Blog

  • Microsoft Outlook goditet nga një ndërprerje globale

    Microsoft Outlook goditet nga një ndërprerje globale

    Më shumë se 130 mijë raportime për probleme janë regjistruar në platformën Downdetector gjatë ndërprerjes së shërbimeve të Microsoft-it, e cila ka prekur përdoruesit e Outlook dhe Exchange Online në disa rajone të botës.

    Problemet kanë bërë që shumë përdorues të mos kenë mundësi të hapin Outlook-un, të dërgojnë apo pranojnë email-e, si dhe të mbajnë një lidhje të qëndrueshme me “kutitë e tyre postare”.

    Microsoft ka paralajmëruar se ndërprerja mund të prekë edhe shërbime të tjera, përfshirë Teams, SharePoint Online, Copilot 365 dhe Defender XDR.

    Kompania ka bërë të ditur se shkaku i problemeve lidhet me ngarkesën e lartë në infrastrukturën e saj në disa rajone, ndërsa hetimet për përcaktimin e plotë të shkakut janë ende në vazhdim.

    Për rikthimin e shërbimeve, Microsoft ka nisur rinisjen dhe riparimin e infrastrukturës së prekur, si dhe po shqyrton mundësinë e ridrejtimit të trafikut drejt infrastrukturave alternative.

    Ndërkohë, kompania nuk ka dhënë ende një afat të saktë se kur të gjitha shërbimet do të rikthehen plotësisht në funksion. /Telegrafi/

  • Supergol nga Ernest Muçi, Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës

    Supergol nga Ernest Muçi, Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës

    Shqipëria ka marrë epërsinë ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.

    Ishte ylli i Trabzonsporit, Ernest Muçi që realizoi një eurogol nga distanca.

    Me një goditje të fuqishme, anësori shqiptar e la në gjumë portierin mysafir, me topin që shkoi në kënd të rrjetës (35’).

    Me një fitore në “Air Albania”, Shqipëria do të bënte hapin gjigant drejt promovimit në Ligën B./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore

  • Shiroka Pula praises Belgium’s support: Key partner in Kosovo’s European journey

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has praised Belgium’s continued support for Kosovo, stressing the importance of strengthening further co-operation between the two countries.

    She made these statements in anticipation organised by the Belgium Embassy in Kosovo on the King’s Day.

    Shiroka Pula said Kosovo does not forget Belgium’s solidarity during the 1998 1999 war, as well as its support for NATO intervention.

    She stressed that Belgium has been a constant supporter of Kosovo in the process of statehood and democratic development since recognition of the country’s independence.

    The president also praised that the two states have the potential to deepen co-operation in various fields, including economy, education, culture and institutional co-operation.

    Source Layer: Insander

  • Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Belgjikës: Partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Kosovës

    Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Belgjikës: Partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Kosovës

    Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Belgjikës: Partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Ajo i bëri këto deklarata në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e Ditës së Mbretit.

    Shiroka Pula tha se Kosova nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999, si dhe mbështetjen e saj për ndërhyrjen e NATO-s.

    Ajo theksoi se Belgjika ka qenë vazhdimisht përkrah Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik, që nga njohja e pavarësisë së vendit.

    Presidentja vlerësoi gjithashtu se të dyja shtetet kanë potencial për ta thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin, kulturën dhe bashkëpunimin institucional.

    Burimi: Insajderi

  • Robert De Niro appears on the red carpet with his partner 37 years younger, the couple call attention to New York

    Hollywood actor Robert De Niro has appeared along with his partner, Tiffany Chen, at the premiere of Fucker-Law’s film, held in New York.

    The 83-year-old actor and his 46-year-old partner attracted the attention of photographers, as they paraded together on the red carpet, holding hands.

    De Niro appeared in an elegant dress, dark jacket and classical trousers, while Chen had chosen a dress with attractive motives and a purse in combination with it.

    The couple rarely appear together at public events, so their premiere presentation received special attention from the media.

    Their public appearance comes only a week after the death of former actor partner, model Toukie Smith, who passed away on November 4th, at the age of 74, after a battle with multiplete sclerosis. She and De Niro have two twin children, Juliana and Airy, born in 1995.

    Robert De Niro and Tiffany Chen have been dating since 2021, and together they have a daughter, Guy, who was born in April 2023.

    Chen is a martial arts instructor. According to earlier reports, she met with the actor in 2015, during the shooting of the movie The Interné, where she had a small role as an instructor and tai chi.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Robert De Niro shfaqet në tapetin e kuq me partneren 37 vjet më të re, çifti tërheq vëmendjen në New York

    Robert De Niro shfaqet në tapetin e kuq me partneren 37 vjet më të re, çifti tërheq vëmendjen në New York

    Robert De Niro shfaqet në tapetin e kuq me partneren 37 vjet më të re, çifti tërheq vëmendjen në New York

    Aktori i njohur i Hollivudit, Robert De Niro, është shfaqur së bashku me partneren e tij, Tiffany Chen, në premierën e filmit “Focker-in-Law”, e mbajtur në New York.

    Aktori 83-vjeçar dhe partnerja e tij 46-vjeçare tërhoqën vëmendjen e fotografëve, teksa parakaluan së bashku në tapetin e kuq, duke mbajtur duart.

    De Niro u paraqit me një veshje elegante, me xhaketë të errët dhe pantallona klasike, ndërsa Chen kishte zgjedhur një fustan me motive tërheqëse dhe një çantë dore në kombinim me të.

    Çifti rrallë shfaqet së bashku në ngjarje publike, ndaj paraqitja e tyre në premierë mori vëmendje të veçantë nga mediat.

    Dalja e tyre publike vjen vetëm një javë pas vdekjes së ish-partneres së aktorit, modeles Toukie Smith, e cila ndërroi jetë më 4 nëntor, në moshën 74-vjeçare, pas një beteje me sklerozën multiple. Ajo dhe De Niro kanë dy fëmijë binjakë, Juliana dhe Airyn, të lindur në vitin 1995.

    Robert De Niro dhe Tiffany Chen janë në lidhje që nga viti 2021 dhe së bashku kanë një vajzë, Gia, e cila lindi në prill të vitit 2023.

    Chen është instruktore e arteve marciale. Sipas raportimeve të mëhershme, ajo u takua me aktorin në vitin 2015, gjatë xhirimeve të filmit “The Intern”, ku kishte një rol të vogël si instruktore e tai chi-t.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Balaj: Opposition parties make more battles within their parties than in power ( VIDEOS)

    OPironist Labinot Balaj has criticised opposition parties for failing to confront political power, praising that their energy and commitment are pointing more towards domestic party battles.

    In a statement on Rubik’s show in Klan Kosova, Balaj said one of the reasons that is creating peace of power is the very indifference of opposition leadership and its involvement in clashes within the parties.

    The essence of power is not only the volume of self – rule activity, nor the arithmetic of numbers that provide power and stability, but it is also this indifference or the rise of opposition parties’ leadership in Meskinna wars, Balaj said.

    According to him, the approach of the opposition is also damaging the political scene in Kosovo, as according to him, the country needs a consolidated opposition that would be able to challenge power.

    War is more appealing to the party than battle with power. Those battles and energy channel it into the wrong ways and intentions, which is war within the type. This penalises Kosovo, then a solid opposition that had to challenge power, Balaj said. /I did. tv

  • Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Opinionisti Labinot Balaj ka kritikuar partitë opozitare për mungesë të përballjes politike me pushtetin, duke vlerësuar se energjinë dhe angazhimin e tyre po e orientojnë më shumë drejt betejave të brendshme partiake.

    Në një deklaratë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Balaj tha se një nga arsyet që po i krijon rehati pushtetit është pikërisht indiferenca e lidershipit opozitar dhe përfshirja e tij në përplasje brenda partive.

    “Themeli i rahatisë së pushtetit nuk është vetëm vëllimi i aktivitetit të vetëqeverisës, as aritmetika e numrave që i sigurojnë pushtet e qëndrueshmëri, por është edhe kjo indiferencë ose kredhja e lidershipit të partive opozitare në luftëra meskine”, deklaroi Balaj.

    Sipas tij, qasja e opozitës po e dëmton edhe skenën politike në Kosovë, pasi, sipas tij, vendit i nevojitet një opozitë e konsoliduar që do të ishte në gjendje ta sfidonte pushtetin.

    “Më shumë i tërheq lufta, beteja brenda partisë sesa beteja me pushtetin. Ato betejën dhe energjinë e kanalizojnë në rrugë e qëllime të gabuara, që është lufta brenda llojit. Kjo e penalizon edhe Kosovën, me pas një opozitë solide e cila kish me sfidu pushtetin”, tha Balaj. /Klankosova.tv

  • “Krim i organizuar në sektorin farmaceutik” - Kajtazi pyet opozitën: Pse nuk hulumtoni? (VIDEO)

    “Krim i organizuar në sektorin farmaceutik” – Kajtazi pyet opozitën: Pse nuk hulumtoni? (VIDEO)

    “Krim i organizuar në sektorin farmaceutik” - Kajtazi pyet opozitën: Pse nuk hulumtoni? (VIDEO)

    Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar opozitën për mungesë të angazhimit në trajtimin e problemeve në sektorin shëndetësor, duke ngritur dyshime për keqpërdorime dhe monopole në tregun farmaceutik në Kosovë.

    Në një deklaratë në Rubikon të Klan Kosova, Kajtazi tha se rreth 40 për qind e barnave qytetarët detyrohen t’i blejnë vetë, derisa sipas tij opozita hesht ndaj kësaj situate.

    Kajtazi ka theksuar edhe mungesën e imunoterapisë për pacientët me sëmundje malinje, duke pyetur pse kjo terapi nuk është e qasshme në Kosovë dhe pse pacientët detyrohen ta sigurojnë vetë.

    “Dikund 40 për qind të ilaçeve njerëzit detyrohen me i ble vetë, po ashtu edhe shërbimet shëndetësore me i pagu vetë. A i ka shku mendja naj herë kësaj opozite, përveç këtyre temave që janë të mëdha dhe secili këqyr me marrë hise në diskutimin publik? Me shku bre deri në Onkologji, me i pa ata njerëz që detyrohen me i ble ilaçet vetë? Është protokoll që pacientët aty me u trajtu edhe me imunoterapi. Pse mungon imunoterapia në Kosovë, kur një terapi kushton nga 3 mijë deri në 5 mijë euro, varësisht prej sëmundjes?”, tha Kajtazi.

    Gazetari ngriti pikëpyetje edhe për mënyrën e funksionimit të tregut farmaceutik, duke pretenduar se disa barna po  shiten vetëm nga një operator i caktuar.

    “Si ka mundësi vetëm një operator, një barnatore pastaj me pas të drejtë me i shitë këto ilaçe? Pse nuk i shesin krejt barnatoret tjera, por vetëm njëra? Ka krim të organizuar këtu. Një terapi që këtu kushton 5 mijë euro në Turqi kushton 400 euro. Si ka mundësi që këta njerëz mos me i pa këto, mos me shku me marrë një terapi të barnave e me çu në Kuvend të Kosovës, e me ia përplasë kryeministrit e ministrit të Shëndetësisë?”, tha Kajtazi. /Klankosova.tv

  • Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

    Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

    Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se operatorët privatë i janë bashkuar flotës për pastrimin e kryeqytetit, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen me mbeturinat.

    Përmes një postimi, Rama ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e disa projekteve komunale, përfshirë sigurimin e 100 kamionëve me financim gjerman, bllokimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit dhe çështjen e deponisë.

    “Na i bllokuan 100 kamionë, financim nga Qeveria gjermane! Na e bllokuan ndërmarrjen e re komunale ‘Pastrimi’! Na e mbyllën deponinë! Krejt për inate politike! Kolegë, lufta politike ndalet te vota, jo duke i lënë qytetarët mes mbeturinave!”, ka shkruar Rama.

    Megjithatë, Rama ka bërë të ditur se Komuna ka gjetur një zgjidhje alternative, duke angazhuar operatorë privatë për t’i shtuar kapacitetet e pastrimit në kryeqytet.

    “Sidoqoftë, ne gjetëm zgjidhje. Nga sot, të gjithë këta kamionë të operatorëve privatë i bashkohen flotës për pastrimin e kryeqytetit! Ditë e natë, pa u ndalë, kemi me punu që qytetarët t’i marrin shërbimet që i meritojnë!”, ka shkruar Rama.