Blog

  • Shtyhet seanca e Kuvendit ku pritej të votohej Ligji për Specialen

    Shtyhet seanca e Kuvendit ku pritej të votohej Ligji për Specialen

    Shtyhet seanca e Kuvendit ku pritej të votohej Ligji për Specialen

    Është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte paraparë të shqyrtohej dhe të votohej Ligji për Dhomat e Specializuara.

    Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i LVV-së, Ardian Gola, i cili ka njoftuar se seanca e thirrur për vazhdim në orën 10:00 do të shtyhet deri në një seancë të ardhshme.

    “Konsideruam që seanca që është thirrur me tri pika për vazhdim në orën 10:00 të shtyhet deri në votimin e ardhshëm, po vazhdojme menjëherë me seancën e rradhës”, ka thënë Gola.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen

    Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen

    Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen

    Kuvendi ka shtyrë ”deri në njoftim e ardhshëm” seancën ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Specialen.

    Kështu ka bërë të ditur drejtuesi i seancës Ardian Gola.

    Gola tha se ky vendim u mor pas një diskutimi mes shefave të grupeve parlamentare.

    Burimi: Insajderi

  • Arsenali synon një tjetër yll, Arteta përgatit goditjen e radhës

    Arsenali synon një tjetër yll, Arteta përgatit goditjen e radhës

    Pas transferimit të Christos Tzolis nga Club Brugge gjatë verës së kaluar, për një shumë prej rreth 43 milionë funtesh, londinezët kanë vënë në shënjestër një tjetër futbollist të skuadrës belge.

    Sipas “Fichajes.net”, në ‘radarin’ e Arsenalit është sulmuesi portugez Carlos Forbs, i cili po kalon një sezon shumë të mirë me paraqitjet e tij.

    22-vjeçari ka tërhequr vëmendjen me formën e treguar si në nivel klubesh, ashtu edhe me përfaqësuesen e Portugalisë. Ai realizoi golin e tij të parë për ekipin e drejtuar nga Jorge Jesus në fitoren 3:2 ndaj Uellsit në Ligën e Kombeve.

    Forbs ka regjistruar pesë gola dhe tetë asistime në 15 paraqitje këtë sezon, statistika që kanë zgjuar interesimin e disa klubeve evropiane.

    Arsenali thuhet se mund të sigurojë shërbimet e tij për rreth 25 milionë funte, por konkurrenca për portugezin pritet të jetë e madhe.

    Megjithatë, Club Brugge ndodhet në pozitë të favorshme në negociata, pasi kontrata e Forbsit është e vlefshme deri në vitin 2029, gjë që i mundëson klubit belg të kërkojë një shumë më të lartë për kartonin e tij.

    Arteta synon të shfrytëzojë afatin kalimtar të janarit për të shtuar alternativa në repartin ofensiv, ndërsa Forbs është njëri prej emrave që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit anglez.

    Burimi: RTKLive

  • Trump largohet nga Kina pas bisedimeve 90-minutëshe me Xi dhe Putin

    Trump largohet nga Kina pas bisedimeve 90-minutëshe me Xi dhe Putin

    Trump largohet nga Kina pas bisedimeve 90-minutëshe me Xi dhe Putin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është parë duke hipur në aeroplanin presidencial “Air Force One”, pas përfundimit të takimit trepalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë kinez, Xi Jinping.

    Pamjet e publikuara tregojnë Trumpin duke u ngjitur në aeroplan, pas takimit mes tre liderëve.

    Ata raportohet se diskutuan çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë sigurinë globale, konfliktet rajonale dhe çarmatimin bërthamor. /Klankosova.tv

  • Pas mbi 2 ore vonesë, shtyhet seanca e Ligjit për Specialen

    Pas mbi 2 ore vonesë, shtyhet seanca e Ligjit për Specialen

    Pas mbi 2 ore vonesë, shtyhet seanca e Ligjit për Specialen

    Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, pas më shumë se 2 orësh vonesë nga thirrja për nisjen e seancës për votimin e Ligjit për Specialen, njoftoi se seanca do të shtyhet.

    “Të nderuar deputetë, qytetarë e media. Ju kërkojmë falje për një vonesë jo fort të zakontë. Nga konsultimet e ngjeshura që patëm me shefat e GP-ve dhe përfaqësuesit politikë të GP-ve, konsideruam që seanca e thirrur për tri pikat për vazhdim sot në ora 10:00, të shtyhet deri në njoftimin e ardhshëm”, tha Gola.

  • MF: Mbi 240 milionë euro mbështetje për kompanitë vendore nga Qeveria me kushte të favorshme

    MF: Mbi 240 milionë euro mbështetje për kompanitë vendore nga Qeveria me kushte të favorshme

    Edhe 45.2 milionë denarë janë transferuar nga buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore për t’i mbështetur investimet që kanë realizuar kompanitë vendore, njofton Ministria e Financave.

    “Mbështetja e përgjithshme që Qeveria deri më tani ka realizuar në sektorin privat përmes kësaj mase është 14.9 miliardë denarë ose 242 milionë euro dhe ka ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private dhe mbështetjen për aktivitetet ekonomike”.

    “Në buxhet për zbatimin e kësaj mase janë parashikuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë eurosh. Transheja e parë nga buxheti për Bankën Zhvillimore dhe kompanitë vendore u realizua nga Ministria e Financave në muajin mars të vitit të kaluar”, thonë nga MF.

    Qeveria i siguroi mjetet nga Banka Hungareze Eksport-Import me qëllim të stimulimit të ciklit të investimeve në sektorin privat dhe stimulimit të rritjes ekonomike.

    “Mjetet do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave afariste deri te shfrytëzuesit e fundit – kompanitë vendore, me kushte të favorshme ku norma e interesit është 1.95%, periudha e shlyerjes deri në 15 vjet, kurse periudha grejs është deri në 3 vjet”, thonë nga MF.

  • Sejnur Veshall emërohet koordinator për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024-2032

    Sejnur Veshall emërohet koordinator për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024-2032

    Ministria e Sportit dhe Rinisë ka ndërmarrë një hap në drejtim të zbatimit të Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024–2032, përmes një vendimi për caktimin e koordinatorit përgjegjës për zbatimin e kësaj strategjie.

    Në këtë pozitë ministria ka caktuar zëvendësministrin Sejnur Veshall.

    Sipas vendimit nr. 102/2026, të datës 18 nëntor 2026, koordinatori do të jetë përgjegjës për koordinimin e punës në nivel të ministrisë dhe realizimin e masave dhe aktiviteteve të parapara në strategji dhe planin përkatës të veprimit.

    Në kuadër të detyrave të tij, Veshall do të koordinojë bashkëpunimin me Agjencinë për Zhvillimin e Rinisë dhe njësitë përgjegjëse të ministrisë, si dhe do të organizojë takime me institucionet e tjera zbatuese për çështjet që kërkojnë veprim të përbashkët.

    Po ashtu, ai do të informojë ministrin çdo tre muaj për ecurinë e zbatimit të strategjisë, sfidat, pengesat dhe vonesat eventuale, duke propozuar edhe masa për adresimin e tyre.

    Vendimi parasheh që Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë të sigurojë mbështetjen administrative për realizimin e këtyre detyrave, ndërsa ministria do të monitorojë zbatimin e strategjisë dhe do të raportojë në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/

  • Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut me tri kërkesa për Shqipërinë dhe Revolucionin Flamingo

    Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut me tri kërkesa për Shqipërinë dhe Revolucionin Flamingo

    Aktivistë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë i janë drejtuar zyrtarisht katër grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman, duke kërkuar reagim për zhvillimet politike në Shqipëri, protestat në Tiranë dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

    Përmes një kërkese zyrtare, aktivistët e Diasporës Shqiptare në Gjermani kanë paraqitur tri kërkesa konkrete, me të cilat synojnë të nxisin angazhimin politik dhe institucional të Gjermanisë për zhvillimet në Shqipëri, në mbështetje të protestave dhe të ashtuquajturit Revolucioni Flamingo.

    Kërkesa e parë drejtuar Bundestagut është që të mbajë një qëndrim publik në mbështetje të së drejtës për protestë paqësore, të dënojë dhunën policore dhe të kërkojë një hetim të pavarur për shkeljet e raportuara gjatë protestave në Shqipëri.

    Në kërkesën e dytë, aktivistët kërkojnë veprim parlamentar dhe llogaridhënie institucionale përmes paraqitjes së pyetjeve parlamentare dhe angazhimit të Komisionit për Çështjet Evropiane.

    Ata kërkojnë që vëmendje e veçantë t’u kushtohet hetimit të pavarur të rasteve të raportuara, mbrojtjes së të miturve dhe gazetarëve, si dhe shqyrtimit të kufizimeve të reja mbi të drejtën e protestës.

    Kërkesa e tretë lidhet me presionin politik në nivel evropian, shkruan Panorama.

    Aktivistët kërkojnë që qeveria gjermane të mbajë një qëndrim të qartë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e lidhur përparimin e vendit me rezultate konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës.

    Sipas aktivistëve, integrimi evropian i Shqipërisë duhet të ecë përpara, por ky proces nuk mund të mbështetet vetëm në deklarata politike.

    Ai duhet të shoqërohet me demokraci funksionale, respektim të lirive themelore, sundim të ligjit dhe përgjegjësi politike, transmeton Telegrafi.

    Përmes kësaj nisme, Diaspora Shqiptare në Gjermani synon që zhvillimet në Shqipëri të marrin vëmendjen e institucioneve gjermane dhe evropiane, duke kërkuar që respektimi i të drejtave të qytetarëve të jetë pjesë thelbësore e vlerësimit të progresit të vendit drejt Bashkimit Evropian./Telegrafi/

  • Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

    Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një deklaratë të shkurtër para se të hyjë në seancën plenare tha se ka marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për Ligjin për Specialen.

    Para orës 10:00, Çitaku dhe Bedri Hamza kanë mbajtur një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    “Ka marrëveshje”, tha shkurt Çitaku para se të hynte në sallën e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

  • Black Friday në Neptun: Superheroi godet çmimet, zbritje deri në 66%!

    Black Friday në Neptun: Superheroi godet çmimet, zbritje deri në 66%!

    Ka ardhur momenti për t’i bërë realitet blerjet që i keni planifikuar prej kohësh! Black Friday rikthehet në Neptun me zbritje deri në 66% në një linjë të gjerë produktesh të teknologjisë dhe pajisjeve elektroshtëpiake.

    Nga televizorët, telefonat dhe laptopët, deri te frigoriferët, rrobalarëset dhe pajisjet e tjera për shtëpi, kjo është mundësia për të gjetur produktet që ju duhen me çmime më të favorshme.

    Çfarë keni në listën tuaj të dëshirave këtë Black Friday?

    Ndoshta është koha për një televizor të ri, një rrobalarëse moderne apo telefonin që keni pasur në mendje prej kohësh. Ndër produktet që veçohen këtë Black Friday janë, LG TV LED 65NU850B3LA tani mund të blihet për vetëm 379€, nga 749€; Beko Rrobalarëse B3WFU49215WPBB për 229€, nga 499€; ndërsa Samsung Galaxy S26 Ultra 5G për 899€, nga 1,559€.

    Këto janë vetëm disa nga ofertat që ju presin në Neptun, me shumë mundësi të tjera në kategori dhe brende të ndryshme.

    Teknologjia dhe brendet e njohura, në një destinacion

    Në Neptun mund të gjeni produkte nga brende të njohura ndërkombëtare si Samsung, LG, Bosch, Beko, Apple, Philips, TCL, Fuego, Grundig, Liebherr, Hoobart, Roborock, Tefal dhe shumë të tjera.

    Zbuloni ofertat e Black Friday në Neptun!

    Neptun Kosova është pjesë e Neptun International dhe BALFIN Group dhe operon në tregun e shitjes me pakicë të pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiakeve. Përmes rrjetit të dyqaneve në Kosovë dhe platformës online, ofron një portofol të gjerë produktesh, nga teknologjia dhe argëtimi deri te pajisjet e mëdha dhe të vogla për shtëpi.

    Këtë Black Friday, përfitoni nga zbritjet deri në 66% në dyqanet e Neptunit në të gjithë Kosovën dhe online në www.neptun-ks.com.

    Neptun. Jeto më mirë, çdo ditë!