Blog

  • Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë shprehet e shqetësuar: Duhen konsultime paraprake

    Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë shprehet e shqetësuar: Duhen konsultime paraprake

    Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë shprehet e shqetësuar: Duhen konsultime paraprake

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me Ligjin për Specialen, i cili pritet që sërish të futet për votim në agjendën e Kuvendit.

    Në një reagim, BE-ja në Kosovë është shprehur e shqetësuar me njoftimin lidhur me votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    “Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.”, thuhet në reagim.

    Në reagim thuhet se vazhdimisht janë angazhuar për t’ua përcjellë këto shqetësime autoriteteve të Kosovës.

    “Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv

  • “Sharri bukuri femërore” – Dr. Rexh Sahatçiu komenton ndërhyrjet estetike të banorëve në BBVK 5 (VIDEO)

    “Sharri bukuri femërore” – Dr. Rexh Sahatçiu komenton ndërhyrjet estetike të banorëve në BBVK 5 (VIDEO)

    “Sharri bukuri femërore” – Dr. Rexh Sahatçiu komenton ndërhyrjet estetike të banorëve në BBVK 5 (VIDEO)

    Doktori i ndërhyrjeve estetike, Rexh Sahatçiu, ka komentuar pamjen fizike të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5, duke folur për ndërhyrjet estetike të mundshme te disa prej tyre.

    I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Sahatçiu komentoi si banorët meshkuj, ashtu edhe ato femra, duke dhënë vlerësimet e tij për ndryshimet në pamjen e tyre.

    Gjatë diskutimit, për Sharrin ai nuk komentoi për ndërhyrjet estetike, por tha se ka bukuri femërore.

    “Janë do meshkuj që kanë bukuri femërore, një ndër ta është edhe ky”, u shpreh doktori.

    Ai komentoi edhe banorët e tjerë, për më shumë:

  • Ambasada e Zvicrës në Kosovë falënderon Prishtinën për edicionin e 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë falënderon Prishtinën për edicionin e 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka falënderuar Prishtinën dhe të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon, i cili javën e kaluar solli në ekranin e madh filma në gjuhën frënge, shkruan Telegrafi.

    Përmes një postimi, ambasada ka ndarë disa nga momentet e festivalit, duke veçuar ceremoninë hapëse, ku mbajtën fjalime ambasadorët e Francës dhe Zvicrës, si dhe mbrëmjen e filmit zviceran të organizuar të premten.

    Gjatë mbrëmjes së së premtes, pas fjalës së shkurtër të zëvendësshefit të Misionit të Zvicrës, të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin Les Indes, një bashkëprodhim zvicerano-spanjoll që i dërgoi ata në një udhëtim nëpër Evropën e shekullit XVII.

    Ambasada e Zvicrës ka shprehur gjithashtu mirënjohje për partnerët nga Belgjika, Kanadaja, Franca dhe Luksemburgu, si dhe për të gjithë ata që morën pjesë në festival.

    “Faleminderit, Prishtinë! Shihemi herën tjetër!”, thuhet në mesazhin e ambasadës./Telegrafi/

  • Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen

    Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen

    Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin në “Santiago Bernabeu” dështoi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, raporton gazeta franceze L’Equipe.

    Presidenti Florentino Perez kishte bërë një ofertë tejet joshëse për yllin e Bayern Munichut, duke e konsideruar atë si Galacticon e ardhshëm të klubit madrilen.

    Megjithatë, drejtuesit e gjigantit bavarez e cilësuan 24-vjeçarin si të paprekshëm, duke detyruar Real Madridin të orientonte vëmendjen drejt Yan Diomandes, të cilin e transferoi nga RB Leipzig për një shumë rekorde prej 140 milionë eurosh.

    Sidoqoftë, interesimi i madrilenëve për Olisen vazhdon të jetë i fortë dhe mundësia e transferimit të tij në Spanjë mbetet e hapur.

    Bayern Munich dëshiron ta bindë francezin të nënshkruajë kontratë të re, duke i ofruar edhe një rritje të konsiderueshme të pagës. Klubi gjerman tashmë ka siguruar vazhdimin e kontratës së Harry Kane dhe synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Olisen në ditët në vijim.

    Në rast se anësori refuzon rinovimin, Real Madridi është i gatshëm të ndërhyjë dhe të nisë ofensivën për transferimin e tij.

    Sipas raportimeve, Olise është i joshur nga mundësia për t’iu bashkuar klubit mbretëror, ku do të gjente bashkëkombësit e tij Kylian Mbappe, Eduardo Camavingan, Aurelien Tchouamenin dhe Ibrahima Konaten. Këta të fundit mund të përpiqen ta bindin gjatë grumbullimit aktual të kombëtareve.

    Olise po kalon një sezon fantastik me Bayern Munichun, duke regjistruar 12 gola dhe shtatë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.

    Edhe me Kombëtaren e Francës, ai shkëlqeu gjatë grumbullimit të fundit, ku realizoi katër gola dhe dhuroi dy asistime në katër ndeshje të Ligës së Kombeve./Telegrafi/

  • Një i vdekur, të paktën katër të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington

    Një i vdekur, të paktën katër të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington

    Policia bëri të ditur se të paktën pesë persona janë qëlluar në një rrugë të frekuentuar në qendër të Uashingtonit, D.C., nga një person i armatosur, i cili më pas është barrikaduar brenda një ndërtese.

    Sipas dëshmitarëve, një person ka humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Forcat lokale dhe federale të rendit, përfshirë Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe Shërbimin Sekret, kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e personit të dyshuar, raportoi John Holman nga Al Jazeera, i cili ndodhet në vendngjarje.

    Sipas raportimeve, autoritetet e kanë përshkruar të dyshuarin si një mashkull të bardhë, i veshur me një bluzë gri.

    Të shtënat ndodhën të enjten pranë Logan Circle, në kryqëzimin e rrugës “15th Street NW” dhe rrugës “P Street”, njoftoi policia në orën 08:23 me orën lokale.

    Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se pa një person të qëlluar në kokë brenda një palestre në vendngjarje.

    James Spellman ndodhej në palestër kur dëgjoi të shtëna. Ai tregoi se në atë moment në palestër kishte rreth 50 persona.

    “Brenda pak sekondash, një burrë u rrëzua në tokë dhe u krijua një pellg gjaku”, tha ai. “Një anëtar i palestrës vrapoi për ta ndihmuar. Ai kishte vdekur menjëherë. Ishte qëlluar në qafë”.

    Spellman tregoi se ai dhe anëtarë të tjerë të palestrës dolën me vrap jashtë, ndërsa dëgjoi të shtëna të tjera në zonën e rrugës “15th Street”.

    Ai tha se dëgjoi rreth dy të shtëna brenda palestrës dhe rreth pesë ose gjashtë të tjera jashtë.

    Sulmi ndodhi rreth një milje larg Shtëpisë së Bardhë, në një kohë kur lëvizja në qytet ishte shumë e dendur.

    Shkollat pranë vendngjarjes u mbyllën dhe u vendosën nën masa sigurie të rrepta.

    Policia u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë brenda ndërtesave, ndërsa forcat e rendit mbërritën në zonë.

    “Futuni në ndërtesën më të afërt, qëndroni larg dritareve dhe mos dilni jashtë derisa të ketë njoftime të tjera”, thuhej në udhëzim. /Telegrafi/

  • The American Embassy sets the alarm for protests in Pristina: Can escalate without warning

    The US Embassy in Kosovo has warned that demonstrations in Pristina are expected to continue in the coming weeks, seeking caution because of the possibility of escalation of the situation.

    According to the Embassy’s announcement, protesters are expected to gather in the centre of the capital, while demonstrations can spread rapidly even in surrounding areas.

    The embassy has attracted attention that gatherings can begin peacefully, but the situation can escalate suddenly and without warning.

    Source Layer: Insander

  • Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen pa paralajmërim

    Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen pa paralajmërim

    Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen pa paralajmërim

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme, duke kërkuar kujdes për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të situatës.

    Sipas njoftimit të Ambasadës, protestuesit pritet të mblidhen në qendër të kryeqytetit, ndërsa demonstratat mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth.

    Ambasada ka tërhequr vëmendjen se tubimet mund të nisin në mënyrë paqësore, por situata mund të përshkallëzohet papritur dhe pa paralajmërim.

    Burimi: Insajderi

  • EU voices concern over amendment vote in Special Law

    The European Union office in Kosovo has voiced concern over the possibility that Kosovo’s Assembly will vote on Thursday for changes to the Law for Specialised Chambers.

    The EU’s reaction comes at the time when the Commission for Legislation has discussed further steps regarding this law today, which had returned to the Assembly for review by President Justina Shiroka-Pula on 22 October.

    At Commission Meeting, Democratic Party of Kosovo ( The PDK has demanded that it be voted for the president’s veto to collapse so that the law can enter into force in the form adopted on 6 October, and then be changed through amendments.

    In its response, the EU has estimated that the proposed changes raise serious concerns over Kosovo’s international obligations and respect for the fundamental principles of rule of law.

    The EU in Kosovo takes the announcement concerning the possible vote tomorrow in the Kosovo Convention on Change Law and the completion of the Special Chambers Law.

    The changes raise serious concerns about Kosovo’s international obligations and respect for the fundamental principles of rule of law, in particular the independence of the judiciary, protection of victims and witnesses, continuation of procedural rights and effective accountability. The changes also raise concerns over their constitutionality.

    Since the return of the Kosovo Assembly review law, we have been actively engaged in conveying our concerns and expectations to Kosovo authorities. This includes the need for preliminary consultations before any adoption of the law, in line with Kosovo’s international obligations, said in response.

    Changes to the Law for Specialised Chambers were adopted in the Assembly on 6 October, about two weeks after the Special Court’s decision on a total of 81-year prison sentence of four former Kosovo Liberation Army leaders: Hashim Thaci, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi and Rexhep Selimi.

    Through these changes, The PDK had proposed that the maximum sentence be limited to 15 years in prison, that complaints to special decisions at the Supreme Court of Kosovo be allowed, sentences could be imposed in Kosovo, and that the president could grant amnesty for persons convicted by the Specialised Chambers.

    Source Layer: Dukeagini

  • BE-ja shpreh shqetësim për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    BE-ja shpreh shqetësim për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë të enjten për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Reagimi i BE-së vjen në kohën kur Komisioni për Legjislacion ka diskutuar sot për hapat e mëtejmë lidhur me këtë ligj, i cili ishte kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula më 22 tetor.

    Në mbledhjen e Komisionit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që të votohet për rrëzimin e vetos së presidentes, në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi në formën e miratuar më 6 tetor, e më pas të ndryshohet përmes amendamenteve.

    Në reagimin e saj, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

    “BE-ja në Kosovë e merr me shqetësim njoftimin lidhur me votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.

    Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në reagim.

    Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara ishin miratuar në Kuvend më 6 tetor, rreth dy javë pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin me gjithsej 81 vjet burgim të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Përmes këtyre ndryshimeve, PDK-ja kishte propozuar që dënimi maksimal të kufizohej në 15 vjet burgim, të mundësohej ankesa ndaj vendimeve të Speciales në Gjykatën Supreme të Kosovës, dënimet të mund të vuhej në Kosovë dhe presidenti të kishte mundësi të jepte amnisti për personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara.

    Burimi: Dukagjini

  • The EU rejects changes in the Special Law: Serious concerns about rule of law arise

    The European Union in Kosovo has voiced concern over Friday’s possible vote in the Kosovo Assembly on changing and completing the Law for Specialised Chambers.

    In a published Facebook response, the EU has estimated the proposed changes raise serious concerns over Kosovo’s international obligations and respect for the fundamental principles of rule of law.

    In particular, concerns about the independence of the judiciary are highlighted, the protection of victims and witnesses, the continuation of procedural rights and effective accountability. Similarly, the EU has raised questions about the constitutionality of these changes.

    According to the reaction, since the return of the law to the country for review, the European Union has committed itself to convey its concerns and expectations to Kosovo authorities.

    The EU has particularly stressed the need for preliminary consultations before any possible adoption of the law, in line with Kosovo’s international obligations.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal