Blog

  • Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin: E tha me urdhër të Kurtit

    Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin: E tha me urdhër të Kurtit

    Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin: E tha me urdhër të Kurtit

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka komentuar deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

    Rashiq kishte deklaruar gjithashtu se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia duhet të lihet për një moment tjetër.

    Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, Hasani ka pretenduar se deklarata e Rashiqit është bërë me urdhër të kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, ministri nuk do të mund të bënte një deklaratë të tillë pa marrë paraprakisht pëlqimin e kreut të ekzekutivit.

    Sa i përket çështjes së njohjes, Hasani ka thënë se kjo është e specifikuar në Marrëveshjen e Ohrit, ku, sipas tij, theksohet se palët nuk e paragjykojnë statusin.

    “Së pari, deklarata e Rashiqit është thënë me urdhër të Kurtit. Ai e ka konstatuar një fakt që ekziston tash e dy vite e gjysmë, sepse ka filluar edhe Ligji për Shtetësi… Rashiqi e ka thënë diçka që është në Marrëveshjen e Ohrit, ku aty thuhet palët pa paragjykim të statusit, ti e ke pranu, njohja reciproke dhe çdo lloj njohje tjetër është hequr nga rendi i ditës…”, ka deklaruar Hasani.

    Ai ka komentuar edhe vetë Marrëveshjen e Ohrit, duke e cilësuar atë si autonomi politiko-territoriale.

    Burimi: Insajderi

  • Belgium overthrows Turkey

    Locals have launched the meeting well and have passed the top in the 20th minute, when Arda Guler scored a beautiful goal from the free throw, sending the ball to the upper corner of Belgium’s gate.

    However, Turkey’s supremacy has lasted only seven minutes. Jeremy Dok has beautifully penetrated the left flank and assisted for Kevin De Bruyne, who has scored 1:1.

    Belgium has turned the score down just three minutes later. Charles De Kjetlare has benefited from a poor Turkish defence response and has sent the ball to the net for 2:1.

    In the second part, Belgians have had several opportunities to deepen the supremacy, but Turkish goalkeeper Ugurcan Cakir has reacted well in some cases.

    Turkey has also sought the draw goal, especially in the last few minutes, but Belgian goalkeeper Senne Lamens has halted Baris Yilmaz and Deniz Gul’s blows.

    Belgium thus received three important points, moving to second place in the group, ahead of Italy, which still held the match against France to take it on Thursday evening.

    On the other hand, Turkey has registered its fifth consecutive defeat in this edition of the League of Nations.

    This was also the first match for Turkey’s new coach, Sergen Yalcin, who launched the losing adventure. Furthermore, Turkey’s position in League A is already in serious danger.

    Source Layer: RTKLive

  • Belgjika përmbys Turqinë

    Belgjika përmbys Turqinë

    Vendasit e kanë nisur mirë takimin dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet, kur Arda Guler ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke e dërguar topin në këndin e epërm të portës së Belgjikës.

    Megjithatë, epërsia e Turqisë ka zgjatur vetëm shtatë minuta. Jeremy Doku ka depërtuar bukur nga krahu i majtë dhe ka asistuar për Kevin De Bruyne, i cili ka shënuar për 1:1.

    Belgjika e ka përmbysur rezultatin vetëm tre minuta më vonë. Charles De Ketelaere ka përfituar nga një reagim i dobët i mbrojtjes turke dhe e ka dërguar topin në rrjetë për 2:1.

    Në pjesën e dytë, belgët kanë pasur disa mundësi për ta thelluar epërsinë, por portieri turk Ugurcan Cakir ka reaguar mirë në disa raste.

    Edhe Turqia e ka kërkuar golin e barazimit, sidomos në minutat e fundit, por portieri belg Senne Lammens i ka ndalur goditjet e Baris Yilmaz dhe Deniz Gul.

    Kështu, Belgjika i ka marrë tri pikë të rëndësishme, duke kaluar në vendin e dytë të grupit, para Italisë, e cila ende e kishte ndeshjen kundër Francës për ta zhvilluar të enjten mbrëma.

    Në anën tjetër, Turqia e ka regjistruar humbjen e pestë radhazi në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

    Kjo ishte edhe ndeshja e parë për trajnerin e ri të Turqisë, Sergen Yalcin, i cili e nisi aventurën me humbje. Për më tepër, pozita e Turqisë në Ligën A është tashmë në rrezik serioz.

    Burimi: RTKLive

  • Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen rrezikojnë marrëdhëniet me aleatët

    Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen rrezikojnë marrëdhëniet me aleatët

    Britania e Madhe ka shprehur shqetësim për synimin e Kuvendit të Kosovës që të votojë sërish ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të dëmtojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

    Në reagimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë thuhet se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbenin interesave thelbësore të Kosovës.

    “Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të minojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

    Ambasada britanike thekson se i ka marrë parasysh reagimet pas verdikteve të fundit, por vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë të respektojë angazhimet ndërkombëtare.

    “Ne besojmë se qëllimet e Kosovës mund të shërbehen më së miri duke siguruar që Kosova të vazhdojë të mbajë angazhimet ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj për llogaridhënie, drejtësi dhe sundim të ligjit”, thuhet më tej.

    Britania e Madhe i ka bërë thirrje Kuvendit që të zhvillojë konsultime të mëtejshme me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë./Telegrafi/

  • "Një legjendë zëvendëson një legjendë!" – thotë Trump, ndërsa tregon se kush duhet ta pasojë Huang në Nvidia

    “Një legjendë zëvendëson një legjendë!” – thotë Trump, ndërsa tregon se kush duhet ta pasojë Huang në Nvidia

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se ish-drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, duhet të zëvendësojë Jensen Huang-un në postin e drejtorit ekzekutiv të Nvidia.

    “Tani që drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang – i cili ka bërë një punë fantastike – është dorëhequr, ka vetëm një person që mund të zërë vendin e tij: Tim Cook nga Apple”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

    “Një legjendë zëvendëson një legjendë!”, shtoi ai.

    Cook u largua nga posti i drejtorit ekzekutiv të Apple në shtator, pas 15 vitesh në krye të kompanisë, dhe aktualisht mban detyrën e kryetarit ekzekutiv të prodhuesit të iPhone-ve.

    Apple dhe Cook nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

    Vitin e kaluar, Cook i dhuroi Trump-it një pllakë të prodhuar në SHBA, të vendosur mbi një mbajtëse prej ari 24-karatësh, në nderim të “Programit të Prodhimit Amerikan” të Apple, pasi kompania njoftoi se do të investonte 100 miliardë dollarë shtesë në prodhimin vendas.

    Huang dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv dhe anëtarit të bordit të enjten, pasi u raportua se ai kishte pasur një lidhje me një biznesmene kineze, për të cilën autoritetet amerikane dyshojnë se ka spiunuar për Pekinin.

    Nvidia njoftoi se drejtoresha financiare, Colette Kress, do të marrë detyrën e drejtores ekzekutive të përkohshme.

    Trump, i cili ka ruajtur lidhje të ngushta me drejtuesit kryesorë të teknologjisë në SHBA gjatë mandatit të tij të dytë, deklaroi të hënën se kishte biseduar me Huang-un.

    Sipas Trump-it, Huang i tha se nuk ishte në dijeni që gruaja në fjalë dyshohej si spiune.

    Huang është një nga aleatët më të afërt të Trump-it në Silicon Valley, dhe marrëdhënia mes tyre daton të paktën që nga viti 2025.

    Gjatë dy viteve të fundit, Huang ka shprehur vazhdimisht mbështetje për axhendën e administratës dhe është bërë një figurë e pranishme shpesh në Uashington, ndërsa Nvidia përpiqej të shiste çipa të avancuar në tregun kinez. /Telegrafi/

  • Vetëm gjatë vitit 2026, 102 mjekë kërkuan certifikata për punësim jashtë Kosovës

    Vetëm gjatë vitit 2026, 102 mjekë kërkuan certifikata për punësim jashtë Kosovës

    Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë, ka nxitur debat dhe reagime lidhur me saktësinë e këtij pretendimi.

    Kurti, më 7 nëntor 2026, kishte deklaruar se 171 mjekë janë kthyer në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

    Megjithatë, të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2025 janë lëshuar gjithsej 95 certifikata mbi të kaluarën etike dhe profesionale të mjekëve, dokument ky që u nevojitet anëtarëve të Odës që synojnë të punësohen dhe të ushtrojnë profesionin jashtë vendit.

    “Gjatë vitit 2024 janë lëshuar 111 certifikata, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 95 certifikata, derisa gjatë vitit 2026, deri në datën e përpilimit të kësaj përgjigjeje (11 nëntor 2026), janë lëshuar 102 certifikata”, thuhet në përgjigjen e Odës së Mjekëve të Kosovës për Telegrafin.

    Po ashtu, bazuar në vetëdeklarimet e anëtarëve të Odës së Mjekëve ndër vite, rreth 600 mjekë rezultojnë të jenë të punësuar në Gjermani.

    Ndërkaq, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Durim Elshani, ka dhënë një sqarim tjetër lidhur me shifrën prej 171 profesionistësh shëndetësorë.

    Sipas tij, bazuar në të dhënat e Komisionit për Licencimin e Profesionistëve të Huaj Shëndetësorë, gjatë vitit 2025 janë licencuar 171 profesionistë shëndetësorë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, por edhe nga trevat e tjera shqiptare.

    Elshani ka theksuar se nga ky numër, vetëm 12 janë profesionistë shëndetësorë shqiptarë me nënshtetësi të Kosovës, të cilët pas përfundimit të specializimit në vendet evropiane janë kthyer për të punuar në Kosovë.

    Ndërsa 159 të tjerët, sipas tij, janë profesionistë shëndetësorë shqiptarë me nënshtetësi të huaj ose me nënshtetësi të dyfishtë, të cilët janë pajisur me licencë për të punuar dhe vepruar në Kosovë.

    Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka vënë në pikëpyetje shifrën e prezantuar nga kryeministri Kurti.

    Ai ka sfiduar përfaqësuesit e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës që të publikojnë emrat e mjekëve specialistë të kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025.

    “E sfidoj cilindo përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo SHSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj./Telegrafi/

  • Belgium triumphs in a dramatic duel, Turkey falls short

    Belgium’s national has scored significant victories in travel to Turkey, triumphing with a score of 1-2 under the fifth lap of the League of Nations.

    The match started best for the locals, who went to the top in the 20th minute, when Arda Guler realized a superhero from the free shot.

    Belgium, however, reacted quickly, and only seven minutes later Kevin De Bruyne equated the figures after Jeremy Doc’s assistance.

    The fallout was completed in the 30th minute, when Charles De Kjetlare marked from the proximity of De Cuyper’s assistant.

    In addition, both representatives created goals, but the result did not change until the end of the meeting.

    With this victory, Belgium moves to second position with nine points, while Turkey remains at the end of the ranking in a row after five laps.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Belgjika triumfon në një duel dramatik, Turqia mbetet pa pikë

    Belgjika triumfon në një duel dramatik, Turqia mbetet pa pikë

    Belgjika triumfon në një duel dramatik, Turqia mbetet pa pikë

    Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Turqisë, duke triumfuar me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.

    Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 20-të, kur Arda Guler realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë.

    Megjithatë, Belgjika reagoi shpejt dhe vetëm shtatë minuta më vonë Kevin De Bruyne barazoi shifrat, pas asistimit të Jeremy Dokut.

    Përmbysja e rezultatit u kompletua në minutën e 30-të, kur Charles De Ketelaere shënoi nga afërsia pas asistimit të De Cuyper.

    Në vazhdim, të dyja përfaqësueset krijuan raste për gol, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

    Me këtë fitore, Belgjika ngjitet në pozitën e dytë me nëntë pikë, ndërsa Turqia mbetet në fund të renditjes pa pikë pas pesë xhirove.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • It was scheduled for tomorrow, Minister Vitita cancels meeting with new doctors

    MIntire Health, Arben Vitita has cancelled a meeting she had scheduled for Friday, with representatives of young doctors.

    After many requests of media pressures, however, this meeting was scheduled for November 13th, shortly before that date comes, according to sources of journalist Arberes Uka, this meeting has been cancelled by the dictatorship leading the Year.

    As the reason for the annulment of this meeting has been cited as the minister’s busy agenda, and it has been said that Vitita has already held meetings with representatives of the Student Parliament and the Student Council of the Faculty of Medicine, where, as it has been said, their demands will be taken into account.

    Otherwise, a few days earlier, Klan Kosova reported on the meeting.

    In the chronicle carried out by journalist Arbresha Uka, students on the eve of graduation had expressed their demands related to professional stymia after studies that require the minimum pay in the public sector.

    They had also sought the opening of regular specialisation contests and transparent assessments of each criterion, as well as a national employment strategy as new doctors in primary care.

    For more, follow the chronice in which their requests were handled and where the 13 November meeting was warned:

  • Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj

    Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj

    Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktuar për të premten, me përfaqësues të mjekëve të rinj.

    Pas shumë kërkesave e presioneve mediale, ky takim ishte caktuar për 13 nëntor, megjithatë pak para se të vijë kjo datë, sipas burimeve të gazetares Arbereshë Uka, ky takim është anuluar nga dikasteri që e udhëheq Vitia.

    Si arsye e anulimit të këtij takimi është përmendur agjenda e ngjeshur e ministrit, si dhe është thënë se Vitia tashmë ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit Studentor dhe të Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, ku siç është thënë, do të merren në konsideratë kërkesat e tyre.

    Ndryshe, për këtë takim, para disa ditësh kishte raportuar edhe Klan Kosova.

    Në kronikën e realizuar nga gazetarja Arbreshë Uka, studentët në prag të diplomimit kishin shprehur kërkesat e tyre që lidhen me stazhin profesional pas studimeve që e duan me pagesë sa rroga minimale në sektorin publik.

    Gjithashtu, ata kishin kërkuar edhe hapjen e konkurseve të rregullta të specializimit dhe me vlerësim transparent për secilin kriter si dhe një strategji kombëtare për punësim si mjek të rinj në kujdesin parësor.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën ku trajtoheshin kërkesat e tyre dhe ku ishte paralajmëruar takimi i 13 nëntorit: