Blog

  • The phone that was once considered irreparable can now have a second chance ONE Mobile raises the Kosovo Service level!

    From changing the screen for 20 minutes to complex repairs to the mother plaque (moetheboard) ZONE MOBILE is investing at a more advanced level of phone service in Pristina.

    At a time when intelligent phones cost hundreds of thousands of euros, a technical defect can become a major concern for the owner.

    But not every damaged phone should be replaced by a new one.

    ZONE MOBLE is bringing another approach: Before considering changing the phone, check if it can be repaired.

    Progress That Requires More Than a Common Service

    ZONE MOBILE has expanded the service services, including the repair of my mother’s plaque (motherboard) of iPhone equipment.

    This is a technical process that requires specialized knowledge, professional equipment and high accuracy during the intervention.

    Effects in electronic circuits, problems with internal components, and damage that are not solved with changing ordinary parts require advanced diagnosis.

    Right this way, Z. ONE MOBILE is aiming to make a difference.

    20 minutes may be enough to give your phone a new look

    Not every repair requires days of waiting.

    For certain interventions, sir. ONE MOBLE offers quick time of service:

    * Switch screen for 20 minutes
    * Switching battery for 30 minutes
    * Switching back window for 30 minutes
    * Advanced electronic repairs by diagnosis and complexity

    The timing of implementation depends on the model, damage and availability of parts.

    When others say no repair, ask for a diagnosis

    A phone that doesn’t start is not necessarily a missing phone.

    A mtherboard defect does not always mean that the device should be discarded.

    And a broken screen should not necessarily leave you for days without a telephone.

    With technical capacity expanded, Z. ONE MOBILE aims to offer customers more options for repair before deciding to replace the device.

    Of course, not all defects can be repaired. But each device deserves a professional assessment.

    ZONE MOBLE ) Technology investment doesn’t stop selling

    The company, known for selling phone and technological equipment in Pristina, is placing an ever greater focus on post-market services.

    The development of the service is part of the goal of creating a centre where the customer can buy, maintain, and repair his equipment.

    The message is clear:

    Don’t report the missing phone without checking on ZONE MOBLE.

    Because sometimes, the difference between an invalid phone and a telephone that is again functioning is an accurate diagnosis and professional repair.

    ZONE MOBLE technology is repaired. Faith is earned.

    Source Layer: Insander

  • Arlinda Zekaj’s former husband’s hearing postponed, court shows reason

    The Foundation Court in Pec, the General Department, reports that by 12.11.2026, at 11:00, the initial investigation hearing in the P.nr.832/26 criminal case was scheduled to be held against defendants Jeton Sylaj, due to the criminal act ãoskaya.

    The hearing was reportedly not held after the authorised representative of the damaged party, lawyer Besnik Berisha, through an email dated 10.11.26, had announced the Court’s authorisation for representation of the damaged party Arlinda Zekaj, as well as had called for the postponement of the session due to its inability to participate.

    After assuming the opinions of present parties and reviewing the submitted request, the Court approved the request of the authorised representative of the damaged side to postpone the session.

    The next session in this criminal case is scheduled to be held by 24.11.2026 at 1: 00 p.m.

    Source Layer: Insander

  • Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, gjykata tregon arsyen

    Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, gjykata tregon arsyen

    Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, gjykata tregon arsyen

    Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me datë 12.11.2026, në orën 11:00, ishte caktuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale P.nr.832/26, kundër të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

    Në njoftim thuhet se seanca nuk u mbajt, pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, përmes një emaili të datës 10.11.2026, kishte njoftuar Gjykatën për autorizimin për përfaqësimin e palës së dëmtuar Arlinda Zekaj, si dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në të.

    Pas marrjes se mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të kërkesës së paraqitur, Gjykata aprovoj kërkesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar për shtyrjen e seancës.

    Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 24.11.2026, në orën 13:00.

    Burimi: Insajderi

  • Telefoni që dikur konsiderohej i pariparueshëm, sot mund të ketë një shans të dytë – ZONE Mobile ngrit nivelin e Servisimit në Kosovë!

    Telefoni që dikur konsiderohej i pariparueshëm, sot mund të ketë një shans të dytë – ZONE Mobile ngrit nivelin e Servisimit në Kosovë!

    Telefoni që dikur konsiderohej i pariparueshëm, sot mund të ketë një shans të dytë – ZONE Mobile ngrit nivelin e Servisimit në Kosovë!

    Nga ndërrimi i ekranit për 20 minuta deri te riparimet komplekse të pllakës amë (motherboard) – ZONE MOBILE po investon në një nivel më të avancuar të servisimit të telefonave në Prishtinë.

    Në një kohë kur telefonat inteligjentë kushtojnë qindra e mijëra euro, një defekt teknik mund të kthehet në një shqetësim të madh për pronarin e pajisjes.

    Por jo çdo telefon i dëmtuar duhet të zëvendësohet me një të ri.

    ZONE MOBILE po sjell një qasje tjetër: para se të mendoni ta ndërroni telefonin, kontrolloni nëse mund të riparohet.

    Riparime që kërkojnë më shumë se një servis të zakonshëm

    ZONE MOBILE ka zgjeruar shërbimet e servisimit duke përfshirë edhe riparimin e pllakës amë (motherboard) të pajisjeve iPhone.

    Ky është një proces teknik që kërkon njohuri të specializuara, pajisje profesionale dhe saktësi të lartë gjatë ndërhyrjes.

    Defektet në qarqet elektronike, problemet me komponentët e brendshëm dhe dëmtimet që nuk zgjidhen me ndërrimin e pjesëve të zakonshme kërkojnë diagnostikim të avancuar.

    Pikërisht në këtë drejtim ZONE MOBILE po synon të bëjë diferencën.

    20 minuta mund të mjaftojnë për t’i dhënë telefonit tuaj një pamje të re

    Jo çdo riparim kërkon ditë të tëra pritjeje.

    Për ndërhyrje të caktuara, ZONE MOBILE ofron kohë të shpejta shërbimi:

    * Ndërrimi i ekranit – nga 20 minuta
    * Ndërrimi i baterisë – nga 30 minuta
    * Ndërrimi i xhamit të pasmë – nga 30 minuta
    * Riparime të avancuara elektronike – sipas diagnostikimit dhe kompleksitetit

    Koha e realizimit varet nga modeli, dëmtimi dhe disponueshmëria e pjesëve.

    Kur të tjerët thonë “nuk riparohet”, kërkoni edhe një diagnostikim

    Një telefon që nuk ndizet nuk është domosdoshmërisht një telefon i humbur.

    Një defekt në motherboard nuk do të thotë gjithmonë se pajisja duhet të hidhet.

    Dhe një ekran i thyer nuk duhet domosdoshmërisht t’ju lërë për ditë të tëra pa telefon.

    Me zgjerimin e kapaciteteve teknike, ZONE MOBILE synon t’u ofrojë klientëve më shumë mundësi për riparim, përpara se të vendosin për zëvendësimin e pajisjes.

    Sigurisht, jo çdo defekt mund të riparohet. Por çdo pajisje meriton një vlerësim profesional.

    ZONE MOBILE – investimi në teknologji nuk ndalet te shitja

    Kompania, e njohur për shitjen e telefonave dhe pajisjeve teknologjike në Prishtinë, po e vendos një fokus gjithnjë e më të madh edhe te shërbimet pas shitjes.

    Zhvillimi i servisimit është pjesë e synimit për të krijuar një qendër ku klienti mund të blejë, mirëmbajë dhe riparojë pajisjen e tij.

    Mesazhi është i qartë:

    Mos e shpall telefonin të humbur pa e kontrolluar te ZONE MOBILE.

    Sepse ndonjëherë, dallimi mes një telefoni të pavlefshëm dhe një telefoni që funksionon përsëri është një diagnostikim i saktë dhe një riparim profesional.

    ZONE MOBILE – Teknologjia riparohet. Besimi fitohet.

    Burimi: Insajderi

  • Gjilani miraton transferimin e 497 mijë eurove për pagat e punonjësve komunalë

    Gjilani miraton transferimin e 497 mijë eurove për pagat e punonjësve komunalë

    Vendimi u miratua unanimisht, me 27 vota për, në një seancë të jashtëzakonshme të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku.

    Gjatë arsyetimit para kuvendarëve, drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, tha se seanca është thirrë për të siguruar që punonjësit e Komunës t’i marrin pagat e nëntorit në afat, për të shtuar se në pesë nënprograme, mjetet e ndara për paga nuk mjaftojnë për t’i mbuluar pagesat e këtij muaji. 

    Në kuadër të kësaj, ai ka sqaruar nënprogramet përfituese, ku për Zyrën e Kuvendit janë 41.118, 97 euro, për zjarrfikësit dhe inspektimet – 22.104,95, planifikimi dhe zhvillimi ekonomik – 1.989,36, shërbimet kujdesit primar shëndetësor – 151.723,12 dhe për arsimin fillor – 281.035,70 euro.

    “Për t’i mbuluar këto mungesa në kohë, kërkoj miratimin e transferit prej 497.972,10 eurosh brenda kategorisë “Paga dhe Shtesa”, nga mjetet që Komuna i ka në dispozicion në nënprograme të tjera”, ka thënë Kastrati. 

    Gjatë debatit para votimit, nga pozita, Shpend Nuhiu (LVV), i ka dhënë mbështetje kësaj nisme,  ndërkaq, grupet opozitare, përkatësisht Bujar Nevzati (PDK), Nazim Gagica (AAK) dhe Sami Ahmeti (LDK), kanë kërkuar garanci nëse prej këtij transferi Komuna ka siguruar mjetet e mjaftueshme për t’i siguruar pagat e punëtorëve.

    Ndërkaq, në fillim të seancës, Kuvendi Komunal mbajti një minutë heshtje në nderim të ish-drejtorit komunal, Bajram Isufi, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

    Kryesuesja Latifi-Kqiku e kujtoi atë për kontributin në qytetin e Gjilanit, fillimisht në radhët e UÇK-së dhe më pas përmes angazhimit të tij në institucione.

    Burimi: RTKLive

  • Kuvendi shkon në pauzë, seanca vazhdon në orën 14:00

    Kuvendi shkon në pauzë, seanca vazhdon në orën 14:00

    Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, ndërsa vazhdimi i seancës plenare është caktuar për orën 14:00.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu gjatë seancës, duke njoftuar se është dakorduar që në çdo seancë të ketë pauzë.

    Burimi: Dukagjini

  • Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

    Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

    Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me anulimin e tenderit të Policisë së Kosovës për furnizimin me goma dimërore.

    Musliu ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Policisë për përballimin e kushteve të vështira atmosferike, në rast të reshjeve të borës, nëse automjetet e saj nuk pajisen me goma dimërore.

    Ajo ka theksuar se Policia e Kosovës ka obligim t’i gjobisë qytetarët që qarkullojnë në rrugë pa pajisjet e nevojshme dimërore, ndërsa ka ngritur dilemën se si do ta përmbushë këtë detyrë nëse edhe veturat policore nuk janë të pajisura me goma të tilla, njofton Klankosova.tv.

    “Policia e Kosovës secilin qytetar që e takon në rrugë pa pajisje dimërore e ka obligim me i shqiptu gjobë. Qysh do t’ia dalin Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë? Qysh kanë me arritë ata deri te një thirrje e qytetarëve për ndërhyrje të policisë?”, ka deklaruar Musliu.

    Këto pyetje, deputetja e PDK-së ia ka drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Kuvend.

  • Anjeza Gubetini ngacmon Sharr Brainën, e vë në 'siklet' me prekjen

    Anjeza Gubetini ngacmon Sharr Brainën, e vë në ‘siklet’ me prekjen

    Një moment mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, pasi Anjeza Gubetini është parë duke e vënë në siklet Sharr Brainën me një gjest të papritur.

    Ajo iu afrua Sharrit dhe e preku në një mënyrë që u konsiderua si gjest intim, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ana e tij.

    Sharri u duk i befasuar dhe në siklet nga veprimi i Anjezës, derisa momenti nuk kaloi pa u vënë re as nga publiku që po përcjell vazhdimisht zhvillimet brenda shtëpisë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ajo që e bëri situatën edhe më të komentuar është fakti se Anjeza gjatë qëndrimit në këtë format ka përmendur vazhdimisht të dashurin e saj, duke folur hapur për lidhjen që ka jashtë shtëpisë.

    Pikërisht për këtë arsye, veprimi i saj ndaj këngëtarit ka nxitur diskutime edhe në rrjetet sociale, ku publiku ka komentuar sjelljen e saj.

    “Edhe këtë e pashë, a je normal, a nuk ke të dashur”, kanë qenë vetëm disa nga komentet.

    Sidoqoftë, ajo ka krijuar një raport të mirë me të, duke e cilësuar mik të afërt. /Telegrafi/

    Foto: Screenshot/Instagram

    Foto: Screenshot/Instagram

    Foto: Screenshot/Instagram

  • Një formulë parashikoi fundin e botës për 13 nëntor 2026 – çfarë fshihet pas parashikimit?

    Një formulë parashikoi fundin e botës për 13 nëntor 2026 – çfarë fshihet pas parashikimit?

    Sipas një studimi, fundi i botës duhej të ndodhte më 13 nëntor. Tingëllon dramatike dhe do të ishte mjaft urgjente – sikur studimi të mos ishte tashmë i tejkaluar.

    Megjithatë, historia pas këtij parashikimi mbetet interesante.

    I ashtuquajturi studimi i “Ditës së Kiametit” është 66 vjet i vjetër, por ndoshta mbetet studimi më i njohur për fundin e botës.

    Në vitin 1960, studiuesit përdorën një formulë matematikore për të llogaritur fundin e njerëzimit, duke përcaktuar si datë të premten, 13 nëntor 2026.

    Artikulli me titullin provokues “Dita e Kiametit: E premte, 13 nëntor 2026” (Doomsday: Friday, 13 November, A.D. 2026) u shkrua nga fizikani austro-amerikan Heinz von Foerster dhe ekipi i tij kërkimor, ndërsa u publikua në revistën prestigjioze shkencore Science.

    Mesazhi kryesor dhe historia e studimit për fundin e botës

    Studiuesit analizuan të dhënat historike mbi popullsinë botërore gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit dhe, mbi bazën e tyre, ndërtuan një kurbë të rritjes së popullsisë.

    Sipas parashikimit të tyre, nëse ritmi i atëhershëm i rritjes së popullsisë do të vazhdonte i pandryshuar, kurba matematikore do të arrinte një vlerë të pafundme në nëntor të vitit 2026.

    Pra, sipas këtij modeli, deri nesër, të premten, numri i njerëzve në Tokë do të shumëfishohej deri në pafundësi.

    Përfundimi logjik i matematikanëve ishte se, pikërisht në këtë ditë, njerëzimi do të “shkatërronte” veten për shkak të mbipopullimit, të paktën në kuptimin matematikor.

    Studimi shkaktoi bujë në mbarë botën në atë kohë, dhe pikërisht ky ishte qëllimi i autorëve.

    Duke e lidhur parashikimin me një të premte, datë 13, Heinz von Foerster synonte kryesisht të tërhiqte vëmendjen ndaj problemit të mbipopullimit, një temë që diskutohej gjerësisht në atë periudhë.

    Deri në fillim të viteve 1990, kurba e parashikuar përputhej në mënyrë befasuese me shifrat reale.

    Megjithatë, pas kësaj periudhe, rritja e popullsisë botërore filloi të ngadalësohej ndjeshëm, shkruan euronews.

    Për këtë arsye, parashikimet aktuale tregojnë se popullsia pritet të stabilizohet në rreth 10 miliardë banorë.

    Pse fundi i botës nuk do të ndodhë?

    Popullsia botërore vazhdon të rritet, por me një ritëm gjithnjë e më të ngadalshëm.

    Fillimisht, numri i njerëzve u rrit ndjeshëm për shkak të uljes së vdekshmërisë. Më vonë, familjet në mbarë botën filluan të kishin më pak fëmijë.

    Rritja më e shpejtë e popullsisë u regjistrua në vitin 1963, kur norma vjetore tejkaloi 2 për qind.

    Deri në vitin 2020, kjo normë kishte rënë nën 1 për qind.

    Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), popullsia e Tokës pritet të arrijë kulmin në mesin e viteve 2080, me rreth 10.3 miliardë banorë.

    Pas kësaj periudhe, numri i popullsisë botërore pritet të fillojë të bjerë gradualisht.

    E premtja nuk është data e parë për të cilën është parashikuar fundi i botës

    Që në vitin 1910, kalimi i kometës Halley shkaktoi panik të përhapur.

    Gazetat paralajmëronin se gazrat helmues në bishtin e kometës mund të zhduknin të gjithë jetën në Tokë.

    Disa tregtarë e shfrytëzuan këtë frikë duke shitur maska kundër gazit, pilula mbrojtëse dhe madje edhe “çadra kundër kometës”.

    Por kometa kaloi dhe nuk ndodhi asgjë.

    Më vonë, u shfaqën vazhdimisht parashikime të tjera të ngjashme.

    Një predikues amerikan në radio parashikoi Ditën e Gjykimit për 21 maj 2011.

    Ndërkohë, më 21 dhjetor 2012 përfundoi një cikël i kalendarit të lashtë Maja, gjë që shumë njerëz e interpretuan si shenjë të fundit të botës.

    Edhe shkenca, në disa raste, ka bërë parashikime që nuk janë realizuar.

    Në vitin 1972, studimi i njohur “Kufijtë e Rritjes” (Limits to Growth) paralajmëroi se njerëzimi së shpejti mund të mbetej pa disa lëndë të para jetike.

    Megjithatë, njerëzit zbuluan burime të reja dhe zhvilluan zgjidhje alternative, ndërsa shumë lëndë të para madje u bënë më të lira.

    Problemi me parashikime të tilla është pothuajse gjithmonë i njëjtë: tendencat e së kaluarës thjesht projektohen në të ardhmen.

    Kjo qasje shpesh nuk merr parasysh faktin se njerëzit reagojnë ndaj problemeve dhe përshtaten me rrethanat e reja.

    E njëjta gjë vlen edhe për 13 nëntorin 2026.

    Njerëzimi është zhvilluar ndryshe nga ajo që ishte llogaritur 66 vjet më parë. /Telegrafi/

  • Shtyhet seanca ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Gjykata tregon arsyen

    Shtyhet seanca ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Gjykata tregon arsyen

    Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me datë 12.11.2026, në orën 11:00, ishte caktuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale P.nr.832/26, kundër të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

    Në njoftim thuhet se seanca nuk u mbajt, pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, përmes një emaili të datës 10.11.2026, kishte njoftuar Gjykatën për autorizimin për përfaqësimin e palës së dëmtuar Arlinda Zekaj, si dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në të.

    Pas marrjes se mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të kërkesës së paraqitur, Gjykata aprovoj kërkesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar për shtyrjen e seancës.

    Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 24.11.2026, në orën 13:00. /Telegrafi/