Blog

  • Behluli: E konfirmuar, Veselinoviqi udhëtoi në Turqi me pasaportë serbe (VIDEO)

    Behluli: E konfirmuar, Veselinoviqi udhëtoi në Turqi me pasaportë serbe (VIDEO)

    Behluli: E konfirmuar, Veselinoviqi udhëtoi në Turqi me pasaportë serbe (VIDEO)

    Gazetarja nga Lugina e Preshevës, Ardita Behluli ka dhënë detaje lidhur me raportimet për ikjen nga Serbia të Zvonko Veselinoviqit dhe udhëtimit të tij drejt Turqisë.

    Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Behluli ka bërë të ditur se është konfirmuar zyrtarisht që Veselinoviqi ka udhëtuar drejt Stambollit me pasaportë serbe.

    “Për Veselinoviqin është konfirmuar zyrtarisht se ai ka udhëtuar në Stamboll të Turqisë me pasaportë serbe. Ai besohet se mund të qëndrojë në Turqi si udhëtar, nëse nuk ka pengesa ligjore”, deklaroi mes tjerash Behluli.

    Gjithashtu, ajo përmendi edhe rastin e Radoiçiqit, duke theksuar se Serbia nuk ka ndërmarrë një procedurë penale aktive ndaj tij.

    Për më shumë:

  • From Paris to Dublin, Kurti attends the IX Summit of the European Political Community

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has travelled to Ireland today, where he will represent the country at the IX Summit of the European Political Community ( EPC, which will take place in Dublin.

    The event, held on November 12th, will bring together about 50 leaders from across Europe. The main word of discussion on this high level is expected to be key security issues, the current geopolitical challenges with which the continent is being dealt, as well as deepening co-operation between European states.

    During his stay in the Irish capital, Kurti is expected to hold a series of bilateral meetings with state leaders, senior representatives of European institutions and directors of international organisations.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nga Parisi drejt Dublinit, Kurti merr pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian

    Nga Parisi drejt Dublinit, Kurti merr pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian

    Nga Parisi drejt Dublinit, Kurti merr pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Irlandës, ku do të përfaqësojë vendin në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet në Dublin.

    Ngjarja e cila mbahet më 12 nëntor do të bëjë bashkë rreth 50 liderë nga e gjithë Evropa. Kryefjalë e diskutimeve në këtë nivel të lartë pritet të jenë çështjet kyçe të sigurisë, sfidat gjeopolitike aktuale me të cilat po đốihet kontinenti, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve evropiane.

    Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin irlandez, Kurti pritet të zhvillojë një seri takimesh bilaterale me liderë shtetërorë, përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti attends European Political Community Summit in Ireland

    According to Government’s announcement, during its stay in Dublin, Kurt will also hold bilateral meetings with leaders and representatives of states, institutions and international organisations.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Irlandë

    Kurti merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Irlandë

    Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë qëndrimit në Dublin, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë dhe përfaqësues të shteteve, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

    Burimi: RTKLive

  • Atletico Madrid përgatit goditjen e madhe te Barcelona, synon transferimin e yllit të Flickut

    Atletico Madrid përgatit goditjen e madhe te Barcelona, synon transferimin e yllit të Flickut

    Atletico Madridi po përgatit një lëvizje për transferimin e Alejandro Baldes nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit, pasi mbrojtësi i majtë nuk bën më pjesë në planet kryesore të trajnerit Hansi Flick.

    Sipas gazetës Marca, drejtuesit sportivë të klubit madrilen e kanë identifikuar krahun e majtë të mbrojtjes si një repart që duhet përforcuar, me synimin për të pasur konkurrencë të drejtpërdrejtë me Alex Grimaldon.

    Atletico dëshiron të përfitojë nga pakënaqësia e Baldes me situatën e tij te Barcelona, ku minutat e lojës dhe rëndësia e tij në skuadër kanë rënë ndjeshëm nën drejtimin e Flickut.

    Situata u bë edhe më e qartë në fitoren 2-1 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit më 8 nëntor, kur Balde qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë, pa u aktivizuar.

    Në atë takim, Flick bëri disa ndryshime në repartin defensiv, duke përdorur Frenkie de Jongun si zgjidhje emergjente në krahun e djathtë, ndërsa Gerard Martin dhe Eric Garcia u angazhuan në qendër të mbrojtjes.

    Ky vendim shihet si një tjetër dëshmi e rolit dytësor të Baldes në planet e trajnerit gjerman.

    Në fund të tetorit, Flick kishte folur edhe për nevojën që mbrojtësi të rikthente vetëbesimin, në mënyrë që të arrinte sërish nivelin e kërkuar për presionin dhe depërtimet në sulm që kërkon sistemi i tij taktik.

    Duke parë se nuk është ndër zgjedhjet e para të stafit teknik, Balde raportohet se ka kërkuar nga përfaqësuesit e tij të shqyrtojnë mundësinë e largimit në afatin kalimtar të janarit, në mënyrë që të mos pengohet zhvillimi i tij në karrierë./Telegrafi

  • Të dërguarit amerikanë do të takohen me Putinin dhe Zelenskyn pas një "momemtumi të mirë" në bisedimet në Abu Dabi

    Të dërguarit amerikanë do të takohen me Putinin dhe Zelenskyn pas një “momemtumi të mirë” në bisedimet në Abu Dabi

    Të dërguarit amerikanë do të udhëtojnë drejt Moskës të enjten për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin, pas dy ditësh bisedimesh në Abu Dabi – të ndërmjetësuara nga SHBA-ja – mes negociatorëve ukrainas dhe rusë lidhur me luftën e tyre që zgjat prej gati pesë vitesh.

    Pas vizitës në Moskë, Jared Kushner dhe i dërguari tjetër, Steve Witkoff, do të udhëtojnë drejt Dublinit – ku këtë javë mbahen samite evropiane – për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Të mërkurën, Kushner deklaroi se takimi me Putinin do të shërbejë për të “shqyrtuar atë që u diskutua sot dhe për të tentuar arritjen e përparimit të mëtejshëm në disa nga çështjet e diskutuara, pasi shohim hapësira për zhvillime të reja”.

    Sa i përket takimit me Zelenskyn, dyshja do të “shqyrtojë më thellë disa nga idetë që dolën sot këtu”, u tha ai gazetarëve pas përfundimit të bisedimeve dyditore.

    Palët ranë dakord për një shkëmbim të gjerë të të burgosurve – më i madhi i realizuar ndonjëherë, sipas Kushnerit – ndonëse asnjëra palë nuk dha shifra konkrete.

    Megjithatë, palët mbeten të ndara lidhur me rolin që duhet të luajë Evropa në bisedimet e ardhshme.

    Edhe pse nga bisedimet në Abu Dabi – të parat që nga shkurti, kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit ndërprenë përpjekjet diplomatike – nuk dolën rezultate të tjera thelbësore, të gjitha palët theksuan se është shënuar përparim dhe konfirmuan se bisedimet do të vazhdojnë.

    Negociatori ukrainas, David Arakhamia, deklaroi se pas diskutimeve vërehet një “dinamikë pozitive”, por shtoi se ka “çështje që nuk mund t’i bëjmë publike për momentin”.

    Kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, u tha gazetarëve se “diskutimet, sigurisht, do të vazhdojnë”.

    Megjithatë, ai shprehu rezerva lidhur me përfshirjen e Evropës në këto bisedime.

    “Nuk e kuptojmë vërtet se për çfarë duhet të diskutojmë me ta. Nuk kemi marrë asnjë nismë paqeje, asnjë propozim konkret nga vendet evropiane”, tha ai pas bisedimeve.

    Ukraina kërkon një përfshirje më të madhe nga mbështetësit e saj kryesorë evropianë.

    Kushner bëri të ditur se në agjendën e bisedimeve me Putinin do të jetë edhe shqyrtimi i mundësisë për “përfshirjen e evropianëve në këtë format”.

    Zyrtarë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe përfaqësues nga NATO-ja dhe BE-ja, udhëtuan drejt Abu Dabit për të zhvilluar takime paralele. /Telegrafi/

  • Zvicër, zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit”, mund të zbulohet deri në tri ditë pas konsumimit

    Zvicër, zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit”, mund të zbulohet deri në tri ditë pas konsumimit

    Studiuesit e Universitetit të Cyrihut kanë zbuluar një metodë të re që mundëson identifikimin e GHB-së, e njohur si “droga e përdhunimit”, edhe disa ditë pas konsumimit.

    Zbulimi pritet të ndihmojë në hetimin e rasteve kur viktimat drogohet pa dijeninë e tyre.

    Një metodë e re e zhvilluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Cyrihut në Zvicër mundëson zbulimin e substancës GHB në organizëm për një periudhë dukshëm më të gjatë sesa metodat e deritanishme.

    Sipas televizionit publik zviceran SRF, deri më tani kjo substancë mund të identifikohej në gjak deri në gjashtë orë pas konsumimit, ndërsa në urinë deri në 12 orë. Kjo e bënte shumë të vështirë konfirmimin e rasteve, pasi mostrat biologjike shpesh nuk arrinin të merreshin brenda këtij intervali.

    Metoda e re bazohet në zbulimin e një biomarkeri, një produkt metabolik të GHB-së, i cili qëndron në organizëm më gjatë se vetë substanca, transmeton Telegrafi.

    Andrea Steuer, zëvendësdrejtuese e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Cyrihut, ka shpjeguar për SRF se në studimet e kontrolluara biomarkeri është identifikuar te të gjithë pjesëmarrësit edhe 28 orë pas marrjes së substancës. Te shumica e tyre ai është zbuluar edhe pas 48 orësh, ndërsa në disa raste deri në 72 orë.

    Studiuesja ka bërë të ditur se biomarkeri i ri tashmë është përfshirë në metodologjinë e analizave të institutit, duke mundësuar marrjen e rezultateve edhe kur mostrat merren 24 orë pas ngjarjes së dyshuar.

    Megjithatë, ajo ka theksuar se personat që dyshojnë se janë droguar duhet të kërkojnë sa më shpejt ndihmë mjekësore dhe të sigurojnë marrjen e mostrave biologjike, pasi koha vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm.

    Sipas SRF-së, problemi i zbulimit të GHB-së për një kohë të shkurtër është i pranishëm edhe në institutet e mjekësisë ligjore në vende të tjera të botës. Për këtë arsye, metoda e re mund të ketë rëndësi edhe për institucionet ndërkombëtare që merren me hetimin e rasteve të tilla.

    Zbulimi i Universitetit të Cyrihut paraqet një mundësi të re për sigurimin e provave në rastet e dyshuara të përdorimit të kësaj substance, veçanërisht kur viktimat nuk arrijnë të raportojnë menjëherë atë që u ka ndodhur./Telegrafi/

  • Kurti departs for Ireland for European Political Community Summit

    KKosovo Minister Albin Kurti travelled to the Republic of Ireland, where he will attend the IX Summit of the European Political Community ( EPC).

    In summit margins and during the visit to Dublin, according to the Government’s announcement, Kurti will hold bilateral meetings with heads and representatives of state, as well as international institutions and organisations.

    The last two days, the prime minister stayed in Paris under the Peace Forum, where he held various meetings, among them, with President Emmanuel Macron. /I did. tv

  • Kurti niset për Irlandë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

    Kurti niset për Irlandë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

    Kurti niset për Irlandë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Republikës së Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Në margjina të Samitit dhe gjatë vizitës në Dublin, sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë e përfaqësues shtetesh, si dhe institucionesh e organizatash ndërkombëtare.

    Dy ditët e fundit, kryeministri qëndroi në Paris në kuadër të Forumit të Paqes, ku zhvilloi takime të ndryshme, mes tyre edhe me presidentin Emmanuel Macron. /Klankosova.tv