Blog

  • Dhunë e vazhdueshme ndaj bashkëshortes, dhunë psikike ndaj vajzës, kanosje përmes telefonit  ndaj ish-bashkëjetueses – raporti 24-orësh për dhunën në familje

    Dhunë e vazhdueshme ndaj bashkëshortes, dhunë psikike ndaj vajzës, kanosje përmes telefonit  ndaj ish-bashkëjetueses – raporti 24-orësh për dhunën në familje

    Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës, që janë raportuar në Polici në 24-orët e fundit.

    Raste e dhunës janë raportuar në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë, Gjakovë e Malishevë.

    Raporti policor për rastet e dhunës në familje:

    Fushë Kosovë 12.11.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Gjilan 12.11.2026 – 21:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Pejë 12.11.2026 – 16:45. Është raportuar se një femër kosovare, ditë më parë përmes telefonit ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte bashkëjetuar një kohë. I dyshuari më pas përmes telefonit kishte kanosur edhe babanë e viktimës. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

    Gjakovë 12.11.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Malishevë 12.11.2026 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Cucurella i befasuar nga fitimi i Topit të Artë nga Kane

    Cucurella i befasuar nga fitimi i Topit të Artë nga Kane

    Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marc Cucurella, foli për triumfin e Harry Kane në “Topin e Artë” , duke deklaruar se do t’ia kishte dhënë çmimin Kylian Mbappe ose Lamine Yamal, të cilët përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në renditje.

    Gara për Topin e Artë 2026 ishte jashtëzakonisht e ngushtë, pasi Mbappe e humbi çmimin me vetëm 28 vota diferencë nga Kane.

    Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer aspak yllit spanjoll të Real Madridit, Cucurella, i cili mendon se trofeu individual do duhej t’i takonte Mbappes ose Yamalit.

    “Jo e padrejtë, sepse ai [Kane] arriti shifra që ndoshta nuk do t’i arrijë më”, ka thënë fillimisht Cucurella.

    “Por unë do t’ia kisha dhënë Kylian Mbappes ose Lamines sepse personalisht si tifoz, do ta ndizja televizorin për t’i parë të luanin”.

    “Nuk është se Kane nuk e meritonte, por më habiti”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

  • One of Turkey’s most-wanted mafia figures was seized, 48 arrest warrants were issued against him

    One of the directors of the armed criminal organization ? Boyun was arrested in Azerbaijan.

    This is about Mehmet Recep Demir, against whom a total of 48 warrants have been issued, the Turkish medium reports. CNN Türk.

    According to Turkish media, his arrest has been carried out under the investigation that Istanbul General Prosecution is conducting towards this criminal organisation, suspected of national and international activities.

    After the ban, Demir has been sent to custody in Azerbaijan, under suspicion of illegal border crossings, criminal acts seen in the legislation of this state.

    Meanwhile, the Istanbul Prosecution has prepared the official request for his extradition to Turkey, which it will forward to the Azerbaijann judicial authorities.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kapet një nga figurat më të kërkuara të mafies turke, ndaj tij ishin lëshuar 48 urdhër-arreste

    Kapet një nga figurat më të kërkuara të mafies turke, ndaj tij ishin lëshuar 48 urdhër-arreste

    Kapet një nga figurat më të kërkuara të mafies turke, ndaj tij ishin lëshuar 48 urdhër-arreste

    Njëri nga drejtuesit e organizatës së armatosur kriminale “Barış Boyun” është arrestuar në Azerbajxhan.

    Bëhet fjalë për Mehmet Recep Demir, ndaj të cilit janë lëshuar gjithsej 48 urdhër-arreste, raporton mediumi turk CNN Türk.

    Sipas mediave turke, arrestimi i tij është kryer në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ndaj kësaj organizate kriminale, e dyshuar për veprimtari në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Pas ndalimit, Demir është dërguar në paraburgim në Azerbajxhan, nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit, vepër penale e paraparë në legjislacionin e këtij shteti.

    Ndërkohë, Prokuroria e Stambollit ka përgatitur kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij në Turqi, të cilën do t’ua përcjellë autoriteteve gjyqësore të Azerbajxhanit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Suspected that he cohabited with minors, an interview was interviewed by a person in Ferizaj

    According to the Police report, the case was reported on November 12th 2026, while the suspect, the Kosovo male, allegedly co-existed with a minor girl.

    The victim was interviewed in the presence of the official of the Centre for Social Affairs and defenders of the victims.

    In consultation with the prosecutor, the two sides have been released after the interview and the case will continue in regular procedure.

    Source Layer: RTKLive

  • Dyshohet se bashkëjetoi me të miturën, intervistohet një person në Ferizaj

    Dyshohet se bashkëjetoi me të miturën, intervistohet një person në Ferizaj

    Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 12 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

    Viktima është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave.

    Në konsultim me prokurorin, të dy palët janë liruar pas intervistimit dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Burimi: RTKLive

  • Kryeministri Kurti takon kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Burnham: Jemi falënderues për mbështetjen e palëkundur

    Kryeministri Kurti takon kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Burnham: Jemi falënderues për mbështetjen e palëkundur

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në mbyllje të punimeve të European Political Community (EPC).

    Kryeministri Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës.

    “Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, tha kryeministri Kurti.

    Ndryshe, Kurti në margjina të Komunitetit Politik Evropian (EPC) ka zhvilluar një takim edhe me kryeministren e Mbretërisë së Danimarkës, Mette Frederiksen si dhe kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney. /Telegrafi/

  • Zelensky: Ukraina dhe Rusia do të kryejnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve ndonjëherë

    Zelensky: Ukraina dhe Rusia do të kryejnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve ndonjëherë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se shkëmbimi i planifikuar i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës do të jetë më i madhi i këtij lloji deri më tani, duke e cilësuar këtë zhvillim si “rezultat të vërtetë” të negociatave në vazhdim.

    Duke folur për gazetarët pas takimit në Dublin me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trumpit, njëherësh të dërguarin e posaçëm, Jared Kushner, Zelensky tha se pala ruse ka rënë dakord për një shkëmbim të të burgosurve.

    “Ky do të jetë shkëmbimi më i madh i të burgosurve të luftës… Ky është një rezultat i vërtetë. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.

    Duke iu referuar përparimit të shënuar gjatë bisedimeve në Abu Dhabi, Zelensky tha se takimi i fundit ka ngjallur “shpresë” se lufta mund të marrë fund.

    Ai tha se priten takime të tjera dhe theksoi se çdo raund negociatash duhet të sjellë rezultate konkrete dhe t’i afrojë palët drejt përfundimit të konfliktit.

    Zelensky tha gjithashtu se përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave si anëtarë të ekipit negociator, dhe jo si pjesëmarrës të veçantë.

    “Ata do të kenë zërin e tyre. Kjo është e rëndësishme për ne, sepse lufta po zhvillohet në Evropë dhe në të ardhmen do të jemi anëtarë të BE-së. Prandaj, është shumë e rëndësishme. Për prosperitetin dhe garancitë e sigurisë, është shumë e rëndësishme që Evropa të jetë e përfshirë”, tha ai.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, u takua të enjten në Moskë me Witkoff dhe Kushnerin, një ditë pas përfundimit të raundit të fundit të bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Washingtoni në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. /AA/

  • Drug access prevented at Pristina’s Pristina Pristina Pristina Pristina Pre-trial Centre, substance detected during control

    Kosovo’s corrective service has prevented the introduction of an alleged narcotic substance at the Pristina Pristina Pristina Pristina Pristina Pristina Pristina detention centre.

    Substance has been discovered during regular checks by Security staff at the start of a shift.

    According to the Corresponding Service’s announcement, suspected narcotic substances have also been inspected during the search.

    Kosovo Police have reported on the case, while the substance has been confiscated.

    The Correcting Service has stressed that regular controls and staff vigilance are part of the commitment to safety preservation and the prevention of illegal substances and substances in corrective institutions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Parandalohet futja e drogës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, substanca zbulohet gjatë kontrollit

    Parandalohet futja e drogës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, substanca zbulohet gjatë kontrollit

    Parandalohet futja e drogës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, substanca zbulohet gjatë kontrollit

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

    Substanca është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta nga stafi i Sigurimit, në fillim të ndërrimit të punës.

    Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues, gjatë kontrollit janë inspektuar edhe hapësirat e shëtitoreve brenda rrethojës së institucionit, ku është gjetur substanca e dyshuar narkotike.

    Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa substanca është konfiskuar.

    Shërbimi Korrektues ka theksuar se kontrollet e rregullta dhe vigjilenca e stafit janë pjesë e angazhimit për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve dhe substancave të palejuara në institucionet korrektuese.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali