Blog

  • Pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori, policia paralajmëron kontrolle dhe gjoba

    Pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori, policia paralajmëron kontrolle dhe gjoba

    Më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.

    Policia do të kryejë kontrolle në trafik, ndërsa shoferët që nuk i përmbushin kushtet e parapara do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarësh.

    Detyrimi për pajisje dimërore vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo ngrica.

    Çfarë duhet të kenë automjetet?

    * Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.

    Automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.

    Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

  • Alarm in German industry, Mercedes could close two factories

    German carmaker Mercedes-Benz is looking into the possibility of closing factories in Germany, due to high production costs and pressure to cut spending.

    According to German media reports, the board of directors has decided to temporarily suspend all further investments in German factories, while the company is reviewing the future of its production capacities in the country.

    The director of Mercedes-Benz Human Resources, Britta Seeger, has stated that the company must now examine concretely which factories can continue to function.

    Now we are obliged to examine concrete and in detail which factories in Germany can still maintain, Seeger said, adding that although the company wants to avoid closures at any cost, this option should be taken more seriously.

    One of the main reasons for this review are high production costs. According to company figures, an hour’s work in German factories may cost up to five times that in some Eastern European countries.

    For this reason, company leaders are seeking changes in working conditions, including longer hours of work without additional compensation, as well as cuts in particular benefits, such as profit sharing, holiday payments and end-of-year rewards.

    The production director, Michael Schiebe, had warned earlier that two factories in Germany could be shut down unless cost cuts are achieved. According to reports, the danger may include an assembly factory and a factory producing parts of the transmission system.

    Automotive industry expert Ferdinand Dudenhöffer has described this development as expected, arguing that high costs and the lack of adaptation of spending structure are increasingly making it difficult to produce in Germany.

    Meanwhile, the German automotive industry is facing major challenges, as even Volkswagen has earlier warned factory closures and considerable job cuts.

    The situation comes at a time when the German economy continues to face difficulties, while 2026 forecasts speak of limited economic growth.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Alarm në industrinë gjermane, Mercedes mund të mbyllë dy fabrika

    Alarm në industrinë gjermane, Mercedes mund të mbyllë dy fabrika

    Alarm në industrinë gjermane, Mercedes mund të mbyllë dy fabrika

    Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes-Benz po shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani, për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe presionit për uljen e shpenzimeve.

    Sipas raportimeve të mediave gjermane, bordi i drejtorëve ka vendosur të pezullojë përkohësisht të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat gjermane, ndërsa kompania po rishikon të ardhmen e kapaciteteve të saj prodhuese në vend.

    Drejtoresha e Burimeve Njerëzore të Mercedes-Benz, Britta Seeger, ka deklaruar se kompania tashmë duhet të shqyrtojë konkretisht se cilat fabrika mund të vazhdojnë të funksionojnë.

    “Tani jemi të detyruar të shqyrtojmë konkretisht dhe në detaje se cilat fabrika në Gjermani mund t’i mirëmbajmë ende”, ka thënë Seeger, duke shtuar se, megjithëse kompania dëshiron t’i shmangë mbylljet me çdo kusht, kjo mundësi duhet të merret më seriozisht.

    Një nga arsyet kryesore të këtij rishikimi janë kostot e larta të prodhimit. Sipas shifrave të kompanisë, një orë pune në fabrikat gjermane mund të kushtojë deri në pesë herë më shumë se në disa vende të Evropës Lindore.

    Për këtë arsye, drejtuesit e kompanisë po kërkojnë ndryshime në kushtet e punës, përfshirë orë më të gjata pune pa kompensim shtesë, si dhe shkurtime të përfitimeve të veçanta, si ndarja e fitimit, pagesat e pushimeve dhe shpërblimet e fundvitit.

    Drejtori i prodhimit, Michael Schiebe, kishte paralajmëruar më herët se dy fabrika në Gjermani mund të mbyllen nëse nuk arrihet ulja e kostove. Sipas raportimeve, rreziku mund të përfshijë një fabrikë montimi dhe një fabrikë ku prodhohen pjesë të sistemit të transmisionit.

    Eksperti i industrisë së automobilave, Ferdinand Dudenhöffer, e ka cilësuar këtë zhvillim si të pritshëm, duke argumentuar se kostot e larta dhe mungesa e përshtatjes së strukturës së shpenzimeve po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë prodhimin në Gjermani.

    Ndërkohë, industria gjermane e automobilave po përballet me sfida të mëdha, pasi edhe Volkswagen ka paralajmëruar më herët mbyllje fabrikash dhe shkurtime të konsiderueshme të vendeve të punës.

    Situata vjen në një kohë kur ekonomia gjermane vazhdon të përballet me vështirësi, ndërsa parashikimet për vitin 2026 flasin për rritje të kufizuar ekonomike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama: If a NATO summit is held in Tirana

    Albanian Prime Minister Edi Rama declared today that if there is a NATO summit in 2028 it will take place in Tirana.

    In a communication with media at the arrival of the 9th European Political Community Summit ( EPC) in Dublin, Rama responded to interest in recent discussions concerning the development of the NATO Summit.

    Albania is designed as the next host to the NATO Summit. A common stance has not been reached as to when the summit will take place. It’s safe not in 2027. In 2028, if there is a summit, there will be a summit in Tirana and there is no doubt. Everything about it is all bullshit, Rama said.

    After the end of the NATO summit in The Hague in the Netherlands, it was announced that leaders of 32 member states had made a unanimous decision that Tirana would host the 2027 summit.

    Source Layer: RTKLive

  • Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë

    Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se nëse do të ketë një samit të NATO-s në vitin 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë.

    Në një komunikim me mediet në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin, Rama iu përgjigj interesit mbi diskutimet e fundit lidhur me zhvillimin e Samitit të NATO-s.

    “Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e Samitit të NATO-s. Nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurt jo në 2027. Në 2028, nëse do të ketë një samit do të zhvillohet në Tiranë dhe nuk ka asnjë dyshim. Gjithçka thuhet rreth saj janë të gjitha gjepura”, u shpreh Rama.

    Pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë të Holandës, u njoftua se liderët e 32 vendeve anëtare kishin marrë një vendim unanim që Tirana të priste samitin e vitit 2027.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula: Belgium, Kosovo’s key partner on European road

    She made these comments on the reception organised by the Belgium Embassy in Kosovo on the King’s Day.

    Shiroka Pula said Kosovo does not forget Belgium’s solidarity during the 1998 1999 war and its support for NATO intervention.

    According to her, Belgium has consistently supported Kosovo’s statehood and democratic development since recognition of independence.

    The president has stressed that both countries have the potential to deepen co-operation in the economy, education, culture and the institutional field.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula: Belgjika, partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin evropian

    Shiroka Pula: Belgjika, partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin evropian

    Ajo i bëri këto komente në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e Ditës së Mbretit.

    Shiroka Pula tha se Kosova nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999 dhe mbështetjen e saj për ndërhyrjen e NATO-s.

    Sipas saj, Belgjika ka mbështetur vazhdimisht shtetndërtimin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës që nga njohja e pavarësisë.

    Presidentja ka theksuar se të dyja vendet kanë potencial për ta thelluar bashkëpunimin në ekonomi, arsim, kulturë dhe në fushën institucionale.

    Burimi: RTKLive

  • “Tymnay,” “a welcome at the Prizren Theatre Stage”

    The work combines magic pragmatism with human relations, treating such topics as love, memory, loneliness, and the absurdity of life.

    Alban Krasniqi, Rifat Suman, Hayat Tocilla, Qerimi Concert, Alban Morina and Olisa Basha performed in the play.

    Source Layer: RTKLive

  • `Tymnajë`, reprizë në skenën e teatrit të Prizrenit

    `Tymnajë`, reprizë në skenën e teatrit të Prizrenit

    Vepra ndërthur realizmin magjik me marrëdhëniet njerëzore, duke trajtuar tema si dashuria, kujtesa, vetmia dhe absurditeti i jetës.

    Në këtë shfaqje interpretojnë Alban Krasniqi, Rifat Smani, Hajat Toçilla, Kushtrim Qerimi, Alban Morina dhe Olisa Basha.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti diskuton me Bersetin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Kurti diskuton me Bersetin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Përmes një postimi, Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit, duke thënë se kjo do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës qasje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Burimi: RTKLive