Blog

  • Severe impact between Arlinda and Nichit for Cledja at BBVK ( VIDEOS)

    – What?A fierce debate has erupted between Arlinda and Nichi at Big Brother’s home V IP Kosova, in terms of his consent towards Cledja.

    Arlinda accused Nichi of following Cledja, although she had made it clear that she had no interest in him.

    You follow a woman like a pervert, you don’t understand the word “no.” That girl is telling you I don’t like her. You have psychologically abused him, you will become the victim of your ego, Arlinda told him.

    Nichi retorted: Go there, cheater!

    You can follow the full approach in the following video.

  • Përplasje e ashpër mes Arlindës dhe Nichit për Kledjën në BBVK (VIDEO)

    Përplasje e ashpër mes Arlindës dhe Nichit për Kledjën në BBVK (VIDEO)

    Përplasje e ashpër mes Arlindës dhe Nichit për Kledjën në BBVK (VIDEO)

    Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Arlindës dhe Nichit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, lidhur me pëlqimin e këtij të fundit ndaj Kledjës.

    Arlinda e akuzoi Nichin se po e ndiqte Kledjën, ndonëse ajo i kishte bërë të qartë se nuk kishte interesim për të.

    “Ti e ndjek gruan si pervers, ti nuk e kupton fjalën ‘jo’. Ajo vajza po të thotë se nuk më pëlqen. Ti e ke abuzuar psikologjikisht, ti ke për t’u bërë viktimë e egos tënde”, i tha Arlinda.

    Nichi iu kundërpërgjigj me fjalët: “Ik atje, mashtruese!”, duke e përshkallëzuar edhe më tej debatin.

    Përballjen e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

  • Harry Kane shkruan historinë me Anglinë, katapultohet si legjendë

    Harry Kane shkruan historinë me Anglinë, katapultohet si legjendë

    Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është tani lojtari me më shumë ndeshje për “Tre Luanët” me 126 paraqitje, pasi luajti në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë të enjten mbrëma, 12 nëntor 2026.

    Kapiteni aktual i Anglisë bëri paraqitjen e tij të 125-të në ndeshjen e tetorit me Çekinë, që do të thoshte se sulmuesi i Bayern Munich u barazua me rekordin e mëparshëm të të gjitha kohërave për meshkuj prej 125 golash, i cili mbahej nga Peter Shilton.

    Ai tani ka vendosur një rekord të ri historik për ekipin e meshkujve, me ndeshjet e tij të grumbulluara në vetëm më pak se 12 vjet, pas debutimit të tij kundër Lituanisë në fillim të vitit 2015, ku shënoi edhe golin e tij të parë në rrugën drejt bërjes golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i “Tre Luanëve”.

    Shilton mbante rekordin e të gjitha kohërave për ekipin kombëtar të futbollit të meshkujve të Anglisë me 125 ndeshje ndërkombëtare në emrin e tij, duke përfaqësuar Tre Luanët për 20 vjet, pasi debutoi kundër Gjermanisë Lindore në nëntor 1970.

    Ai u paraqit në pesë turne të mëdha, duke përfshirë Kupat e Botës në vitet 1982, 1986 dhe 1990 dhe Kampionatet Evropiane në vitet 1984 dhe 1988. Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990 në Itali.

    Kane u bë centurion më 10 shtator 2024, kur luajti ndeshjen e tij të 100-të në një ndeshje të Ligës së Kombeve me Finlandën në Wembley dhe tani ai do ta rris rekordin edhe më shumë deri në pensionimin e tij.

    Në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje gjenden edhe emra tjerë si Wayne Rooney, David Beckham, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

    Lista e lojtarëve me më shumë paraqitje te Anglia

    1 – Harry Kane – 126 paraqitje

    2 – Peter Shilton – 125 paraqitje

    3 – Wayne Rooney – 120 paraqitje

    4 – Sir David Beckham – 115 paraqitje

    5 – Steven Gerrard – 114 paraqitje

    6 – Bobby Moore – 108 paraqitje

    7 – Ashley Cole – 107 paraqitje

    8 = Sir Bobby Charlton – 106 paraqitje

    9 = Frank Lampard – 106 paraqitje

    10 – Billy Wright – 105 paraqitje

    11 – Kyle Walker – 96 paraqitje

    12 – Bryan Robson – 90 paraqitje

    /Telegrafi/

  • This is Pristina Archive official who allegedly misused official duty to enable a person to gain property

    The Constitutional Prosecutor in Pristina has called for the appointment of the detention measure against Mehdi Bahtiri, official at the State Agency of the Archives of Kosovo, which is suspected of misuse of official position or authority.

    According to the prosecution’s request, Bahtiri was detained on November 11, 2026, at 2: 00 p.m., while the request for the detention assignment was submitted on November 12th 2026 at the Foundation Court in Pristina, the Randa Crime Department.

    He allegedly during 2023, in the quality of the official person and responsible for the archive in Pristina’s Intercommunal Archives Depon, using office and official authority, has exceeded his competencies.

    According to prosecution allegations, Bahtiri had falsely confirmed the authenticity of a document presented by Nebojsa Janjiić, who did not comply with the original documentation preserved in the Pristina Intercommunal Archive.

    The case relates to a request by the Pristina municipality’s Directorate for Kadast on February 15th 2023 to verify the authenticity of the document submitted by Janjiić in the property registration procedure.

    The prosecution claims that, through a letter of February 24, 2023, with reference to 032.1/64, Bahtiri had confirmed the authenticity of the document, although it was not identical to the documentation found in the archive.

    According to the prosecution’s document, later verifications have found that the document was forged and that there was no documentation in the relevant archive file supporting that confirmation.

    The move allegedly enabled Nebojsa Janjiić to illegally profit property rights over three parcels in the Pristina municipality, the P-7194050-00153-31 parcels, P-71914059-016-3, respectively.

    With these actions, Mehdi Bahtiri allegedly carried out the criminal work, the use of official office or authority, by Article 414, paragraph 2 of the Republic of Kosovo’s Criminal Code.

    Meanwhile, the prosecution has taken investigative action even against Nebojsa Janjiić, who is suspected of criminal activity ] forging documents from Article 390, paragraph 2 concerning paragraph 1 of the Penal Code.

    Among the evidence mentioned by the Prosecution are the Kosovo Police report, the request of the Directorate for the Cadaster of the Pristina municipality, the Intercommunal Archives, the documentation of verifications carried out on July 21st 2026, cadastral documents, the suspect’s statement and other persons’ testimonies.

    The prosecution estimates that the evidence collected creates suspicion based on the carrying out of criminal acts and that there are circumstances that make it necessary to assign the detention measure to ensure the unhindered development of criminal procedure.

    For this reason, state prosecutor Union Zeqaj has nominated the Constitutional Court in Pristina for Mehdi Bahtiri to be appointed the detention measure.

    Source Layer: Insander

  • Ky është zyrtari i Arkivit të Prishtinës që dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare për t’i mundësuar një personi përfitimin e pronave

    Ky është zyrtari i Arkivit të Prishtinës që dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare për t’i mundësuar një personi përfitimin e pronave

    Ky është zyrtari i Arkivit të Prishtinës që dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare për t’i mundësuar një personi përfitimin e pronave

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Mehdi Bahtirit, zyrtar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, Bahtiri është ndaluar më 11 nëntor 2026, në orën 14:00, ndërsa kërkesa për caktimin e paraburgimit është parashtruar më 12 nëntor 2026 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin e Krimeve të Rënda.

    Ai dyshohet se gjatë vitit 2023, në cilësinë e personit zyrtar dhe përgjegjës për arkiv në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij.

    Sipas dyshimeve të Prokurorisë, Bahtiri kishte konfirmuar në mënyrë të pavërtetë autenticitetin e një dokumenti të paraqitur nga Nebojsha Janjić, i cili nuk përputhej me dokumentacionin origjinal të ruajtur në Arkivin Ndërkomunal të Prishtinës.

    Rasti lidhet me një kërkesë të Drejtorisë për Kadastër të Komunës së Prishtinës, të datës 15 shkurt 2023, për verifikimin e autenticitetit të dokumentit të paraqitur nga Janjić në procedurën e regjistrimit të pronësisë.

    Prokuroria pretendon se, përmes një shkrese të datës 24 shkurt 2023, me referencë 03/2.1/64, Bahtiri kishte konfirmuar autenticitetin e dokumentit, ndonëse ai nuk ishte identik me dokumentacionin që gjendej në arkiv.

    Sipas dokumentit të Prokurorisë, verifikimet e mëvonshme kanë konstatuar se dokumenti ishte i falsifikuar dhe se në dosjen përkatëse arkivore nuk ekzistonte dokumentacioni që do ta mbështeste atë konfirmim.

    Dyshohet se ky veprim i ka mundësuar Nebojsha Janjićit të përfitonte në mënyrë të kundërligjshme të drejta pronësore mbi tri parcela në Komunën e Prishtinës, përkatësisht parcelat P-71914050-00153-31, P-71914050-00153-32 dhe P-71914059-01640-3.

    Me këto veprime, Mehdi Bahtiri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndërkaq, Prokuroria ka ndërmarrë veprime hetimore edhe ndaj Nebojsha Janjićit, i cili dyshohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal.

    Në mesin e provave të përmendura nga Prokuroria janë raporti i Policisë së Kosovës, kërkesa e Drejtorisë për Kadastër të Komunës së Prishtinës, shkresa e Arkivit Ndërkomunal, dokumentacioni i verifikimeve të kryera më 21 korrik 2026, dokumentet kadastrale, deklarata e të dyshuarit dhe dëshmitë e personave të tjerë.

    Prokuroria vlerëson se provat e mbledhura krijojnë dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale dhe se ekzistojnë rrethana që e bëjnë të nevojshëm caktimin e masës së paraburgimit për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

    Për këtë arsye, prokurori i shtetit, Bashkim Zeqaj, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që Mehdi Bahtirit t’i caktohet masa e paraburgimit.

    Burimi: Insajderi

  • Burnham: Benefiting Agreements for Britain, EU

    Andy Burnham said he believes a profitable agreement can be reached for both sides with the European Union, adding that it may be the closest one to Brex that people thought they were voting for in 2016.

    The British prime minister is considering the possibility of closer ties with the bloc and is expected to sign new agreements on food, energy and movement of young people at the United Kingdom summit on November 20th.

    After meeting with European leaders in Ireland on Thursday, Burnham said he hopes the agreement will help cut prices and boost the British economy. He predicted that negotiations could continue until the last moment.

    Consumers have earlier declared that labists are drawing us towards the European Union from the back door through the restoration of relations with the EU.

    While Burnham has argued that Brexit has brought more damage than benefits, he has ruled out major changes in UK relations with the EU before the upcoming general elections.

    In the 2024 election programme, the Labusist Party pledged there will be no return to the common market, the customs union or freedom of movement. Burnham has vowed to adhere to this attitude.

    The election programme also stressed that the party was intended to make Brex functional and restore UK relations with the EU.

    Former Prime Minister Keir Starmer reached an agreement in May 2025, which included fishing, trade and other areas. At next week’s summit, the British government will aim to agree to further changes, the BBC reports.

    Burnham has also made it clear that he wants to examine the priorities and shortcomings of alternatives to Britain’s long-term relations with the European bloc.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Burnham: Marrëveshje me përfitime për Britaninë dhe BE-në

    Burnham: Marrëveshje me përfitime për Britaninë dhe BE-në

    Andy Burnham tha se beson se mund të arrihet një marrëveshje me përfitime për të dyja palët me Bashkimin Evropian, duke shtuar se ajo mund të jetë “më afër Brexit-it për të cilin njerëzit mendonin se po votonin” në vitin 2016.

    Kryeministri britanik po shqyrton mundësinë e lidhjeve më të afërta me bllokun dhe pritet të nënshkruajë marrëveshje të reja për ushqimin, energjinë dhe lëvizjen e të rinjve, në samitin BE–Mbretëri e Bashkuar më 20 nëntor.

    Pas takimit me liderët evropianë në Irlandë të enjten, Burnham tha se shpreson që marrëveshja të ndihmojë në uljen e çmimeve dhe në rritjen e ekonomisë britanike. Ai parashikoi se negociatat mund të vazhdojnë deri në momentin e fundit.

    Konservatorët kanë deklaruar më parë se laburistët po “na tërheqin drejt Bashkimit Evropian nga dera e pasme përmes rivendosjes së marrëdhënieve me BE-në”.

    Ndërsa Burnham ka argumentuar se Brexit-i ka sjellë “më shumë dëme sesa përfitime”, ai ka përjashtuar ndryshime të mëdha në marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

    Në programin zgjedhor të vitit 2024, Partia Laburiste u zotua se nuk do të ketë rikthim në tregun e përbashkët, në unionin doganor apo në lirinë e lëvizjes. Burnham është zotuar se do t’i përmbahet këtij qëndrimi.

    Programi zgjedhor theksonte gjithashtu se partia synonte ta bënte Brexit-in funksional dhe të rivendoste marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me BE-në.

    Ish-kryeministri Keir Starmer arriti një marrëveshje në maj të vitit 2025, e cila përfshinte peshkimin, tregtinë dhe fusha të tjera. Në samitin e javës së ardhshme, qeveria britanike do të synojë të dakordojë ndryshime të mëtejshme, raporton BBC.

    Burnham ka bërë gjithashtu të qartë se dëshiron të shqyrtojë “përparësitë dhe mangësitë” e alternativave për marrëdhëniet afatgjata të Britanisë me bllokun evropian.

     

    Burimi: RTKLive

  • Microsoft përballet me ndërprerje globale, mijëra përdorues mbesin pa qasje në Outlook dhe Teams

    Microsoft përballet me ndërprerje globale, mijëra përdorues mbesin pa qasje në Outlook dhe Teams

    Kompania amerikane Microsoft është përballur me një ndërprerje të gjerë të shërbimeve të saj, duke prekur mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara dhe rajonin Azi-Paqësor.

    Sipas Reuters, ndërprerja ka prekur shërbime të rëndësishme, përfshirë Outlook, Teams dhe Copilot, ndërsa problemet kanë vazhduar edhe gjatë orarit të punës në disa vende të Azisë dhe Paqësorit.

    Në mesin e institucioneve të prekura janë agjenci qeveritare në Australi, Japoni dhe SHBA, si dhe kompani të teknologjisë, përfshirë OpenAI dhe Anthropic.

    Microsoft ka bërë të ditur se ka ndërmarrë disa ndërhyrje në serverët e prekur, por ato nuk kanë arritur të sigurojnë rikthimin e qëndrueshëm të shërbimeve. Kompania ka konfirmuar se në disa rajone është vërejtur rikuperim i pjesshëm.

    “Po shqyrtojmë se çfarë veprimesh të tjera mund të ndërmarrim për të përmirësuar stabilitetin e përgjithshëm të infrastrukturës”, ka njoftuar Microsoft përmes një postimi në platformën X.

    Sipas të dhënave të platformës Downdetector, e cila monitoron raportimet e përdoruesve për ndërprerjet e shërbimeve online, në kulmin e problemit janë regjistruar mbi 130 mijë raportime për probleme me Outlook në SHBA.

    Microsoft ka sqaruar se ndërprerja ka prekur kryesisht funksionet e Microsoft 365 që varen nga Exchange Online, platforma e kompanisë për menaxhimin e postës elektronike, kalendarëve, kontakteve dhe detyrave. Ndërkohë, shërbimet që nuk varen nga kjo platformë kanë vazhduar të funksionojnë.

    Kompania ka thënë se nuk ka të dhëna që ndërprerja të jetë shkaktuar nga ndonjë aktivitet keqdashës apo sulm kibernetik.

    Edhe ministri australian për Çështjet e Brendshme dhe Sigurinë Kibernetike, Tony Burke, ka deklaruar se Microsoft nuk beson se bëhet fjalë për një sulm kibernetik.

    Ai ka thënë se problemi duket të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2024, kur një përditësim i gabuar i kompanisë CrowdStrike shkaktoi një nga ndërprerjet më të mëdha teknologjike në nivel global.

    Ndërprerja e fundit ka shkaktuar probleme edhe për disa kompani të tjera. Kompanitë e inteligjencës artificiale OpenAI dhe Anthropic kanë raportuar vështirësi me lidhjet e tyre me shërbimet e Microsoft-it, ndërsa kompanitë ajrore indiane IndiGo dhe Akasa Air kanë njoftuar se janë prekur shërbimet e tyre të mbështetjes përmes postës elektronike.

    Probleme janë raportuar edhe në sektorin financiar në Tajvan, ku disa kompani të sigurimeve dhe institucione të investimeve janë përballur me pengesa në aktivitetet e tyre.

    Ndërkohë, prodhuesi amerikan i kamionëve elektrikë Workhorse Group ka shtyrë publikimin e rezultateve financiare për tremujorin e tretë, nga 12 nëntori në 16 nëntor, duke përmendur ndërprerjet në aktivitetet e biznesit të shkaktuara nga problemi global i Microsoft-it.

    Kjo është ndërprerja e dytë e rëndësishme e shërbimeve Microsoft 365 gjatë këtij viti. Kompania ishte përballur me probleme të ngjashme edhe në janar, ndërsa një ndërprerje tjetër e platformës së saj cloud Azure, në tetor të vitit të kaluar, kishte prekur shërbime dhe industri të ndryshme në mbarë botën.

    Burimi: Dukagjini

  • VIP-at e Ballkanit Perëndimor, renditja e kompanive më të mëdha në rajon

    VIP-at e Ballkanit Perëndimor, renditja e kompanive më të mëdha në rajon

    Për herë të parë, “Monitor” boton renditjen rajonale të 50-100 kompanive më të mëdha të Ballkanit Perëndimor, sipas të ardhurave. Serbia dominon me gjigantët e energjisë, minierave dhe industrisë, ndërsa Maqedonia e Veriut spikat për kompanitë automotive që prodhojnë për Europën. Në Shqipëri, miliardat qarkullojnë kryesisht në tregtinë e karburanteve, energjetikë dhe ndërtim; në Bosnjë-Hercegovinë, një zinxhir supermarketesh është biznesi më i madh. Kosova dhe Mali i Zi mbështeten tek energjetika, tregtia dhe konsumi. Supermarketet po bëhen gjigantët e rinj të rajonit, ndërsa pak kompani vendase kanë arritur të zgjerohen përtej kufijve. Gjashtë ekonomi, gjashtë modele biznesi, por sa prej tyre prodhojnë vërtet vlerë dhe sa thjesht xhiro?

    Ornela Liperi

    Në Ballkanin Perëndimor, madhësia e biznesit nuk tregon gjithmonë sa prodhon një ekonomi. Serbia ka gjigantët e energjisë dhe minierave, Maqedonia e Veriut kompanitë e industrisë automotive që punojnë për tregjet europiane, ndërsa Shqipëria ka në krye tregtuesit e karburanteve dhe kompanitë energjetike.

    Në Bosnjë-Hercegovinë, një zinxhir supermarketesh është bërë sipërmarrja më e madhe, ndërsa në Kosovë dhe Mal të Zi mbizotërojnë energjetika, tregtia dhe shërbimet.

    Këto janë disa nga karakteristikat që dalin nga analiza e kompanive më të mëdha të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2025.

    Për herë të parë “Monitor” boton renditjen rajonale të 50-100 kompanive më të mëdha të Ballkanit Perëndimor, sipas të ardhurave, mbi bazën e të dhënave financiare të publikuara në vendet përkatëse.

    Kjo renditje realizohet në kuadër të rubrikës “Western Balkans Monitor”, që sjell analiza krahasuese për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shkrime të dedikuara nga korrespondentët tanë në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ky sesion mbështetet nga Programi Rajonal i GIZ-it #SustainMedia, i financuar nga Bashkimi Europian (BE) dhe Qeveria Gjermane (BMZ).

    Informacioni përfshin vetëm bizneset, pa institucionet financiare (banka e sigurime) që janë klasifikuar në një renditje të veçantë (lexo në fund pas listave të 6 vendeve).

    Serbia dominon për nga madhësia e bizneseve, por Maqedonia e Veriut spikat për peshën e kompanive prodhuese. Dhjetë sipërmarrjet më të mëdha serbe realizuan rreth 17.6 miliardë euro të ardhura, pothuajse gjysmën e qarkullimit të 60 kompanive të përfshira në 10 më të mëdhatë në renditjet kombëtare.

    Kjo lidhet me përmasat e ekonomisë serbe, që me një PBB prej rreth 89 miliardë eurosh është afërsisht sa gjysma e ekonomisë së gjithë Ballkanit Perëndimor.

    Kompania më e madhe në rajon është prodhuesi publik serb i energjisë elektrike, EPS, me 3.93 miliardë euro të ardhura. Ajo ndiqet nga kompania e naftës NIS, me 2.27 miliardë euro, ndërsa në dhjetëshen më të madhe të Serbisë janë edhe dy gjigantët kinezë të industrisë minerare, “Serbia Zijin Copper” dhe “Serbia Zijin Mining”, me përkatësisht 1.94 dhe 1.82 miliardë euro të ardhura.

    Energjia dhe karburantet zënë një vend të rëndësishëm në pothuajse të gjitha ekonomitë e rajonit. Natyra e këtyre aktiviteteve, ku tregtohen vëllime të mëdha mallrash me vlerë relativisht të lartë, bën që qarkullimi të jetë shumë i madh, edhe kur numri i punonjësve është i kufizuar. Për këtë arsye, renditja sipas të ardhurave nuk përkon domosdoshmërisht me atë të punësimit apo të vlerës së shtuar në ekonomi.

    Kontrasti më interesant është mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndonëse ekonomia maqedonase është rreth 40% më e vogël se ajo shqiptare, kompania e saj më e madhe, “Johnson Matthey”, realizoi 1.82 miliardë euro të ardhura, pothuajse dyfishin e “Kastrati Energy Trade”, që kryeson në Shqipëri me rreth 917 milionë euro. (shiko nënndarjen: Maqedonia e Veriut vs. Shqipëria, e para punësim, e dyta xhirim parash).

    “Johnson Matthey” prodhon katalizatorë për industrinë e automjeteve dhe është një nga shembujt më të dukshëm të modelit maqedonas të tërheqjes së investimeve prodhuese përmes zonave të lira ekonomike. Në dhjetëshen e kompanive më të mëdha të vendit janë edhe “Kromberg & Schubert” dhe “VDL Bus Macedonia”, të lidhura me industrinë automotive.

    Në Shqipëri, përkundrazi, renditja dominohet nga tregtia e karburanteve, shpërndarja dhe prodhimi i energjisë elektrike, tregtia me shumicë e pakicë. Industria përpunuese mungon në dhjetëshen më të madhe, duke reflektuar dobësinë e bazës prodhuese. Sipas të dhënave të Eurostat, industria sjell vetëm rreth 10% të PBB-së në Shqipëri, kundrejt 17–18% në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë.

    Në Bosnjë-Hercegovinë, vendin e parë e mban “Bingo”, me rreth 1.18 miliardë euro të ardhura, një rast i veçantë ku një zinxhir supermarketesh ka tejkaluar kompanitë publike të energjisë dhe tregtuesit e mëdhenj të karburanteve. Megjithëse vendi ka një bazë industriale të konsiderueshme, në renditjen e dhjetë kompanive me qarkullimin më të lartë dominojnë tregtia dhe energjetika.

    Në Kosovë, kompania më e madhe është KESCO, në pronësi të grupeve turke “Limak” dhe “Çalık”, që ka si aktivitet furnizimin me energji elektrike në Kosovë, me 437 milionë euro të ardhura.

    Në Mal të Zi kryeson “Elektroprivreda Crne Gore”, operatori shtetëror i prodhimit, tregtisë dhe furnizimit me energji elektrike, me 412 milionë euro. Në të dyja vendet, zinxhirët e tregtisë me pakicë zënë gjithashtu një pjesë të rëndësishme të renditjes, duke reflektuar ekonomitë e orientuara më shumë drejt konsumit dhe shërbimeve.

    Dallimet mes kompanive nuk janë të rastësishme, por pasqyrojnë mënyrën se si janë zhvilluar ekonomitë e rajonit. Serbia ka përfituar nga madhësia e tregut dhe baza industriale, Maqedonia e Veriut nga investimet e huaja në prodhim, ndërsa Bosnjë-Hercegovina nga tradita industriale, veçanërisht në përpunimin e metaleve dhe industrinë e drurit, si dhe nga zhvillimi i zinxhirëve të mëdhenj të tregtisë me pakicë.

    Mali i Zi orientohet nga turizmi dhe shërbimet, ndërsa Shqipëria ka orientuar një pjesë gjithnjë e më të madhe të aktivitetit drejt ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve. Kosova varet nga konsumi, tregtia dhe shërbimet, të mbështetura në masë të konsiderueshme nga remitancat e emigrantëve.

    Një treg rajonal, por jo ende biznese të integruara

    Ndonëse Ballkani Perëndimor synon të funksionojë si një treg i përbashkët prej rreth 17 milionë konsumatorësh, kompanitë më të mëdha të gjashtë vendeve vazhdojnë të jenë kryesisht të orientuara drejt tregjeve kombëtare.

    Në renditjet e vitit 2025, rastet e investimeve të ndërsjella janë relativisht të kufizuara, ndërsa shumë më e dukshme është prania e filialeve të grupeve ndërkombëtare, që operojnë paralelisht në disa shtete.

    Integrimi i kapitalit vendas është më i zhvilluar në shpërndarjen e mallrave të konsumit, logjistikë, telekomunikacion dhe tregti. Serbia ka disa nga kompanitë me shtrirjen më të gjerë rajonale, të favorizuara edhe nga përmasat e ekonomisë së saj.

    Grupi serb “Nelt”, i specializuar në shpërndarjen e mallrave të konsumit dhe logjistikë, është i pranishëm në pothuajse gjithë Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2025, “Nelt Co.” në Serbi realizoi 1,01 miliardë euro të ardhura, ndërsa filialet në Mal të Zi dhe Shqipëri përkatësisht 70 dhe 42 milionë euro. Grupi operon edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë.

    “Delta Holding”, gjithashtu me origjinë serbe, ka zgjeruar aktivitetin përtej tregut vendas në shpërndarje, bujqësi, logjistikë dhe tregti elektronike, përfshirë platformën “Ananas”.

    Në renditjen e Serbisë, “Delta Agrar” realizoi rreth 288 milionë euro të ardhura. Edhe “Milšped”, kompania serbe e transportit dhe logjistikës, me rreth 402 milionë euro të ardhura, ofron shërbime në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

    Në industrinë ushqimore, “Imlek”, që në prill 2026 u ble nga investitorë serbë, ka ndërtuar prej vitesh një rrjet rajonal përmes blerjes së kompanive të qumështit, përfshirë “Bimilk” në Maqedoninë e Veriut dhe “Mlijekoprodukt” në Bosnjë-Hercegovinë. Në vitin 2025, “Imlek” në Serbi realizoi rreth 296 milionë euro të ardhura, ndërsa “Imlek Boka” në Mal të Zi, 35.6 milionë euro.

    Ky është një nga rastet kur zgjerimi ka ndodhur përmes integrimit të aktiviteteve prodhuese dhe jo vetëm tregtimit të mallrave.

    Në telekomunikacion, “Telekom Srbija” ka një nga strukturat më të mëdha të biznesit rajonal. Grupi, me 1.67 miliardë euro të ardhura në Serbi, kontrollon operatorin “Mtel” në Bosnjë-Hercegovinë dhe zotëron 51% të MTEL në Mal të Zi, ndërsa 49% tjetër zotërohet nga operatori boshnjak i kontrolluar prej tij.

    Kompania malazeze realizoi rreth 183 milionë euro të ardhura në vitin 2025.

    Tregtia me pakicë ka krijuar gjithashtu rrjete që operojnë në disa shtete. “Sport Vision”, grup i zhvilluar nga rajoni, ka dyqane në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe tregje të tjera.

    Në renditjet e vitit 2025, kompania në Serbi realizoi rreth 205 milionë euro të ardhura, ndërsa ajo në Mal të Zi, rreth 40 milionë euro. Në tregtinë e pajisjeve elektronike, “Comtrade Distribution” kishte rreth 347 milionë euro të ardhura në Serbi dhe 32 milionë euro në Mal të Zi.

    Edhe kompanitë nga Bosnjë-Hercegovina kanë zgjeruar aktivitetin në tregjet fqinje, sidomos në Mal të Zi. “Hifa-Oil”, me 523 milionë euro të ardhura në Bosnjë-Hercegovinë, operon në tregun malazez përmes “Hifa Oil CG”, që realizoi 57 milionë euro. Kompania e shpërndarjes së mallrave të konsumit “ATACO”, me 281 milionë euro të ardhura në Bosnjë-Hercegovinë, është e pranishme në Mal të Zi përmes një filiali me rreth 28 milionë euro qarkullim.

    Nga Shqipëria, BALFIN është një nga grupet me shtrirjen më të gjerë në rajon, përmes tregtisë së pajisjeve elektronike, pasurive të paluajtshme dhe aktiviteteve të tjera. Vetëm rrjeti “Neptun” realizoi rreth 97 milionë euro të ardhura në Shqipëri dhe 103 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, ndërsa grupi është i pranishëm edhe në Kosovë.

    Edhe kompania shqiptare “NOA Energy Trade”, e specializuar në tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike, është zgjeruar në Kosovë, ku filiali i saj renditet ndër dhjetë kompanitë më të mëdha të vendit sipas të ardhurave në vitin 2025.

    Një zhvillim më i fundit është zgjerimi i kapitalit të Kosovës përmes “Viva Fresh”. Grupi, që realizoi 370 milionë euro të ardhura në Kosovë, bleu “SPAR Albania” në vitin 2025 për 36.4 milionë euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka marrë licencën për zhvillimin e rrjetit SPAR, duke shfrytëzuar edhe aktivitetet ekzistuese të grupit në këtë treg.

    Ky është një rast ku një kompani e rritur në një ekonomi relativisht të vogël po ndërton një rrjet tregtar me shtrirje rajonale.

    Megjithatë, shumë nga emrat që përsëriten në renditjet e kompanive më të mëdha të vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk përfaqësojnë investime të ndërsjella të kapitalit vendas. GEN-I është grup slloven, “Lidl”, gjerman, “A1” austriak, ndërsa “Coca-Cola HBC”, “Philip Morris”, “Lukoil” dhe “dm” janë pjesë e grupeve ndërkombëtare.

    Në këto raste, kompanitë e pranishme në disa vende drejtohen nga të njëjtat struktura mëmë jashtë Ballkanit Perëndimor.

    Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një organizatë rajonale që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes vendeve të Europës Juglindore, nxitjen e integrimit rajonal dhe përshpejtimin e afrimit të tyre me Bashkimin Europian, tha se ndërsa revista “Monitor” po përgatit renditjen e kompanive më të mëdha në rajon, ia vlen të shtrojmë pyetjen se si duhet të duket kjo renditje pas dhjetë vjetësh.

    “Sa prej kompanive tona kryesore do të ushtrojnë aktivitet në disa ekonomi të rajonit? Sa prej tyre do të kenë krijuar rrjete rajonale furnitorësh, do të kenë zhvilluar teknologjitë e tyre apo do të kenë ndërtuar marka të njohura ndërkombëtarisht? Kemi nevojë për më shumë kompani të tilla.

    Kompanitë e fuqishme rajonale mund të përfshijnë furnitorët më të vegjël në rrjete më të gjera prodhimi, të investojnë në inovacion, të krijojnë vende pune më të mirëpaguara dhe të tërheqin partnerë ndërkombëtarë”, pohoi z. Kapetanović në një opinion, shkruar posaçërisht për Monitor”.

    Bankat dhe sigurimet, integrimi më i zhvilluar rajonal

    Në sektorin bankar, shtrirjen më të gjerë e kanë grupet ndërkombëtare, si “Raiffeisen”, OTP, “Intesa Sanpaolo” dhe “UniCredit”. Grupi slloven NLB është i pranishëm në pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me një xhiro të përbashkët prej 871 milionë eurosh në vitin 2025.

    Shqipëria është i vetmi treg i rajonit ku grupi nuk operon ende, por NLB ka shprehur interes për të hyrë edhe në tregun shqiptar. “Ambicia jonë është të kemi operacione bankare në të gjitha tregjet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Blaž Brodnjak, CEO i grupit NLB, në një intervistë për revistën “Monitor” në shkurt 2026.

    Sipas tij, hyrja në Shqipëri do të plotësonte praninë rajonale të grupit dhe do të forconte rrjetin e integruar financiar, duke mbështetur flukset ndërkufitare të kapitalit.

    Nuk mungojnë as investimet e drejtpërdrejta ndërmjet vendeve të rajonit. Grupi serb AIK operon në Serbi dhe Mal të Zi, përmes “AIK Banka” dhe “Hipotekarna Banka”, me të ardhura të përbashkëta prej 447 milionë eurosh.

    Banka shtetërore serbe “Poštanska Štedionica” është e pranishme edhe në Republikën Srpska të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa BKT operon në Shqipëri dhe Kosovë, me të ardhura totale prej 334 milionë eurosh. Megjithëse është bankë me origjinë shqiptare, BKT kontrollohet nga kapitali turk.

    Integrimi rajonal është i dukshëm edhe në sigurime, ku 10 grupet më të mëdha kontrollojnë rreth 73% të primeve të shkruara bruto. Grupi shtetëror serb “Dunav”, më i madhi në rajon me 445 milionë euro prime, operon në Serbi dhe Republikën Srpska të Bosnjës.

    Grupi shqiptar “Sigal Insurance Group” është një nga rastet më të rëndësishme të zgjerimit të kapitalit nga një vend i Ballkanit Perëndimor drejt tregjeve fqinje. Grupi kryeson tregjet e sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa është i pranishëm edhe në Maqedoninë e Veriut.

    Në vitin 2025, “Sigal” realizoi 136 milionë euro prime të shkruara bruto në rajon dhe 25.7 milionë euro fitim para tatimit.

    Një prani të konsiderueshme kanë edhe grupet sllovene “Triglav” dhe “Sava”, krahas grupeve austriake “Vienna Insurance Group” dhe “Grawe”, të cilat operojnë në disa tregje të Ballkanit Perëndimor.

    Zinxhirët e supermarketeve, gjigantët që po dominojnë tregtinë në Ballkan

    Në një rajon ku kompanitë më të mëdha zakonisht lidhen me energjinë, naftën dhe industrinë, zinxhirët e supermarketeve janë kthyer në disa prej bizneseve me qarkullimin më të lartë.

    Nga Serbia në Bosnjë-Hercegovinë e Maqedoni të Veriut, nga Mali i Zi në Kosovë e Shqipëri, tregtia ushqimore po përqendrohet gjithnjë e më shumë te rrjetet e mëdha, që po fitojnë terren ndaj dyqaneve tradicionale dhe një peshë në rritje në ekonomi.

    Rasti më domethënës është Bosnjë-Hercegovina, ku “Bingo”, me 1.18 miliardë euro të ardhura në vitin 2025, është kompania më e madhe në vend, duke lënë pas edhe operatorët e energjisë dhe tregtuesit e naftës. Në listën e kompanive më të mëdha janë edhe “Tropic Maloprodaja” dhe “Konzum”, me përkatësisht 408 dhe 374 milionë euro të ardhura.

    Në Serbi, dy zinxhirët ndërkombëtarë “Delhaize” dhe “Lidl” realizuan së bashku mbi 2.5 miliardë euro të ardhura. “Delhaize”, me 1.44 miliardë euro, është operatori më i madh i supermarketeve në Ballkanin Perëndimor, i ndjekur nga “Bingo” dhe “Lidl Serbia”, ky i fundit me 1.08 miliardë euro.

    Por tregu serb ka edhe operatorë të tjerë të mëdhenj, si “IDEA Marketi”, me 780 milionë euro, “Univerexport”, me 378 milionë euro dhe “Aman”, me rreth 300 milionë euro. Së bashku, këto pesë kompani të tregtisë ushqimore realizojnë afro 4 miliardë euro qarkullim.

    Në ekonomitë më të vogla, pesha e supermarketeve është gjithashtu e dukshme. Në Mal të Zi, tre prej dhjetë kompanive më të mëdha janë zinxhirë të tregtisë ushqimore: “Voli Trade” (390 milionë euro), “Hard Discount Laković” (294 milionë euro) dhe “IDEA-CG” (276 milionë euro).

    Në Maqedoninë e Veriut, KAM dhe “Kipper Market” realizuan përkatësisht 334 dhe 257 milionë euro të ardhura.

    Në Kosovë, “Viva Fresh” është një nga kompanitë më të mëdha në vend, me rreth 370 milionë euro të ardhura, ndërsa “Proex” (Interex) realizoi rreth 241 milionë euro.

    Në Shqipëri, tregu është ende në zhvillim, teksa operatori më i madh qarkullim më të ulët se në Mal të Zi dhe Kosovë, që janë tregje me më pak konsumatorë. “Big Market” në Shqipëri kryeson ndër zinxhirët e identifikuar në renditje, me 292 milionë euro, i ndjekur nga “SPAR Albania”, me 232 milionë euro, përfshirë edhe aktivitetin e franshizës.

    Zgjerimi i këtyre rrjeteve në Ballkan lidhet me kalimin gradual nga tregtia tradicionale te format moderne të shitjes, investimet në logjistikë, blerjet në sasi të mëdha dhe fuqinë më të lartë negociuese me furnitorët. Rritja e konsumit dhe përhapja e modeleve të shitjes me çmime të ulëta (discount) kanë favorizuar gjithashtu kompanitë që arrijnë të ulin kostot dhe të rrisin vëllimet e shitjeve.

    Por dominimi i supermarketeve në renditjet e kompanive më të mëdha nuk është një fenomen vetëm ballkanik. Edhe në ekonomitë e zhvilluara, tregtia ushqimore krijon gjigantë që konkurrojnë për nga qarkullimi me kompanitë industriale dhe energjetike.

    Sipas renditjes SEE TOP 100 të “SeeNews”, “Lidl Discount” në Rumani ishte kompania e tretë më e madhe në Europën Juglindore për vitin 2024, me pothuajse 5 miliardë euro të ardhura, pas gjigantit energjetik “OMV Petrom” dhe prodhuesit të automjeteve “Dacia”.

    Në SHBA, “Walmart” kryesonte renditjen e “Fortune 500” të vitit 2025, ndërsa në Europë, grupi gjerman “Schwarz”, pronar i “Lidl” dhe “Kaufland”, realizoi 185.6 miliardë euro të ardhura në vitin financiar 2025, sipas burimeve zyrtare të kompanisë.

    Edhe “Tesco” në Britani është një nga kompanitë me qarkullimin më të lartë në vend.

    Gjithsesi, në ekonomitë më të zhvilluara, zinxhirët e supermarketeve konkurrojnë me një bazë të gjerë gjigantësh industrialë, teknologjikë dhe financiarë.

    Në Ballkanin Perëndimor, ku industria është më pak e zhvilluar dhe tregjet janë më të vogla, këto rrjete arrijnë të tejkalojnë një pjesë të madhe të kompanive prodhuese.

    Dominojnë rrjetet vendase, “Lidl” pritet të shtojë konkurrencën

    Pavarësisht zgjerimit të rrjeteve ndërkombëtare, shumë prej zinxhirëve më të mëdhenj vazhdojnë të jenë në pronësi vendase.

    “Bingo” në Bosnjë-Hercegovinë, “Voli Trade” dhe “Hard Discount Laković” në Mal të Zi, KAM dhe “Kipper Market” në Maqedoninë e Veriut, “Viva Fresh” në Kosovë dhe “Big Market” në Shqipëri janë shembuj të sipërmarrjeve vendase që kanë arritur të konkurrojnë me operatorët ndërkombëtarë.

    Përjashtimet më të dukshme janë “Delhaize” (holandezo-belge) dhe “Lidl” (gjermane) në Serbi.

    Ndërkohë, tregu po njeh edhe zgjerim ndërkufitar të kompanive vendase. Në vitin 2025, “Viva Fresh” nga Kosova bleu “SPAR Albania” nga grupi BALFIN për 36.4 milionë euro, duke krijuar një nga shembujt e investimeve rajonale në tregtinë ushqimore.

    Në mes të vitit 2026 Spar Albania bleu po në Shqipëri rrjetin e marketeve “Eco Market” dhe nënshtroi një marrëveshje me Kombinatin e Mishit Yzberisht për blerjen e marketeve me përmasa mbi 300 metra katror.

    Gjithsej janë blerë 16 markete te ECO dhe 6 markete të KMY. Përmes dy blerjeve të fundit, Spar Albania ka përforcuar më tej pozicionin e kompanisë në rrjetin e tregtimit me pakicë, duke arritur një numër total pikash prej 124, përfshirë franshizën sipas burimeve zyrtare.

    Kompania nga Kosova po zgjerohet dhe në tregun e Maqedonisë së Veriut. Pasi “Viva Fresh” bleu në vitin 2022 zinxhirin e Maqedonisë së Veriut, “Kit GoGrupi”, në 2026-n, sipas burimeve zyrtare ka marrë edhe licencën për operimin e markës SPAR në Maqedoninë e Veriut, ku synon të shndërrojë 65 dyqane ekzistuese në rrjetin SPAR.

    Konkurrenca pritet të forcohet më tej me zgjerimin e “Lidl” në Ballkanin Perëndimor. Zinxhiri gjerman, i pranishëm prej vitit 2018 në Serbi, po përgatit hyrjen në Shqipëri prej disa vitesh.

    Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një qendre logjistike në Porto Romano, ndërsa në përgjigjen për “Monitor” konfirmoi interesin për potencialin e tregut shqiptar, pa dhënë një datë për hapjen e dyqaneve.

    “Lidl” po investon gjithashtu në Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku ka nisur ndërtimin e pikave të shitjes dhe infrastrukturës logjistike. Planet e zgjerimit përfshijnë edhe Malin e Zi dhe Kosovën, megjithëse në këto tregje nuk ka ende një kalendar të konfirmuar të hapjes së dyqaneve.

    Hyrja e një operatori ndërkombëtar të modelit discount mund të intensifikojë konkurrencën për çmimet, furnitorët dhe pjesën e tregut, duke ushtruar presion mbi rrjetet ekzistuese.

  • Sulmi në zemër dhe kolesteroli i ulët: Dy grimca yndyrore të lidhura me sëmundjet e zemrës

    Sulmi në zemër dhe kolesteroli i ulët: Dy grimca yndyrore të lidhura me sëmundjet e zemrës

    Një atak në zemër mund të ndodhë edhe kur kolesteroli LDL është i ulët. Një studim i ri suedez tregon se dy lloje të tjera të grimcave yndyrore në gjak mbartin proteina që mund të nxisin inflamacionin dhe dëmtimin e mureve të arterieve.

    Hulumtimi u drejtua nga shkencëtarë nga Universiteti i Teknologjisë Chalmers në Suedi, me bashkëpunëtorë nga Harvard, universitetet e Gothenburgut, Kopenhagenit dhe Glasgout, si dhe institucione të tjera. Rezultatet u botuan në European Heart Journal.

    Kolesteroli LDL, i njohur si kolesteroli “i keq”, ka qenë prej kohësh objektivi kryesor për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studiuesit thonë se ataket në zemër ndodhin edhe tek njerëzit, LDL-ja e të cilëve është nën kontroll. Kështu që ata studiuan grimca të tjera në gjak që mbajnë proteinën apolipoproteinë B: lipoproteinat e pasura me trigliceride (TRL) dhe lipoproteina(a), e njohur si Lp(a).

    Analizuar gati 3,000 proteina

    Shkencëtarët matën gati 3,000 proteina në mostrat e plazmës së gjakut. Ata i krahasuan këto të dhëna me të dhënat gjenetike dhe të dhënat shëndetësore afatgjata të subjekteve. Kjo i lejoi ata të përcaktonin se cilat proteina ishin të lidhura me cilat lloje grimcash dhe si ishin të lidhura ato me zhvillimin e mëvonshëm të sëmundjeve të zemrës.

    TRL dhe Lp(a), megjithëse grimca të ndryshme, kanë treguar se kanë modele shumë të ngjashme proteinash. Këto modele u shoqëruan gjithashtu me zhvillimin e mëvonshëm të sëmundjeve të zemrës. Proteinat e mbartura nga këto dy lloje grimcash mund të tërheqin qelizat imune, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion dhe ndryshime në strukturën e mureve të arterieve. Proteinat e lidhura me LDL, nga ana tjetër, ishin kryesisht të shoqëruara me grumbullimin e kolesterolit në muret e arterieve.

    “Ne donim të kuptonim se çfarë po ndodhte përtej akumulimit të kolesterolit në muret e arterieve”, tha autori kryesor Jakub Morze i Universitetit të Teknologjisë Chalmers. Ai shtoi se mbivendosja midis TRL dhe Lp(a) ishte një nga gjetjet më interesante. Ai tha se sugjeron që këto grimca mund të veprojnë në të njëjtat procese inflamatore dhe vaskulare.

    Ulja e LDL mbetet çelësi

    Udhëheqësi i hulumtimit, Clemens Wittenbecher, theksoi se ulja e kolesterolit LDL mbetet themeli i parandalimit. Hapi tjetër, thotë ai, është të përcaktohet nëse matja e këtyre proceseve ose veprimi mbi to mund të përmirësojë mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.

    Autorët deklarojnë se studimi nuk hetoi një terapi të re dhe nuk zhvilloi një test gjaku të gatshëm për përdorim të përditshëm në klinika.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gati 17.9 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare në mbarë botën çdo vit, dhe atakët në zemër dhe goditjet në tru janë shkaku i më shumë se 80 përqind të këtyre vdekjeve.