Blog

  • Fushë Kosova bëhet me linjë të re të autobusëve, lidhet me Prishtinën dhe disa fshatra

    Fushë Kosova bëhet me linjë të re të autobusëve, lidhet me Prishtinën dhe disa fshatra

    Komuna e Fushë Kosovës, ka bërë të ditur se nga sot ka nisur realizimi i premtimit për një linjë të re të transportit publik, e cila do të lidhë disa lokalitete me Prishtinën.

    Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re e autobusëve do të përfshijë relacionin Prishtinë–Fushë Kosovë, duke vazhduar drejt Nakaradës, Lismirit, Bardhit të Madh, Grabocit të Ulët dhe Grabocit të Epërm.

    Ky shërbim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjen e këtyre lokaliteteve me kryeqytetin dhe Fushë-Kosovën.

    Realizimi i kësaj linje vjen pas premtimit të kryetarit Valon Prebreza për zgjerimin dhe përmirësimin e transportit publik në komunë. /Telegrafi/

  • Koha po kalon më shpejt se ne: A kemi harruar të jetojmë?

    Koha po kalon më shpejt se ne: A kemi harruar të jetojmë?

    Ka diçka që po ndodh në jetën tonë dhe që shpesh nuk e vërejmë: ditët kalojnë, javët ikin, muajt shndërrohen në vite, ndërsa ne vazhdojmë të themi se nuk kemi kohë

    Miradije Statovci
    Psikologe klinike – Poliklinika Galaxy

    Nuk kemi kohë të ulemi me familjen, të vizitojmë prindërit, të dëgjojmë një mik, të pimë një kafe pa shikuar orën, madje ndonjëherë as të ndalemi për të pyetur veten: Si jam unë në të vërtetë?

    Jemi bërë pjesë e një ritmi të pandalshëm. Zgjohemi me lista detyrash, nxitojmë drejt punës, përballemi me përgjegjësi, angazhime dhe pritshmëri. Në fund të ditës jemi të lodhur, por jo domosdoshmërisht të përmbushur.

    Paradoksi i kohës sonë është se kemi gjithnjë e më shumë mjete që premtojnë të na kursejnë kohë, por gjithnjë e më pak kohë për njëri-tjetrin.

    Në aspektin psikologjik, kjo mënyrë jetese mund të na largojë gradualisht nga vetja. Mendja mbetet e zënë me atë që duhet të bëjmë nesër, ndërsa emocionet tona mbeten të papërpunuara nga ajo që kemi përjetuar sot. Shpesh jemi fizikisht pranë njerëzve tanë, por mendërisht shumë larg tyre.

    Harrojmë se marrëdhëniet nuk mbahen gjallë vetëm me praninë fizike, por me vëmendje, dëgjim, mirëkuptim dhe kohë cilësore.

    Ndoshta nuk është gjithmonë mungesa e kohës ajo që na pengon. Ndonjëherë është mënyra se si i rendisim prioritetet, presioni për të arritur gjithçka dhe bindja se lumturinë duhet ta shtyjmë për një ditë tjetër.

    Por jeta nuk na premton se ajo ditë do të vijë.

    Foto: YuriArcursPeopleimages

    Prindërit nuk mbeten përgjithmonë duke na pritur. Fëmijët rriten pa e kuptuar. Miqësitë zbehen kur nuk ushqehen, ndërsa momentet që mund t’i kishim jetuar sot bëhen kujtime që nesër nuk mund t’i kthejmë.

    Ndoshta duhet të mësojmë përsëri artin e të ndaluarit. Të jemi të pranishëm, jo vetëm të zënë. Të dëgjojmë pa ndërprerë, të përqafojmë pa arsye, të themi fjalë të mira pa pritur një rast të veçantë dhe të mos e masim jetën vetëm me atë që arrijmë.

    Ndoshta nuk na mungon koha aq sa na mungon guximi për t’i dhënë përparësi asaj që ka vërtet rëndësi. Sepse jeta nuk matet vetëm me sa shumë kemi bërë, por edhe me sa shumë kemi jetuar.

    Në fund, jeta nuk do të mbahet mend vetëm për punën që kemi bërë, sukseset që kemi arritur apo obligimet që kemi përmbushur, por edhe për dashurinë që kemi dhënë dhe momentet që kemi ndarë me njerëzit tanë.

    Koha nuk po na pret. Ndoshta është momenti që ne të ndalemi pak dhe të fillojmë ta jetojmë.

    Sepse jeta nuk matet vetëm me kohën që kalojmë në këtë botë, por me kuptimin që i japim çdo dite, dashurinë që ndajmë dhe gjurmët që lëmë në jetën e të tjerëve. /Telegrafi/

  • Jensen Huang ka 40 xhaketa lëkure dhe i vesh edhe në vapën më të madhe - njëra prej tyre u shit për mbi 800 mijë euro

    Jensen Huang ka 40 xhaketa lëkure dhe i vesh edhe në vapën më të madhe – njëra prej tyre u shit për mbi 800 mijë euro

    Jensen Huang, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Nvidia, është bërë i njohur për koleksionin e tij të xhaketave prej lëkure, të cilat i vesh pothuajse në çdo paraqitje publike, madje edhe gjatë temperaturave të larta të verës.

    Ai vlerësohet se zotëron nga 30 deri në 40 xhaketa të tilla, ndërsa njëra prej modeleve të tij të preferuara, e dizajnuar nga Tom Ford, u shit në një ankand të Sotheby’s në korrik për 960 mijë dollarë, apo rreth 866 mijë euro.

    Xhaketa prej lëkure është kthyer në simbolin e tij të stilit prej më shumë se dy dekadash, duke e bërë të dallueshëm mes drejtuesve të tjerë të industrisë së teknologjisë.

    Jensen

    Megjithatë, imazhi i tij publik është vënë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të një skandali që lidhet me një lidhje të pretenduar jashtëmartesore me një biznesmene kineze, për të cilën mediat raportuan se dyshohej nga shërbimet amerikane të inteligjencës për përcjellje informacioni te qeveria kineze.

    Huang ka kërkuar falje për veprimet e tij, teksa Pekini ka mohuar përfshirjen në spiunazh.

    Pas publikimit të skandalit, në rrjetet sociale qarkulloi edhe një fotografi e manipuluar me inteligjencë artificiale, ku Huang shfaqej me një xhaketë Saint Laurent.

    Jensen

    Fotografia u përhap shumë, por më vonë u bë e ditur se xhaketa ishte shtuar përmes AI-së në një imazh të vjetër.

    Tashmë, vëmendja është përqendruar edhe te paraqitja e tij e mundshme para komiteteve të Kongresit amerikan, më 18 nëntor, ku pritet të përgjigjet për çështjet që lidhen me këtë aferë.

    Një nga kuriozitetet është nëse do të paraqitet sërish me xhaketën e tij karakteristike prej lëkure apo do të zgjedhë një kostum klasik. /Telegrafi/

    Jensen

  • Oppo A7 Pro pritet të mbërrijë në Evropë, zbulohet çmimi dhe specifikat e telefonit

    Oppo A7 Pro pritet të mbërrijë në Evropë, zbulohet çmimi dhe specifikat e telefonit

    Oppo A7 Pro pritet të mbërrijë në Evropë, zbulohet çmimi dhe specifikat e telefonit

    Pas prezantimit në Kinë në muajin shtator, Oppo A7 Pro duket se është gati të debutojë edhe në tregun evropian, ku do t’i bashkohet modelit A7 Pro Max, i cili tashmë është në dispozicion.

    Sipas informacioneve të publikuara nga një burim i ri, telefoni pritet të ofrohet në dy versione: ai me 128 GB hapësirë ruajtëse do të kushtojë 499 euro, ndërsa versioni me 256 GB pritet të ketë çmimin prej 599 eurosh. Të dy modelet do të pajisen me 6 GB RAM.

    Oppo A7 Pro do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, “Surfing Blue” (blu) dhe “Shine Titanium” (titan).

    Sa i përket baterisë, versioni evropian pritet të vijë me kapacitet prej 7.400 mAh, njësoj si modelet e shitura në Australi dhe Zelandën e Re. Ndërkohë, versioni që shitet në Kinë ka bateri më të madhe, prej 8.000 mAh.

    Të dhënat e regjistrimit të pajisjes në sistemin evropian EPREL tregojnë se Oppo garanton të paktën 1.800 cikle karikimi, përpara se kapaciteti i baterisë të bjerë nën 80 për qind të kapacitetit fillestar.

    Telefoni ka marrë vlerësimin e përgjithshëm “A” për efikasitetin dhe qëndrueshmërinë, me notën “A” për rezistencën ndaj rënieve dhe “B” për mundësinë e riparimit. Ai gjithashtu posedon certifikimin IP68, që dëshmon rezistencën ndaj pluhurit dhe ujit.

    Në aspektin teknik, Oppo A7 Pro është i pajisur me ekran AMOLED prej 6.57 inçësh, me rezolucion 1080 x 2372 pikselë, shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz dhe ndriçim maksimal prej 1.400 nitësh.

    Pajisja funksionon me procesorin MediaTek Dimensity 6360 Max, ndërsa në pjesën e pasme ka kamerë kryesore prej 50 megapikselësh me stabilizim optik të imazhit (OIS). Për fotografitë selfie, është e pajisur me kamerë të përparme prej 8 megapikselësh.

    Megjithëse çmimet e pritshme dhe specifikat janë bërë publike, mbetet të shihet se kur do të nisë zyrtarisht shitja e Oppo A7 Pro në tregun evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

    Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

    Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

    Operacioni i koordinuar ndërkombëtarisht përfshiu 55 bastisje në disa kantone zvicerane, ndërsa në Belgjikë ishte sekuestruar më herët mbi 750 kilogramë kokainë.

    Prokuroria Federale e Zvicrës dhe Zyra Federale e Policisë (fedpol) kanë zhvilluar një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar ndaj një organizate kriminale të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të narkotikëve nga Amerika Latine drejt Evropës, përcjell albinfo.ch.

    Sipas autoriteteve zvicerane, organizata dyshohet se e ka zhvilluar këtë aktivitet që nga viti 2019, ndërsa hetimet kanë nisur në vitin 2022. Ndërhyrja e fundit e koordinuar është realizuar më 10 dhe 11 nëntor.

    Gjatë operacionit janë kryer gjithsej 84 bastisje në lokacione të ndryshme, prej të cilave 55 në Zvicër. Si rezultat, janë arrestuar 41 persona, ndërsa për pesë prej tyre është kërkuar masa e paraburgimit.

    Hetuesit dyshojnë se organizata përdorte kompani me seli në Zvicër dhe Holandë si mbulesë për aktivitete të ligjshme, përmes të cilave importonte kokainë të fshehur në kontejnerë transporti detar.

    Në gusht të këtij viti, në portin e Antwerpit në Belgjikë, autoritetet kishin sekuestruar më shumë se 750 kilogramë kokainë, në kuadër të të njëjtit hetim.

    Në shtetet pjesëmarrëse në operacion janë sekuestruar gjithashtu mbi 2.3 milionë franga dhe 15 armë.

    Hetimet ndaj rrjetit të dyshuar kriminal janë ende në vazhdim.

    Burimi: Insajderi

  • Përleshje mes Dibran Hoxhës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

    Përleshje mes Dibran Hoxhës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

    Një përleshje fizike ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë mes Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe Andi Pajazitit i njohur me nofkën “Italiani”.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se incidenti ka ndodhur më 7 nëntor.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve.  Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

    Kujtojmë se Hoxha është në vuajtje të dënimit me burgim lidhur me akuzën për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” më 3 janar 2023, për të cilën është dënuar me 24 vjet burgim.

    Kurse, Andi Pajaziti më 31 janar 2025 ishte liruar nga akuza për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore për rastin në lokalin “Bon Vivant”, kurse ishte dënuar me dy vite burgim për armëmbajtje pa leje.

    Burimi: Dukagjini

  • Ramadan: Government gives 30% additional pay to advisers, police force officers seek compensation at court

    DThe Alliance’s exclusive, Burim Ramadani, has criticised the Government for dealing with additional salaries for political advisers and support staff of ministers, comparing this to the difficulties that, according to him, Kosovo Police members face to realise the compensation they face by law.

    In a statement to parliament, he said the government is sharing 30 per cent additions to political advisers, drivers and assistant ministers, while police are forced to address the Court to receive their compensation.

    Ramadani named those who benefit from these additions as political activists appointed to positions by the ministers.

    Political advisers give 30% extra pay, while the police have to get them through the courts!

  • Elizabeth Gowing promotes the book The First Block in Pristina

    Elizabeth Gowing promotes the book The First Block in Pristina

    AEnglish-Kosovo army Elizabeth Gowing will promote her newest book tonight, The First Block: The lives of a Kosovan neighbourhood.

    Promovation will be held at 5:30, in the cultural space Lavjerrez, in Pristina.

    Through this book, Gowing brings accounts of life, experiences, and stories of one of the capital’s oldest neighborhoods, putting attention to people and memories that give identity to a community.

    Elizabeth Gowing promotes the book The First Block in Pristina

    This meeting will be an opportunity for readers to get to know more closely the book and the author as well as to discuss stories that inspire the work. /Clan Kosovo. tv

  • Elizabeth Gowing promovon librin “The First Bllok” në Prishtinë

    Elizabeth Gowing promovon librin “The First Bllok” në Prishtinë

    Elizabeth Gowing promovon librin “The First Bllok” në Prishtinë

    Autorja anglezo-kosovare Elizabeth Gowing do të promovojë sonte librin e saj më të ri, “The First Bllok: The lives of a Kosovan neighbourhood”.

    Promovimi do të mbahet nga ora 17:30, në hapësirën kulturore Lavjerr’s, në Prishtinë.

    Përmes këtij libri, Gowing sjell rrëfime mbi jetët, përvojat dhe historitë e një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit, duke e vendosur vëmendjen te njerëzit dhe kujtimet që i japin identitet një komuniteti.

    Elizabeth Gowing promotes the book The First Block in Pristina

    Ky takim do të jetë një mundësi për lexuesit që të njihen më nga afër me librin dhe autoren, si dhe të bashkëbisedojnë rreth historive që frymëzojnë veprën./KlanKosova.tv

  • Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë

    Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë

    Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e trajtimit të shtesave në paga për këshilltarët politikë dhe stafin mbështetës të ministrave, duke e krahasuar këtë me vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen pjesëtarët e Policisë së Kosovës për t’i realizuar kompensimet që u takojnë me ligj.

    Në një deklarim në parlament, ai tha se Qeveria po ndan shtesa prej 30 për qind për këshilltarët politikë, shoferët dhe asistentët e ministrave, ndërsa policët detyrohen t’i drejtohen Gjykatës për të marrë kompensimet e tyre.

    Ramadani i cilësoi personat që përfitojnë nga këto shtesa si aktivistë politikë të emëruar në pozita nga ministrat.

    “Këshilltarëve politikë u japin 30% pagë shtesë, ndërsa policët duhet me i nxjerr përmes Gjykatave!”, ishte mesazhi i Ramadanit në Kuvend.