Blog

  • Pallat milionësh, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

    Pallat milionësh, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

    Pallat milionësh, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

    “Ju lutemi, mos i gjuani pallomat në tokë dhe në shole”, shkruan në disa prej tualeteve të publikut në Pallatin e Drejtësisë. Pikërisht aty ku ishte vendosur njoftimi, për qytetarët nuk ka asnjë letër për përdorim.

    Sinjali dokumentoi gjendjen në katër tualete të publikut, në pjesën e grave dhe në atë të burrave. Asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kushtet elementare të higjienës. Ndër mungesat e evidentuara ishin letra e tualetit, letra për tharjen e duarve dhe sapuni i lëngshëm. Këto janë tualetet që përdorin qytetarët që mund të presin me orë për një seancë, ndërsa palët paguajnë taksa gjyqësore dhe, sipas rastit, edhe shpenzime procedurale.

    Në përgjigjen për Sinjalin, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e pranoi se është institucioni përgjegjës për sigurimin e shërbimeve higjienike në Pallatin e Drejtësisë. Për kryerjen e tyre ka kontraktuar kompaninë “Krasniqi” SH.P.K. Sipas KGJK-së, tualetet pastrohen dhe furnizohen çdo ditë, madje disa herë në ditë sipas nevojës.

    KGJK-ja përmendi fluksin e lartë të qytetarëve dhe ndërprerjet e herëpashershme të ujit si faktorë që mund ta ulin nivelin e higjienës. Për mungesën e letrës dhe të sapunit që dokumentoi Sinjali, Këshilli nuk dha një shpjegim konkret. Ai tha se e kontakton menjëherë kompaninë kur ka mungesa, por nuk tregoi nëse e kishte kontaktuar për gjendjen në këto katër tualete dhe çfarë ishte bërë për ta korrigjuar.

    Sinjali kërkoi datën dhe gjetjet e kontrollit të fundit, si dhe kontratën ose lidhjen ku është publikuar. KGJK-ja nuk dha as datën e kontrollit, as gjetjet, as kontratën. Pa përgjigje mbetën edhe pyetjet për vlerën dhe kohëzgjatjen e saj.

    Këshilli tha se kontrata parasheh masa ndëshkuese kur kompania nuk i përmbush detyrimet dhe nuk reagon ndaj vërejtjeve. A i është dhënë kompanisë ndonjë vërejtje për tualetet e publikut? A është zbatuar ndonjë masë? Përgjigjja e KGJK-së nuk sqaroi nëse ka ndodhur ndonjëra.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hykmete Bajrami issues Kurt’s statements to the Parliament when he said Kosovo sleeps on coal

     LDk’s MP, Hykmete Bajrami, has issued statements by LVV) head Albin Kurti, when she said it would lower the price of electricity, since Kosovo has too much coal and that Kosovars pay very cheaply.

    Bajrami has reminded Minister Artane Rizvanolli that it is for about six years at the ministry’s helm and would have to do better work and no longer compare the past.

    Today is five years, seven months and 22 days since you’re the minister of this dictatorship. You had to do something more than compare yourself to the past. But even compared to the past, we have no problem with that, Bajrami said,

    Source Layer: Insander

  • Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”

    Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”

    Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”

     Deputetja e LDk’së, Hykmete Bajrami, ka lëshuar deklarimet e kreut të LVV’së, Albin Kurti, kur thoshte se do të ulë çmimin e energjisë elektrike, meqë Kosova ka shumë qymyr dhe se kosovarët paguajnë shumë lirë rrymën.

    Bajrami ia ka kujtuar ministres Artane Rizvanolli se është për rreth gjashtë vite në krye të ministrisë dhe do të duhej të bënte punë më të mirë dhe të mos krahasohej më të kaluarën.

    “Sot bëhen pesë vjet, 7 muaj e 22 ditë që ju jeni ministre e këtij dikasteri.Ju është dashur që të bëni diçka më tepër sesa të krahasoheni më të kaluarën. Por edhe me u krahasu me të kaluarën, nuk e kemi problem atë punë”, ka thënë Bajrami,

    Burimi: Insajderi

  • Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

    Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

    Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke thënë se kjo mund të paralajmërojë rritje të faturave të energjisë elektrike nga 15 deri në 20 për qind.

    Në seancën plenare të Kuvendit, deputetja Haxhiu ka thënë se qytetarët duhet të përgatiten edhe për fatura më të larta, pavarësisht nëse do të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

    “E keni dëgjuar ministren Rizvanolli duke thënë edhe këtu në sallën e Kuvendit, në seancën e kaluar, se do ta kemi një dimër të vështirë. Dimër të vështirë dhe një situatë jo të lehtë, kjo nuk është asgjë tjetër, vetëm një paralajmërim për një rritje, sa unë jam informuar, uroj mos të jetë ashtu, 15 deri në 20 për qind. Pra, rritje në faturat e qytetarëve. Por, mos të harrojmë diçka. Është dimri që po vjen dhe koha kur na vijnë familjarë prej diasporës. Të dashur, njerëzit tanë që jeni kudo në diasporë, përgatituni për faturat, edhe nëse nuk keni rrymë, por faturat t’i keni me rritje. Por mbi të gjitha, klimat e vendosura që ministrja shumë herë ka thënë ‘Blini ato klima’, tash ato normal që nuk ngrohin, për shkak se faturat janë aty”, tha ajo, raporton Kosovapress.

    Haxhiu ka kritikuar edhe trajtimin e faturimit të energjisë elektrike në komunat veriore, duke pretenduar se qytetarët serbë atje nuk janë përballur me rritje të faturave, ndryshe nga qytetarët në pjesët e tjera të vendit. Ajo ka rikujtuar edhe ndërprerjen e pagesave të energjisë elektrike në atë pjesë të Kosovës.

    “Por një gjë mos ta harroj, atë fjalën që e tha ministrja pak më herët: Mos harroni qytetarët e vendit. Faturat që u shkojnë qytetarëve serbë në komunat veriore kurrë nuk i kanë rritur. Asnjëherë. Asnjëherë. Pra, qytetarët e komunave veriore, po flas për qytetarët serbë, nuk ka pasur rritje, ka pasur dikur njerëz që i kanë ndalë zot këtij vendi dhe ia kanë ndalur ato pagesat”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në replikën e saj me deputeten Teuta Haxhiu, ka thënë se përgjegjës për rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike është KEDS-i ndërsa mbikëqyrjen e saj e bën ZRrE-ja.

    “Po flitni për reduktime shpesh ose për ndalje ose për prishje të tjera. Më lejoni t’ju përkujtoj që përgjegjës dhe pronar për rrjetin e distribucionit është KEDS, një kompani private e privatizuar, ndërsa ZRrE-ja, e cila i raporton Kuvendit, është autoriteti i vetëm që e mbikëqyr. Në fakt, në legjislacionin e ri që e kemi sjellë këtu në Kuvend, të cilin shpresoj që do ta miratoni së shpejti, kemi paraparë edhe përforcim të kompetencave dhe masave që Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund t’i ndërmerr në rastet e shkeljeve nga operatorët”, ka thënë Rizvanolli.

    Ajo ka folur edhe për parkun solar në Kramovik, duke thënë se punimet për ndërtimin e tij janë duke vazhduar me ritëm të përshpejtuar.

    “Duke qenë se parkun solar në Kramovik e përmendët dy herë tashmë, më lejoni t’ju informoj që projekti është duke u vijuar, ndërtimi është duke u bërë dhe atë në mënyrë të përshpejtuar. Kështu që ky është një lajm i mirë, besoj, për të gjithë, ndoshta përveç atyre që dëshirojnë që projekti të dështojë për t’ia atribuuar këtë Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Rizvanolli.

  • Liderët e BE-së: Siguria e Evropës nuk mund të jetë pjesë e negociatave për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë

    Liderët e BE-së: Siguria e Evropës nuk mund të jetë pjesë e negociatave për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë

    Liderët e BE-së: Siguria e Evropës nuk mund të jetë pjesë e negociatave për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se struktura e sigurisë së Evropës nuk mund të jetë temë e negociatave për paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, duke theksuar se çdo diskutim për sigurinë evropiane duhet të bëhet me përfshirjen e vetë Evropës.

    Deklarata u bë të premten, gjatë samitit të liderëve të BE-së në Dublin, derisa mbetet e paqartë se kush do ta përfaqësojë Evropën në bisedimet e mundshme të ardhshme për përfundimin e luftës në Ukrainë.

    Ndërkohë, Kremlini ka deklaruar se Rusia është e hapur për pjesëmarrjen e vendeve evropiane në negociatat për paqe, nëse ato tregojnë gatishmëri për të kontribuar në procesin e paqes.

    Sipas Reuters, kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka cilësuar komentet e Moskës si “të njëjtën lojë të vjetër”, duke thënë se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë një mesazh të qartë dhe të përbashkët.

    “Nuk do të ketë diskutime për Ukrainën pa Ukrainën dhe nuk do të ketë diskutime për Evropën pa Evropën. Për më tepër, nuk ka nevojë të diskutohet për strukturën e sigurisë evropiane. Ne tashmë e kemi atë”, deklaroi Merz para gazetarëve.

    Zyrtarët rusë kanë kërkuar që të arrihet një marrëveshje më e gjerë për arkitekturën e sigurisë në Evropë përpara se të diskutohen detajet konkrete të luftës në Ukrainë.

  • ​Përplasje në Kuvend për energjinë: PDK kërkon përgjegjësi, Rizvanolli mbron tarifat

    ​Përplasje në Kuvend për energjinë: PDK kërkon përgjegjësi, Rizvanolli mbron tarifat

    Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër dhe vonesa në projektet energjetike, teksa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se BE-ja është përgjegjës për kontraktimin e kompanisë mbikëqyrëse.

    Në vazhdim të seancës plenare, deputeti i PDK-së ka shprehur shqetësim për kthimin në operim të bllokut B1, pas paralajmërimeve se do të ketë vonesa në këtë drejtim.

    Vonesa e kthimit në operim të B1, Mustafa: Kërkojmë përgjigje konkrete nga Qeveria

    “Pas gjithë kësaj kohe zgjidhja jonë kryesore vazhdon të jetë krijimi i një taskforce tjetër, atëherë pyetja është: çfarë kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve për ta bërë Kosovën më të përgatitur për dimra të vështirë? Po hyjmë në periudhën e dimrit me rrezikun që një nga njësitë kryesore prodhuese të jetë jashtë funksionit. Sipas planifikimit, kthimi i B1-shit në operim ishte paraparë për datën 9 dhjetor 2026, dhe pyetja për ju, ministre, është: a do të kthehet B1-shi në funksion në këtë datë? Tashmë është paralajmëruar se nuk do të kthehet. Pas gati gjashtë vjetësh qeverisje, qeveria nuk mund më të vazhdojë të arsyetohet me trashëgiminë e së kaluarës, me tregjet ndërkombëtare apo me faktorë të jashtëm. Qeveria duhet sot të përgjigjet për rezultatet e veta. Prandaj sot nuk po kërkojmë arsyetime të tjera, por po kërkojmë përgjegjësi dhe përgjigje konkrete”, ka deklaruar Mustafa.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka sqaruar procesin e financimit dhe mbikëqyrjes së projektit, duke theksuar se Bashkimi Evropian është përgjegjës për kontraktimin e kompanisë mbikëqyrëse.

    Rizvanolli: Tarifat e energjisë në Kosovë mbeten më të lirat në rajon

    “Tarifat që i cilësoni të papërballueshme vazhdojnë të mbesin më të lira në rajon, dukshëm më të lira sesa edhe vendet e rajonit. Prandaj, kur bëni cilësime të tilla, është mirë që të flasim edhe në terma objektivë. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në vitin 2018, ndërsa kontraktimi nga BE-ja është bërë në vitin 2019. BE, gjithashtu, është kontraktues i kompanisë mbikëqyrëse, e cila është zyrtarisht e thirrur dhe ka kompetencat për të mbikëqyrur në njërën anë cilësinë e punimeve, për të përcjellë punimet, dhe gjithashtu edhe për të bërë vlerësimet në rastin e atribuimit të vonesave dhe të problemeve në projekt”, ka deklaruar Rizvanolli./KP

  • Volkswagen T- young Roc R is coming, more aggressive and more powerful than ever

    Volkswagen has discovered the first photos of the T-Roc R 2027 prototype, which are expected to be officially introduced by the end of this month.

    The new sports model, still covered in camouflage, is characterized by a more aggressive design.

    According to reports, the new T-Roc R is expected to be equipped with engine 2. 0-liter of Golf R, which produces about 328 horsepower, with the pull on the four wheels.

    This would constitute a significant increase in power compared to the previous generation, which had about 296 horsepower.

    It’s also about a mid-hybrid 48 volt system, but Wolfgang has not yet confirmed technical specifications, price or exit date on the market.

    T- Roc R 2027 could also be among the latest Volkswagen sports models with a gasoline engine, ahead of the transition towards electrification. /Telegraphy/

  • An unusual – colored turkey caught on camera & #82/11; experts explain the phenomenon

    An unusual – colored wild turkey has been photographed by an outdoor camera in Richmond County, in the American state of Wisconsin.

    Wisconsin Department of Natural Resources ( DNR published the picture on social networks, explaining that the bird’s unusual color is the result of a natural genetic variation.

    The turkey, which has mostly white feathers, with black and gray spots on the lower part of the body, is an example of a phenomenon known as ʹsmoke phasé, which affects pigmentation of feathers.

    According to experts, this occurs when the bird’s feathers have fewer brown and red pigments than usual, causing it to appear mostly white or fair.

    The authorities explained that there are other variations of colors in the wild turkeys, including the one with the principally red feathers, as a result of the excess feomellania pigment and the one with almost entirely black feathers because of the high quantity of euelin. /Telegraphy/

  • Një gjel deti me ngjyra të pazakonta kapet në kamera - ekspertët shpjegojnë fenomenin

    Një gjel deti me ngjyra të pazakonta kapet në kamera – ekspertët shpjegojnë fenomenin

    Një gjel deti i egër me ngjyrë të pazakontë është fotografuar nga një kamerë e vendosur në natyrë në qarkun Richland, në shtetin amerikan të Wisconsin.

    Departamenti i Burimeve Natyrore i Wisconsin (DNR) publikoi fotografinë në rrjetet sociale, duke shpjeguar se ngjyra e pazakontë e shpendit është rezultat i një variacioni gjenetik natyror.

    Gjeldeti, i cili ka pupla kryesisht të bardha, me njolla të zeza dhe të hirta në pjesën e poshtme të trupit, është shembull i një fenomeni të njohur si “smoke phase”, që ndikon në pigmentimin e puplave.

    Sipas ekspertëve, kjo ndodh kur puplat e shpendit kanë më pak pigmente kafe dhe të kuqe sesa zakonisht, duke bërë që ai të duket kryesisht i bardhë ose i hirtë i çelët.

    Autoritetet shpjeguan se ekzistojnë edhe variacione të tjera të ngjyrave te gjelat e egër të detit, përfshirë atë me pupla kryesisht të kuqërremta, si pasojë e tepricës së pigmentit feomelaninë, dhe atë me pupla pothuajse tërësisht të zeza, për shkak të sasisë së lartë të eumelaninës. /Telegrafi/

  • Volkswagen T-Roc R i ri po vjen, më agresiv dhe më i fuqishëm se kurrë

    Volkswagen T-Roc R i ri po vjen, më agresiv dhe më i fuqishëm se kurrë

    Volkswagen ka zbuluar fotografitë e para të prototipit T-Roc R 2027, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të këtij muaji.

    Modeli i ri sportiv, ende i mbuluar me kamuflazh, karakterizohet nga një dizajn më agresiv.

    Sipas raportimeve, T-Roc R i ri pritet të pajiset me motorin 2.0-litërsh turbo të Golf R, i cili prodhon rreth 328 kuaj fuqi, me tërheqje në të katër rrotat.

    Kjo do të përbënte një rritje të konsiderueshme të fuqisë krahasuar me gjeneratën e mëparshme, e cila kishte rreth 296 kuaj fuqi.

    Përflitet gjithashtu për një sistem mild-hybrid 48 volt, por Volkswagen ende nuk ka konfirmuar specifikat teknike, çmimin apo datën e daljes në treg.

    T-Roc R 2027 mund të jetë gjithashtu ndër modelet e fundit sportive të Volkswagen me motor benzinë, përpara kalimit drejt elektrifikimit. /Telegrafi/