Blog

  • Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet

    Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet

    Komisioni Evropian pritet të miratojë pothuajse të gjithë shumën prej 10 miliardë eurosh të alokuar për Hungarinë nga Mekanizmi për Rimëkëmbje dhe Rezistencë (RRF) më vonë gjatë këtij muaji, kanë konfirmuar zyrtarë të Komisionit për Euronews.

    Kryeministri Péter Magyar, i cili erdhi në pushtet me një fitore dërrmuese në zgjedhjet e prillit, e bazoi fushatën e tij në premtimin për të zhbllokuar fondet e BE-së, të cilat ishin ngrirë gjatë 16 viteve të Viktor Orbánit në pushtet.

    Në muajin maj, Magyar dhe Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, ranë dakord për zhbllokimin e 16,4 miliardë eurove, të cilat ishin mbajtur pezull për shkak të shqetësimeve lidhur me sundimin e ligjit dhe korrupsionin gjatë qeverisjes së Orbánit.

    Nga kjo shumë totale, 10 miliardë euro vijnë nga Mekanizmi për Rimëkëmbje dhe Rezistencë (RRF) i BE-së, i krijuar pas pandemisë, i cili skadon më vonë gjatë këtij viti.

    Të gjitha pagesat duhet të autorizohen deri në fund të nëntorit, në mënyrë që të mund të kryhen para përfundimit të vitit.

    Në fund të gushtit, Hungaria njoftoi se i kishte përmbushur kushtet e BE-së për pagesë, pavarësisht vonesave të konsiderueshme të akumuluara gjatë periudhës së Orbánit.

    Pak kohë më pas, Komisioni nisi një proces verifikimi.

    Një zyrtar i njohur me dosjen, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Komisioni pret t’i përfundojë vlerësimet e mbetura në kuadër të RRF-së – përfshirë edhe atë për Hungarinë – deri në fund të nëntorit, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

    Në rastin e Hungarisë, Komisioni “nuk ka identifikuar pengesa të mëdha”, çka mund të nënkuptojë se Budapesti do të marrë 100 për qind, ose një vlerë shumë afër kësaj, të shumës së kërkuar.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Euronews, vlerësimi mund të publikohet që javën e ardhshme. /Telegrafi/

  • Successful intervention in Vushtrri, the seriously injured patient’s four – pound [4 kg] tumor is removed

    A complex surgery has been successfully carried out at the Sheikh Zayedʹ Hospital in Vushtrri, where a seriously healthy patient has been removed from a four – pound [4 kg] tumor.

    The news has been made available by the hospital itself through a Facebook report saying that the patient had faced this health problem for about two years.

    According to the announcement, the delicate intervention has been successfully carried out thanks to the medical team’s commitment, while the patient’s post-operation situation is good and stable.

    Gynecologists-obstetter Mr. Sc. Dr. Brian Feka, Dr. Fatmire Melenica and Dr. Behe Ejupi, as well as anesthesiologist Dr. Rexhep Kovaci.

    The leader of the intervention, Dr. Blerim Feka, has expressed gratitude for the hospital director for supporting and creating the necessary conditions for the implementation of such complex operations.

    Sheikh Zayed’s Hospital has described this case as evidence of the dedication and professionalism of health staff in providing services for patients.

    Source Layer: Insander

  • Ndërhyrje e suksesshme në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori prej 4 kilogramësh

    Ndërhyrje e suksesshme në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori prej 4 kilogramësh

    Ndërhyrje e suksesshme në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori prej 4 kilogramësh

    Një ndërhyrje kirurgjike komplekse është realizuar me sukses në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, ku një pacienteje në gjendje të rëndë shëndetësore i është larguar një tumor me peshë prej katër kilogramësh.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se pacientja ishte përballur me këtë problem shëndetësor për rreth dy vjet.

    Sipas njoftimit, ndërhyrja delikate është kryer me sukses falë angazhimit të ekipit mjekësor, ndërsa gjendja e pacientes pas operacionit është e mirë dhe stabile.

    Në këtë intervenim morën pjesë gjinekologët-obstetër Mr. sc. Dr. Blerim Feka, Dr. Fatmire Melenica dhe Dr. Behije Ejupi, si dhe anesteziologu Dr. Rexhep Kovaçi.

    Udhëheqësi i ndërhyrjes, Dr. Blerim Feka, ka shprehur mirënjohje për drejtorin e spitalit për mbështetjen dhe krijimin e kushteve të nevojshme për realizimin e operacioneve të tilla komplekse.

    Spitali “Sheikh Zayed” e ka cilësuar këtë rast si dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

    Burimi: Insajderi

  • I’m being harassed for my consent to Nora. Arlinda tells Achilles ( V IDEO)

    ARelinda has shared a detail about her report to Nora, showing her that other residents are bothering her for her consent.

    During the conversation, Achilles asked if she had favor with Nora.

    Do you like Nora? asked Achilles.

    Yeah, Arlinda responded by openly acknowledging her consent.

    She also told Achilles that Nora knows about this.

    For more:

  • “Po më ngacmojnë për pëlqimin që kam ndaj Norës” – Arlinda i tregon Akilit (VIDEO)

    “Po më ngacmojnë për pëlqimin që kam ndaj Norës” – Arlinda i tregon Akilit (VIDEO)

    “Po më ngacmojnë për pëlqimin që kam ndaj Norës” – Arlinda i tregon Akilit (VIDEO)

    Arlinda ka ndarë me Akilin një detaj lidhur me raportin e saj me Norën, duke i treguar se banorët e tjerë po e ngacmojnë për pëlqimin që ka ndaj saj.

    Gjatë bisedës, Akili e pyeti nëse ajo ka pëlqim për Norën.

    “A të pëlqen ty Nora?”, e pyeti Akili.

    “Po”, u përgjigj Arlinda, duke e pranuar hapur pëlqimin e saj.

    Gjithashtu ajo i tregoi Akilit se edhe Nora e di për këtë.

    Për më shumë:

  • Gara tregon lokacionet ku do të kërkohen personat e zhdukur: Nga Peja deri në Prishtinë

    Gara tregon lokacionet ku do të kërkohen personat e zhdukur: Nga Peja deri në Prishtinë

    Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe analizave të ADN-së për identifikimin e mundshëm.

    Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka thënë se kërkimet në këtë lokacion janë zhvilluar në bazë të informatave të siguruara nga familjarët e personave të zhdukur dhe qytetarët.

    Gara ka treguar se gërmimet e para ishin zhvilluar më 6 nëntor, por për shkak të specifikave të terrenit dhe ndryshimeve në infrastrukturë, atë ditë nuk ishte arritur të gjendeshin mbetje mortore.

    “Jemi rikthyer sërish sot dhe, pas angazhimit të të gjitha ekipeve, është arritur të gjenden dhe zhvarrosen mbetjet mortore, që sipas antropologëve, si ekspertë të Institutit për Mjekësi Ligjore, i përkasin minimumi një personi”, ka deklaruar Gara.

    Ai ka bërë të ditur se mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet dhe do të merren mostrat për analiza të ADN-së, të cilat do të krahasohen me mostrat referente të familjarëve.

    Gara ka njoftuar se gjatë vitit 2026 janë trajtuar rreth 20 deri në 21 lokacione, ndërsa në mesin e rasteve më të rëndësishme ka veçuar gjetjet në Jabuk dhe Kalludër të Zubin Potokut.

    Ai ka paralajmëruar se kërkimet do të vazhdojnë edhe në disa lokacione të tjera, përfshirë një fshat në Komunën e Pejës, varrezat në veri të Mitrovicës, Miradinë e Fushë-Kosovës dhe varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen Arbëria.

    Ndërkaq, si pengesën kryesore në procesin e kërkimit të personave të zhdukur, Gara e ka përmendur mungesën e qasjes në arkivat e Serbisë.

    “Pengesa më e madhe mbetet mungesa e informacioneve që do të duhej të vinin nga arkivat e institucioneve të Serbisë, po flas për arkivat e ish-ushtrisë jugosllave dhe arkivat e policisë serbe”, ka theksuar ai.

    Sipas Garës, vështirësi paraqet edhe qasja në lokacionet e dyshuara për varreza masive në territorin e Serbisë, ku ende nuk ka përfunduar procesi i kërkimeve./RTK

  • Albania doubles supremacy over Finland, Manaj marks early in the second half

    Albania has doubled its supremacy over Finland in their match.

    The goal for the score of 2.0 came true at the 50th minute of the meeting.

    Source Layer: Insander

  • Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Finlandës, Manaj shënon në fillim të pjesës së dytë

    Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Finlandës, Manaj shënon në fillim të pjesës së dytë

    Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Finlandës, Manaj shënon në fillim të pjesës së dytë

    Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Finlandës në ndeshjen mes tyre.

    Golin për rezultatin 2:0 e realizoi Rey Manaj, në minutën e 50-të të takimit.

    Burimi: Insajderi

  • Success in Vushtrri, a seriously charged tumor is removed

    A complex surgery has been successfully conducted at the Sheikh Zayed’s Hospital in Vushtrri, where a serious patient has been removed from a four – pound [4 kg] tumor.

    The news has been reported by the hospital itself, through a Facebook report saying that the patient had faced this health problem for about two years.

    According to the announcement, the delicate intervention has been successfully realised thanks to the medical team’s commitment, while the patient’s post-operation situation is good and stable.

    Gynecologists-obstetter Mr. Sc. Dr. Brian Feka, Dr. Fatmire Melenica and Dr. Behe Ejupi, as well as anesthesiologist Dr. Rexhep Kovaci.

    The leader of the intervention, Dr. Blerim Feka, has expressed gratitude for the hospital director for supporting and creating conditions for the implementation of such complex operations.

    Sheikh Zayed’s Hospital has described this case as evidence of the dedication and professionalism of health staff in providing services for patients.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

    Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

    Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

    Një ndërhyrje kirurgjike komplekse është realizuar me sukses në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, ku një pacienteje në gjendje të rëndë i është larguar një tumor me peshë prej katër kilogramësh.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se pacientja ishte përballur me këtë problem shëndetësor për rreth dy vjet.

    Sipas njoftimit, ndërhyrja delikate është realizuar me sukses falë angazhimit të ekipit mjekësor, ndërsa gjendja e pacientes pas operacionit është e mirë dhe stabile.

    Në këtë intervenim morën pjesë gjinekologët-obstetër Mr. sc. Dr. Blerim Feka, Dr. Fatmire Melenica dhe Dr. Behije Ejupi, si dhe anesteziologu Dr. Rexhep Kovaçi.

    Udhëheqësi i ndërhyrjes, Dr. Blerim Feka, ka shprehur mirënjohje për drejtorin e spitalit për mbështetjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e operacioneve të tilla komplekse.

    Spitali “Sheikh Zayed” e ka cilësuar këtë rast si dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali