenti më simbolik i kësaj vizite ishte dhurimi i fanellës së Kosovës nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili e mirëpriti talentin në mesin e Dardanëve.

    “Mirë se vjen në familjen dardane, Lutfi!”, thuhet në urimin e Federatës.

    Vendimi i Dalipit për të përfaqësuar Kosovën shihet si një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit dardan, ndërsa pritshmëritë për talentin e ri janë të mëdha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali