Blog

  • “M’ke thonë ka me t’bo masazh’” -Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës për akuzat për ngacmim seksual

    “M’ke thonë ka me t’bo masazh’” -Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës për akuzat për ngacmim seksual

    “M’ke thonë ka me t’bo masazh’” -Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës për akuzat për ngacmim seksual

    Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet të premten, më 13 nëntor, duke filluar nga ora 09:30.

    Krasniqi akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve.

    Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj lidhur me sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.

    Sipas Prokurorisë, deklaratat e katër studenteve përputhen me njëra-tjetrën dhe përbëjnë disa nga provat mbi të cilat mbështetet aktakuza ndaj Krasniqit.

    Ndërkohë, procesi gjyqësor ishte paraparë të niste rreth dy muaj më parë, por nëntë seancat e planifikuara paraprakisht janë shtyrë njëra pas tjetrës.

    Seanca e së premtes pritet të shënojë fillimin e procesit gjyqësor ndaj ish-profesorit.

    Burimi: Insajderi

  • Alarme për bomba në 6 mijë shkolla në Itali, Meloni: Synohej përhapja e frikës

    Alarme për bomba në 6 mijë shkolla në Itali, Meloni: Synohej përhapja e frikës

    Më shumë se 6 mijë shkolla publike në Itali kanë marrë kërcënime për bomba përmes postës elektronike, duke shkaktuar evakuimin e nxënësve dhe stafit. Pas kontrolleve të sigurisë, në asnjërën prej shkollave nuk janë gjetur mjete shpërthyese.

    Sipas Latin Times, kërcënimet u dërguan më 11 nëntor në mbi 6 mijë nga rreth 7 mijë e 600 shkolla publike italiane, pak para orës 10:00, duke aktivizuar protokollet e emergjencës.

    Mesazhet pretendonin se në ndërtesat shkollore ishin vendosur mjete shpërthyese të kontrolluara nga distanca, ndërsa përmbanin edhe kërcënime për sulme me thikë dhe pretendime se një bombë ishte vendosur në automjetin e kryeministres Giorgia Meloni.

    Pas incidentit, Meloni thirri një mbledhje urgjente me ministrat, zyrtarët e inteligjencës dhe ekspertët e sigurisë kibernetike.

    “Deri më sot, nuk ka prova që tregojnë për një rrezik konkret”, deklaroi Meloni, duke theksuar se qëllimi i kërcënimeve ishte përhapja e frikës dhe pasigurisë.

    “Nuk do të lejojmë që një email anonim të vendosë për kalendarin shkollor të fëmijëve tanë. Kushdo që e bëri këtë, dëshironte një komb të paralizuar dhe të frikësuar”, shkroi ajo në platformën X.

    Kryeministrja italiane bëri të ditur se çdo alarm do të hetohet, ndërsa prokurorët italianë po bashkëpunojnë me autoritetet gjyqësore evropiane për të zbuluar origjinën e kërcënimeve.

    Kërcënime të ngjashme janë raportuar edhe në shkolla në Irlandë, Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërsa raste të krahasueshme janë regjistruar më parë në Hungari dhe Serbi.

    Meloni nuk ia atribuoi përgjegjësinë ndonjë shteti apo organizate, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim.

    Ajo u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë aktivitetet e përditshme dhe t’i dërgojnë fëmijët në shkollë si zakonisht.

    Burimi: RTKLive

  • “Nuk e di a është ministre apo meteorologe”, Ramadani kërkon përgjegjësi për krizën energjetike

    “Nuk e di a është ministre apo meteorologe”, Ramadani kërkon përgjegjësi për krizën energjetike

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke thënë se përgjegjësia kryesore për situatën aktuale është mungesa e kapaciteteve të reja prodhuese dhe e investimeve në këtë sektor.

    Në Debat Plus, Ramadani ka thënë se është e domosdoshme që Qeveria të përballet me përgjegjësinë për zhvillimet e viteve të fundit, jo vetëm në aspektin politik dhe institucional, por edhe për mungesën e prodhimit të ri të energjisë elektrike.

    Ai ka përmendur edhe shpenzimet për blerjen e energjisë, duke thënë se gjatë pesë vjetëve e gjysmë të fundit shuma e tyre ka kaluar një miliard euro.

    “Është emergjente për ta përballë Qeverinë me këto që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, jo vetëm në aspektin politik e institucional, jo vetëm me analizu se qindra miliona po blihen sivjet e si ka kaluar miliardëshin që pesë vjet e gjysmë. Por edhe mbi përgjegjësinë kryesore. E përgjegjësia kryesore është se nuk ka prodhim shtesë. Që gjashtë vjet nuk ka pasur investim”, ka deklaruar Ramadani.

    Duke komentuar paralajmërimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për një dimër të vështirë sa i përket furnizimit dhe çmimeve të energjisë elektrike, Ramadani ka vënë në pikëpyetje qasjen e saj.

    Ministrja Rizvanolli ka deklaruar dje se Kosova dhe pjesa tjetër e Evropës do të përballen me vështirësi në furnizim dhe çmime të larta të energjisë, duke përmendur edhe ndikimin e konfliktit në Iran dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

    “Nuk e di nëse ministrja është ministre a është meteorologe, që po na tregon sa i vështirë do të jetë dimri, sivjet, vjet e viteve të kaluara, secilin vit. Por thelbi i situatës që ne duhet me përballë është…”, ka thënë Ramadani.

    Ai ka theksuar se, përkundër paralajmërimeve për vështirësitë e dimrit, problemi kryesor mbetet mungesa e investimeve për rritjen e prodhimit vendor dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme.

    “Po e them me shqetësim se është situatë shqetësuese. As nuk kemi më shumë prodhim në KEK, as nuk ka prodhim e investim në burime të ripërtëritshme”, ka deklaruar Ramadani.

    Burimi: Dukagjini

  • Cila është mënyra më e mirë për të ruajtur mollët që t'i mbajnë të freskëta për një kohë të gjatë

    Cila është mënyra më e mirë për të ruajtur mollët që t’i mbajnë të freskëta për një kohë të gjatë

    Mollët e ruajtura në frigorifer qëndrojnë të freskëta më gjatë se ato në banakun e kuzhinës, dhe në temperaturë të gabuar ato prishen deri në tre herë më shpejt, shpjegon profesori Chris Watkins nga Universiteti Cornell, i cili hulumton ruajtjen e këtij fruti.

    Watkins, i cili është përfshirë në bujqësi dhe shkencën e bimëve për 40 vjet, i thotë revistës amerikane Southern Living se frigoriferi është baza e ruajtjes së duhur të mollëve.

    “Temperatura e ulët zvogëlon shkallën e frymëmarrjes së frutave dhe kështu ngadalëson plakjen e tyre”, shpjegoi ai.

    Mollët janë më të përshtatshme për një temperaturë prej -1 deri në 0 °C dhe një lagështi prej rreth 90 përqind, kështu që vendi më i mirë për to është sirtari i frutave dhe perimeve në frigorifer. Ato mund të zgjasin gjashtë deri në tetë javë atje, dhe një deri në dy në tryezën e kuzhinës. Në 10 °C ato prishen dy deri në tre herë më shpejt sesa në 0 °C.

    Varietetet e forta dhe me lëkurë të trashë, të tilla si fuji, galla, granny smith dhe romeo, zgjasin më shumë, ndërsa varietetet me lëkurë të hollë, të tilla si golden delicious, prishen më shpejt. Mollët e prera në feta duhet të vendosen në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur, në një qese me zip ose në një enë hermetike, dhe ato do të zgjasin tre deri në pesë ditë.

    Mollët lëshojnë etilen, një hormon pjekurie, prandaj, thotë Watkins, kivi piqet më shpejt kur vendoset në një qese letre me një mollë. Me kontakt të zgjatur, perimet mund të zverdhen para kohe dhe karotat mund të hidhen për shkak të kësaj, por në frigoriferin e shtëpisë ekspozimi zakonisht nuk është aq i gjatë sa të jetë problem. Megjithatë, lëkura e një molle është poroze dhe mund të thithë aromat e ushqimeve aty pranë.

    Para ruajtjes, mollët duhen larë dhe tharë mirë, por mos i fërkoni fort, pasi kjo heq shtresën natyrale të dyllit që i mbron nga mikroorganizmat. Është mirë t’i mbani në një qese plastike me vrima, në një shtresë të vetme, në mënyrë që ajri të qarkullojë dhe lagështia të mos shkaktojë myk. Mollët me gropëza ose gërvishtje duhen ngrënë të parat, pasi ato prishen më shpejt dhe lëshojnë më shumë etilen.

    Watkins këshillon mbajtjen e mollëve në frigorifer dhe nxjerrjen e tyre sipas nevojës. Një mollë me cilësi të mirë, thotë ai, mund të zgjasë për disa ditë në një tas frutash, varësisht nga varieteti. /Telegrafi/

  • Putin agrees that Europe be included in talks on Ukraine, Witkoff: They’ll attend the next meeting

    The US envoy, Steve Witkoff, has declared that Russian President Vladimir Putin has agreed that European representatives will participate in the next round of talks to end the war in Ukraine.

    After meeting Putin in the Kremlin, Witkoff has announced that Europe will be part of future discussions, naming this an important moment.

    The Europeans will join the next meeting, which we consider a very important moment, as they are our partners and it is essential for us to be present, Witkoff has declared Russian state television.

    Jared Kouchner, who told Putin that he had noticed a big change on the European side and expressed confidence that its involvement would not hinder the progress of negotiations.

    On the other hand, Putin claimed Russia has not been against dialogue with Europe, but that, according to him, European countries are the ones that cut off communication with Moscow.

    We would like you gentlemen, and the American administration as a whole, to work with your European allies, so they can finally decide what they want: peace or war in Ukraine, the Russian president was quoted as saying.

    Putin warned, however, that sending European troops to Ukraine after a peace agreement would lead to the immediate resumption of war, as Moscow would consider this a threat to its security.

    According to Sky News, it is still unknown who will represent Europe in the next round of talks, while neither the time nor the location of the meeting have been disclosed.

    Meanwhile, the US and Ukrainian President Volodymyr Zelensky are demanding that Europe appoint a single representative for negotiations with Moscow.

    After the meeting at the Kremlin, Witkoff and Kouchner are expected to travel to Dublin, where they will inform the Ukrainian leader of talks with Putin.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rey Manaj shakes net, Albania doubles Finland’s supremacy

    Albania has scored its second goal towards Finland, creating a 2-0 advantage in the ongoing match between the two representatives.

    The second goal for the Reds came in the 50th minute, when Rey Manaj realized head-to-head from within the area.

    The Albanian attacker took advantage of a perfect arching of Elseid Hysey from the right arm, sending the ball to the opposing net.

    With this goal, Albania has deepened its supremacy over Finland to 2-0.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rey Manaj tund rrjetën, Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Finlandës

    Rey Manaj tund rrjetën, Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Finlandës

    Rey Manaj tund rrjetën, Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Finlandës

    Shqipëria ka shënuar golin e dytë ndaj Finlandës, duke krijuar epërsi prej 2-0 në ndeshjen që po zhvillohet mes dy përfaqësueseve.

    Goli i dytë për kuqezinjtë erdhi në minutën e 50-të, kur Rey Manaj realizoi me kokë nga brenda zonës.

    Sulmuesi shqiptar përfitoi nga një harkim perfekt i Elseid Hysajt nga krahu i djathtë, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

    Me këtë gol, Shqipëria ka thelluar epërsinë ndaj Finlandës në 2-0.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Putin pajtohet që Evropa të përfshihet në bisedimet për Ukrainën, Witkoff: Do të marrin pjesë në takimin e radhës

    Putin pajtohet që Evropa të përfshihet në bisedimet për Ukrainën, Witkoff: Do të marrin pjesë në takimin e radhës

    Putin pajtohet që Evropa të përfshihet në bisedimet për Ukrainën, Witkoff: Do të marrin pjesë në takimin e radhës

    I dërguari amerikan, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord që përfaqësuesit evropianë të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Pas takimit me Putinin në Kremlin, Witkoff ka bërë të ditur se Evropa do të jetë pjesë e diskutimeve të ardhshme, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm.

    “Evropianët do të bashkohen në takimin e radhës, të cilin e konsiderojmë një moment shumë të rëndësishëm, pasi ata janë partnerët tanë dhe është thelbësore për ne që të jenë të pranishëm”, ka deklaruar Witkoff për televizionin shtetëror rus.

    Në takim ishte i pranishëm edhe Jared Kushner, i cili i tha Putinit se kishte vërejtur një “ndryshim të madh” te pala evropiane dhe shprehu besimin se përfshirja e saj nuk do ta pengojë përparimin e negociatave.

    Nga ana tjetër, Putin pretendoi se Rusia nuk ka qenë kundër dialogut me Evropën, por se, sipas tij, ishin vendet evropiane ato që e ndërprenë komunikimin me Moskën.

    “Do të dëshironim shumë që ju zotërinj, dhe administrata amerikane në tërësi, të punoni me aleatët tuaj evropianë, në mënyrë që ata më në fund të vendosin se çfarë duan: paqe apo luftë në Ukrainë”, citohet të ketë thënë presidenti rus.

    Megjithatë, Putin paralajmëroi se dërgimi i trupave evropiane në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje do të çonte në rifillimin e menjëhershëm të luftës, pasi Moska do ta konsideronte këtë si kërcënim për sigurinë e saj.

    Sipas Sky News, ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Evropën në raundin e ardhshëm të bisedimeve, ndërsa as koha dhe as vendi i takimit nuk janë bërë të ditura.

    Ndërkohë, SHBA-ja dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkojnë që Evropa të caktojë një përfaqësues të vetëm për negociatat me Moskën.

    Pas takimit në Kremlin, Witkoff dhe Kushner pritet të udhëtojnë drejt Dublinit, ku do ta informojnë liderin ukrainas për bisedimet me Putinin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

    Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

    Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

    Opinionisti Bekim Çollaku, ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, është i imponuar nga zhvillimet që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë, konkretisht fazën e Apelit.

    Në Rubikon të Klan Kosova, Çollaku tha se kjo situatë po e kufizon PDK-në në ushtrimin e rolit opozitar dhe në përballjen e drejtpërdrejtë me partinë në pushtet.

    “Ky është një bashkëpunim i imponuar për shkak të asaj kauze. Në këtë aspekt nuk dua ta amnistoj PDK-në, por dua ta qartësojë për opinionin publik. PDK-ja nuk mund ta atakojë drejtpërdrejt, duke bërë opozitë ndaj partisë në pushtet, dhe në të njëjtën kohë të gjejë format e kanalet të bashkëpunojë me të për të adresuar problemet që, për mendimin tim, janë çështje nacionale, nuk janë çështje partiake”.

    “Prandaj, së paku derisa të përfundojë faza e Apelit në Hagë, PDK-ja në njëfarë forme do të jetë e kufizuar”, u shpreh ai.

    Çollaku tha se këtë kufizim e ka vërejtur edhe në gjuhën e përdorur gjatë interpelancës së një dite më parë. /Klankosova.tv

  • Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

    Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

    Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

    Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga dronët ukrainas, kanë konfirmuar zyrtarët finlandezë, ndonëse ende dihen pak detaje për sulmin.

    Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka bërë të ditur se shënjestër e sulmit ishte anija ruse “Naro-Fominsk”, në kuadër të një operacioni më të gjerë me dronë kundër depos ruse të eksportit të naftës në Ust-Luga, në bregdetin e Detit Baltik.

    Ky sulm, që besohet të jetë hera e parë që dronët ukrainas godasin një anije ruse në një zonë të Detit Baltik të hapur për trafikun detar civil, ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e zgjerimit të operacioneve ukrainase në këtë rajon.

    Finlanda, një nga aleatët më të afërt evropianë të Kievit, e ka cilësuar incidentin si pasojë të drejtpërdrejtë të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, transmeton klankosova.tv

    Megjithatë, ushtria finlandeze ka dhënë pak detaje për sulmin, i cili dyshohet se ka ndodhur në një pjesë të ngushtë të gjirit, në një distancë nga bregdeti finlandez.

    Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka këmbëngulur se situata në Detin Baltik mbetet stabile dhe e sigurt, duke theksuar se nuk ka asnjë kërcënim për trafikun detar.

    Ndërkohë, zyrtarët e mbrojtjes raportohet se i kanë tërhequr vëmendjen Kievit se Gjiri i Finlandës është një rrugë ujore relativisht e ngushtë, e përdorur nga cisternat e naftës dhe anijet civile, si dhe përmban kabllo nënujore të transmetimit të të dhënave.

    Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Martin Herem, vendi i të cilit kufizohet me gjirin, i tha transmetuesit publik ERR se anija ishte goditur rreth orës 05:30 të mëngjesit të së mërkurës.

    “Ne e dimë se më pas nga anija është parë tym. Vetë anija u kthye në drejtim të Shën Petersburgut”, deklaroi ai, pa dhënë detaje se si ishte kryer sulmi.

    Sipas BBC, deri më tani, nuk dihet shkalla e dëmeve apo nëse ka pasur viktima në mesin e ekuipazhit të anijes luftarake ruse. Moska rrallëherë publikon detaje të tilla.