Blog

  • Deputetja Jashari: Barnat për trajtimin e kancerit mungojnë që nga 14 gushti, pacientët mbesin pa terapi

    Deputetja Jashari: Barnat për trajtimin e kancerit mungojnë që nga 14 gushti, pacientët mbesin pa terapi

    Deputetja Jashari: Barnat për trajtimin e kancerit mungojnë që nga 14 gushti, pacientët mbesin pa terapi

    Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka deklaruar se bari Avastin, i cili përdoret në terapinë kundër kancerit, vazhdon të mungojë që nga 14 gushti, duke ngritur shqetësime për mungesën e barnave onkologjike dhe vështirësitë me të cilat përballen pacientët.

    Këto deklarata Jashari i bëri në interpelancën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

    Ajo tha se mungesa e barnave është evidentuar edhe në raste të tjera, ndërsa kritikoi institucionet për vazhdimin e këtij problemi ndër vite.

    “Sot vazhdon të mungojë Avastina, e cila ka munguar një lloj bari që ndihmon në terapinë e kancerit. Ka munguar prej datës 14 gusht. Rasti i fundit që më është raportuar te unë është një paciente me datën 11. Mungesa është evidentuar edhe te barna të tjera. Vite të ndryshme, barna të ndryshme, por për pacientin i njëjti problem. Ata nuk e kanë terapinë që i duhet në dispozicion. Sa vite duhet me kalu në këtë parlament, edhe me ardhë prapë me arsyetime se diku”, tha ajo.

    Jashari ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e materialeve shpenzuese në spitale, pavarësisht rritjes së buxhetit për shëndetësi, i cili sipas saj ka arritur në 396 milionë euro.

    “Ndërkohë buxheti për shëndetësi është rritur në 396 milionë euro, bashkë me të janë rritur edhe fondet e planifikuara për barna dhe material shpenzues. Atëherë si është e mundur që të ndahen më shumë para e pacientët të vazhdojnë që nga spitali të marrin receta për me shku me i ble vetë terapitë e tyre? Që edhe një shembull: pejt kirurgjikal. Janë prej materialeve shpenzuese, edhe sot ende në spitalet tona mungojnë. Paramendoni, pacienti duhet me shku te mjeku dhe me vazhdu me shku me terapinë e tij për me i ble pejt kirurgjikal. Nga të dhënat që unë prapë i posedoj, i ki 3 lloje të penëve që të mungojnë”, tha ajo.

    Burimi: Insajderi

  • In a month, 734 cubic metres of wood have been seized in Macedonia, 147 reports have been recorded.

    In a month, 734 cubic metres of wood have been seized in Macedonia, 147 reports have been recorded.

    In the intensified shares of Forest Police, conducted during October, against illegal logging, transportation and trade of illegal origin, 734 cubic metres of wood were seized and 147 cases were raised for counterinjury and criminalisation, the Agriculture Ministry reports.

    Most of the secuested amount consists of oak and ahu, 288 cubic metres of oak and 274 cubic metres of ahu were seized, respectively. The rest of the secuested wood includes 51 cubic metres of mixed wood and 121 cubic metres of technical wood (strongs).

    Under shares against wood thieves, Forest Police temporarily seized 11 freight vehicles and 15 passenger vehicles, eight tractors, 13 trailers and 18 electric saws. In addition, 122 cases of contempt in competent courts and 25 criminal charges at the Public Foundation Prosecution have been presented.

    Indives earn money from wood theft, while all citizens suffer damage. Hence, we continue with intensified controls and will act decisively against any illegal activity that destroys forests. We will question both those who illegally cut and those who recut the wood. Forests are a common treasure and it is our obligation to protect them, Agriculture, Forestry and Water Economy Minister Borce Serafimovski said. /Telegraphy/

    In a month, 734 cubic metres of wood have been seized in Macedonia, 147 reports have been recorded.

  • Brenda një muaji janë sekuestruar 734 metra kub dru në Maqedoni, janë regjistruar 147 raportime

    Brenda një muaji janë sekuestruar 734 metra kub dru në Maqedoni, janë regjistruar 147 raportime

    Në aksionet e intensifikuara të Policisë Pyjore, të kryera gjatë tetorit, kundër prerjes së paligjshme të drurëve, transportit dhe tregtisë së drurit me origjinë të paligjshme, u sekuestruan 734 metra kub dru dhe u ngritën 147 kallëzime për kundërvajtje dhe penale, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.

    Pjesa më e madhe e sasisë së sekuestruar përbëhet nga lisi dhe ahu, përkatësisht u sekuestruan 288 metra kub lisi dhe 274 metra kub ahu. Pjesa tjetër e drurit të sekuestruar përfshin 51 metra kub dru të përzier dhe 121 metra kub dru teknik (trunj).

    Në kuadër të aksioneve kundër hajdutëve të drurit, Policia Pyjore sekuestroi përkohësisht 11 automjete mallrash dhe 15 automjete pasagjerësh, tetë traktorë, 13 rimorkio dhe 18 sharrë elektrike. Përveç kësaj, janë paraqitur 122 kallëzime për kundërvajtje në gjykatat kompetente dhe 25 kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike.

    “Individët fitojnë para nga vjedhja e drurit, ndërsa të gjithë qytetarët vuajnë dëmin. Prandaj, vazhdojmë me kontrolle të intensifikuara dhe do të veprojmë me vendosmëri kundër çdo aktiviteti të paligjshëm që shkatërron pyjet. Do të kërkojmë përgjegjësi si nga ata që presin ilegalisht ashtu edhe nga ata që e rishesin drurin. Pyjet janë një thesar i përbashkët dhe është detyrimi ynë t’i mbrojmë ato”, tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski./Telegrafi/

    In a month, 734 cubic metres of wood have been seized in Macedonia, 147 reports have been recorded.

  • Fuego dhe Olechka e nisin me një përqafim të ngrohtë në shtrat

    Fuego dhe Olechka e nisin me një përqafim të ngrohtë në shtrat

    Olechka dhe Fuego e kanë nisur ditën me një përqafim në shtëpinë e BBVK-së.

    Sipas pamjeve, dyshja e nisën mëngjesin me një përqafim të ngrohtë, ndërsa në një video të publikuar më herët ata shiheshin teksa dukej se kishin fjetur së bashku.

    Olechka dhe Fuego kanë krijuar një raport të mirë me njëri-tjetrin, megjithatë nuk janë në një lidhje dhe asnjëri prej tyre nuk ka shprehur hapur pëlqim romantik ndaj tjetrit.

    Megjithatë, mbrëmjen e kaluar, Olechkës iu parashtrua një pyetje nga publiku, ku u pyet nëse ka pëlqim të sinqertë për Fuegon.

    Ajo u shpreh se e pëlqen shumë si person, por nuk sqaroi nëse bëhet fjalë për ndonjë ndjenjë më shumë se miqësore.

    “Djalë shumë i mirë, si person më pëlqen shumë… si person është shumë i mirë dhe mua më pëlqen shumë si person”, u shpreh Olechka.

  • Enhanced Security Measures in Pristina Before Kosovo’s Challenge

    A day before the match between the National Nationals of Kosovo and Israel in football, under the League of Nations, security measures have been stepped up around the stadium Fadil Vokriić in Pristina reports Online Economy

    All roads leading to the capital’s stadium have been blocked by police for the flow of vehicles, while safety strips with the aim of maintaining order and calm have been set up in parts.

    Kosovo and Israel are facing the stadium at 1500 in Pristina on Saturday.

    Kosovo is second in Group B3 with five points. Ireland has five points, which ranks third.

    Kosovo’s goal is to stay in League B for the next edition as well.

    In December, Kosovo will teach opponents of qualifications for the 2028 European Championship. Qualifications begin in March next year.

    Kosovo and Israel have faced three times in the past. Two matches have ended evenly, while the November 12th 2023 match, held in Pristina, had won Kosovo by 1:0.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

    Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

    Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

    Një ditë para ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve, janë shtuar masat e sigurisë përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë raporton Ekonomia Online

    Të gjitha rrugët që shpien drejt stadiumit të kryeqytetit janë bllokuar nga Policia për qarkullimin e automjeteve, ndërsa në disa pjesë janë vendosur edhe shirita sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë.

    Kosova dhe Izraeli ballafaqohen të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kosova është e dyta në Grupin B3 me pesë pikë. Pesë pikë i ka edhe Irlanda, e cila renditet në vendin e tretë.

    Synimi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B edhe për edicionin e ardhshëm.

    Në dhjetor, Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028. Kualifikimet nisin në mars të vitit të ardhshëm.

    Kosova dhe Izraeli janë përballur tri herë në të kaluarën. Dy ndeshje kanë përfunduar baras, ndërsa ndeshjen e 12 nëntorit 2023, të zhvilluar në Prishtinë, e kishte fituar Kosova me rezultat 1:0.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?

    Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?

    Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?

    Një defekt në një pjesë të infrastrukturës së serverëve të Microsoft-it i ka shkëputur njerëzit nga email-i i Outlook-ut, Teams dhe mjetet e tjera të përditshme të zyrës për më shumë se një ditë, me probleme të raportuara në 74 vende dhe territore.

    Ndërprerja filloi të enjten pasdite sipas kohës evropiane dhe ende nuk është rregulluar plotësisht. Microsoft thotë se nuk ka shenja të një sulmi kibernetik, por ende nuk ka përmendur një shkak rrënjësor.

    Çfarë ka ndodhur që nga e enjtja?

    Euronewsraportoi se si ndërprerja goditi për herë të parë Outlook, Teams dhe Copilot të enjten në mbrëmje. Që atëherë, situata është përkeqësuar në vend që të përmirësohet.

    Rregullimet e Microsoft nuk e kanë zgjidhur problemin. Serverët që Microsoft i riktheu gjatë natës u bllokuan përsëri pasi trafiku u rikthye, dhe kompania pranoi se ndryshimet e saj “nuk po shkonin siç pritej”. Deri të premten në mëngjes, ajo raportoi vetëm “sukses të vogël”.

    Raportet drejtuar Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet duke përdorur raporte nga publiku, regjistruan gati 140,000 probleme vetëm në Outlook.

    Lista e shërbimeve të prekura është rritur gjithashtu. Njoftimi i incidentit i Microsoft tani përfshin SharePoint Online, i përdorur për ndarjen e dokumenteve, dhe mjetin e sigurisë Defender XDR. Aplikacionet e menaxhimit të detyrave Planner dhe To Do janë raportuar gjithashtu se kanë pësuar probleme.

    Sa njerëz janë prekur?

    Numri i vërtetë është i panjohur. Downdetector numëron vetëm njerëzit që paraqesin një raport, kështu që shifrat e saj janë një sinjal i shkallës dhe jo një numër i përgjithshëm. Microsoft thotë se më shumë se 430 milionë njerëz përdorin 365 aplikacionet e saj.

    OpenAI dhe Anthropic raportuan probleme me mjetet që lidhin shërbimet e tyre të inteligjencës artificiale me Microsoft 365.

    Paul Spain, i firmës këshillimore Gorilla Technology me seli në Zelandën e Re, tha se shumë kompani kishin “humbur një ditë pune”.

    Çfarë shkoi keq?

    Microsoft ende nuk e ka emëruar një shkak rrënjësor dhe shpjegimi i tij ka ndryshuar gjatë rrjedhës së ndërprerjes.

    Fillimisht fajësoi “ngarkesën e lartë”, që do të thotë se serverat ishin nën një ngarkesë shumë më të madhe se zakonisht. Më vonë sqaroi se kjo nuk ishte shkaktuar nga një rritje e përdoruesve. Në vend të kësaj, një numër i madh serverash ishin bërë “papritur të padisponueshëm”, duke e shtyrë punën e tyre mbi makinat që kishin mbetur.

    Vëmendja më pas u kthye te “kontrollet e automatizuara të shëndetit” që Microsoft përdor për të vendosur nëse një server është i përshtatshëm për të përballuar trafikun. Kompania tha se po testonte një ndryshim konfigurimi për të rregulluar një problem që po shkaktonte dështimin e serverëve në këto kontrolle dhe daljen nga shërbimi.

    Mahmoud Elkhodr, një lektor i lartë në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në Universitetin CQ në Australi, ofroi një shpjegim në The Conversation. Kontrollet kanë për qëllim nxjerrjen jashtë funksionit të serverëve me defekt, shkroi ai. Nëse vetë sistemi i kontrollit shkon keq, ai mund të çaktivizojë serverët e shëndetshëm dhe të mbingarkojë pjesën tjetër.

    Elkhodr theksoi se ky është vetëm një përfundim nga përditësimet publike të Microsoft-it.

    A ishte një sulm kibernetik dhe a janë të dhënat në rrezik?

    Nuk ka prova për ndonjë sulm kibernetik. Microsoft tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë “aktiviteti keqdashës” dhe nënkryetari ekzekutiv Charles Lamanna tha se ndërprerja nuk dukej të ishte një sulm kibernetik. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.

    Elkhodr vuri në dukje se sulmi më i zakonshëm online që përdoret për të nxjerrë shërbimet jashtë linje, i njohur si mohim i shpërndarë i shërbimit, funksionon duke synuar një sistem me trafik të jashtëm. Kjo nuk përputhet me deklaratën e Microsoft se trafiku nuk ishte rritur.

    Kjo nuk i ka ndaluar spekulimet. Smitarani Tripathy, një analist i mediave sociale në firmën e të dhënave GlobalData, tha se raportimet për hakerim në X u përhapën sepse Microsoft nuk ofroi ndonjë shkak të konfirmuar ose afat kohor për një zgjidhje.

    Sipas provave të deritanishme, ky është një problem aksesi, jo vjedhjeje. Një ndërprerje i ndalon njerëzit të arrijnë në emailet dhe skedarët e tyre; kjo në vetvete nuk do të thotë që dikush tjetër i ka parë ato. Asgjë nga ajo që ka thënë Microsoft nuk sugjeron që të dhënat e klientëve janë ekspozuar ose humbur.

    Defender XDR, të cilin organizatat e përdorin për të dalluar kërcënimet, ishte ndër shërbimet e prekura, gjë që mund ta bënte më të vështirë monitorimin e sigurisë ndërsa është jashtë funksionit.

    Mashtruesit shpesh përdorin ndërprerje të mëdha për të dërguar email-e ose mesazhe të rreme “mbështetjeje”. Përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj çdo mesazhi që u kërkon të identifikohen ose të rivendosin një fjalëkalim dhe në vend të kësaj të kontrollojnë faqen zyrtare të statusit të Microsoft.

    Disa email-e mund të mbërrijnë me vonesë. Përdoruesit duhet të kontrollojnë nëse është marrë çdo gjë e rëndësishme e dërguar gjatë ndërprerjes.

    Çfarë do të thotë për Evropën?

    Kjo nuk është një ngjarje e vetme. Në janar, Outlook, Teams dhe shërbime të tjera të Microsoft 365 pësuan ndërprerje për orë të tëra. Në gusht, një përditësim i gabuar i kodit shkaktoi ndërprerje të Outlook dhe Exchange Online për disa ditë.

    Ndërprerja përkon gjithashtu me qeveritë dhe bizneset evropiane që debatojnë se sa duhet të varen nga disa ofrues të shërbimeve cloud në SHBA. Kur njëri prej tyre dështon, mijëra shërbime të ndërtuara mbi të mund të dështojnë gjithashtu, duke përfshirë ato të drejtuara nga kompani të tjera.

    Elkhodr argumentoi se organizatat duhet të planifikojnë ndërprerjet dixhitale në të njëjtën mënyrë siç përgatiten për fatkeqësitë natyrore. Kjo do të thotë të kesh sisteme rezervë dhe t’i testosh ato rregullisht, jo vetëm të shkruash plane që nuk përdoren kurrë. Për individët, ai sugjeroi që gjërat thelbësore, siç janë kontaktet, të mbahen të disponueshme jashtë linje.

    Microsoft ka premtuar përditësime të vazhdueshme përmes faqes së statusit të shërbimit. Derisa të publikojë një përmbledhje të plotë, pyetjet kryesore se pse kaq shumë servera dështuan menjëherë dhe si ta ndalojmë përsëritjen e kësaj, mbeten pa përgjigje.

    Burimi: Insajderi

  • Rusia kërkoi që Finlanda të largohet nga NATO - zbulohen detaje të tjera gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia kërkoi që Finlanda të largohet nga NATO – zbulohen detaje të tjera gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

    Negociatorët rusë kanë paraqitur kërkesa të gjera gjatë bisedimeve në Abu Dhabi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përfshirë largimin e Finlandës nga NATO dhe ndalimin e çdo baze ushtarake të NATO-s në shtetet baltike, raportoi sot gazeta gjermane “Bild”.

    Propozimet joformale, të cilat u ndanë me përfaqësuesit evropianë në Abu Dhabi, shkojnë shumë përtej territorit të Ukrainës dhe synojnë të vendosin “një rend të ri sigurie evropiane”, raportoi e përditshmja, ndërsa zyrtarët rusë vazhdojnë të argumentojnë se qeveritë perëndimore dikur premtuan të mos zgjerojnë NATO-n drejt lindjes.

    Sipas propozimeve për t’i dhënë fund luftës, Rusia do të mbajë të gjithë territorin ukrainas të pushtuar aktualisht dhe do të marrë të gjithë rajonin e Donbasit.

    Ukraina do të duhet të heqë dorë nga zonat e mbetura të Donetskut dhe Luhanskut ende nën kontrollin e saj.

    Portet e Odesës dhe Mykolaivit do të çmilitarizohen dhe do të ndalohen të përdoren si baza detare ndërsa marrëveshje të veçanta do të garantojnë lirinë e lundrimit në Detin e Zi dhe Detin Baltik.

    E përditshmja tha se propozimi kërkon që Ukraina të mbetet përgjithmonë e paangazhuar, duke përjashtuar anëtarësimin në NATO, por duke lënë të hapur mundësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Ajo kërkon më tej një ndalim të bazave ushtarake të NATO-s në shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, ku Finlandës i kërkohet të kthehet në statusin e saj para anëtarësimit.

    Për Moldavinë, plani parashikon një republikë federale të përbërë nga territori kryesor moldav, Transnistria dhe Gagauzia.

    Nëse Moldavia do të anëtarësohej në BE, Transnistria dhe Gagauzia do të lejohen të mbajnë referendume për pavarësinë.

    Në këmbim, pala ruse ofron tërheqjen e armëve bërthamore nga Bjellorusia dhe heqjen dorë nga vendosja e raketave me rreze të mesme veprimi atje, theksohet më tej në raport. /AA/

  • Police intervene in Vushtrri, a person kept lying on the ground by officials

    A Kosovo Police Intervention has been implemented today on the way to Wesley Clarke Street, near the old bus station in Vushtrri.

    Police officials are seen in the figures under control of a man lying on the ground.

    So far the reasons for this intervention are unknown.

    The signal paper will inform you of other developments in the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policia ndërhyn në Vushtrri, një person mbahet i shtrirë në tokë nga zyrtarët

    Policia ndërhyn në Vushtrri, një person mbahet i shtrirë në tokë nga zyrtarët

    Policia ndërhyn në Vushtrri, një person mbahet i shtrirë në tokë nga zyrtarët

    Një intervenim i Policisë së Kosovës është realizuar sot në rrugën “Wesley Clark”, në afërsi të stacionit të vjetër të autobusëve në Vushtrri.

    Në pamjet e siguruara shihen zyrtarë policorë duke mbajtur nën kontroll një person, i cili ndodhet i shtrirë në tokë.

    Deri më tani nuk dihen arsyet që çuan në këtë intervenim.

    Gazeta Sinjali do t’ju informojë për zhvillimet e tjera lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali