Blog

  • Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhjen e 6 kilogramëve ari në Prishtinë

    Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhjen e 6 kilogramëve ari në Prishtinë

    Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur gjatë gjatë 18 dhe 19 janarit 2026.

    “Të dyshuarit, pasi kanë depërtuar përmes murit të argjendarisë me anë të një mjeti elektrik prerës kanë hapur kasafortën, nga e cila kanë marrë rreth gjashtë kilogramë ari, stoli dhe një armë zjarri. Vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vepër penale, është në vlerë prej 1.236.000 euro”, njofton sistemi prokurorial. 

    Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së X.V., më 30 mars 2026, Policia kishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të llojit “Ekol Tuna”, një karikator dhe tre fishekë, të cilat dyshohet se i mbante pa autorizim.

    Të dy personat, X.V. dhe B.B., dyshohen edhe për shpërlarje të parave, pasi, sipas Prokurorisë, gjatë periudhës 21 janar – 23 shkurt 2026, kanë ndërmarrë veprime për të fshehur prejardhjen e parave që dyshohet se rridhnin nga vjedhja e argjendarisë.

    Në aktakuzë thuhet se B.B. në gjashtë raste ka depozituar gjithsej 44 mijë e 300 euro në llogarinë e saj bankare, duke deklaruar se bëhej fjalë për kursime familjare dhe të ardhura nga veprimtari të ligjshme biznesore.

    Këto mjete financiare dyshohet se më pas janë qarkulluar disa herë përmes llogarive bankare, me qëllim të krijimit të përshtypjes së një transaksioni të ligjshëm.

    Burimi: RTKLive

  • AUV urdhëron masa kufizuese ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së suxhukut të BUQUKU-t

    AUV urdhëron masa kufizuese ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së suxhukut të BUQUKU-t

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar masa kufizuese ndaj kompanisë BUQUKU SH.P.K. në Pejë, pasi në produktin “Suxhuk shtëpiak” është konstatuar prania e ADN-së së pulës, ndonëse në deklaracionin e produktit figurojnë vetëm mish dhe yndyrë lope.

    “Rezultati laboratorik ngre dyshime për praninë e përbërësve me origjinë nga pula, të padeklaruar në produkt, përfshirë mundësinë e përdorimit të mishit të pulës të ndarë mekanikisht (MDM). Analiza konfirmon praninë e ADN-së së pulës, por nuk përcakton llojin, sasinë apo burimin e materialit të përdorur. Verifikimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse është përdorur mish i ndarë mekanikisht apo përbërës të tjerë me origjinë nga pula”, thuhet në postimin e AUV në facebook.

    Pas pranimit të rezultateve laboratorike, inspektorët e AUV-së kanë realizuar kontroll zyrtar te operatori ekonomik.

    “Sipas procesverbalit të inspektimit, janë bllokuar gjithsej 178 kg produkte, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg suxhuk shtëpiak. Njëkohësisht, është urdhëruar ndalimi i prodhimit të suxhukut dhe tërheqja e produkteve nga pikat e shpërndarjes”, vazhdon njoftimi. 

    Agjencia ka bërë të ditur se do t’i zgjerojë kontrollet për të verifikuar përbërjen e produkteve të tjera të mishit të këtij operatori, burimin dhe gjurmueshmërinë e lëndëve të para, procesin e prodhimit dhe kushtet e ruajtjes.

    AUV ka theksuar se gjetja laboratorike i referohet vetëm produktit “Suxhuk shtëpiak” të testuar dhe nuk nënkupton se e njëjta mospërputhje është konstatuar edhe në produktet e tjera të kompanisë.

    Burimi: RTKLive

  • Pula takon të Prattipatin: SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm

    Pula takon të Prattipatin: SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

    Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe funksionimi i plotë i institucioneve.

    “Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.
    Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • Nëse ia mësyeni Shqipërisë, ky do të jetë moti në vikend

    Nëse ia mësyeni Shqipërisë, ky do të jetë moti në vikend

    Nëse ia mësyeni Shqipërisë, ky do të jetë moti në vikend

    Moti në Shqipëri do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, në të gjitha qytetet.

    Sipas parashikimit, do të ketë vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

    Dita e shtunë do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme kthjellimesh.

    Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të nisin që në orët e para të ditës, por e diela do të jetë ndryshe.

    Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme gjatë fundjavës, duke luhatur nga 8 deri në 22 gradë Celsius, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv

  • Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin austriak, diskutojnë bashkëpunimin dypalësh

    Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin austriak, diskutojnë bashkëpunimin dypalësh

    Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin austriak, diskutojnë bashkëpunimin dypalësh

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Giorg Shnetzar, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

    Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

    Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë takimit u trajtua edhe bashkëpunimi ekonomik, me ç’rast presidentja theksoi rëndësinë e investimeve të drejtpërdrejta austriake për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

    Ajo vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

    Në fund, Shiroka Pula shprehu bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të bazuara në miqësi dhe besim të ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

  • Asambleisti i AAK-së kundërshton taksën e akomodimit në Pejë: Rugova nuk i ka as kushtet elementare infrastrukturore

    Asambleisti i AAK-së kundërshton taksën e akomodimit në Pejë: Rugova nuk i ka as kushtet elementare infrastrukturore

    Asambleisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvendin Komunal të Pejës, Naim Bytyqi, ka kundërshtuar propozimin për Draft-Rregulloren për taksën e akomodimit, e cila parasheh që turistët që qëndrojnë në hotele dhe bujtina të paguajnë një taksë shtesë.

    Përmes një reagimi publik, Bytyqi ka shprehur shqetësimin se kjo taksë mund të ndikojë negativisht në bizneset turistike, veçanërisht në rajonin e Rugovës, ku sipas tij, kushtet infrastrukturore vazhdojnë të jenë problematike.

    Ai ka vlerësuar se vendosja e një takse të tillë mund t’i dekurajojë vizitorët dhe të ndikojë në uljen e numrit të turistëve që vizitojnë këtë zonë.

    “Fshatrat e Rugovës nuk kanë fare sistem të ujësjellësit, nuk kanë fare sistem të kanalizimeve, si dhe përballen me probleme të mëdha në furnizimin me energji elektrike”, ka deklaruar Bytyqi.

    Ai ka vënë në pikëpyetje arsyeshmërinë e vendosjes së kësaj takse pa u përmirësuar paraprakisht kushtet infrastrukturore për banorët dhe vizitorët.

    “Me çfarë logjike kërkohet një taksë pa pasur asnjë përmirësim të kushteve?”, ka pyetur Bytyqi.

    Sipas tij, bizneset në Rugovë mund të jenë ndër më të prekurat nga kjo masë, ndërsa kërkon që para miratimit të saj të merret parasysh gjendja aktuale e turizmit dhe infrastruktura në këtë rajon. /Telegrafi/

  • Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin austriak, diskutojnë bashkëpunimin ekonomik

    Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin austriak, diskutojnë bashkëpunimin ekonomik

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Giorg Shnetzar, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit politik e ekonomik.

    Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar edhe për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

    Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

    Në fokus të diskutimit ka qenë edhe bashkëpunimi ekonomik, me ç’rast presidentja ka theksuar rëndësinë e investimeve të drejtpërdrejta austriake për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

    Ajo ka vlerësuar se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

    Në fund, Shiroka Pula ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional. /Telegrafi/

  • Shiroka Pula discusses with Austrian ambassador for bilateral co-operation

    According to the presidency’s announcement, Shiroka Pula expressed gratitude for Austria’s commitment and contribution to strengthening and deepening bilateral relations.

    At the meeting, economic co-operation was discussed, with the president stressing the importance of Austrian direct investments in the development of Kosovo’s economy. She praised that there is considerable potential for intensifying further economic and trade co-operation, the report said.

    To note that President Shiroka Pula voiced conviction that relations between Kosovo and Austria, characterised by stable friendship and mutual trust, would be further deepened through political, economic and institutional co-operation.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula diskuton me ambasadorin austriak për bashkëpunimin dypalësh

    Shiroka Pula diskuton me ambasadorin austriak për bashkëpunimin dypalësh

    Sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

    “Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç’rast Presidentja theksoi rëndësinë e investimeve direkte austriake në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ajo vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftim.

    Tutje theksohe se presidentja Shiroka Pula shprehu bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

    Burimi: RTKLive