Blog

  • A4 unit launcher, KEK warns residents of smoke from thermal power plant

    Kosovo Energy Corporation ( KEK has started in the early morning hours the process of launching the A4 unit of the Kosova A thermal power plant.

    Through an announcement, KEK has indicated that this process is the necessary technological phase for restoring to operating units working with the line.

    During the gradual warming of the furnace and stabilisation of the burning process, smoke coming out of the chimney may be temporarily more visible.

    According to KEK, this phase for the A4 unit is expected to last about three to four hours.

    The corporation has sought the understanding of the residents of the area and of the Obilic municipality, stressing that it understands the concern that visible smoke can cause.

    With the start procedures completed, the A4 unit is expected to be synchronised soon with the electromagnetic network and gradually switch to sustainable operation, KEK’s announcement said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

    Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

    Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin e startimit të njësisë A4 të Termocentralit Kosova A.

    Përmes një njoftimi, KEK ka bërë të ditur se ky proces është fazë e domosdoshme teknologjike për rikthimin në operim të njësive që punojnë me linjit.

    Gjatë ngrohjes graduale të kaldajës dhe stabilizimit të procesit të djegies, tymi që del nga oxhaku mund të jetë përkohësisht më i dukshëm.

    Sipas KEK-ut, kjo fazë për njësinë A4 pritet të zgjasë rreth tri deri në katër orë.

    Korporata ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të zonës dhe të Komunës së Obiliqit, duke theksuar se e kupton shqetësimin që mund të shkaktojë tymi i dukshëm.

    Me përfundimin e procedurave të startimit, njësia A4 pritet të sinkronizohet së shpejti me rrjetin elektroenergjetik dhe të kalojë gradualisht në operim të qëndrueshëm, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Operacioni ndërkombëtar kundër Dark Web-it përfundon me 354 të arrestuar, sekuestrohen mbi 5 tonë drogë dhe 152 armë zjarri

    Operacioni ndërkombëtar kundër Dark Web-it përfundon me 354 të arrestuar, sekuestrohen mbi 5 tonë drogë dhe 152 armë zjarri

    Operacioni ndërkombëtar kundër Dark Web-it përfundon me 354 të arrestuar, sekuestrohen mbi 5 tonë drogë dhe 152 armë zjarri

    Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale që veprojnë në të ashtuquajturin Dark Web ka përfunduar me 354 persona të arrestuar dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës, armëve të zjarrit dhe parave.

    Operacioni, i koduar “TorNado”, u zhvillua nga maji i vitit 2025 deri në tetor të vitit 2026, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese nga 14 shtete, ndërsa u koordinua nga Europoli.

    Gjatë këtij operacioni u realizuan qindra ndërhyrje policore në vende të ndryshme të botës, me qëllim goditjen e rrjeteve të përfshira në trafikimin e drogës dhe armëve përmes platformave të fshehta të internetit.

    Numri më i madh i arrestimeve u regjistrua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 132 persona, të ndjekura nga Britania e Madhe me 59, Hungaria me 45, Gjermania me 41 dhe Franca me 23 të arrestuar.

    Në Evropë, autoritetet sekuestruan pothuajse një ton substanca narkotike dhe të kontrolluara, përfshirë amfetaminë, ketaminë, MDMA, kokainë dhe kanabis.

    Ndërkaq, vetëm në SHBA u sekuestruan më shumë se 4.8 tonë drogë, 152 armë zjarri dhe rreth 150 milionë euro në para të gatshme dhe kriptovaluta.

    Në njoftimin e saj, Europoli theksoi se operacioni ka nxjerrë në pah aftësinë e rrjeteve kriminale për t’u përshtatur dhe riorganizuar, pavarësisht ndërhyrjeve të autoriteteve.

    “Operacioni nxori në pah qëndrueshmërinë në zhvillim të tregjeve të internetit të errët, të cilat vazhdojnë të përshtaten pavarësisht ndërprerjeve”, thuhet në njoftimin e Europolit.

    Edhe zëvendësdrejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Christopher Raya, vlerësoi rëndësinë e operacionit, duke theksuar se në shënjestër ishte edhe trafikimi i fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse përmes Dark Web-it.

    “Ne identifikuam shitës të mëdhenj në rrjetin e errët”, deklaroi Raya, duke shtuar se autoritetet arritën të godasin edhe figurat kryesore të këtyre rrjeteve kriminale.

    Në operacion morën pjesë agjenci policore nga Australia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

    Dark Web është një pjesë e internetit që nuk indeksohet nga motorët e zakonshëm të kërkimit dhe mundëson komunikim anonim. Krahas përdorimeve të ligjshme, kjo hapësirë shfrytëzohet edhe nga rrjetet kriminale për shitjen e drogës, armëve dhe mallrave të tjera të paligjshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, Von der Leyen paralajmëron edhe mbështetje financiare për Ukrainën

    BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, Von der Leyen paralajmëron edhe mbështetje financiare për Ukrainën

    BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, Von der Leyen paralajmëron edhe mbështetje financiare për Ukrainën

    Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, si dhe një plan për mbulimin e nevojave financiare të Ukrainës gjatë vitit 2027.

    Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë për gazetarët, në fillim të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

    Ajo njoftoi se të dy propozimet do të paraqiten përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit Evropian.

    “Ne do të vijmë me paketën e sanksioneve dhe propozimin për nevojat financiare përpara Këshillit të ardhshëm Evropian”, deklaroi Von der Leyen.

    Kryetarja e Komisionit Evropian gjithashtu përshëndeti bisedimet e paqes që po zhvillohen në Abu Dhabi, si dhe përfaqësimin e vendeve evropiane në to, me qëllim të mbrojtjes së interesave të bllokut.

    “Ne do të mbështesim Ukrainën, qoftë në kohë lufte apo në kohë paqeje”, theksoi ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Manchester City nis kërkimet për pasardhësin e Haalandit, në radar dy sulmues

    Manchester City nis kërkimet për pasardhësin e Haalandit, në radar dy sulmues

    Manchester City ka nisur të shqyrtojë mundësitë për transferimin e një sulmuesi të ri, i cili fillimisht do të shërbente si alternativë për Erling Haalandin, por që në të ardhmen mund të marrë rolin e titullarit në rast të largimit të norvegjezit.

    Drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana, në koordinim me trajnerin Enzo Maresca, po punon për të gjetur një qendërsulmues që mund t’i ofrojë skuadrës më shumë alternativa në repartin ofensiv.

    Synimi është që City të ketë një lojtar të gatshëm për të zëvendësuar Haalandin dhe për të marrë përgjegjësi më të mëdha nëse sulmuesi norvegjez vendos të largohet nga ‘Etihad Stadium’.

    Sipas raportimeve, një nga arsyet që ka shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë për këtë skenar lidhet edhe me pasigurinë rreth çështjes disiplinore të Manchester Cityt në Ligën Premier.

    Klubi përballet me akuza për shkelje të rregullave financiare, ndërsa një dënim i mundshëm me zbritje nga kategoria mund të ndikojë edhe në të ardhmen e disa prej yjeve të skuadrës.

    Në listën e dëshirave të Hugo Vianas janë përfshirë dy emra konkretë: Evanilson i Bournemouthit dhe Nicolo Tresoldi i Club Brugge.

    Sipas The Daily Briefing, Manchester City është i interesuar për sulmuesin brazilian Evanilson, i cili është gjithashtu në radar të Arsenalit.

    Futbollisti 27-vjeçar, i cili ka regjistruar dy paraqitje me kombëtaren e Brazilit, është pjesë e Bournemouthit që nga gushti i vitit 2024 dhe ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2029.

    Evanilson po kalon një periudhë të mirë dhe vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas Transfermarkt, vlerësohet në rreth 35 milionë euro.

    Përvoja në futbollin anglez mund ta bëjë atë një alternativë interesante për skuadrën e Marescës.

    Objektivi tjetër është Nicolo Tresoldi, sulmuesi 22-vjeçar gjerman që aktualisht aktivizohet te Club Brugge. Sipas raportimeve të Het Nieuwsblad dhe La Stampa, Manchester City tashmë ka kontaktuar drejtuesit e klubit belg për të marrë informacion rreth kushteve të mundshme të transferimit.

    Megjithatë, gara për shërbimet e tij pritet të jetë e vështirë, pasi çmimi i kërkuar për kartonin e tij raportohet të jetë rreth 70 milionë euro. Në garë për të është edhe Milani, ndërsa interesim për sulmuesin ka shfaqur vazhdimisht edhe Bayern Munichu.

    Drejtuesit e Manchester Cityt synojnë të veprojnë me kohë, në mënyrë që të mos mbeten të papërgatitur përballë një largimi të mundshëm të Haalandit.

    Gjatë javëve të ardhshme, pritet të intensifikohen kontaktet me Bournemouthin dhe Club Brugge, me synimin që transferimi i një qendërsulmuesi të ri të realizohet gjatë vitit 2027. /Telegrafi/

  • Kim Kardashian në një version mbresëlënës në plazh, fustani i tejdukshëm i thurur nxori në pah format e trupit

    Kim Kardashian në një version mbresëlënës në plazh, fustani i tejdukshëm i thurur nxori në pah format e trupit

    Ylli amerikan i reality show-t, Kim Kardashian, ka publikuar në Instagram disa fotografi nga një plazh me rërë, ku pozon me një fustan të thurur.

    Fotot u bënë pranë detit dhe rërës së bardhë. Kim pozoi me njërën dorë të ngritur mbi kokë dhe bëri disa ‘selfie’.

    Fustani është punuar me teknikën e makramesë, pra duke ndërthurur dhe lidhur me dorë shirita, në një nuancë delikate menteje. Është i zbukuruar me rruaza të vogla në nuanca të gjelbra dhe ka një jakë të lartë dhe shpatulla të hapura.

    Pjesët e endura dendur alternohen me hapje të gjera që zbulojnë trupin, duke i dhënë kësaj veshjeje një pamje joshëse.

    Prerja e fustanit theksonte veçanërisht dekoltenë dhe gjoksin e saj të harlisur, ndërsa pjesët transparente i theksonin më tej format e saj të trupit.

    Ajo e kompletoi kombinimin e saj të modës me byzylykë të gjerë në të njëjtën ngjyrë, ndërsa flokët e saj të gjatë e të errët i mbante të lëshuara, të stiluara në onde të rastësishme. Ajo zgjodhi një grim natyral, me vetulla të theksuara dhe buzëkuq nudo.

  • Police investigate alleged Serbian parallel infrastructure documents in Brnjak

    Kosovo police have seized several different documents, allegedly of which are of Serb parallel structures at the border checkpoint in Brnjak.

    According to the police report, documents were found during the search of a suspected person, Kosovo citizen, who was running a car with local license plates.

    The case occurred on November 12th, about 14:25.

    At the prosecutor’s decision, the suspect has been released after the interview and the case will be handled in regular procedure.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Policia sekuestron dokumente të dyshuara t’strukturave paralele serbe në Bërnjak

    Policia sekuestron dokumente të dyshuara t’strukturave paralele serbe në Bërnjak

    Policia e Kosovës ka sekuestruar disa dokumente të ndryshme, për të cilat dyshohet se janë të strukturave paralele serbe, në pikën kufitare në Bërnjak.

    Sipas raportit policor, dokumentet janë gjetur gjatë kontrollit të një personi të dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili po drejtonte një veturë me targa vendore.

    Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 14:25.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

     

    Burimi: RTKLive

  • Professor Dzeva Krasniqi, accused of sexual harassment against students today, appears before court today

    The first trial hearing to the former professor of the Faculty of Medicine at the University of Pristina, Xhevat Krasniqi, is expected to be held during today.

    Krasniqi is facing charges for criminal work ‘%s’, while the indictment includes statements by four students at the Faculty of Medicine, which in this process have the status of those injured and witnesses.

    One of the students, confessing her claims regarding the former professor’s behaviour, has stated that he had told her: They say, “Come on.

    The first court session is scheduled to start at 09:30.

    Source Layer: Insander

  • Sot del para gjykatës profesori Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

    Sot del para gjykatës profesori Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

    Sot del para gjykatës profesori Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

    Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

    Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve.

    Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj lidhur me sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.

    Seanca e parë gjyqësore është caktuar të nisë në orën 09:30.

    Burimi: Insajderi