Blog

  • Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

    Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

    Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

    E ardhmja e Arda Gülerit te Real Madridi është vënë në pikëpyetje, pasi mesfushori turk raportohet se ka refuzuar ofertën e klubit madrilen për rinovimin e kontratës.

    Sipas mediumit turk Ajansspor, Real Madridi i ka ofruar 21-vjeçarit pagë vjetore prej tetë milionë eurosh për të vazhduar bashkëpunimin, por kjo ofertë thuhet se nuk e ka kënaqur futbollistin.

    Situatën po e përcjell nga afër Paris Saint-Germaini, i cili raportohet se është i gatshëm të bëjë një investim të madh për ta transferuar talentin turk në Francë.

    Sipas raportimeve, kampionët francezë mund të ofrojnë deri në 200 milionë euro për kartonin e Gülerit, vlera e të cilit në tregun e transferimeve vlerësohet në 100 milionë euro nga Transfermarkt.

    Përveç kësaj, PSG thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit një pagë vjetore prej rreth 22 milionë eurosh, pothuajse trefishi i ofertës që raportohet se ka marrë nga Real Madridi.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim për një ofertë zyrtare të klubit francez apo për nisjen e negociatave mes dy gjigantëve evropianë.

    Ndërkohë, raportimet e mëhershme në mediat spanjolle kishin bërë të ditur se Real Madridi dhe përfaqësuesit e Gülerit kishin arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, fillimisht deri në vitin 2031, e sipas raportimeve të tjera deri në vitin 2032.

    Kontrata aktuale e futbollistit turk me madrilenët është e vlefshme deri në vitin 2029.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kane has won everything individually, now he’s looking for Champions and trophy with England.

    Harry Kane is preparing to write his history with the English national.

    In confronting Croatia in the League of Nations, Bayerni’s attacker is expected to reach a quota of 126 presentations, becoming a football player with mostly matches for England and leaving Peter Schilton behind.

    This is one of the most important moments of my career. It shows commitment, work and continuity to stay in shape and in good health, has declared the English captain, who is already the best goalist of all national times with 91 goals.

    After many years without trophy at Tottenham, the transition to Bayerni in 2023 gave him the opportunity to change his career history.

    In Germany, Kane has won several grand trophies, while this year he was rewarded with the Golden Ball. Now, the big target at the club level is the triumph of the Champions League.

    My biggest dream is winning an important trophy with England. I want to win the European Championship or World Cup. With Bayern targeting the Champions League, Kane has declared, testifying that even after great achievements he continues to seek new successes. /Gazeta Express

    Source Layer: Insander

  • Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

    Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

    Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

    Harry Kane po përgatitet ta shkruajë historinë me kombëtaren angleze.

    Në përballjen ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, sulmuesi i Bayernit pritet të arrijë kuotën e 126 paraqitjeve, duke u bërë futbollisti me më së shumti ndeshje për Anglinë dhe duke lënë pas Peter Shiltonin.

    “Ky është një prej momenteve më të rëndësishme të karrierës sime. Tregon përkushtimin, punën dhe vazhdimësinë për të qëndruar në formë dhe në shëndet të mirë”, ka deklaruar kapiteni anglez, i cili tashmë është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares me 91 gola.

    Pas shumë viteve pa trofe te Tottenhami, kalimi te Bayerni në vitin 2023 i dha mundësinë të ndryshojë historinë e karrierës së tij.

    Në Gjermani, Kane ka fituar disa trofe madhorë, ndërsa këtë vit u shpërblye edhe me Topin e Artë. Tani, objektivi i madh në nivel klubesh është triumfi në Ligën e Kampionëve.

    “Ëndrra ime më e madhe është të fitoj një trofe të rëndësishëm me Anglinë. Dua të fitoj Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Me Bayernin synoj Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kane, duke dëshmuar se edhe pas arritjeve të mëdha vazhdon të kërkojë suksese të reja. /Gazeta Express

    Burimi: Insajderi

  • Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

    Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

    Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Shiroka – Pula vlerësoi punën e Institutit gjatë tri viteve nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe ruajtjes së kujtesës historike.

    “Ajo vlerësoi veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës”, theksohet në njoftim.

    Ajo ka kërkuar vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re.

    “Më tej, Presidentja Shiroka Pula riafirmoi gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj në mbështetje të punës së Institutit dhe avancimit të misionit të tij”, thuhet në postimin e Presidencës në facebook.

    Burimi: RTKLive

  • Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK

    Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK

    Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK

    Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është arrestuar.

    Ai po hetohej nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që i janë dhënë një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.

    Hetimi lidhet me periudhën kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

    Lidhur me rastin, raportohet të jenë arrestuar edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere, ndërsa në pyetje po merren edhe punonjës të tjerë të institucionit.

    Aktualisht, Voja po qëndron në ambientet e policisë së Fieit, ndërsa po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK.

  • Presidentja takon drejtorin e IKKL-së, në fokus dokumentimi i krimeve të luftës

    Presidentja takon drejtorin e IKKL-së, në fokus dokumentimi i krimeve të luftës

    Presidentja takon drejtorin e IKKL-së, në fokus dokumentimi i krimeve të luftës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin ka diskutuar për punën e institucionit, rezultatet e arritura dhe planet për të ardhmen.

    Gjatë takimit, sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula ka vlerësuar punën e Institutit në tri vitet e para nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ruajtjes së kujtesës historike.

    “Ajo vlerësoi veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës. Presidentja theksoi se, meqë raporti dhe lista janë preliminare, procesi i dokumentimit kërkon vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re”, thuhet në njoftimin nga zyra e Presidentes.

    Në këtë takim, Shiroka Pula riafirmoi edhe gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të ofruar mbështetje institucionale, duke vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj për avancimin e misionit të IKKL-së.

  • Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj një të dyshuari për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas njoftimit, i pandehuri M.B., gjatë vitit 2023, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar, përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

    “Po ashtu, ekziston dyshimi se i pandehuri M.B., me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore për personin tjetër me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, duke mundësuar që prona publike në mënyrë të kundërligjshme të kalojë në emër dhe posedim të personit N.J.”, thuhet në njoftim.

    Prokurori i Shtetit, sipas njoftimit, në kuadër të veprimeve hetimore dhe me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se ndërlidhet me veprimtarinë e kundërligjshme, ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro. /Klankosova.tv

  • Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

    Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

    Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha, dhe ministrit të Sportit, Blerim Gashani, duke thënë se rreziku për mosmbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 po vjen pikërisht nga Qeveria.

    Rama tha se ai vetë ka kërkuar që në organizimin e kësaj ngjarjeje të përfshihen edhe qytetet e tjera të Kosovës, duke mohuar se kjo është çështja për të cilën palët nuk po arrijnë marrëveshje.

    Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po i përdor Lojërat Mesdhetare për, siç u shpreh, “agjendën e tij populiste”.

    “Kryeministri Kurti po e përdor këtë ngjarje historike për agjendën e tij populiste, duke nxitur përçarje mes qyteteve dhe duke hedhur akuza për t’iu shmangur përgjegjësisë. Ndërkohë, koha për pagesat, infrastrukturën dhe përmbushjen e obligimeve po kalon.

    Rreziku për këtë organizim po vjen nga veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë:

    • Mospagesa e obligimeve ndaj Komitetit Ndërkombëtar, për të cilat vetë Qeveria ka dhënë garanci.

    • Përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit të miratuar.

    Afatet po mbarojnë. Çdo ditë e humbur e rëndon përgjegjësinë dhe e rrezikon këtë mundësi historike”, ka shkruar Rama.

    Ai i bëri thirrje Qeverisë që t’i përmbushë obligimet e saj.

    “Kuvendi meriton dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën. Kosova meriton që fjala e dhënë në emër të saj të mbahet”, përfundoi Rama.

  • Liqeni i Prespës pasurohet me rreth 7.000 peshq të rinj të llojit krap

    Liqeni i Prespës pasurohet me rreth 7.000 peshq të rinj të llojit krap

    Rreth 7.000 peshq karpa të rinj janë lëshuar në Liqenin e Prespës në një proces të shtimit me një ton të vegjël.

    Lëshimi i peshqve u krye nga inkubatori i regjistruar “Akvatika” nga Negotina, me 500.000 denarë të siguruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes Programit për Mbështetje Financiare në Peshkim dhe Akuakulturë për vitin 2026.

    Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë monitoruan plotësimin e peshqve dhe kontrolluan peshën totale të të vegjëlve dhe numrin e individëve të lëshuar në liqen.

    Ministri Borçe Serafimovski deklaroi se shtimi i peshqëve të llojit krap është investim në mbrojtjen e këtij lloji, me qëllim ruajtjen e biodiversitetit të Liqenit të Prespës.

    Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Ivica Angellovski, njoftoi kontrolle të intensifikuara në liqen dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me shoqatat e peshkimit për të mbrojtur stokun e peshkut dhe për të parandaluar peshkimin e paligjshëm./Telegrafi/

  • Colette Cres takes the lead in Nvilia after Jensen Huang’s departure, appointed acting director

    After 33 years under the direction of cofounder Jensen Huang, the giant of artificial intelligence, Nvivia, has appointed a new leader. Colette Kres is assigned to the post of interim executive director, following Huang’s resignation.

    Cress joined Navilia in September 2013, where he has so far exercised the office of vice president and financial director, having an important role in the development and growth of the company.

    Before she moved to Navisia, she had worked for nearly 25 years in the financial sector of large technology companies, including Microsoft and Cisco.

    According to the official announcement, Kres will continue to hold its current responsibilities until the board of directors selects a permanent executive director.

    The power of Islam has always come from its people. I am committed to building on the extraordinary foundations that Jensen created over the last 33 years, Kres said.

    Meanwhile, the company’s board has launched the search process for the new director, considering potential candidates both inside and outside Nvilia.

    Kres takes the lead in one of the most powerful companies in the artificial intelligence industry, at an important time for the future of technology.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal