Blog

  • Aktakuzë ndaj një personi për vrasjen e vitit 2025 në Baicë të Lipjanit

    Aktakuzë ndaj një personi për vrasjen e vitit 2025 në Baicë të Lipjanit

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit T.K., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 3 gusht 2025, në fshatin Baicë të Lipjanit, ku i pandehuri dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me viktimën E.B., e ka privuar atë nga jeta në mënyrë mizore.

    Sipas aktakuzës, T.K. dyshohet se fillimisht e ka goditur viktimën me një mjet të fortë në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e ka lidhur me një litar rreth qafës, duke i shkaktuar asfiksi mekanike, si pasojë e së cilës ka humbur jetën.

    Prokuroria njofton se pas kryerjes së veprës, i pandehuri dyshohet se e ka tërhequr zvarrë trupin e viktimës dhe e ka fshehur në një gropë, të cilën më pas e ka mbuluar me dhe. Ai dyshohet se ka fshehur edhe mjetet e përdorura gjatë kryerjes së veprës.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në Baicë, janë gjetur dhe sekuestruar armë të kalibrave të ndryshëm, përfshirë armë automatike, pushkë dhe municion, të cilat mbaheshin pa autorizim.

    Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

    Burimi: RTKLive

  • Customs lands at two drugstores in Prizren, suspicion of smuggled products

    Kosovo’s customs has taken action in two drugstores in Prizren, the Mentane and the Menta Plus, in the context of the case related to allegations of trading smuggled pharmaceutical products.

    Signal sources suggest Customs officials have landed on these two subjects, following suspicions of pharmaceutical products allegedly illegally introduced into the market.

    The signal had reported earlier on action at two locations in Prizren, where, during the November 5th action on two drugstores in Prizren, secret warehouses were discovered, carrying non-spane drugs, in spaces that failed to meet the conditions needed for the preservation of pharmaceutical products.

    In one drug store and the corresponding warehouse, medical products without banners worth approximately $8,000 were found, while similar products worth about 2 thousand euros in the next drug store. In total, Kosovo Customs had confiscated pharmaceutical products worth an estimated 10,000 euros.

    The raids were carried out by order of the Constitutional Court in Prizren, in co-operation with the Ministry of Health’s Health and Pharmaceutical Inspectorate.

    In the context of the case, two people suspected of being detained for 48 hours, while investigations were being conducted for criminal work production and distribution of harmful medical products.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dogana zbarkon në dy barnatore në Prizren, dyshime për produkte të kontrabanduara

    Dogana zbarkon në dy barnatore në Prizren, dyshime për produkte të kontrabanduara

    Dogana zbarkon në dy barnatore në Prizren, dyshime për produkte të kontrabanduara

    Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprime në dy barnatore në Prizren, “Menta” dhe “Menta Plus”, në kuadër të rastit që lidhet me dyshimet për tregtimin e produkteve farmaceutike të kontrabanduara.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se zyrtarët e Doganës kanë zbarkuar në këto dy subjekte, pas dyshimeve për produkte farmaceutike që dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të kundërligjshme.

    Sinjali kishte raportuar më herët për aksionin në dy lokacione në Prizren, ku gjatë aksionit të 5 nëntorit në dy barnatore në Prizren ishin zbuluar depo të fshehta, ku mbaheshin barna pa banderola, në hapësira që nuk i plotësonin kushtet e nevojshme për ruajtjen e produkteve farmaceutike.

    Në njërën barnatore dhe depon përkatëse ishin gjetur produkte medicinale pa banderola në vlerë të përafërt prej 8 mijë eurosh, ndërsa në barnatoren tjetër produkte të ngjashme në vlerë rreth 2 mijë euro. Në total, Dogana e Kosovës kishte konfiskuar produkte farmaceutike me vlerë të përllogaritur prej rreth 10 mijë eurosh.

    Kontrollet ishin realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Në kuadër të rastit, dy persona të dyshuar ishin ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po zhvilloheshin për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Police hold awareness lectures at two Gjilan schools

    According to the Kosovo Police’s announcement, the activities were carried out on 13 November by officials of the Unit for Sector and Community Station in Gjilan.

    The first laws were held at the Don Bosco in Gjilan School, where second-class students were informed of the topic of éguria in road communication.

    Meanwhile, at Skenderbeu elementary school, in the village of Perlepnica, police have legalized in front of nine-graders to prevent peer violence and legal measures that apply to minors.

    Through these activities, the Regional Directorate of Police in Gjilan aims to strengthen co-operation with educational institutions, promote security culture and contribute to preventing negative phenomena in young people.

    Source Layer: RTKLive

  • Policia zhvillon ligjërata vetëdijesuese në dy shkolla të Gjilanit

    Policia zhvillon ligjërata vetëdijesuese në dy shkolla të Gjilanit

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aktivitetet janë realizuar më 13 nëntor nga zyrtarët e Njësisë për Sektor dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan.

    Ligjërata e parë është mbajtur në shkollën “Don Bosko” në Gjilan, ku nxënësit e klasave të dyta janë informuar për temën “Siguria në komunikacionin rrugor”.

    Ndërkaq, në shkollën fillore “Skënderbeu”, në fshatin Përlepnicë, policët kanë ligjëruar para nxënësve të klasave të nënta për parandalimin e dhunës ndaj bashkëmoshatarëve dhe masat ligjore që zbatohen ndaj të miturve.

    Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan synon të forcojë bashkëpunimin me institucionet arsimore, të promovojë kulturën e sigurisë dhe të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë.

    Burimi: RTKLive

  • Alija: Special Court Law Must Be Backed to Zero Point and Discuss With Internationals

    Artan Alija, from the organisation The Strategic Group in Washington, has said that uncertainty about the Special Court Law is continuing since the start of this issue, assessing that attracting the law may be the result of international pressure.

    Alija, invited to HINA FIVE) has declared that the process should be turned to zero and discussed in co-ordination with international partners so that further confusions and procedural actions can complicate the situation.

    I think the confusion is going on, we’re in the face of this confusion from the first day it started, and the same is going on right now. I think what’s worth is that there’s been a lot of international pressure since the first day and the same is still going on. That I believe is the result of why the law was withdrawn or turned back, Alija said.

    He has said that unclear actions regarding this law should already be avoided, while he has estimated that continuing procedures with the same text could be impossible.

    What I think should be done now is stop playing with this law. I think it’s usually impossible to proceed with this law. The same one I think should be turned to zero and also discussed with internationals, he stated.

    Alija has called for caution in statements concerning international courts and justice, citing the previous reactions of international representatives regarding the law.

    He has stressed that the public should receive more information on developments on the issue, while demanding more transparency from the Government’s processing group.

    However, we should be very careful when talking about international courts and justice, as we have seen many international statements regarding the law. But there is great uncertainty, and the public deserves to be more clear about this issue, just as the government’s team must do more work and share more with the public, Alija said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Alija: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kthehet në pikën zero dhe të diskutohet me ndërkombëtarët

    Alija: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kthehet në pikën zero dhe të diskutohet me ndërkombëtarët

    Artan Alija, nga organizata “The Strategy Group” në Washington, ka thënë se paqartësitë rreth Ligjit për Gjykatën Speciale po vazhdojnë që nga nisja e kësaj çështjeje, duke vlerësuar se tërheqja e ligjit mund të jetë rezultat i presionit ndërkombëtar.

    Alija, i ftuar në “FIVE” ka deklaruar se procesi duhet të kthehet në pikën zero dhe të diskutohet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të shmangen paqartësitë e mëtejshme dhe veprimet procedurale që mund ta komplikojnë situatën.

    “Mendoj që konfuzioni po vazhdon, jemi përballë me këtë konfuzion prej ditës së parë që ka nisur dhe e njëjta po vazhdon edhe tash. Mendoj që ajo që vlen është se prej ditës së parë ka pasur presion të madh ndërkombëtar dhe i njëjti po vazhdon ende. Kjo besoj është rezultat i asaj se pse është tërhequr ligji apo është kthyer mbrapa”, u shpreh Alija.

    Ai ka thënë se tashmë duhet të shmangen veprimet e paqarta lidhur me këtë ligj, ndërsa ka vlerësuar se vazhdimi i procedurave me të njëjtin tekst mund të jetë i pamundur.

    “Ajo që mendoj se duhet të bëhet tash është të mos ketë lojëra më me këtë ligj. Mendoj që proceduralisht do të jetë e pamundur të vazhdohet me këtë ligj. I njëjti mendoj që duhet të kthehet në pikën zero dhe njëkohësisht të diskutohet me ndërkombëtarët”, ka deklaruar ai.

    Alija ka bërë thirrje për kujdes në deklarimet që lidhen me gjykatat ndërkombëtare dhe drejtësinë, duke përmendur edhe reagimet e mëhershme të përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me këtë ligj.

    Ai ka theksuar se publiku duhet të marrë më shumë informacione për zhvillimet rreth kësaj çështjeje, ndërsa ka kërkuar edhe më shumë transparencë nga grupi punues i Qeverisë.

    “Megjithatë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për gjykata ndërkombëtare e drejtësi, pasi kemi parë edhe shumë deklarime të ndërkombëtarëve lidhur me ligjin. Por ka paqartësi të mëdha dhe publiku meriton të jetë më i qartë lidhur me këtë çështje, njësoj siç edhe grupi punues qeveritar duhet të bëjë më shumë punë e të ndajë më shumë me publikun”, u shpreh Alija.

    Burimi: Dukagjini

  • Dokumentari i ri i Netflix rikthen shakanë e Russell Brand dhe David Walliams për marrëdhëniet me fanset në tualete

    Dokumentari i ri i Netflix rikthen shakanë e Russell Brand dhe David Walliams për marrëdhëniet me fanset në tualete

    Një bisedë e vjetër mes Russell Brand dhe David Walliams është rikthyer në vëmendje përmes dokumentarit të ri të Netflix, Russell Brand: Open Secret.

    Në një fragment nga emisioni i Brand në Radio 2, dy komedianët bëjnë shaka për takimet me fanset në tualete.

    Gjatë telefonatës, Brand e pyet Walliams nëse është mirë dhe sugjeron që të kalojnë më shumë kohë së bashku, shkruan DailyMail.

    Walliams i përgjigjet me ironi se sa herë kishin planifikuar të takoheshin, Brand kishte refuzuar, duke thënë se një fanse do ta çonte në tualet. Brand e vazhdon shakanë, ndërsa të pranishmit në studio qeshin.

    Fragmenti është rishfaqur në një kohë kur Brand është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe tri sulme seksuale, sipas vendimit të gjykatës të raportuar në artikull.

    Dokumentari përfshin pamje arkivore nga karriera e tij në komedi, film dhe radio, duke ndjekur rrugëtimin e tij nga fama deri te procesi penal.

    Filmi trajton edhe akuza të tjera ndaj Brand. Gjashtë gra kanë ngritur pretendime të reja për sjellje të pahijshme seksuale, përfshirë marrëdhënie pa pëlqim.

    Një ish-punonjëse e një salle koncertesh në Londër pretendon se në vitin 2015 Brand u përpoq ta fuste në një tualet për persona me aftësi të kufizuara dhe e kapi nga krahu. Ajo tha se kishte frikë se do të sulmohej seksualisht.

    Këto janë pretendime të raportuara nga The Times dhe duhen dalluar nga faktet e provuara në gjykatë.

    Në dokumentar, ish-e dashura e Brand, Jordan Martin, rrëfen gjithashtu një episod që e përshkruan si sulm seksual gjatë një shpërthimi xhelozie, në një hotel në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

  • Ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit për vrasjen e rëndë në Baicë të Lipjanit

    Ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit për vrasjen e rëndë në Baicë të Lipjanit

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit Top Kolshi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Sipas aktakuzës, më 3 gusht 2025, rreth orës 16:00-18:54, në Baicë të Lipjanit, T.K. pas një mosmarrëveshje me tani të ndjerin Enver Bajraktari, dyshohet se e ka privuar nga jeta në mënyrë mizore duke e goditur me mjet të fortë në trup dhe më pas e ka lidhur me litar rreth qafës, si pasojë e së cilës viktima ka humbur jetën.

    Pas kryerjes së veprës, i pandehuri dyshohet se trupin e viktimës e ka fshehur në gropë, të cilën më pas e ka mbuluar, duke fshehur mjetet të cilat i kishte përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit T.K., në Baicë të Lipjanit, janë gjetur dhe sekuestruar armë të llojeve të kalibrave të ndryshëm, duke përfshirë armë automatike, pushkë municion, të cilat mbaheshin pa autorizim përkatës.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

  • Sa vezë duhet të hani nëse stërviteni? Pse nuk duhet ta hidhni të verdhën

    Sa vezë duhet të hani nëse stërviteni? Pse nuk duhet ta hidhni të verdhën

    Vezët janë një nga burimet më të përballueshme të proteinave cilësore, por shumë persona që stërviten zgjedhin të konsumojnë vetëm të bardhat, duke shmangur të verdhat nga frika e kolesterolit.

    Megjithatë, kjo do të thotë se humbasin një pjesë të proteinave dhe shumë lëndë ushqyese të rëndësishme.

    Një vezë e madhe përmban rreth 6.3 gramë proteina, prej të cilave 2.7 gramë gjenden në të verdhën.

    Kjo pjesë përmban gjithashtu shumicën e vitaminave D, B12 dhe A, si dhe hekur, kolinë e luteinë.

    Prandaj, konsumimi vetëm i të bardhës nuk e shfrytëzon plotësisht vlerën ushqyese të vezës.

    Një studim i vogël nga Universiteti i Illinoisit krahasoi reagimin e muskujve pas konsumimit të vezëve të plota dhe vetëm të bardhave.

    Dhjetë të rinj kryen ushtrime force dhe më pas morën vakte që përmbanin nga 18 gramë proteina.

    Rezultatet, të publikuara në revistën American Journal of Clinical Nutrition, treguan se reagimi i muskujve ishte rreth 40 për qind më i lartë te pjesëmarrësit që konsumuan vezë të plota.

    Megjithatë, studimi përfshinte pak pjesëmarrës dhe vetëm burra të rinj, ndaj rezultatet duhen interpretuar me kujdes.

    Për personat e shëndetshëm, një deri në dy vezë në ditë mund të përfshihen në një dietë të ekuilibruar.

    Pas stërvitjes, dy deri në tri vezë të plota mund të jenë pjesë e një vakti të mirë, të shoqëruara me karbohidrate dhe perime. Sasia e përshtatshme varet edhe nga pjesa tjetër e ushqimit gjatë ditës.

    Personat me kolesterol të lartë ose diabet duhet të këshillohen me mjekun për sasinë e përshtatshme.

    Po ashtu, rëndësi ka mënyra e përgatitjes: vezët me perime dhe bukë integrale janë zgjedhje më e mirë sesa kombinimi i tyre me sallçiçe, proshutë dhe djathëra me shumë yndyrë.

    Vezët mund të ndihmojnë në plotësimin e nevojave për proteina, por duhet të jenë pjesë e një ushqyerjeje të larmishme. /Telegrafi/