Blog

  • Deputeti i VV-së paralelizon vdekjet e pacientëve gjatë qeverisjeve të ndryshme

    Deputeti i VV-së paralelizon vdekjet e pacientëve gjatë qeverisjeve të ndryshme

    Deputeti i VV-së paralelizon vdekjet e pacientëve gjatë qeverisjeve të ndryshme

    Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, gjatë debatit në Kuvend, për gjendjen në shëndetësi, ka paralelizuar rastet e vdekjeve të pacientëve në periudha të ndryshme qeverisjeje.

    Ai ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se gjatë kohës sa ishte në këtë pozitë, katër pacientë kishin vdekur në Klinikën Infektive.

    Azemi e ka kritikuar Zemajn edhe për atë që e cilësoi si heshtje të tij ndaj këtyre rasteve, ndërsa ka përmendur edhe vdekjen e tre pacientëve në sallën e operacioneve, gjatë kohës së qeverisjes së PDK-së.

     “Normalisht që ka raste të ndjeshme, shumë të ndjeshme dhe do të ketë që trajtohen në klinikat përkatëse. Por është hipokrizi që një ish-ministër si zoti Zemaj, që në kohën e tij kanë vdekur katër pacientë për shkak të oksigjenit, për shkak të tenderëve të këqij, brenda natës në Klinikën Infektive, asnjë fjalë s’e thotë. Në anën tjetër, kur ka qenë PDK-ja, tre pacientë kanë vdekur në sallën e operacioneve, brenda një periudhe të shkurtër”, ka deklaruar Azemi./Klankosova.tv

  • Akili zbulon se që 7 vjet është "single": E kam humbur sensin e flirtimit (VIDEO)

    Akili zbulon se që 7 vjet është “single”: E kam humbur sensin e flirtimit (VIDEO)

    Akili zbulon se që 7 vjet është "single": E kam humbur sensin e flirtimit (VIDEO)

    Banori i Big Brother VIP Kosova, Akili, ka treguar një detaj nga jeta e tij private, duke thënë se ka shtatë vjet që është beqar.

    Ai u shpreh se gjatë kësaj kohe ka harruar edhe mënyrën se si të flirtojë dhe të bisedojë me vajzat.

    “E kam humbur sensin e flirtimit, nuk di si të flas me një vajzë”, është shprehur Akili.

    Për ta ndjekur bisedën e plotë, shikojeni videon më poshtë:

  • Elmi Aziri: 80 të punësuar në Spitalin e Kumanovës dhe asnjë shqiptar

    Elmi Aziri: 80 të punësuar në Spitalin e Kumanovës dhe asnjë shqiptar

    Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë punësuar 80 persona, ndërsa në mesin e tyre nuk ka asnjë shqiptar.

    Ai shkruan se “kjo nuk është thjesht statistikë punësimi, por është dëshmi shqetësuese e mungesës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në një institucion publik”.

    “Kumanova është qytet multietnik, ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e strukturës demografike, shoqërore dhe ekonomike. Është e papranueshme që një institucion publik, i cili u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim, të mos reflektojë këtë realitet në strukturën e të punësuarve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj, as favor politik dhe aq më pak çështje e vullnetit të drejtuesve të institucioneve. Ai është parim kushtetues dhe detyrim institucional”.

    “Prandaj, shtrohen disa pyetje legjitime: Si është e mundur që nga 80 punësime të mos ketë asnjë shqiptar? Cilat kanë qenë kriteret dhe procedurat e punësimit? A është respektuar parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat? Kush mban përgjegjësi për këtë gjendje?”.

    “Qytetarët shqiptarë nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë barazi, dinjitet dhe mundësi të barabarta. Institucionet publike nuk janë pronë e askujt. Ato janë institucione të të gjithë qytetarëve. Heshtja përballë një situate të tillë nuk është zgjidhje. Kërkohet transparencë, përgjegjësi institucionale dhe veprim konkret për të korrigjuar këtë disproporcion. Barazia nuk matet me deklarata politike, por me përfaqësimin real në institucione”, ka shkruar Aziri./Telegrafi/

  • Mospërputhje në deklaracion - analizat zbulojnë ADN të pulës në suxhukun shtëpiak, AUV bllokon 178 kg suxhuk të kompanisë Buquku

    Mospërputhje në deklaracion – analizat zbulojnë ADN të pulës në suxhukun shtëpiak, AUV bllokon 178 kg suxhuk të kompanisë Buquku

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të kontrolleve zyrtare për sigurinë, cilësinë dhe autenticitetin e produkteve ushqimore, ka identifikuar praninë e ADN-së së pulës në produktin “Suxhuk shtëpiak” të prodhuesit BUQUKU SH.P.K., Pejë, ndonëse në deklaracionin e produktit figurojnë vetëm mish dhe yndyrë lope.

    Në njoftim thuhet se mostra e produktit është marrë nga inspektorët e AUV-së dhe është analizuar në laboratorin ALIMENTI-OMNILAB në Bullgari.

    “Sipas rezultateve laboratorike, është konfirmuar prania e ADN-së së gjedhit dhe ADN-së së pulës, ndërsa ADN-ja e derrit nuk është detektuar.

    Rezultati laboratorik ngre dyshime për praninë e përbërësve me origjinë nga pula, të padeklaruar në produkt, përfshirë mundësinë e përdorimit të mishit të pulës të ndarë mekanikisht (MDM). Analiza konfirmon praninë e ADN-së së pulës, por nuk përcakton llojin, sasinë apo burimin e materialit të përdorur. Verifikimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse është përdorur mish i ndarë mekanikisht apo përbërës të tjerë me origjinë nga pula”, thuhet në njoftim.

    AUV thekson se përdorimi i mundshëm i mishit të ndarë mekanikisht në produkte tradicionale si suxhuku shtëpiak kërkon vëmendje të veçantë për sigurinë ushqimore.

    “Procesi i ndarjes mekanike mund të ndikojë në strukturën e mishit dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj kontaminimit dhe shumimit të mikroorganizmave, veçanërisht në rastet kur nuk respektohen kushtet e higjienës, ruajtjes dhe përpunimit.

    Pas pranimit të rezultateve laboratorike, inspektorët e AUV-së kanë realizuar kontroll zyrtar te operatori ekonomik. Sipas procesverbalit të inspektimit, janë bllokuar gjithsej 178 kg produkte, përkatësisht 120 kg suxhuk ‘Kalorik’ dhe 58 kg suxhuk shtëpiak. Njëkohësisht, është urdhëruar ndalimi i prodhimit të suxhukut dhe tërheqja e produkteve nga pikat e shpërndarjes”, thuhet tutje.

    AUV thekson se do të zgjerojë kontrollet zyrtare për të verifikuar përbërjen e të gjitha produkteve të mishit të këtij operatori, burimin dhe gjurmueshmërinë e lëndëve të para, përfshirë përdorimin eventual të mishit të ndarë mekanikisht, procesin teknologjik të prodhimit, kushtet e ruajtjes dhe zinxhirin e ftohtë, përputhshmërinë me deklaracionet e produkteve, si dhe statusin dhe fushëveprimin e aprovimeve për aktivitetet e prodhimit dhe përpunimit.

    “Kontrollet do të përfshijnë edhe verifikimin e dokumentacionit të furnizimit, regjistrave të prodhimit, kushteve të fermentimit, tharjes dhe trajtimit termik, sipas natyrës së produkteve, si dhe analizat përkatëse laboratorike për identifikimin e rreziqeve të mundshme mikrobiologjike.

    Gjetja laboratorike i referohet produktit ‘Suxhuk shtëpiak’ të testuar dhe nuk nënkupton se e njëjta mospërputhje është konstatuar në produktet e tjera të operatorit. Kontrollet e mëtejshme do të përcaktojnë shtrirjen e mundshme të parregullsive dhe zbatimin e masave të urdhëruara.

    Sipas nenit 8 të Ligjit nr. 08/L-120 për Ushqim, mbrojtja e konsumatorëve përfshin parandalimin e praktikave mashtruese dhe falsifikimit të ushqimit. Operatorët ekonomikë janë përgjegjës për deklarimin e saktë të përbërjes, gjurmueshmërinë dhe respektimin e kërkesave të sigurisë ushqimore për produktet që vendosin në treg”, thuhet më tej.

    AUV po ashtu thekson se do të ndërmarrë masat përkatëse administrative dhe inspektuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rezultatet e kontrolleve zyrtare, si dhe do ta informojë publikun për çdo konstatim dhe masë të mëtejshme.

    Agjencia rithekson se konsumatorët kanë të drejtë të informohen saktë për përbërjen dhe sigurinë e ushqimit që blejnë, ndërsa transparenca, deklarimi i saktë dhe respektimi i standardeve të sigurisë ushqimore janë detyrime ligjore të çdo operatori ekonomik. /Telegrafi/

  • KRU “Gjakova” apelon që të mos pihet uji në zonën e Rekës së Keqe

    KRU “Gjakova” apelon që të mos pihet uji në zonën e Rekës së Keqe

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka apeluar te konsumatorët e zonës së Rekës së Keqe që të mos e përdorin ujin për pije, pasi analizat e fundit kanë treguar se turbullira e tij ka tejkaluar vlerat e lejuara për konsum.

    Përmes një njoftimi, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndalesa do të mbetet në fuqi deri në konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.

    “Sipas rezultateve të fundit të analizave, turbullira e ujit ka tejkaluar vlerat e lejuara për konsum”, thuhet në njoftim.

    Kompania ka kërkuar nga konsumatorët e kësaj zone që të respektojnë rekomandimin deri në një njoftim të radhës.

    “Për çdo ndryshim të gjendjes, konsumatorët do të njoftohen me kohë”, ka bërë të ditur KRU “Gjakova”. /Telegrafi/

  • AMC dhe Tip1omël shënojnë Ditën Botërore të Diabetit, duke vazhduar përpjekjet për kujdes shëndetësor modern

    AMC dhe Tip1omël shënojnë Ditën Botërore të Diabetit, duke vazhduar përpjekjet për kujdes shëndetësor modern

    Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Action for Mothers and Children (AMC) dhe Tip1omël përsërisin thirrjen drejtuar Qeverisë së Kosovës që të sigurojë qasje në sensorë për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës (CGM), pompa të insulinës dhe materiale të nevojshme përcjellëse për personat që jetojnë me diabet të tipit 1.

    Gati një vit pas nisjes së peticionit publik për përfshirjen e këtyre pajisjeve në Listën e Pajisjeve dhe Materialeve Mjekësore Esenciale të Kosovës, janë mbledhur mbi 2,300 nënshkrime, ndërsa synimi është të arrihen 10,000.

    Sipas T1D Index për vitin 2025, vlerësohet se në Kosovë jetojnë 2,335 persona me diabet të tipit 1, prej të cilëve 525 janë fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 20-vjeçare.

    Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune që zgjat gjatë gjithë jetës dhe kërkon trajtim të përditshëm me insulinë, si dhe monitorim të kujdesshëm të nivelit të glukozës në gjak. Sensorët CGM dhe pompat e insulinës mundësojnë menaxhim më të mirë të diabetit, zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve serioze dhe lehtësojnë përditshmërinë e personave me diabet dhe familjeve të tyre. Megjithatë, kostoja e këtyre pajisjeve vazhdon të jetë pengesë e madhe për shumë familje në Kosovë.

    “Gjatë vitit të kaluar kemi parë mbështetje gjithnjë e më të madhe për fushatën tonë nga qytetarët anembanë Kosovës. Por vetëm ndërgjegjësimi nuk mjafton”, tha drejtoresha ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija. “Fëmijët me diabet të tipit 1 kanë nevojë për qasje të vazhdueshme në teknologjinë që u ndihmon ta menaxhojnë gjendjen e tyre dhe t’i shmangin komplikimet serioze.”

    Themeluesja e Tip1omël, Lisa Mehmeti, theksoi se menaxhimi i diabetit të tipit 1 kërkon kujdes të pandërprerë, ditë e natë. “Sensorët për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës dhe pompat e insulinës mund të bëjnë një ndryshim të madh, duke u dhënë personave që jetojnë me diabet të tipit 1 më shumë pavarësi dhe qetësi. Askush nuk duhet të përballet me vështirësi financiare për të siguruar teknologjinë që mund ta ndihmojë të ruajë shëndetin dhe sigurinë e vet”, tha ajo.

    Në vitin 2025, AMC dhuroi pompa të insulinës dhe materiale të nevojshme për dy vjet për 10 pacientë të rinj që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Organizata po punon gjithashtu për ta fuqizuar kujdesin në fushën e endokrinologjisë pediatrike përmes Bursës James Strickler, e cila sjell ekspertizë ndërkombëtare mjekësore në Kosovë. Përfituesi i parë i kësaj burse, Dr. Robert Gensure, udhëheqës i Seksionit të Endokrinologjisë Pediatrike në Dartmouth Health, po mbështet përpjekjet për përmirësimin e kujdesit të specializuar për fëmijët në Kosovë.

    Në nëntor 2025, AMC dhe Tip1omël parashtruan kërkesë zyrtare për përfshirjen e pompave të insulinës dhe materialeve përcjellëse në Listën e Pajisjeve dhe Materialeve Mjekësore Esenciale të Kosovës. Një muaj më vonë, ato nisën peticionin, duke e zgjeruar kërkesën edhe për përfshirjen e sensorëve CGM.

    Që atëherë, të dy organizatat kanë vazhduar fushatën e ndërgjegjësimit përmes publikimeve të rregullta në rrjetet sociale. Në gusht, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) iu bashkua fushatës, duke sjellë mbështetjen e mbi 30 organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

    Në tetor, AMC dhe Tip1omël organizuan aktivitetin Kafe Llafe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Përmes Bibliotekës së Gjallë, personat që jetojnë me diabet të tipit 1 dhe familjarët e tyre patën mundësi të ndanin përvojat personale me vizitorët dhe të diskutonin për sfidat e përditshme të menaxhimit të kësaj gjendjeje.

    AMC dhe Tip1omël u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shënojnë Ditën Botërore të Diabetit duke nënshkruar dhe shpërndarë peticionin, për të rritur mbështetjen për qasje më të mirë në kujdes modern për diabetin në Kosovë.

    Nënshkruani peticionin: https://www.change.org/diabetescarekosovo

    Burimi i të dhënave të vlerësuara: T1D Index, 2025.

  • Who is Else Aigner, former helicopter engineer who can become Germany’s first woman president?

    Germany may for the first time have a woman at the helm of the state, as candidate Ise Aigner is being seen as the main favourite for the country’s presidential post.

    The 61-year-old Bavaria has been nominated by German Chancellor Friedrich Merz, as a candidate for president, paving the way for a historic change in German politics.

    Since the end of World War II, Germany has had 12 presidents, and all have been men. If chosen in January, Aygner will succeed Frank-Walter Steinmeier, becoming the first woman to take office.

    Its candidacy has received the support of the Merz CDU, Social Democrats in the government, as well as of the opposition Green Party. That makes her choice very possible.

    Merz has declared that the time had come for a woman to assume the post of president, who, although largely ceremonial, represents the highest state post in Germany.

    Aigner has also become the subject of discussions outside political circles. Writer and TV fashion designer Jörg Thadeous has expressed support for her candidacy in an unusual way, tattooing the name öllselé on the left arm.

    His photos showing the tattoo on television have attracted the attention of German media, which have begun to call this enthusiasm the Avala Aigner.

    Thus, Germany may be close to a historic moment, with a woman who for the first time is expected to take the lead in the country’s highest state post.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

    Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

    Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

    Gjermania mund të ketë për herë të parë një grua në krye të shtetit, pasi kandidatja Ilse Aigner po shihet si favoritja kryesore për postin e presidentes së vendit.

    61-vjeçarja nga Bavaria është propozuar nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, si kandidate për presidente, duke hapur rrugën për një ndryshim historik në politikën gjermane.

    Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ka pasur 12 presidentë dhe të gjithë kanë qenë burra. Nëse zgjidhet në janar, Aigner do të pasojë Frank-Walter Steinmeierin, duke u bërë gruaja e parë që merr këtë detyrë.

    Kandidatura e saj ka marrë mbështetjen e CDU-së së Merz, partnerëve socialdemokratë në qeveri, si dhe të partisë së të Gjelbërve në opozitë. Kjo e bën zgjedhjen e saj shumë të mundshme.

    Merz ka deklaruar se “kishte ardhur koha” që një grua të merrte postin e presidentes, i cili, ndonëse kryesisht ceremonial, përfaqëson funksionin më të lartë shtetëror në Gjermani.

    Aigner është shndërruar edhe në temë të diskutimeve jashtë qarqeve politike. Shkrimtari dhe moderatori televiziv Jörg Thadeusz ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e saj në një mënyrë të pazakontë, duke bërë tatuazh emrin “Ilse” në krahun e majtë.

    Fotot e tij duke treguar tatuazhin në televizion kanë tërhequr vëmendjen e mediave gjermane, të cilat kanë nisur ta quajnë këtë entuziazëm “vala Aigner”.

    Kështu, Gjermania mund të jetë pranë një momenti historik, me një grua që për herë të parë pritet të marrë drejtimin e postit më të lartë shtetëror të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ismaili urges Year’s dismissal of Elviz Asia

    MP The PDK, Ismaili Bridge, has asked Minister Arben Vitita for the immediate dismissal of SKKUK director Elvir Azazi.

    This requirement came during the intervention in the Kosovo Assembly, where the lack of cancer treatment medicines is being discussed.

    SKKKUK Director, how to get out of here, start and get him out of there. On the contrary, silence, defense, neglect, is responsible for you, Ishmael declared.

    He has said the situation at SKKUK is catastrophic, claiming that those responsible are being protected from politics.

    Take it right, the situation in the health sector, where ministers come out and are praised without responsibility, is not one that, under the nose of Parliament and Government, one has the power to abuse contracts and be politically protected. The SHSKUK is in catastrophic condition. I beg you, all the MPs, let us not react only when a woman dies and then get up and talk. We have to find times like this to get rid of government people who abuse public money, he has declared.

    Source Layer: Insander

  • Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

    Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

    Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kërkuar nga ministri Arben Vitia shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të ShSKUK-së, Elvir Azizi.

    Kjo kërkesë erdhi gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet mungesa e barnave për trajtimin e kancerit.

    “Drejtorin e ShSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty. Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve”, ka deklaruar Ismaili.

    Ai ka thënë se gjendja në ShSKUK është katastrofale, duke pretenduar se përgjegjësit po mbrohen nga politika.

    “Kuptojeni drejtë, situata në sektorin e shëndetësisë, ku ministrat dalin dhe lavdërohen pa marrë përgjegjësi, nuk është e tillë që, nën hundën e Parlamentit dhe Qeverisë, dikush të ketë pushtetin të abuzojë me kontrata dhe të jetë i mbrojtur politikisht. ShSKUK-ja është në gjendje katastrofale. Po ju lus, të gjithë deputetët, të mos reagojmë vetëm në momentet kur vdes një grua dhe pastaj të çohemi e të flasim. Duhet të gjejmë edhe momente si ky, për t’i larguar nga qeveria njerëzit që abuzojnë me paratë publike”, ka deklaruar ai.

    Burimi: Insajderi