Blog

  • Aksident në Podujevë: Arrestohet i dyshuari pasi goditi me veturë një këmbësor

    Aksident në Podujevë: Arrestohet i dyshuari pasi goditi me veturë një këmbësor

    Aksident në Podujevë: Arrestohet i dyshuari pasi goditi me veturë një këmbësor

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podujevën, ku një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësor.

    Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 1 nëntorit 2026, rreth orës 21:10, në rrugën “Ilir Konushevci”.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.

    I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    Burimi: Insajderi

  • Cikloni zhvendoset drejt Mesdheut, meteorologia paralajmëron reshje intensive dhe përmbytje në Shqipëri

    Cikloni zhvendoset drejt Mesdheut, meteorologia paralajmëron reshje intensive dhe përmbytje në Shqipëri

    Cikloni zhvendoset drejt Mesdheut, meteorologia paralajmëron reshje intensive dhe përmbytje në Shqipëri

    Stuhia e fuqishme ciklonare që goditi Spanjën dhe shkaktoi reshje intensive e përmbytje në Gadishullin Iberik po zhvendoset drejt Mesdheut dhe Europës, duke ndikuar edhe në kushtet atmosferike në Shqipëri.

    Në një lidhje për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, meteorologia Tanja Porja shpjegoi se Shqipëria ndodhet në periferi të kësaj qendre ciklonare, çka sjell depërtimin e masave ajrore të ngrohta dhe reshje të herëpashershme.

    Sipas saj, temperaturat do të vijojnë të jenë jashtëzakonisht të larta për muajin nëntor, duke arritur deri në 27-28 gradë Celsius gjatë dy ditëve në vijim, vlera më tipike për fundin e pranverës sesa për këtë periudhë të vjeshtës.

    Porja paralajmëroi gjithashtu për reshje intensive në intervale të shkurtra, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të përkohshme, veçanërisht në zonat urbane.

    Si do të jetë moti në ditët në vijim?

    Sipas parashikimit të meteorologes, reshjet do të nisin fillimisht në veri të vendit dhe, pas orës 22:00, do të shtrihen drejt zonave qendrore.

    Gjatë natës priten rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në veri, veriperëndim dhe në skajin jugor të vendit. Kjo situatë do të vijojë deri të nesërmen në mesditë.

    Reshjet pritet të intensifikohen sërish të premten në mbrëmje dhe gjatë natës, ndërsa dita e shtunë parashikohet të jetë më e ngarkuar me reshje.

    Ndryshimi i motit pritet të ndihet të dielën, kur reshjet do të ndërpriten dhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me rreth 7 gradë Celsius brenda 24 orëve.

    Megjithatë, kjo freskim do të jetë i përkohshëm, pasi më pas pritet rikthimi i temperaturave të larta dhe episodeve me reshje intensive.

    Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në Itali, ku janë dhënë paralajmërime edhe për rrezik përmbytjesh.

    Burimi: Insajderi

  • Biden: S’do të kisha kandiduar për mandatin e dytë presidencial po ta dija se kam kancer

    Biden: S’do të kisha kandiduar për mandatin e dytë presidencial po ta dija se kam kancer

    Biden: S’do të kisha kandiduar për mandatin e dytë presidencial po ta dija se kam kancer

    Ish-presidenti amerikan Joe Biden tha në një intervistë të publikuar të mërkurën se paraqitja e tij në debatin me Donald Trump në vitin 2024 “nuk pati shumë rëndësi” dhe se nuk do të kishte tentuar të siguronte një mandat të dytë po ta dinte se kishte kancer.

    Intervista për revistën PEOPLE vjen pak para publikimit të kujtimeve të Bidenit nga koha kur ishte president, me titull “Promise Me, America”, javën e ardhshme.

    Debati i korrikut 2024, në të cilin Biden u shfaq i hutuar dhe pati vështirësi ta artikulonte argumentimin e tij për një mandat tjetër, përfundimisht çoi në tërheqjen e presidentit nga gara dhe në mbështetjen e zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris, vetëm 107 ditë para zgjedhjeve të vitit 2024.

    Paraqitja e tij në debat e shtyu edhe bashkëshorten e tij, zonjën e parë Jill Biden, të mendonte se presidenti po pësonte goditje në tru. Por Biden e minimizoi ndikimin e debatit në intervistën e re, shkruan CNN.

    “Shikoni, nuk njoh askënd që nuk ka bërë ndonjë gabim në një debat”, tha Biden në intervistën për PEOPLE. “Për mua, nuk pati shumë rëndësi. Së pari, mendoja se do të kishte një debat tjetër, por ai nuk u mbajt. Megjithatë, pavarësisht faktit se nuk pati një debat tjetër, kjo nuk më shqetësoi, sepse nuk kishte rëndësi”.

    Një debat i dytë ishte planifikuar të mbahej në shtator, por ai u zhvillua mes Harris dhe Trump.

    Biden do të kishte dhënë dorëheqje po ta dinte për kancerin

    Ish-presidentit iu diagnostikua një formë agresive e kancerit të prostatës vetëm katër muaj pasi u largua nga detyra.

    Ai pranoi se ishte ndier “shumë keq” para se të mësonte për kancerin dhe shtoi se nuk do të kishte tentuar të niste një tjetër fushatë për Shtëpinë e Bardhë po ta dinte se ishte i sëmurë.

    “Nëse do ta kisha ditur se ndihesha keq sepse kisha kancer, do të kisha dhënë dorëheqje. Nuk do të kisha vazhduar, sepse nuk mendoj se një burrë 80-vjeçar me kancer duhet të kandidojë për president. Por nuk ishte ky rasti… Besoj se, mbi baza objektive, isha personi më i përgatitur për ta kryer këtë detyrë”, tha ai.

    Ai tha se e kishte informuar publikun për diagnozën “kur e morëm vesh” dhe mohoi se e kishte fshehur të vërtetën për gjendjen e tij shëndetësore gjatë presidencës.

    “Nuk e bëra këtë”, tha Biden. “E informuam publikun kur e mora vesh, kur kuptova se çfarë po ndodhte. Mendoj se është e rëndësishme që një udhëheqës kombëtar, si president, t’u bëjë të ditur njerëzve se edhe ai kalon nëpër disa nga të njëjtat gjëra që po përjetojnë shumë amerikanë”.

    Libri i Biden do të publikohet të martën e ardhshme. Ai ka thënë se kanceri do t’ia kufizojë mundësinë për ta promovuar atë.

    Burimi: Insajderi

  • Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

    Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

    Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

    Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, janë gjetur mbetje eshtërore të një individi.

    Sipas policisë, gërmimet janë realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

    Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar identitetin e personit, transmeton Klankosova.tv.

    “Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.”.

  • E goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

    E goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

    E goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka goditur me veturë një qytetar.

    Rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 21:10, në rrugën “Ilir Konushevci”.

    Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

    I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

  • Kapet shtetasi turk në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

    Kapet shtetasi turk në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

    Kapet shtetasi turk në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

    Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka ndërhyrë në sisteme kompjuterike dhe ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj.

    Sipas raportit policor, i dyshuari dyshohet se ka realizuar blerje të ndryshme online përmes kartelave bankare të keqpërdorura, duke zhvilluar aktivitet kriminal, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë operacionit, si prova materiale janë sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe disa dokumente të tjera relevante për rastin.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Kaçanik: Arrestohet një i mitur nën dyshimin për dhunim të një të miture

    Kaçanik: Arrestohet një i mitur nën dyshimin për dhunim të një të miture

    Kaçanik: Arrestohet një i mitur nën dyshimin për dhunim të një të miture

    Një i mitur është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

    Rasti është raportuar më 11 nëntor 2026, rreth orës 16:00. Sipas raportit policor, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

  • Materazzi rikthehet te goditja e famshme e Zidane: Vdekja e Jesus De Miguel më bëri ta falënderoja Zotin

    Materazzi rikthehet te goditja e famshme e Zidane: Vdekja e Jesus De Miguel më bëri ta falënderoja Zotin

    Ish-mbrojtësi i Italisë, Marco Materazzi, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, në ditën e ndeshjes Itali – Francë, ka rikthyer në vëmendje incidentin e famshëm kur Zinedine Zidane e goditi me kokë në finalen e Kupës së Botës 2006.

    Në intervistë, Materazzi foli për goditjen e Zidane, takimin e tyre në Milano dhe mundësinë e një pajtimi publik mes tyre.

    Disa ditë më parë, Zidane kishte deklaruar: “Nuk jam krenar për goditjen me kokë që i dhashë Materazzit, por nuk kam pendim”.

    I pyetur nëse do të thoshte të njëjtën gjë po të ishte në vendin e francezit, Materazzi u përgjigj se do ta pranonte se kishte gabuar.

    “Sot do të thosha atë që do të duhej ta kisha thënë atë mbrëmje, para 20 vjetësh, ose të nesërmen: ‘Kam gabuar, por jam provokuar. Gjykoni vetë se çfarë ndodhi. Kërkoj falje’. Ai do të ishte dukur si një zotëri i vërtetë, ndërsa Materazzi si ‘idioti i zakonshëm’, ai që e kishte provokuar në mënyrën e tij. Do të kishte dalë më mirë nga kjo situatë, por secili i sheh gjërat ndryshe. Çështja me siguri do të kishte përfunduar aty”.

    Ai shtoi se incidenti mund të ishte shmangur, duke theksuar se ndalimi i kundërshtarit për të mos shënuar është pjesë e lojës.

    “Kjo mund të ishte shmangur, sepse nuk isha as i pari dhe as i fundit që e mbajta një kundërshtar për ta penguar të shënonte. Madje, po të isha trajner dhe të kisha një mbrojtës që me zgjuarsi e pengon kundërshtarin përballë tij të kërcejë, do t’i shtrëngoja dorën”.

    I pyetur nëse Zidane ende e bart atë peshë emocionale, ish-mbrojtësi italian tha se nuk beson që francezi vazhdon të jetë i rënduar nga ajo ngjarje.

    “Nuk besoj. Për këtë po flitet sërish sepse Italia po luan kundër Francës, por duke parë karrierën që ai ka pasur si trajner, mendoj se e ka lënë pas atë histori”.

    Materazzi u pyet edhe nëse incidenti duket se e shqetëson më shumë Zidane sesa atë vetë. Në përgjigjen e tij, ai përmendi një ngjarje tragjike që e kishte bërë të reflektonte për pasojat që mund të kishte pasur goditja në finalen e vitit 2006.

    “Jo edhe aq. Vdekja e Jesus De Miguelit më bëri ta falënderoja Zotin që nuk më kishte ndodhur asgjë. Në rastin e atij portieri po flitet për vrasje nga pakujdesia, për shkak të një incidenti gjatë lojës. Po sikur kjo të më kishte ndodhur mua?”.

    Në fund, Materazzi foli edhe për arsyen pse Zidane vazhdon ta refuzojë idenë e një pajtimi “zyrtar” mes tyre.

    “Unë nuk kam pasur kurrë problem me këtë. Ndoshta mënyra se si u largua nga futbolli ishte tepër dramatike që ai të kthehej pas. Edhe pse ‘dramatike’ nuk është fjala e duhur: nuk ishte provokimi im i parë, por as goditja e tij me kokë nuk ishte e para. Dhe kjo është përmendur shumë rrallë”, deklaroi Materazzi./Telegrafi/

  • Saveski nuk tregon nëse është hapur procedurë parahetimore: Prokuroria do të veprojë nëse vërtetohen elemente të veprës penale për Alta Bankën

    Saveski nuk tregon nëse është hapur procedurë parahetimore: Prokuroria do të veprojë nëse vërtetohen elemente të veprës penale për Alta Bankën

    “Prokuroria Publike vepron në çdo situatë kur përcakton ekzistencën e një vepre penale”, tha Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski, por theksoi se nuk mund të zbulojë nëse është hapur procedurë paraprake hetimore në rastin Alta Banka, sepse, siç tha ai, është sekret sipas ligjit.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në debatin mbikëqyrës në Kuvend kushtuar Alta Bankës, Saveski tha se pavarësisht se kush bën thirrje për veprim, Prokuroria ka detyrim të reagojë sa herë që përcakton elementë të një vepre penale.

    “Pavarësisht se kush i bën thirrje Prokurorisë Publike të veprojë në një situatë specifike, Prokuroria vepron në çdo situatë, sa herë që zbulon se ekziston një ngjarje penale. Nëse zbulon një ngjarje penale, identitetin e autorëve dhe se cili është krimi”, shpjegoi Saveski.

    Kur u pyet nga deputeti Mile Taleski nëse është hapur ndonjë çështje dhe nëse po ndërmerren veprime para-hetimore për Alta Bankën, Saveski nuk dha një përgjigje specifike, duke theksuar se nuk i lejohet të zbulojë informacione nëse ka procedurë para-hetimore.

    “Nuk përmenda nëse ka apo nuk ka hetim. Dhe nëse ka apo nuk ka para-hetim, nuk mund të flas për këtë sepse procedura para-hetimore është sekrete dhe ky është detyrimi im ligjor”, tha prokurori publik i shtetit dhe theksoi se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë dhe se kushdo që ka kryer një krim duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje shtesë nëse do të ngrihen akuza kundër kryeministrit Hristijan Mickoski për gjoja dhënien e një deklarate të rreme në seancën dëgjimore, Saveski tha se vendimet e prokurorisë merren nga prokurorët publikë kompetentë bazuar në prova.

    “Nëse keni prova për ndonjë krim të kryer nga dikush, dorëzojini ato në prokurorinë publike kompetente. Është detyrim ligjor i prokurorit publik të cilit do t’i caktohet çështja të veprojë dhe të marrë një vendim të përshtatshëm”, tha Saveski.

  • Nicola Peltz publikon fotografi pas trajtimit të fytyrës, pas reagimit të Brooklyn ndaj komenteve për pamjen e saj

    Nicola Peltz publikon fotografi pas trajtimit të fytyrës, pas reagimit të Brooklyn ndaj komenteve për pamjen e saj

    Nicola Peltz ka publikuar disa fotografi në Instagram pas një trajtimi estetik të fytyrës, ku shfaqet e veshur me rroba ngjyrë vjollcë dhe me barkun e ekspozuar.

    Aktorja 31-vjeçare e shoqëroi fotografinë me përshkrimin “hyperbaric chic post facial”.

    Postimi vjen pas reagimit të bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham, ndaj një ndjekësi që kishte komentuar për pamjen fizike të Nicolas, duke pretenduar se ajo dukej tepër e dobët, shkruan DailyMail.

    Në fund të gushtit, Brooklyn iu përgjigj komentit duke mbrojtur bashkëshorten dhe duke theksuar se askush nuk duhet të komentojë trupin e një gruaje.

    Çifti, i martuar që nga viti 2022, së fundmi ka kaluar disa ditë në New York. Brooklyn publikoi fotografi nga udhëtimi, duke e cilësuar Nicolas si personin më të rëndësishëm në jetën e tij. Ndërkohë, aktorja ndau edhe disa momente nga qëndrimi në qytet.

    Megjithatë, Brooklyn është përballur së fundmi edhe me komente që e cilësojnë si të lënë në hije nga bashkëshortja.

    Gjatë një fotografie të publikuar për Halloween, ai pozoi me një kostum të Superman-it pranë Nicolas dhe Damian Hurley-t, të cilët ishin veshur me veshje lëkure.

    Analistja e gjuhës së trupit, Judi James, komentoi fotografinë duke thënë se Brooklyn dukej sikur ishte lënë jashtë ndërveprimit mes Nicolas dhe Damianit.

    Sipas saj, ai shfaqej në një pozicion dytësor, ndërsa dy të tjerët dukeshin më të përqendruar te kamera. /Telegrafi/