Blog

  • Quorum lack unable to pass resolution on oncological drugs

    63 MPs participated in the vote. Of them, 42 voted in favour of the resolution, while two abstained. However, the number of votes was not enough for its approval.

    The resolution was proposed by Democratic Party of Kosovo MP ( Sala Yasar, PDK. Through it, it demanded that the Ministry of Health and Hospital Service and the University Clinic of Kosovo ( SHSKUK) should immediately take the necessary legal and administrative measures to ensure continued supply of essential drugs and to avoid cut-off therapies due to their lack.

    Under the proposal, the Health Ministry would have to present a detailed report for the January 1st October 22nd October 2026, within 15 days of adoption of the resolution. The report would include the list of oncological drugs that have been missing, the duration of shortages, the number of affected patients, the reasons for shortages, and the state of procurement procedures.

    The resolution also envisions creating an early warning mechanism and determining a minimal reserve stock for critical oncological drugs. Through this mechanism, institutional responsibilities and deadlines for launching supply procedures would be determined before the stock reached the critical level.

    Source Layer: RTKLive

  • Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës për barnat onkologjike

    Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës për barnat onkologjike

    Në votim morën pjesë 63 deputetë. Prej tyre, 42 votuan pro rezolutës, ndërsa dy abstenuan. Megjithatë, numri i votave nuk ishte i mjaftueshëm për miratimin e saj.

    Rezoluta ishte propozuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari. Përmes saj, ajo kërkonte që Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të ndërmerrnin menjëherë masat e nevojshme ligjore dhe administrative për të siguruar furnizimin e vazhdueshëm me barna esenciale dhe për të shmangur ndërprerjen e terapive për shkak të mungesës së tyre.

    Sipas propozimit, Ministria e Shëndetësisë do të duhej që, brenda 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, t’i paraqiste Kuvendit një raport të detajuar për periudhën 1 janar – 22 tetor 2026. Raporti do të përfshinte listën e barnave onkologjike që kanë munguar, kohëzgjatjen e mungesave, numrin e pacientëve të prekur, arsyet e mungesave, si dhe gjendjen e procedurave të prokurimit.

    Po ashtu, rezoluta parasheh krijimin e një mekanizmi për paralajmërim të hershëm dhe përcaktimin e një stoku minimal rezervë për barnat kritike onkologjike. Përmes këtij mekanizmi do të përcaktoheshin përgjegjësitë institucionale dhe afatet për nisjen e procedurave të furnizimit, përpara se stoku të arrinte nivelin kritik.

    Burimi: RTKLive

  • Nisin trajnimet për kurrikulën e re të edukimit në fëmijërinë e hershme

    Nisin trajnimet për kurrikulën e re të edukimit në fëmijërinë e hershme

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, trajnimet kanë për qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale të edukatorëve dhe profesionistëve të tjerë të kësaj fushe, në mënyrë që të sigurohet zbatimi sa më efektiv i kurrikulës së re.

    Në fazën e parë të këtij procesi do të përfshihen 250 profesionistë të edukimit në fëmijërinë e hershme, ndërsa synimi është që gjatë vitit 2027 trajnimet të shtrihen te të gjithë profesionistët e kësaj fushe në nivel vendi.

    Ministria e Arsimit e vlerëson këtë proces si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së edukimit në vitet e para të jetës, duke theksuar se investimi në këtë nivel të arsimit është thelbësor për zhvillimin e fëmijëve dhe krijimin e mundësive të barabarta.

    Kurrikula e re synon të mbështesë të nxënit dhe zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë potencialin e tyre që në fazat më të hershme të jetës.

    Burimi: RTKLive

  • Evropa pritet të përfshihet në bisedime për Ukrainën

    Evropa pritet të përfshihet në bisedime për Ukrainën

    Emisari amerikan Jared Kushner tha se të dyja palët janë pajtuar që në rundin e ardhshëm të negociatave të përfshihen edhe partnerët evropianë. Sipas tij, kjo do të mundësojë diskutimin e çështjeve të sigurisë së Evropës pas luftës, krahas mosmarrëveshjeve territoriale mes Moskës dhe Kievit.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e mirëpriti këtë zhvillim, duke thënë se Evropa duhet të ketë zë në negociata, pasi siguria e saj lidhet drejtpërdrejt me përfundimin e luftës në Ukrainë. Ai tha se takimet e fundit i kanë dhënë shpresë për përfundimin e konfliktit.

    Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin përsëriti se qëndrimi i Moskës për luftën dhe kërkesat territoriale nuk ka ndryshuar. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e gatshme të bisedojë me përfaqësues evropianë, nëse ata kanë mandat për ta bërë këtë, por pa konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në rundin e ardhshëm.

    Takimet e emisarëve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner me Putinin në Moskë dhe Zelenskyn në Dublin vijnë pas negociatave në Abu Dhabi, të cilat përfunduan pa përparim të dukshëm. Megjithatë, Rusia dhe Ukraina u pajtuan për një shkëmbim të ri të të burgosurve, që Zelensky e cilësoi si rezultatin konkret të bisedimeve.

    Burimi: RTKLive

  • Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri

    Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri

    Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për varësinë nga importi i energjisë elektrike, duke kërkuar llogaridhënie për mungesën e prodhimit vendor dhe mosrealizimin e projekteve energjetike.

    Ramadani ka bërë të ditur se nga viti 2021 deri në tetor të vitit 2026, Kosova ka shpenzuar 1 miliard e 55 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike.

    “Janë hiq më pak se 1 miliard e 55 milionë euro që është blerë rrymë për këto pesë vjet e gjysmë. A e dini që me 1 miliard euro, pothuajse, ishte ndërtuar komplet një termocentral i ri?”, ke pyetur ai.

    Ramadani ka përmendur edhe shpenzimet e 12 nëntorit, kur sipas tij, Kosova ka paguar 938 mijë euro për importin e rrymës.

    “Po flasim për pak më pak se 1 milion euro të blerjes së rrymës në Kosovë, e që mund të jetë një prej ditëve që më së paku ka kushtuar”, shtoi.

    Deputeti ka kritikuar edhe ndërprerjen e kontratës me kompaninë ContourGlobal për ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet prej 500 megavatësh.

    “Pse nuk u ndërtua një termocentral i ri? Kjo qeveri, prej vendimeve të para kur ka ardhur në pushtet, ka qenë për ta mbyllur projektin për termocentralin e ri. Me këtë e ka mbyllur mundësinë që Kosova të ketë rrymë të mjaftueshme për vete”, është shprehur ai.

    Sipas Ekonomia Online, Ramadani ka kërkuar nga Qeveria të japë llogari për vonesat në projektet energjetike dhe masat që do të ndërmerren për të rritur prodhimin vendor.

    “Qytetari i Kosovës nuk mund të vazhdojë të përballet me pasiguri energjetike dhe me rritje të shpenzimeve familjare. Prandaj, Qeveria duhet të na japë llogari në Kuvend dhe qytetarëve të Kosovës për çështje konkrete dhe rezultate të munguara”, ka potencuar Ramadani.

  • 'Mitrovica International Jazz Days' rikthehet për edicionin e katërt, në fokus gratë në muzikën jazz

    ‘Mitrovica International Jazz Days’ rikthehet për edicionin e katërt, në fokus gratë në muzikën jazz

    Festivali ndërkombëtar “Mitrovica International Jazz Days” do të rikthehet me edicionin e tij të katërt, i cili do të mbahet më 24, 25 dhe 26 nëntor 2026 në Mitrovicë.

    Këtë vit, festivali do t’i kushtohet kreativitetit, talentit dhe kontributit të grave në muzikën jazz, një zhanër që tradicionalisht është dominuar nga burrat.

    Programi do të përfshijë tri koncerte ndërkombëtare me performanca të muzikanteve të njohura të jazz-it, si dhe koncertin tradicional “MIJD Big Band & Friends”, i cili synon të festojë trashëgiminë e pasur muzikore të Mitrovicës.

    Një tjetër pjesë e rëndësishme e festivalit do të jetë edhe platforma “Western Balkan Young Jazz Musicians Platform” (WB6), e cila do të sjellë në skenë artistë të rinj dhe talente premtuese nga vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Koncertet do të mbahen në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

    Më 24 nëntor, duke filluar nga ora 19:30, programi hapet me performancën e “Eleonora Strino Trio” nga Italia.

    Ndërkaq, më 25 nëntor, publiku do të ketë mundësi të ndjekë dy koncerte: “Anaïs Foux Trio” nga Luksemburgu, në orën 19:30, dhe “Olivia Trummer Trio” nga Gjermania, në orën 21:00.

    Festivali do të përmbyllet më 26 nëntor, me koncertin “MIJD Big Band & Friends”, i cili do të nisë në orën 20:30.

    Përmes këtij edicioni, “Mitrovica International Jazz Days” synon të promovojë muzikën jazz, të krijojë hapësirë për artistet gra dhe të mbështesë gjeneratat e reja të muzikantëve në rajon.

    Për tri ditë, Mitrovica pritet të shndërrohet në një pikëtakim të muzikës jazz, artistëve ndërkombëtarë dhe publikut që vlerëson këtë zhanër muzikor. /Telegrafi/

  • Ramadan: Kosovo spent over 1 billion euros on energy import in five years

    Alliance MP Burim Ramadani has declared that Kosovo has spent 1 billion and 55m euros on buying electricity over the past five years and ten months, calling on the government to account for the situation in the energy sector.

    During his speech in the Kosovo Assembly, Ramadani has criticised the country’s dependence on electricity import, praising that a new thermal power plant could be built with the amount spent on the purchase of electricity.

    For five years and 10 months, the current has been purchased both high and expensive. One billion of 55 million has been bought electricity for five and a half years. With 1 billion almost built a thermal power plant. And the question is why wasn’t it built?

    It has also criticised the Government’s decision to shut down the new thermal power plant project, as well as cut-off the contract with the company Contour Global, claiming these decisions have increased Kosovo’s dependence on import.

    This government has closed the new thermal power plant project. It has killed the possibility that Kosovo will have sufficient electricity for itself. He opened the door to buy electricity. Even breaking the contract with Contour Globalin. The numbers are terrible, the irresponsibly unforgiving.

    According to him, dependence on import exposes Kosovo to price fluctuations in international and regional markets, while calling on the Government to show what measures it has taken to boost domestic production and create new and sustainable energy sources.

    Ramadani has announced that during Thursday alone, Kosovo has bought electricity worth 938m euros. He has added that this could be one of the days at the lowest cost of energy imports.

    Kosovo’s citizen cannot continue to face energy uncertainty and increased spending.

    In the end, the Alliance’s deputy has urged the Economy Ministry to account for the situation in this sector and to show what measures will be taken to avoid repeating the same problems, especially during the winter months.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë në pesë vjet

    Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë në pesë vjet

    Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë në pesë vjet

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Kosova ka shpenzuar 1 miliard e 55 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike gjatë pesë vjetëve e dhjetë muajve të fundit, duke kërkuar nga Qeveria të japë llogari për gjendjen në sektorin e energjetikës.

    Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, Ramadani ka kritikuar varësinë e vendit nga importi i energjisë elektrike, duke vlerësuar se me shumën e shpenzuar për blerjen e rrymës do të mund të ndërtohej një termocentral i ri.

    “Për pesë vjet e 10 muaj, rryma është blerë edhe shumë, edhe shtrenjtë. 1 miliard e 55 milionë është blerë rrymë për këto pesë vjet e gjysmë. Me 1 miliard pothuajse ishte ndërtuar një termocentral. Dhe pyetja është pse nuk është ndërtuar?”, ka thënë Ramadani.

    Ai ka kritikuar edhe vendimin e Qeverisë për mbylljen e projektit të termocentralit të ri, si dhe ndërprerjen e kontratës me kompaninë “ContourGlobal”, duke pretenduar se këto vendime e kanë rritur varësinë e Kosovës nga importi.

    “Kjo qeveri prej vendimeve të para e ka mbyllur projektin e termocentralit të ri. E ka mbytur mundësinë që Kosova të ketë rrymë të mjaftueshme për vete. E ka hapur derën për të blerë rrymë. Edhe ndërprerja e kontratës me ‘ContourGlobalin’. Shifrat janë të tmerrshme, e papërgjegjësia është e pafalshme”.

    Sipas tij, varësia nga importi e ekspozon Kosovën ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe rajonale, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria të tregojë se çfarë masash ka ndërmarrë për rritjen e prodhimit vendor dhe krijimin e burimeve të reja e të qëndrueshme të energjisë.

    Ramadani ka bërë të ditur se vetëm gjatë së enjtes Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej 938 mijë eurosh. Ai ka shtuar se kjo mund të jetë njëra nga ditët me shpenzimet më të ulëta për importin e energjisë.

    “Qytetari i Kosovës nuk mund të vazhdojë të përballet me pasiguri energjetike dhe rritje të shpenzimeve”.

    Në fund, deputeti i Aleancës i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë të japë llogari për gjendjen në këtë sektor dhe të tregojë se cilat masa do të ndërmerren për të shmangur përsëritjen e problemeve të njëjta, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pochetino wants the transfer of the great star of Real Madrid, you see him as the leader of Man Wood

    Pochetino wants the transfer of the great star of Real Madrid, you see him as the leader of Man Wood

    Winnitius, the Brazilian attacker of Real Madrid, is among the goals Manchester United is seeing for the passing January deadline. Maurizio Pochetino, whose appointment as the new Red Days coach was formalised this Friday, wants to build a competitive project and sees Brazilian as one of the players who can lead the offensive team.

    The arrival of Pochettino marks the beginning of a new era at Manchester United. The club decided to fire Michael Carrick, as the team had collected only eight points in ten laps and had fallen into the Premier League crash zone.

    The Argentinian coach has been selected to take the lead in the team, while his arrival is expected to be linked to a new planning of reinforcements for the passing January deadline.

    In this context, Winnitius is one of the names Manchester United is monitoring. According to information published by journalist Miguel Serrano, the Brazilian is on the English club’s list of wishes, in addition to Arsenal’s interest.

    Pochetino wants the transfer of the great star of Real Madrid, you see him as the leader of Man Wood

    The possibility of Real Madrid examining its sale during the passing winter deadline has turned the attention of both clubs.

    Pochetttino’s idea is to have a footballer available who can take a central role in his offensive project. Winnitius has experience in the largest football scenes and has achieved 128 goals in 375 matches with Real Madrid’s fan, according to the balance published by the madrillen club itself in the case of his contract renovation.

    The Brazilian sports situation has changed in recent months. By ASJose Morainho is working to restore him to his best shape, but football player has lost the status of the undisputed title. Winnitius has recorded only one goal and three asymmetries in 12 matches this season.

    This context has prompted reports of possible departure. Real Madrid does not consider the attacker to be unprecedented and may consider an offer for him if his performance does not improve in the coming months.

    The outbreak of Yan Diomande is also seen as a factor that may affect the offensive planning of the Madrile club. /Telegraph/

  • Pochettino kërkon transferimin e yllit të madh të Real Madridit, e sheh si lider të Man Utd

    Pochettino kërkon transferimin e yllit të madh të Real Madridit, e sheh si lider të Man Utd

    Vinicius, sulmuesi brazilian i Real Madridit, është ndër objektivat që Manchester United po i përcjell për afatin kalimtar të janarit. Mauricio Pochettino, emërimi i të cilit si trajner i ri i “Djajve të Kuq” u zyrtarizua këtë të premte, dëshiron të ndërtojë një projekt konkurrues dhe e sheh brazilianin si një prej lojtarëve që mund ta udhëheqin repartin ofensiv të skuadrës.

    Ardhja e Pochettinos shënon fillimin e një epoke të re te Manchester United. Klubi ka vendosur ta shkarkojë Michael Carrickun, pasi skuadra kishte grumbulluar vetëm tetë pikë në dhjetë xhiro dhe kishte rënë në zonën e rënies nga Liga Premier.

    Trajneri argjentinas është përzgjedhur për ta marrë drejtimin e ekipit, ndërsa ardhja e tij pritet të lidhet edhe me një planifikim të ri të përforcimeve për afatin kalimtar të janarit.

    Në këtë kontekst, Vinicius është njëri prej emrave që Manchester United po e monitoron. Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Miguel Serrano, braziliani është në listën e dëshirave të klubit anglez, krahas interesimit të Arsenalit.

    Pochetino wants the transfer of the great star of Real Madrid, you see him as the leader of Man Wood

    Mundësia që Real Madridi të shqyrtojë shitjen e tij gjatë afatit kalimtar të dimrit ka rikthyer vëmendjen e të dy klubeve.

    Ideja e Pochettinos është të ketë në dispozicion një futbollist që mund të marrë një rol qendror në projektin e tij ofensiv. Vinicius ka përvojë në skenat më të mëdha të futbollit dhe ka realizuar 128 gola në 375 ndeshje me fanellën e Real Madridit, sipas bilancit të publikuar nga vetë klubi madrilen me rastin e rinovimit të kontratës së tij.

    Situata sportive e brazilianit ka ndryshuar gjatë muajve të fundit. Sipas AS, Jose Mourinho po punon për ta rikthyer atë në formën e tij më të mirë, por futbollisti e ka humbur statusin e titullarit të padiskutueshëm. Vinicius ka regjistruar vetëm një gol dhe tri asistime në 12 ndeshje këtë sezon.

    Ky kontekst ka nxitur raportimet për një largim të mundshëm. Real Madridi nuk e konsideron sulmuesin të paprekshëm dhe mund të shqyrtojë një ofertë për të nëse performanca e tij nuk përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm.

    Edhe shpërthimi i Yan Diomandes shihet si një faktor që mund të ndikojë në planifikimin ofensiv të klubit madrilen./Telegrafi/