Blog

  • 1979 Porsche 924 returns to the United Arab Emirates Police fleet

    1979 Porsche 924 returns to the United Arab Emirates Police fleet

    A historic Porsche 924 car, which in 1979 was part of the United Arab Emirates Police fleet and was used for the escort of Queen Elizabeth II during her first official visit to this country, has been restored and restored to its original view.

    Porsche 924 was the first sports car to be joined by the federal police fleet in the United Arab Emirates.

    It was used to accompany Queen Elizabeth II and her husband, Prince Philip, during a visit to the Gulf region, just seven years after the proclamation of independence of the Emirates.

    1979 Porsche 924 returns to the United Arab Emirates Police fleet

    Over the decades, the car has gone through some aesthetic changes and has been seen with different colors.

    During the final restoration, however, it was decided to return to the original colors and design of the police, as it seemed almost 50 years ago.

    The restoration was made by Porsche Centre Abu Dhabi and Al Ain.

    In addition to the complete restoration of the car, specialists also recreated hand painted police inscriptions, preserving the original style and avoiding the use of modern stickers.

    The car was handed over to Abu Dhabi Police during a ceremony organised at the Al Macta Museum.

    It will be exposed to the public at the festival “Icons of Porscheić,” which will be held in Dubai on 21 November and 22 November. /Telegraphy/

  • Porsche 924 i vitit 1979 rikthehet në flotën e Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

    Porsche 924 i vitit 1979 rikthehet në flotën e Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

    Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përdorej për eskortimin e Mbretëreshës Elizabeth II gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në këtë vend, është restauruar dhe rikthyer në pamjen e saj origjinale.

    Porsche 924 ishte vetura e parë sportive që iu bashkua flotës federale të policisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Ajo u përdor për të shoqëruar Mbretëreshën Elizabeth II dhe bashkëshortin e saj, Princin Philip, gjatë vizitës në rajonin e Gjirit, vetëm shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Emirateve.

    1979 Porsche 924 returns to the United Arab Emirates Police fleet

    Gjatë dekadave, vetura ka kaluar nëpër disa ndryshime estetike dhe është parë me ngjyra të ndryshme.

    Megjithatë, gjatë restaurimit të fundit, u vendos që ajo të rikthehej në ngjyrat dhe dizajnin origjinal të policisë, ashtu siç dukej pothuajse 50 vjet më parë.

    Restaurimi u realizua nga Porsche Centre Abu Dhabi dhe Al Ain.

    Përveç rinovimit të plotë të veturës, specialistët rikrijuan edhe mbishkrimet policore të pikturuara me dorë, duke ruajtur stilin origjinal dhe duke shmangur përdorimin e ngjitëseve moderne.

    Vetura iu dorëzua Policisë së Abu Dhabit gjatë një ceremonie të organizuar në Muzeun Al Maqta.

    Ajo do të ekspozohet për publikun në festivalin “Icons of Porsche”, i cili do të mbahet në Dubai më 21 dhe 22 nëntor. /Telegrafi/

  • Gjesti u takua me imamin Behar Mjekiqi, pranoi një dhuratë të veçantë

    Gjesti u takua me imamin Behar Mjekiqi, pranoi një dhuratë të veçantë

    Këngëtari i njohur Gjesti është takuar së fundmi me imamin Behar Mjekiqi, takim ky që është bërë publik përmes rrjeteve sociale.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë imami Mjekiqi, i cili ka publikuar një fotografi nga takimi në llogarinë e tij në Instagram.

    Fotografinë e ka rishpërndarë edhe këngëtari në InstaStory, duke ndarë kështu me ndjekësit këtë moment.

    Përveç takimit, Gjesti ka pranuar edhe një dhuratë nga imami, i cili i ka dhuruar një kopje të librit të tij me titull “Liria e fjalës dhe media digjitale”.

    Këngëtari ka shprehur mirënjohjen për këtë dhuratë, por edhe për mikpritjen e treguar gjatë vizitës në odën e Behar Mjekiqit.

    Foto: Gjesti / Instagram

    “Faleminderit shumë për dhuratën edhe pritjen në odën e Behar Mjekiqit”, ka shkruar Gjesti.

  • Kryetari i bashkisë në Turqi krijoi një koleksion me 229 kukulla lodër nga 25 vende të botës

    Kryetari i bashkisë në Turqi krijoi një koleksion me 229 kukulla lodër nga 25 vende të botës

    Lodrat që kryetari i Bashkisë së Talasit në Kayseri, Turqi, Mustafa Yalcin, kishte blerë për të gëzuar vajzat e tij, me kalimin e viteve u shndërruan në një koleksion me 229 kukulla nga 25 vende të botës.

    Në koleksion, krahas kukullave lodër nga shumë vende, si Polonia, Gjermania, Hungaria, Spanja, Rumania, Brazili dhe Mongolia, gjenden edhe kukulla që paraqesin indigjenët amerikanë.

    Koleksioni përbëhet kryesisht nga kukulla prej porcelani, por përfshin edhe kukullën tradicionale prej pëlhure të punuar nga gratë në lagje.

    Kryetari i Bashkisë së Talasit, Mustafa Yalçin, tha për Anadolu se 34 vjet më parë, gjatë një udhëtimi në Gjermani, kishte blerë një kukull nuse për vajzën e tij, e cila atëherë ishte një vjeçe.

    Kështu, sipas tij, nisi njohja e familjes me kukullat lodër.

    Duke theksuar se kukulla vajzë simbolizon pafajësinë, pastërtinë, sinqeritetin dhe dashurinë, ai tha se interesimi i tyre për këto lodra u shtua me ardhjen në jetë të vajzës së dytë dhe se nisën t’u blinin vajzave kukulla të ndryshme.

    Ai theksoi se me kalimin e viteve lodrat u shndërruan në një koleksion.

    “Deri më tani kemi mbledhur 229 kukulla nga 25 vende. Në shtëpi kam përgatitur një hapësirë të veçantë për to, me rafte dhe vitrina. Gjithashtu, kujdesin për to e bëj vetë”, tha ai. /AA/

  • Komuna e Istogut nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga erërat e fuqishme

    Komuna e Istogut nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga erërat e fuqishme

    Komuna e Istogut ka njoftuar se ka filluar pranimin e kërkesave nga qytetarët që kanë pësuar dëme materiale si pasojë e erërave të fuqishme të mbrëmjes së kaluar.

    Sipas njoftimit të Komunës, kërkesat për vlerësimin e dëmeve mund të dorëzohen nga 13 deri më 20 nëntor 2026, ndërsa pas përfundimit të këtij afati nuk do të pranohen aplikime të tjera.

    “Pas erërave të fuqishme të mbrëmjes së kaluar, të cilat kanë shkaktuar dëme në disa prona dhe objekte në territorin e Komunës së Istogut, njoftohen të gjithë qytetarët e prekur se ka filluar pranimi i kërkesave për vlerësimin e dëmeve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

    Kërkesat duhet të dorëzohen në Zyrën për Shërbime me Qytetarë, në katin përdhes të objektit të Komunës së Istogut, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.

    Qytetarët duhet t’i drejtohen Drejtoratit për Emergjenca, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komisionit Komunal për Vlerësimin e Fatkeqësive Natyrore.

    Komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin dhe të dorëzojnë me kohë kërkesat së bashku me dokumentacionin përkatës. /Telegrafi/

  • MP PDK: “ Trust of citizens in our health &#82/11; embarrassing trustR

    DThe Democratic Party of Kosovo exclusive Fadil Demaku has spoken in interference with Health Minister Arben Vitita about the lack of oncological drugs.

    Demak said all are aware of the health situation in the country, stressing that Kosovo is still far from necessary standards, Klankosova reports. tv

    He added that citizens’ confidence in the health system is weak.

    We are very far away, and the trust of our citizens in our health is the belief of the difficulty, Demak said.

  • Deputeti i PDK-së: "Besimi i qytetarëve në shëndetësinë tonë - besim i zorit"

    Deputeti i PDK-së: “Besimi i qytetarëve në shëndetësinë tonë – besim i zorit”

    Deputeti i PDK-së: "Besimi i qytetarëve në shëndetësinë tonë - besim i zorit"

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka folur në interpelancën ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me mungesën e barnave onkologjike.

    Demaku tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për gjendjen e shëndetësisë në vend, duke theksuar se Kosova është ende larg standardeve të nevojshme, njofton Klankosova.tv

    Ai shtoi se besimi i qytetarëve në sistemin shëndetësor është i dobët.

    “Jemi shumë larg dhe besimi i qytetarëve tanë në shëndetësinë tonë është besim i zorit”, u shpreh Demaku.

  • Looking for a new job opportunity? These positions are open to Telegram Jobs

    Looking for a new job opportunity? These positions are open to Telegram Jobs

    A good professional opportunity can begin with a single application. This week, Telegrafi Jobs brings new jobs for candidates aiming to develop in management, sales and the real sector, with positions for profiles and different levels of experience.

    Viva Fresh Store has opened a large number of positions, searching Department Manager/e, Arkar, Prancer Malli and Sector/e in several Kosovo cities. The options are directed to both candidates who want to start or continue their retail careers and those who are aiming at role with more responsibility in managing departments and operations.

    Meanwhile, Mandra Looking Sector Manager for Sales, a role for experienced B2B sales professionals, customer development and long-term relations with companies and agencies.

    On Telegraph Jobs You can find these and many other job opportunities from different companies Consider positions that match your account and apply within the deadline.

    Department Manager/e

    Looking for a new job opportunity? These positions are open to Telegram Jobs

    Apply now!

    Department manager/e, Arkar, Prancer, Sector/e

    Apply now!

    Ararcher

    Apply now!

    Dignified

    Apply now!

    Department Manager/e

    Apply now!

    Ararcher

    Apply now!

    Sector/E Prizren

    Apply now!

    Department Manager/e Gjakova

    Apply now!

    Senior Sale Manager

    Apply now!


  • Po kërkoni një mundësi të re pune? Këto pozita janë të hapura në Telegrafi Jobs

    Po kërkoni një mundësi të re pune? Këto pozita janë të hapura në Telegrafi Jobs

    Një mundësi e mirë profesionale mund të fillojë me një aplikim të vetëm. Këtë javë, Telegrafi Jobs sjell vende të reja pune për kandidatë që synojnë të zhvillohen në menaxhim, shitje dhe sektorin e retail-it, me pozita për profile dhe nivele të ndryshme përvoje.

    Viva Fresh Store ka hapur një numër të madh pozitash, duke kërkuar Department Menaxher/e, Arkatare, Pranues Malli dhe Sektorist/e në disa qytete të Kosovës. Mundësitë u drejtohen si kandidatëve që duan të fillojnë ose të vazhdojnë karrierën në shitje me pakicë, ashtu edhe atyre që synojnë role me më shumë përgjegjësi në menaxhimin e departamenteve dhe operacioneve të përditshme.

    Ndërkohë, Mandeta po kërkon Menaxher Senior të Shitjeve, një rol për profesionistë me përvojë në shitje B2B, zhvillim të klientëve dhe ndërtim të marrëdhënieve afatgjata me kompani dhe agjenci.

    Në Telegrafi Jobs mund të gjeni këto dhe shumë mundësi të tjera pune nga kompani të ndryshme – shqyrtoni pozitat që përputhen me profilin tuaj dhe aplikoni brenda afatit.

    Department Menaxher/e

    Looking for a new job opportunity? These positions are open to Telegram Jobs

    Apliko Tani!

    Department menaxher/e, Arkatare, Pranues malli, Sektorist/e

    Apliko Tani!

    Arkatare

    Apliko Tani!

    Pranues malli

    Apliko Tani!

    Department Menaxher/e

    Apliko Tani!

    Arkatare

    Apliko Tani!

    Sektorist/e – Prizren

    Apliko Tani!

    Department Menaxher/e – Gjakovë

    Apliko Tani!

    Menaxher Senior i Shitjeve

    Apliko Tani!


  • Kostadinovski: Detyra jonë është t'u rezistojmë presioneve dhe ta mbajmë politikën brenda ligjit

    Kostadinovski: Detyra jonë është t’u rezistojmë presioneve dhe ta mbajmë politikën brenda ligjit

    Detyra jonë është t’u rezistojmë presioneve politike dhe ta mbajmë politikën brenda kornizës së ligjit, tha sot në Ohër Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

    Ai vlerësoi se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që duhet të sigurojë që politika dhe organet shtetërore të respektojnë kornizat kushtetuese dhe ligjore.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sfidat me të cilat përballen gjyqtarët kushtetues, Kostadinovski tha se prania e tij në media nuk është për hir të popullarizimit, por për t’u marrë me, siç tha ai, manipulimet dhe të pavërtetat rreth punës së Gjykatës.

    “Unë dhe disa kolegë të mi jemi të pranishëm në media, jo për t’u bërë të njohur ose për të popullarizuar vendimet tona, por për t’i rezistuar dhe për të luftuar manipulimet dhe gënjeshtrat që përhapen për punën dhe procedurat. E patë para Gjykatës sonë Kushtetuese që kishte protesta, kishte tenda, u iniciua një procedurë për interpelancën time në Kuvned, të cilën e cilësova si komplimenti më i mirë për punën time. Pse? Sepse ka dy kritere, sipas mendimit tim, nëse Gjykata Kushtetuese dhe ai që drejton Gjykatën Kushtetuese po e bëjnë punën e tyre siç duhet.

    I pari janë qytetarët në rrugë që më afrohen dhe janë të kënaqur me punën time dhe i dyti është nervozizmi midis politikanëve dhe midis bartësve të organeve shtetërore. Sapo janë nervozë, do të thotë që Gjykata Kushtetuese po e bën punën e saj mirë.

    Për arsyen e thjeshtë se puna jonë thelbësore është ta mbajmë politikën brenda kornizave ligjore, në mënyrë që të mos shkojë përtej tyre dhe nuk është rastësi që thashë në video, askush nuk ka më shumë të drejta sesa ato që i jep kushtetuta. E vetmja gjë që do ta mbajë politikën dhe organet shtetërore brenda kornizës së ligjit është Gjykata Kushtetuese”, tha Kostadinovski./Telegrafi/