Blog

  • Hoti në konferencë në Vjenë, diskutohet për aftësitë profesionale dhe punësimin

    Hoti në konferencë në Vjenë, diskutohet për aftësitë profesionale dhe punësimin

    Përmes një njoftimi, Hoti ka bërë të ditur se në konferencë është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, si dhe për mundësitë e avancimit të politikave të punësimit.

    Ai ka theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave me vendet e tjera, veçanërisht me Austrinë, për krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës.

    Hoti ka falënderuar Bankën Botërore dhe Republikën e Austrisë për organizimin e konferencës dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti takon kryeministren daneze, i thekson rëndësinë e integrimit euroatlantik

    Kurti takon kryeministren daneze, i thekson rëndësinë e integrimit euroatlantik

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, si dhe në atë ekonomike e tregtare.

    “Në margjina të European Political Community (EPC) zhvillova një bisedë përmbajtësore me kryeministren e Mbretërisë së Danimarkës, Mette Frederiksen”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka theksuar se gjatë bisedës ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës.

    “Shpreha mirënjohjen për qëndrimin e vazhdueshëm mbështetës të Danimarkës ndaj Kosovës dhe theksova rëndësinë e avancimit të Republikës sonë në procesin e integrimeve euroatlantike”, ka deklaruar Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Erërat e forta në rajonin e Dukagjinit, shkaktojnë probleme në rrjetin elektrik

    Erërat e forta në rajonin e Dukagjinit, shkaktojnë probleme në rrjetin elektrik

    Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar probleme në infrastrukturën e rrjetit elektrik.

    Qytetarë të shumtë kanë raportuar se kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga moti me erëra të fuqishme.

    Përveç problemeve me furnizimin me energji elektrike, erërat kanë shkaktuar dëme edhe në disa biznese./Telegrafi/

  • Fire re-entering Pec’s Sverca waste depot, strong winds exacerbate the situation

    The garbage department in the village of Sveka, Pec, is again involved in fire, causing concern among local residents.

    The fire, it is alleged, has again involved space storage, while the situation may have been worse than the strong winds that favour the spread of the flames.

    So far there is no further information concerning the cause of the fire or whether emergency teams have emerged at the scene.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zjarri përfshin sërish deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, erërat e forta e përkeqësojnë situatën

    Zjarri përfshin sërish deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, erërat e forta e përkeqësojnë situatën

    Zjarri përfshin sërish deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, erërat e forta e përkeqësojnë situatën

    Deponia e mbeturinave në fshatin Sverkë të Pejës është përfshirë sërish nga zjarri, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

    Dyshohet se zjarri ka përfshirë përsëri hapësirën e deponisë, ndërsa situata mund të jetë përkeqësuar edhe më shumë nga erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve.

    Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me shkakun e zjarrit apo nëse ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti meets with Canadian counterpart, discuss security and co-operation

    KRepublika Kosovo Minister Albin Kurti, in margins at the European Political Community Summit ( The EPC, has also met with Canada’s prime minister, Mark Carney.

    According to the announcement of the Prime Minister’s Media Office, Kurti and Carney discussed bilateral relations, security and the possibilities of expanding co-operation.

    Also, according to the announcement, Prime Minister Kurti thanked him for Canada’s friendship and support for our country, for accepting thousands of refugees from Kosovo during 1999, for participating in NATO intervention, for contributing to reconstruction and development, for recognising independence, and for supporting membership in international organisations.

    This year in March, Kosovo with a government delegation was part of Canada’s Association of Researchers and Developers Convention ( PAC in Toronto, one of the world’s biggest events for the mining sector, Prime Minister Kurti said.

    Prime Minister Kurti said Canada, a NATO and G7 member state, is an important friend and partner for security and protection and promotion of common values.

  • Kurti takohet me homologun kanadez, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

    Kurti takohet me homologun kanadez, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

    Kurti takohet me homologun kanadez, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar edhe me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney.

    Sipas njoftimit të Zyrës për Media të Kryeministrisë, Kurti dhe Carney biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, për sigurinë dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

    Po ashtu, sipas njoftimit, kryeministri Kurti e falënderoi për miqësinë dhe përkrahjen e Kanadasë për vendin tonë, për pranimin e mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë vitit 1999, për pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, për kontributin në rindërtim dhe zhvillim, për njohjen e pavarësisë dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

    “Këtë vit në mars, Kosova me një delegacion qeveritar ishte pjesë e Konventës së Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC) në Toronto, një nga ngjarjet më të mëdha botërore për sektorin e minierave”, tha kryeministri Kurti.

    Kryeministri Kurti tha se Kanadaja, shtet anëtar i NATO-s dhe i G7, është mike dhe partnere e rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta.

  • Katër emrat që po ‘kryesojnë garën’ për ta pasuar Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

    Katër emrat që po ‘kryesojnë garën’ për ta pasuar Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

    Katër kandidatë të mundshëm në garën e vitit 2028 për Shtëpinë e Bardhë kanë tërhequr vëmendjen e votuesve amerikanë me lëvizjet e tyre të hershme: republikanët JD Vance dhe Marco Rubio, si dhe demokratët Jon Ossoff dhe Pete Buttigieg, sipas sondazhit më të fundit të Reuters/Ipsos.

    Asnjëri prej të katërve nuk e ka nisur ende zyrtarisht fushatën, dhe proceset e brendshme partiake për përzgjedhjen e kandidatëve për vitin 2028 janë më shumë se një vit larg.

    Dhe kjo lë hapësirë të mjaftueshme që të shfaqen kandidatë të rinj dhe që qëndrimet e votuesve të ndryshojnë.

    Megjithatë, sipas një shkrimi të Reuters, përcjell Telegrafi, rreth 45% e votuesve republikanë të anketuar u shprehën se besojnë se Rubio do të ishte një kandidat “i shkëlqyer” për president, ndërsa 43% mendojnë të njëjtën gjë për Vance-in.

    Ish-Sekretari i Transportit, Buttigieg, dhe senatori amerikan nga Xhorxhia, Ossoff, morën secili të njëjtin vlerësim nga 29% e votuesve demokratë.

    Sondazhi, i cili përfshiu 1,705 të rritur në mbarë SHBA-në — përfshirë rreth 500 votues të regjistruar nga secila parti — dhe që u përmbyll të hënën, ka një marzh gabimi prej 5 pikësh përqindjeje për votuesit republikanë dhe demokratë.

    Presidenti Donald Trump, i cili përballet me një nivel mbështetjeje që është ndër më të ulëtat në karrierën e tij, mbetet një figurë dominuese në diskutimet e të dyja partive.

    Republikanët janë të ndarë nëse duan një kandidat që distancohet nga Trump-i apo një që ndjek hapat e tij; ndërkaq, demokratët — të cilët janë në një moment entuziazmi pas fitores së thellë ndaj republikanëve në zgjedhjet e Kongresit të 3 nëntorit — janë të ndarë lidhur me ashpërsinë e qasjes ndaj presidentit, për shembull përmes procedurës së shkarkimit (impeachment).

    Trump-i i ka pyetur aleatët e tij se kë preferojnë, Vance-in apo Rubio-n, ndërsa në një intervistë të dielën për emisionin “60 Minutes” të rrjetit CBS, ai deklaroi se “jo domosdoshmërisht” do të shprehë mbështetje për ndonjërin prej kandidatëve në zgjedhjet paraprake republikane.

    ‘Ia ka dalë të bëjë punën e tij’

    Barbara Rezner, një avokate nga Florida e cila votoi për Trump-in në tri zgjedhjet e fundit presidenciale, thotë se preferon Rubio-n në vend të Vance-it; këtë të fundit ajo e konsideron si tepër të djathtë dhe tepër të afërt me presidentin.

    “Rubio ia ka dalë të bëjë punën e tij. Ai ka qëndruar jashtë vëmendjes së shumicës së njerëzve, sepse nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që të jetë tepër i majtë, tepër i djathtë apo tepër i çmendur”, ka thënë Rezner.

    Pakënaqësia e moderuar, por në rritje, ndaj Trumpit mes republikanëve, përqendrohet te vendimi i presidentit për të nisur një luftë kundër Iranit, gjë që ka çuar në rritjen e çmimeve të karburanteve.

    Rubio ka munguar dukshëm në shumë nga bisedimet e paqes me Iranin – të cilat deri më tani nuk kanë dhënë rezultat – pavarësisht se ai është diplomati kryesor i vendit.

    Edhe Vance ka dhënë shenja se dëshiron të distancohet, duke deklaruar publikisht se humbja e thellë e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit erdhi si pasojë e luftës me Iranin.

    Rreth një duzinë republikanësh të tjerë përmenden gjithashtu në debatin kombëtar për kandidatët e mundshëm të vitit 2028; ndër më të vlerësuarit është guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, të cilin 32% e republikanëve e konsiderojnë një zgjedhje të shkëlqyer.

    Të tjerë – si djali i Trumpit, Donald Trump Jr., dhe senatori amerikan nga Teksasi, Ted Cruz – kanë mbështetësit e tyre, por edhe shumë kritikë.

    Ossoff dhe Buttigieg

    Mes demokratëve, Ossoff kryeson listat e shumë votuesve; 29% e votuesve të regjistruar të partisë e vlerësojnë atë si një zgjedhje të shkëlqyer.

    Në muajt e fundit, Ossoff ka tërhequr vëmendjen duke e quajtur Trumpin të korruptuar dhe të papërshtatshëm për detyrën, duke përdorur një gjuhë jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë.

    Javën e kaluar, ai fitoi rizgjedhjen e tij në Xhorxhia me një diferencë prej 18 pikësh përqindjeje – një shtet të cilin Trump e kishte fituar me 2 pikë diferencë në vitin 2024.

    Edhe Buttigieg vlerësohet si një zgjedhje e shkëlqyer nga 29% e demokratëve.

    Buttigieg kandidoi gjithashtu për president në vitin 2020 dhe gëzon një njohje më të gjerë në nivel kombëtar sesa Ossoff.

    Rreth një në pesë demokratë thonë se nuk kanë dëgjuar kurrë për Buttigieg-un, ndërsa rreth një në tre thonë të njëjtën gjë për Ossoff-in.

    Shumë pak republikanë nuk e njohin Vance-in, por rreth një në gjashtë prej tyre thanë se nuk e dinë se kush është Rubio.

    Për kandidatët e të dyja palëve, të fillosh ciklin zgjedhor me një emër tashmë të njohur mund të kursejë fonde që përndryshe do të shpenzoheshin për të bërë të njohur kandidatin.

    Megjithatë, ka plot shembuj kandidatësh pak të njohur që kanë fituar vrull të madh gjatë fushatës; një rast i tillë ishte ai i ish-presidentit Bill Clinton.

    Buttigieg dhe Ossoff konsiderohen të moderuar midis demokratëve, dhe kjo u pëlqen votuesve demokratë si Ed Blair, një fermer derrash në pension në jug të Illinois, i cili i jep Buttigieg një vlerësim më të mirë pjesërisht sepse Ossoff është më pak i njohur.

    “Unë i favorizoj kandidatët më të moderuar mbi ata më progresivë”, tha Blair, i cili është i kujdesshëm ndaj ndryshimeve të mëdha të propozuara si zgjerimi i mbulimit federal të sigurimeve shëndetësore Medicare nga të gjithë të moshuarit tek të gjithë në vend.

    Blair do të preferonte ndryshime graduale, të tilla si zgjerimi i Medicare për të mbuluar të gjithë fëmijët.

    “Duke shkuar drejt disa prej politikave progresive, duhet të ndërmerren hapa të vegjël në vend të atyre të mëdhenj për t’u dhënë njerëzve kohë për t’u përshtatur”.

    Sondazhi i Reuters/Ipsos tregon se moderatorë të tjerë të njohur – si ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila humbi ndaj Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, dhe Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom – secili merr vlerësime “kandidate të shkëlqyera” prej 23%, më të larta se 15% e demokratëve që e shohin Alexandria Ocasio-Cortez, një përfaqësuese të SHBA-së për Nju Jorkun, në atë mënyrë.

    Pas zgjedhjeve të mesmandatit, Ocasio-Cortez i tha CNN-it se shkarkimi i Trumpit duhet të jetë një mundësi që duhet marrë në konsideratë, ndërsa Buttigieg i tha revistës “The New Yorker” se ai “nuk është shumë i interesuar” për shkarkimin e tij.

    Ndërkohë, Elaine Kamarck, një stratege demokrate, këshilloi të mos u jepet një peshë e tepruar qëndrimeve aktuale të publikut, duke pasur parasysh se jemi ende shumë larg zgjedhjeve të vitit 2028.

    “Është një kohë shumë e largët”, mendon Kamarck. “Ka shumë njerëz në të dyja partitë që ende po vendosin nëse do të kandidojnë. Mund të arrish të parashikosh se kush do të kandidojë, por sigurisht që nuk mund të dish asgjë se kush do të jetë në avantazh”. /Telegrafi/

  • Maran zbulon çfarë nuk i pëlqeu ndaj Finlandës, pavarësisht fitores së Shqipërisë

    Maran zbulon çfarë nuk i pëlqeu ndaj Finlandës, pavarësisht fitores së Shqipërisë

    Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Finlandës, duke theksuar se përtej rezultatit, skuadra arriti të dhurojë një mbrëmje të veçantë për tifozët kuqezi.

    Trajneri italian vlerësoi atmosferën në stadium dhe paraqitjen e futbollistëve, ndërsa bëri të ditur se tashmë vëmendja do të jetë te përballja e radhës ndaj Bjellorusisë.

    “I lumtur? Si të mos jem! Përtej rezultatit, ishte një festë për të gjithë. Tifozët u argëtuan, u kthyen në shtëpi me buzëqeshje dhe të lumtur për këtë fitore. Në këto orë do t’i gëzohemi kësaj fitoreje, sepse që nga nesër do të mendojmë për Bjellorusinë”.

    “Futbolli ka ndryshuar pak. Nuk bëhet vetëm nga individët, por nga kërkimi i pozicionit dhe presioni ndaj ekipit kundërshtar. Këta djem e interpretojnë mirë këtë. Në letër i vendosim në një mënyrë, por më pas mundohemi të gjejmë zgjidhjet e duhura në fazën e mbajtjes së topit. Edhe kur mbrohemi, përdorim karakteristikat tona për të qenë efikasë”, u shpreh ai.

    Maran vlerësoi gjithashtu paraqitjet e disa futbollistëve, duke përmendur Pilo, Hysajn dhe Mitajn, por insistoi se meritat duhet t’u atribuohen të gjithë lojtarëve.

    “Të përmend vetëm një emër nuk do të ishte e drejtë. Edhe Hysaj, nga ana tjetër, po bën mirë. Mitaj po luan në një rol që e ka praktikuar pak, por po e bën në mënyrë shembullore, shpesh duke u pozicionuar në qendër apo duke dalë përpara. Mendoj se të gjithë po japin kontributin e tyre në këtë mënyrë”.

    Sa i përket paraqitjes ndaj Finlandës, italiani pranoi se skuadra pati momente kur u tërhoq më shumë seç duhej, veçanërisht në fund të pjesës së parë.

    “Në fund të pjesës së parë u tërhoqëm dhe nuk ushtruam presion. Ne nuk duhet të bëhemi ekip pasiv, sepse kur ndodh kjo, kundërshtarët gjejnë hapësira dhe bëjnë lëvizjet e tyre. Duhet të kemi presionin e duhur. Kur e ulim atë, siç ndodhi në fund, shihet se nuk jemi aty ku duhet”.

    “Mendoj se kemi pasur shumë prekje në zonën kundërshtare dhe kemi qëndruar shpesh aty. Në tranzicione duhet të jemi shumë më mirë. Nuk patëm shumë gjuajtje, por krijuam shumë situata dhe arritëm të qëndronim në zonën kundërshtare. Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe kjo ndikoi shumë”.

    Në fund, Maran foli edhe për golin e Ernest Muçit, duke vlerësuar cilësinë e realizimit dhe rëndësinë që sulmuesi ka në skuadër.

    “Unë zgjedh rëndësinë, por ai ka shënuar një gol të madh. Me kontrollin dhe goditjen e një goli të tillë, këtë e pres nga ai dhe të tjerët. Na ka treguar se mund të shënojë gola të tillë. Jam i bindur se i ka në këmbët e tij këto cilësi. I përgëzova djemtë dhe tani duhet të rikuperojmë, sepse të dielën kemi një tjetër betejë”, përfundoi Maran./Telegrafi/

  • Six Kosovo jungles compete at Grand Prix Zagreb 2026, aim for results in international arena

    Six jungles will represent Kosovo in the international Grand Prix Zagreb 2026 contest, which will be held from November 13th to November 15th in Croatia’s capital.

    Kosovo’s team will consist of three jungles and three jungles, who will request better presentations in this important competition of the international Judo calendar.

    In the women’s competition, Kosovo will represent Erza Muminovic in the category of up to 48kg, Fatjona Kasap in the category of up to 52kg and the Loja flame in it as much as 57kg.

    Meanwhile, in men’s competition, Akil Gjakova and Dardan Cena will compete in the category of up to 73kg, as will Luce Davies in the category of up to 81kg.

    The Kosovo team in Zagreb will be led by trainers Fatos Tabaku and Confront Gashi.

    Grand Prix Zagreb 2026 presents another opportunity for Kosovo Judists to witness their preparations and values in the international arena.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal