Blog

  • Kurti: Arsimi dhe drejtësia, dy shkaqet kryesore të migrimit

    Kurti: Arsimi dhe drejtësia, dy shkaqet kryesore të migrimit

    Kurti: Arsimi dhe drejtësia, dy shkaqet kryesore të migrimit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migrimin, duke thënë se, sipas bindjes së tij, dy prej shkaqeve kryesore që po i shtyjnë qytetarët të largohen nga vendi janë cilësia e arsimit dhe problemet në sistemin e drejtësisë. Gjatë diskutimit, Kurti ka thënë se qytetarët në Kosovë jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave, duke kritikuar gjendjen në pushtetin lokal, veçanërisht në zonat rurale dhe cilësinë e arsimit.

    Kurti ka thënë se gjatë gjashtë vjetëve të qeverisjes së tij ka krijuar bindjen se janë dy faktorë kryesorë që ndikojnë në migrimin e qytetarëve, duke veçuar gjendjen në komuna dhe cilësinë e arsimit.

    “Por bindjen time gjatë këtyre gjashtë vjet qeverisje, janë dy shkaqe kryesore të migrimit të njerëzve në kohët e fundit. Nuk po flas për ato migrimet kur ka qenë okupimi i egër i Serbisë, apartheidi, persekutimi politik, mandej varfëria ekonomike e kështu me radhë. Edhe më tutje do ta kemi rrezik migrimin nga këta të njëjtit dy faktorë, për të cilët do të flas shkurtimisht tani”, ka deklaruar kryeministri.

    Si faktor të parë, ai ka përmendur gjendjen në komunat e Kosovës, duke thënë se kushtet e jetesës në shumë prej tyre, sidomos në zonat rurale, po ndikojnë që qytetarët të shpërngulen drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit.

    “E para është gjendja në komunat tona. Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i komunës. Shumica e komunave të Kosovës i kanë kushtet e jetesës të tilla, sidomos në zonat rurale dhe sidomos për shkak të cilësisë së arsimit, që ata ose migrojnë brenda në Fushë Kosovë e në Prishtinë, ose në Gjermani e në Zvicër. Besoni, një ndër shkaqet kryesore të migrimit, qoftë të brendshëm, qoftë jashtë, është arsimi”, ka thënë Kurti.

    Ai ka vlerësuar se përmirësimi i arsimit është një prej sfidave më të mëdha për institucionet, pasi rezultatet e investimeve në këtë sektor nuk mund të shihen menjëherë, por kërkojnë kohë dhe stabilitet.

    “Edhe unë jam shumë optimist që do të mund t’i rregullojmë edhe industrinë, edhe mbrojtjen, edhe sigurinë, edhe investimet, kulturë, sport. Sfidë e madhe do të mbetet arsimi, sepse në arsim duhet me mbjellë sivjet edhe dy vite të mëvonshme për me mundur me korrur mbas nja 10-15 vjetëve. Është shumë e ngadalshme ajo. Do stabilitet të madh dhe ka sfida që i ka dhe bota, nuk janë vetëm sfidat tona. Çfarë shkolle në shekullin XXI është pyetje legjitime edhe në ekonomitë më të zhvilluara, lere më te ne”, ka deklaruar ai.

    Kurti ka kritikuar edhe mënyrën se si është organizuar arsimi në nivelin lokal, duke thënë se do të preferonte që ky sektor të ishte më i centralizuar.

    Ai ka përmendur edhe decentralizimin e arsimit në kuadër të propozimit të Ahtisaarit, për shkak të komunave me shumicë serbe, ndërsa ka kërkuar që drejtorëve komunalë të arsimit t’u kushtohet më shumë rëndësi.

    “Edhe faktori i dytë për bindjen time përveç arsimit, përkatësisht cilësisë, përkatësisht mungesës së cilësisë, e ne e dimë që arsimi u takon komunave. Unë kisha qenë më shumë që arsimi të jetë më i centralizuar, po jua them shumë hapur. Po prej propozimit të Ahtisaarit, për shkak të 10 komunave me shumicë serbe, arsimi është decentralizuar. Dhe vetëm shikoni sa është cilësia e kuadrove tona që janë drejtorë komunalë të arsimit nëpër 38 komunat e Kosovës. Pa e bërë drejtorin komunal të arsimit njeri shumë më të rëndësishëm që cilido prej neve dhe me dashur me shkuar me punuar aty, se është sfidë e madhe, nuk rregullohet arsimi”, ka thënë Kurti.

    Ai ka shtuar se problemet në arsim janë më të theksuara në zonat rurale, ndërsa ka vlerësuar se cilësia ndryshon edhe ndërmjet qendrave të ndryshme të Kosovës.

    “Sidomos në zonat rurale. Në këto kryeqendrat kryesore është mirë, po mandej është e stratifikuar. Në kryeqytet është më mirë se në qendra të tjera”, ka thënë ai.

    Gjatë fjalimit, Kurti ka kërkuar edhe disa minuta për ta përmbyllur diskutimin, duke thënë se, përveç arsimit, sfida e dytë e madhe e Kosovës është drejtësia.

    “Edhe e dyta përveç arsimit, sfidë e madhe që ka shteti jonë është drejtësia. Kemi shumë qytetarë të vendit tonë që kur kanë shkuar në Pallat të Drejtësisë e kanë dalë prej atje, ose nëpër gjykatat themelore, nëpër prokurori, kur janë ankuar, kanë dalë më të pakënaqur sesa kanë hyrë”, ka deklaruar kryeministri.

    Sipas tij, pakënaqësitë me sistemin e drejtësisë, padrejtësitë dhe zvarritja e proceseve gjyqësore mund të ndikojnë që qytetarët të vendosin të largohen nga Kosova bashkë me familjet e tyre.

    “Edhe ju e dini qysh janë populli jonë, shpërngulet. Një problem me fqinjin, një problem me vendin e punës, një padrejtësi diku, një stërzgjatje në proces gjyqësor, shkon me krejt familjen. Neve na duhet me e rregulluar drejtësinë dhe arsimin. Me thënë të drejtën, unë jam optimist për krejt të tjerat. Optimist i përmbajtur jam për këto të dyja. Edhe kjo është sfida jonë e madhe në vitet në vijim”, shtoi Kurti.

    Burimi: Insajderi

  • Për herë të parë interpretohen në skenë dorëshkrime të Shaqir Hotit në Okarina Fest

    Për herë të parë interpretohen në skenë dorëshkrime të Shaqir Hotit në Okarina Fest

    Ruajtja, promovimi dhe zhvillimi i trashëgimisë sonë muzikore, me theks të veçantë në instrumentet tradicionale dhe ndërthurjen e tyre me krijimtarinë bashkëkohore është qëllimi i Okarina Fest. Edicioni i tretë i festivalit është përshkuar  me program me vepra të kompozitorëve shqiptarë të interpretuara nga orkestra harkore e festivalit si dhe koncerti kushtuar 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të mjeshtrit Shaqir Hoti, realizuar nga orkestra e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

    ”Qëllimi ynë është që ta ruajmë identitetin tonë përmes Okarinës së Runikut e cila na përfaqëson në mënyrë të denjë, dhe ta bëjmë të njohur edhe për publikun ndërkombëtar”, tha drejtoresha e Okarina Fest, Monika Jani Tuzhani.

    Edicioni i tretë i Okarina Fest, këtë vit erdhi me homazh për mjeshtrin Shaqir Hotin dhe trashëgiminë e tij të pavdekshme muzikore. Në bashkëpunim me Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota“, përmes interpretimeve në skenë, festivali ka sjellë për herë të parë para publikut, krijimet dhe dorëshkrimet muzikore të mjeshtrit Shaqir Hoti, si dëshmi e vlerave të çmuara të trashëgimisë së tij artistike.

    Drejtori artistik i festivalit Valton Beqiri është shprehur se “Me përkrahjen e familjes Hoti, na janë ofruar rreth 85 dorëshkrime të Shaqir Hotit, cilat nuk kanë qenë të realizuara ma herët dhe ne kemi përzgjedhur disa prej tyre, me qëllimin që ta mbajmë gjallë veprimtarinë e bacit Shaqë”. 

    Njeriu i cili kishte bashkëpunim për gjysmë dekade me Shaqir Hotin, është instrumentisti i mirënjohur Fatmir Makolli, i cili i emocionuar, pas interpretimit vazhdoi tek pjesa ku ishte vendosur portreti i Shaqir Hotit dhe i gjunjëzuar para tij, luajti disa tinguj në shenjë nderimi dhe krenarie për figurën e tij. “Veprat që ai ka lënë trashëgimi, sonte u ngjallën, gjithcka ishte live, ndërsa amaneti që baca Shaqë më ka lënë janë bishnicat, me të cilat kam luajtur për herë të parë në këtë koncert” tha Makolli.

    Okarina është një nga instrumentet që Shaqir Hoti e ka studiuar dhe ka punuar me pasion të veçantë. Dëshira e tij e madhe ishte që njohuritë e tij t’i përcjellë jo vetëm te kolegët dhe studiuesit, por në veçanti gjeneratave të reja, në mënyrë që kjo pasuri kulturore të trashëgohet brez pas brezi.

    Trashëgimtari i mjeshtrit të shquar Shaqir Hotit, biri i tij Valdet Hoti u shpreh “Jam fokusuar në instrumentin okarina dhe do të vazhdoj deri në fund të jetës time, sepse babai ka pas dëshirë me lënë një pasardhës”. Ai shtoi se, jo vetëm babai i tij, por të gjithë artistët e merituar është mirë të mos harrohen, sepse ngjarje të tilla janë vulë dhe krenari për familjen.  

    Okarina instrumenti i lashtë i trashëgimisë sonë, prej nga e ka marr emrin Festivali, është një instrument frymor prej qeramikës, i zbuluar ne Runik të Skënderajt, që dëshmon për rrënjët e hershme të kulturës muzikore dhe njëherit përfaqëson një lidhje të çmuar ndërmjet trashëgimisë arkeologjike, tingullit dhe krijimtarisë muzikore.

    Burimi: RTKLive

  • Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen

    Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen

    Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës, ku po shqyrtohet buxheti për vitin e ardhshëm.

    Hamza ka thënë se çdo gjë që është e mirë në kuadër të buxhetit duhet të vlerësohet, por sipas tij, projektbuxheti i propozuar nuk garanton as mirëmbajtjen.

    Ai ka vlerësuar se rritja ekonomike prej 3.8 për qind është e pamjaftueshme për t’i adresuar sfidat me të cilat përballet ekonomia e Kosovës.

    Sipas tij, vendi përballet me probleme të thella ekonomike, njofton Klankosova.tv

    “Ekonomia e Kosovës ka sfida të thella. E para, kemi deficit të lartë tregtar, përkeqësim të deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe inflacionin më të lartë krahasuar me të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë Hamza.

  • “E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

    “E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

    “E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

    Kryeministri Albin Kurti, gjatë debatit në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, ka mbrojtur politikat ekonomike të Qeverisë së tij, duke thënë se të hyrat buxhetore janë rritur për 135 për qind në gjashtë vjetët e fundit.

    Kurti ka thënë se në vitin 2021, kur Qeveria e tij mori mandatin e plotë, të hyrat buxhetore ishin 1.7 miliard euro, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të arrijnë në 4 miliardë euro.

    “Ne i përmbahemi zotimeve tona, ato nuk janë vetëm për vitin 2027, por më shumë se aq. Por këtu u përmend edhe qeverisja jonë deri më tani, besojmë që ajo ofron gjithë bazën e nevojshme për optimizimin e mëtejshëm. Nuk do të duhej të harrohen shifrat kryesore, në vitin 2021 kur qeverisëm në mandatin e plotë, madje edhe më gjatë se aq për shkak se përsëriteshin zgjedhjet, të hyrat buxhetore ishin 1.7 miliard euro, ndërkaq të hyrat në vitin e ardhshëm do të jenë 4 miliardë euro.

    Për gjashtë vjet, të hyrat buxhetore rriten për 135 për qind. Rritja e tyre, nga 1.7 miliard në 4 miliard për gjashtë vjet, besoj që është e dhënë mbresëlënëse”, ka deklaruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

    Kreu i Qeverisë ka folur edhe për rritjen e importeve, duke thënë se kjo lidhet me rritjen e fuqisë blerëse dhe zgjerimin e klasës së mesme në Kosovë.

    “Një mend importet janë rritur, por importet janë rritur edhe për shkak se është rritur fuqia blerëse në Kosovë, është zgjeruar klasa e mesme në Kosovë dhe ky zgjerim i klasës së mesme vjen nga disa faktorë. Një faktor është rritja e pagave, faktor tjetër është rritja e punësimit, rritja e pensioneve”, ka thënë Kurti.

    Ai ka përmendur edhe rritjen e pensioneve, shtesat për nënat dhe fëmijët, si dhe rritjen e pagës minimale, duke thënë se këto masa kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve.

    “Pensioni bazik që ka qenë 90 euro është bërë 150 euro. Janë edhe shtesat për nëna dhe fëmijë, u kemi dhënë mjete atyre që kanë më pak, e të cilët përmirësimin e jetës kur e bëjnë me ato që i kemi dhënë pak, nuk është pak, është në fakt shumë, sepse atij që ka shumë kur i jep pak është aspak, por atij që ka pak e i jep pak, është shumë.

    E kemi trefishuar pagën minimale, e kemi gjetur 170 euro, tash është 500 euro. Paga minimale 11 vjet nuk është prekur fare. Prandaj e kemi një import rreth 7 miliardë”, ka deklaruar Kurti në Kuvend./Klankosova.tv

  • Alternativa elegante e xhinseve të kaltra: Ja si t’i kombinoni për një pamje me stil

    Alternativa elegante e xhinseve të kaltra: Ja si t’i kombinoni për një pamje me stil

    Vjeshta sjell një alternativë tërheqëse për garderobën: xhinset në nuancat e kafesë, që kombinohen lehtësisht dhe u japin elegancë edhe veshjeve më të thjeshta

    Nëse dëshironi të freskoni garderobën dhe të largoheni pak nga xhinset klasike blu, ekziston një model që meriton vëmendje të veçantë: xhinset ngjyrë çokollate.

    Elegante, të sofistikuara dhe të lehta për t’u kombinuar, ato janë ndër zgjedhjet më interesante të modës për sezonin vjeshtë-dimër 2026.

    Ngjyra kafe prej disa sezonesh vazhdon të jetë e pranishme në modë. Nga nuancat e ngrohta të karamelit deri te tonet e errëta të çokollatës, kjo paletë përshtatet natyrshëm me atmosferën e vjeshtës dhe u jep veshjeve të përditshme një pamje më të rafinuar.

    Pse pikërisht xhinset ngjyrë kafe?

    Këto xhinse nuk janë ndonjë risi revolucionare, por përfaqësojnë një alternativë praktike për ata që kërkojnë ndryshim pa hequr dorë nga eleganca dhe rehatia.

    Nuancat e kafesë kombinohen bukur me pulovrat e thurura, palltot prej leshi, çantat prej kamoshi dhe pothuajse të gjitha veshjet karakteristike të stinës.

    Ndryshe nga xhinset në ngjyra më të guximshme, si e kuqja apo e verdha, modelet ngjyrë kafe mund të përdoren për shumë sezone, pa u dukur të dala nga moda.

    Avantazhi i tyre është se duken më elegante se modelet tradicionale blu, por mbeten po aq praktike për përdorim të përditshëm.

    shutterstock

    Cilin model duhet të zgjidhni?

    Kur bëhet fjalë për prerjen, prakticiteti duhet të jetë përparësi.

    Xhinset me këmbë të drejta janë ndër zgjedhjet më të sigurta, sepse kombinohen lehtësisht me lloje të ndryshme këpucësh dhe veshjesh.

    Edhe modelet paksa të zgjeruara në fund janë një alternativë elegante, ndërsa xhinset e ngushta po rikthehen gradualisht në vëmendjen e modës.

    Nga ana tjetër, modelet tepër të gjera apo me bel shumë të ulët mund të mos u përshtaten të gjithëve dhe shpesh lidhen me tendenca më jetëshkurtra.

    shutterstock

    Më e rëndësishmja është të zgjidhni një prerje që i përshtatet trupit dhe ju bën të ndiheni rehat.

    Kushtojini vëmendje edhe gjatësisë së këmbëve të pantallonave. Para blerjes, mendoni nëse do t’i kombinoni kryesisht me këpucë të sheshta, çizme apo taka.

    shutterstock

    Me çfarë kombinohen xhinset ngjyrë çokollate?

    Një nga përparësitë më të mëdha të këtyre xhinseve është përshtatshmëria e tyre.

    Për një pamje të përditshme, kombinojini me një pulovër në ngjyrë bezhë, krem ose karamel. Kjo krijon një harmoni të ngrohtë ngjyrash, veçanërisht të përshtatshme për vjeshtë.

    Për një stil më urban, mund t’i vishni me xhaketë lëkure dhe atlete, ndërsa për një paraqitje më elegante zgjidhni një pallto klasike dhe çizme të shkurtra me taka të trasha.

    Mokasinet, balerinat dhe çizmet me lidhëse janë gjithashtu zgjedhje të përshtatshme.

    Xhinset ngjyrë kafe kanë edhe një avantazh praktik gjatë ditëve me shi, kur veshjet shumë të çelëta kërkojnë më tepër kujdes.

    Në fund, xhinset blu mbeten pjesë e pazëvendësueshme e garderobës. Megjithatë, modelet ngjyrë çokollate sjellin një mundësi tjetër për t’i dhënë freski stilit të përditshëm, pa pasur nevojë të ndryshoni të gjithë garderobën. /Telegrafi/

  • Al-Ittiehad returns interest in Edon Zhegrov, prepares 15m euro bid

    Saudi giant Al-Ittihad has restored interest in Kosovo’s National Star, Edon Zhegrova, which aims to transfer during the passing deadline of January.

    Source Layer: Dukeagini

  • Al-Ittihad rikthen interesimin për Edon Zhegrovën, përgatit ofertë prej 15 milionë eurosh

    Al-Ittihad rikthen interesimin për Edon Zhegrovën, përgatit ofertë prej 15 milionë eurosh

    Gjiganti saudit Al-Ittihad ka rikthyer interesimin për yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Burimi: Dukagjini

  • Jose Mourinho’s special plan for Arda Guler is taught after the contract is renovated

    Jose Mourinho’s special plan for Arda Guler is taught after the contract is renovated

    Jose Moourinho is planning to give Arda Guler an even more important role in Real Madrid after continuing the midfielder contract until 2032, reports Sport.

    Medium reports that at the madrile club, they believe 21-year-old could register the best statistics of his career during this season.

    Mouriinho aims to use Guler mainly on the right arm, from where he can get into the center to create numeric supremacy in the middle, while Federico Walderde will cover space in the arm.

    Jose Mourinho’s special plan for Arda Guler is taught after the contract is renovated

    Portuguese coach can also activate the Turk as a midfield center, in the role of eight, especially for low block-protected teams. However, Mourinho prefers Guler to play closer to the opposing gate.

    The Turkish midfielder has already contributed five goals and seven assistings to 19 presentations with the club and the Nationale this season.

    Guler, meanwhile, is expected to return to the weekend in the Real’s basic formation of Celta Vigos. /Telegraph/

  • Mësohet plani veçantë i Jose Mourinhos për Arda Gulerin pas rinovimit të kontratës

    Mësohet plani veçantë i Jose Mourinhos për Arda Gulerin pas rinovimit të kontratës

    Jose Mourinho po planifikon t’i japë Arda Gulerit një rol edhe më të rëndësishëm te Real Madridi, pas vazhdimit të kontratës së mesfushorit deri në vitin 2032, raporton Sport.

    Mediumi raporton raporton se te klubi madrilen besojnë se 21-vjeçari mund të regjistrojë statistikat më të mira të karrierës së tij gjatë këtij sezoni.

    Mourinho synon ta përdorë Gulerin kryesisht në krahun e djathtë, nga ku ai mund të futet në qendër për të krijuar epërsi numerike në mesfushë, ndërsa Federico Valverde do të mbulojë hapësirën në krah.

    Jose Mourinho’s special plan for Arda Guler is taught after the contract is renovated

    Trajneri portugez mund ta aktivizojë turkun edhe si mesfushor qendre, në rolin e numrit tetë, veçanërisht ndaj skuadrave që mbrohen me bllok të ulët. Megjithatë, Mourinho preferon që Guler të luajë më afër portës kundërshtare.

    Mesfushori turk ka kontribuar tashmë me pesë gola dhe shtatë asistime në 19 paraqitje me klubin dhe Kombëtaren këtë sezon.

    Ndërkohë, Guler pritet të rikthehet në vikend në formacionin bazë të Realit ndaj Celta Vigos./Telegrafi/

  • Alarm për bomba në katër shkolla në Tetovë, të gjitha kërcënimet rezultojnë të rreme

    Alarm për bomba në katër shkolla në Tetovë, të gjitha kërcënimet rezultojnë të rreme

    Katër shkolla në Tetovë janë përfshirë nga alarmet për bomba gjatë ditës së sotme, por pas kontrolleve policore është konstatuar se të gjitha kërcënimet ishin të rreme.

    Fillimisht, njoftimet për mjete shpërthyese u dërguan për shkollat fillore “Iliria”, “Marif” dhe “Jahja Kemal”, ndërsa më vonë edhe për shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq”.

    Sipas SPB-së së Tetovës, kërcënimet u dërguan përmes postës elektronike nga adresa të ndryshme, të cilat më pas u fshinë.

    Nxënësit u evakuuan përkohësisht, ndërsa pas kontrolleve mësimi vazhdoi normalisht. Policia po punon për identifikimin e autorit të kërcënimeve.